“Pusho e qenë engjulli i familjes”, reagon familjari i mërgimtarës që u vra dje në sulmin në Austri

Një sulm i tmerrshëm dje shokoi botën, ku një person i armatosur, shkoi në një shkollë të mesme në Graz të Austrisë, ku dyshohet se ishte edhe vetë nxënës, dhe qëlloi me armë zjarri rreth 10 viktima, raporton GazetaDemos.

Në mesin e viktimave të kësaj tragjedie, u shënua edhe një vajzë nga komuna e Vitisë së Kosovës.

Lajmi u konfirmua edhe nga famljarët të cilët bën me dije se viktima është Lea Bajrami.

“Pusho e qetë Engjulli jonë i familjes LEA💔 Lea jonë humbi jeten shkaku i sulmit terrorist sot ne Graz të Austrisë!”, ka shkruar njëri ndër të afërmit e saj, teksa në fotografinë e publikuar e ndjera shihet me ndresën e “Dardanëve”.

Për të ka folur edhe gjyshi, Muhabi Bajrami, duke treguar se si e kuptuan, e çka iu tha djali i tyre.

“Jemi të shqetësuar, ne na ka ardhur një lajm trishtues. Kjo është 15 vjeçare, në shkollë private ka qenë nxënëse e shkëlqyeshme. Unë e kam mbesë. Ka ndodhur në mëngjes. Ne kemi dëgjuar që ka ndodhur, edhe të gjithë na kanë thirrur dhe na kanë pyetur ku është Lea? se emrin e ka Lea edhe e kuptuam që është ajo, shpresuam shumë që nuk është e vërtetë por në ora 2 djali, djali im, pra babai i vajzës më tha ‘baba Lea na la’ ”, ka thënë ai.

Motivet e këtij sulmi ende janë të pakonfirmuara, por sipas raportimeve nga mediat atje, dyshohet se sulmuesi, i cili në fund poashtu tashmë ka humbur jetë, vuante nga bullizimi.

Flet babai i policit të arrestuar në Serbi: Ai po keqtrajtohet

Arbnor Spahiu ish polici i Kosovës, i arrestuar të dielën në Serbi, është dorëhequr nga Policia e Kosovës më 1 nëntor 2022.

Kështu ka thënë për Dukagjinin babai i tij, Fatmir Spahiu i cili po ashtu mban uniformën e Policisë së Kosovës.

I njejti ngreh dyshime se i biri po keqtrajtohet nga autoritetet serbe.

Spahiut thotë ndër të tjera se djali i tij, është dorëhequr nga Policia para sulmit në Bansjkë dhe tashmë po punonte në Gjermani bashkë me gruan.

 

 

“E ka lanë Policinë për me shku me punu jasht për një jetë ma të mirë, me vete e ka pasë edhe gruan. Të dy i kanë ndalu, por nusen e kanë liru pas një kontrolle, ndërkaq djalin jo” është shprehur Spahiu.

I njejti thotë se janë në komunikim me Ministrinë e Punëve të Jashtme, nga të cilët kanë marrë përgjigjen se tashmë po ndiqen procedurat e nevojshme.

“Asnjë thirrje s’kemi pasë nga Ministria e Brendshme as nga Policia, institucion ku Arbnori ka shërbyer për shumë vite” deklaron Spahiu. Ish-pjesëtari Special i Policisë së Kosovës, Arbnor Spahiu, po akuzohet nga Serbia për kryerjen e veprës penale “vrasje e rëndë në Banjskë”.

Ditë zie sot në Viti, tre të rinj humbin jetën tragjikisht

Komuna e Vitisë ka shpallur një ditë zie për sot, në nderim të tre të rinjve që humbën jetën tragjikisht.

Gjatë kësaj dite, flamujt do të ulen në gjysmështizë dhe do të pezullohen të gjitha aktivitetet kulturore, sportive e festive.

Kryetari i Komunës, Sokol Haliti, ka shprehur ngushëllimet më të sinqerta familjeve të viktimave.

”Të nderuar qytetarë të Komunës së Vitisë,

Me pikëllim të thellë dhe zemër të rënduar ju njoftoj se këto ditë, komuna jonë është tronditur nga tri humbje të mëdha. Brenda vetëm tre ditësh, kemi humbur tre të rinj vitias – bij e bija të kësaj toke, që u ndanë nga jeta në mënyrë të parakohshme dhe tragjike.

Kjo dhimbje është e papërshkrueshme dhe ka prekur thellë secilin prej nesh. Në nderim të jetës së tyre dhe për të shprehur solidaritetin e institucioneve dhe të gjithë qytetarëve me familjet që po përballen me këtë dhembje të madhe, shpall të mërkurën, 11.06.2025 DITË ZIE në Komunën e Vitisë.

Gjatë kësaj dite:

  • Flamujt në të gjitha institucionet komunale do të ulen në gjysmështizë;
  • Aktivitetet kulturore, sportive dhe festive do të pezullohen;
  • Institucionet dhe qytetarët do të nderojnë kujtimin e të rinjve tanë me heshtje dhe respekt të thellë.

I ftoj të gjithë qytetarët e Vitisë të bashkohen në këtë ditë zie, për të nderuar kujtimin e të ndjerëve dhe për të qëndruar pranë familjeve të tyre, duke ndarë dhembjen me solidaritet dhe dashuri njerëzore.

Ngushëllimet më të sinqerta familjeve të prekura. Zoti ua lehtësoftë dhimbjen dhe i pastë të ndjerët në mëshirën e Tij.

Me respekt dhe dhembje të thellë”, shkroi tutje Haliti.

Djali më tha ‘babi, Lea na la’, flet gjyshi i mërgimtarës që u vra dje në sulmin në shkollë në Austri

Vajza nga Kosova, Lea Bajrami është në mesin e dhjetë viktimave të sulmit me armë që ndodhi të martën në një shkollë të mesme në Grac të Austrisë.

Gjyshi i të ndjerës, Muhabi Bajrami ka dhënë detaje si e morën vesh dhe si e pritën lajmin për vdekjen e saj.

“Jemi të shqetësuar, ne na ka ardhur një lajm trishtues. Kjo është 15 vjeçare, në shkollë private ka qenë nxënëse e shkëlqyeshme. Unë e kam mbesë. Ka ndodhur në mëngjes. Ne kemi dëgjuar që ka ndodhur, edhe të gjithë na kanë thirrur dhe na kanë pyetur ku është Lea? se emrin e ka Lea edhe e kuptuam që është ajo, shpresuam shumë që nuk është e vërtetë por në ora 2 djali, djali im, pra babai i vajzës më tha ‘baba Lea na la’ ”, ka rrëfyer ai në Tëvë1.

Kjo është shqiptarja 28-vjeçare që dyshohet se u vra në Gjermani

Një grua shqiptare mbeti e vrarë në rrethana tragjike në Gjermani më 5 qershor.

Të paktën kështu ka raportuar mediumi Klan Kosova, të cilët kanë publikuar edhe fotografinë e të ndjerës.

Mediumi gjerman ‘Bild‘ ka raportuar për ngjarjen e ndodhur në Wadern të Gjermanisë. Sipas raportimit të këtij mediumi, trupi i së ndjerës është gjetur pranë një pylli në autostradën në mes Hermeskeil dhe Nonnweiler.

Vrasjen dyshohet se e ka kryer një shtetas gjerman, 34-vjeçar, i cili u arrestua pasi ishte në arrati.

Shtabi i Policisë së Trier njoftoi: “Përmes hetimeve intensive, një burrë 34-vjeçar nga Saarland u identifikua si i dyshuar. Policia e Saarland e arrestoi atë mbrëmë në lagjen Wadrill të Wadern”.

Gruaja e vdekur u gjet të enjten rreth orës 5:30 të mëngjesit. Aktualisht nuk ka informacion zyrtar në lidhje me lëndimet specifike të gruas apo shkakun e saktë të vdekjes. Sipas policisë, e ndjera është e njohur vetëm për autorin e krimit.

Policia të njëjtit i kanë gjetur edhe armë, ku i njëjti gjendet në paraburgim.

Vritet një grua shqiptare në Gjermani

Raportohet se një grua shqiptare është vrarë me armë zjarri në rrethana tragjike në Gjermani më 5 qershor.

Ngjarja e rëndë ka ndodhur në qytetin Wadern, në shtetin e Saarland-it.

Lajmi është raportuar nga mediumi gjerman Bild, i cili shkruan se trupi i pajetë i gruas është gjetur pranë një pylli, afër autostradës midis Hermeskeil dhe Nonnweiler.

Autoritetet gjermane dyshojnë se vrasjen e ka kryer një shtetas gjerman, 34 vjeç, i cili ishte në arrati, por është arrestuar mbrëmjen e së njëjtës ditë nga Policia e Saarland-it në lagjen Wadrill të Wadern.

“Përmes hetimeve intensive, një burrë 34-vjeçar nga Saarland u identifikua si i dyshuar. Policia e Saarland e arrestoi atë mbrëmë në lagjen Wadrill të Wadern”, ka njoftuar Shtabi i Policisë së Trier.

Trupi i pajetë i viktimës është gjetur të enjten rreth orës 05:30 të mëngjesit.

Deri tani nuk ka informacion zyrtar për natyrën e plagëve apo shkakun e saktë të vdekjes.

Sipas policisë, viktima dhe i dyshuari njiheshin mes vete.

Në momentin e arrestimit, policia ka gjetur edhe armë zjarri te i dyshuari, i cili aktualisht ndodhet në paraburgim.

Hetimet mbi motivin e mundshëm dhe rrethanat e plota të kësaj vrasjeje tragjike janë ende në zhvillim.

Pas caktimit të datës së zgjedhjeve lokale, Muharremaj e Latifi pozojnë ‘modestisht’ nga dreka me speca e qebapa

Presidentja Vjosa Osmani ka caktuar dje, 12 tetorin e këtij viti si datë për mbajtjen e zgjedhjeve lokale. Pas caktimit të datës, janë aktivizuar edhe kandidatët e mundshëm për kryetar.

Kryetari i Komunës së Suharekës, Bali Muharremaj, ka publikuar një foto me kryetarin e Rahovecit, Smajl Latifi.

Të dy shihen se janë duke ngrenë qebapa e speca së bashku.

“Kudo ku punoni, qofshi të nderuar e ju bëftë mirë dreka”, shkroi ai.

Kërkesa e disa partive opozitare ishte që zgjedhjet të mbahen me 12 tetor.

“Caktimi i kësaj date synon të mundësojë përgatitje të plotë të procesit zgjedhor nga institucionet përgjegjëse, përfshirë Komisionin Qendror të Zgjedhjeve dhe institucionet e tjera relevante, me qëllim të respektimit të standardeve më të larta të administrimit zgjedhor”, tha Presidenca.

Kraki për opozitën: Na kanë qëlluar humbësit e dobët, ende s’e kanë mbyllur të pamën për humbjen e zgjedhjeve

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Nezir Kraki, ka reaguar ndaj zhvillimeve të fundit politike, duke kritikuar opozitën për, siç u shpreh ai, refuzimin për të pranuar humbjen në zgjedhje dhe për bllokimin e proceseve demokratike.

“Për fat të keq, na kanë qëlluar humbësit e dobët dhe ende s’e kanë mbyllur të pamën për humbjen e zgjedhjeve,” ka deklaruar Kraki.

“Tash bllokadën e shohin si fitore dhe janë lidhur për të, në dëm të parimeve demokratike dhe në dhunim të vullnetit të shprehur me votë të lirë”, tha Kraki për GazetaBlic.

“Me zemër të thyer …”, familjarët dalin me njoftim për vdekjen e vajzës nga Kosova në sulmin me armë në Austri

Të paktën 10 persona, përfshirë autorin e krimit, janë vrarë pas një sulmi me armë në një shkollë të mesme në Graz, një nga qytetet më të mëdha të Austrisë. Në mesin e viktimave është edhe vajza nga Kosova, Lea Bajrami.

Familjarët e viktimës njoftuan për lajmin e hidhur përmes një postimi në “Facebook”.

“Me zemer te thyer dhe dhembje te madhe, njoftojme familjaret, miqt qe mbesa jone, Lea Ilir Bajrami humbi jete tragjikisht ne sulmin e ndodhur ne Graz te Austrise.

Lutemi per shpirtin e saj dhe shprehim falemnderime per te gjithe ata qe ndajne dhembjen tone ne keto qaste te veshtira”, thuhet aty.

Ngjarja tragjike ka ndodhur në shkollën e mesme “Dreierschutzengasse”.

Mediat austriake i kanë publikuar emrat e disa prej viktimave.

Sipas raportimeve pesë nga viktimat janë nxënës të kësaj shkolle:

Emma Leitner, Jakob Weiss, Sophie Gruber, Lukas Thalberg, Nina Hartwig.

Ministri i Brendshëm austriak, Gerhard Karner deklaroi se vrasësi ishte një ish-nxënës që nuk e mbaroi shkollën.

“Çdo gjë tjetër është ende spekulim”, tha zyrtari austriak, raporton skynews.

Gazetari kosovar Vehbi Haliti që jeton dhe vepron në Graz të Austrisë, në një prononcim për FRONTAL të T7 ka thënë se për fat të keq një prej viktimave të sulmit në një shkollë në këtë qytet është edhe një vajzë nga Kosova.

“Fatkeqësisht po them se është e saktë. Është një vajzë e një aktivisti tonë këtu në Graz. Është anëtarë i kryesisë i Unionit Humanitar në Graz. Është një tragjedi më të mëdha pas luftës së dytë botërore në Austri, sa i përket tragjedive të qëllimshme”, ka thënë ai.

“Unë e kam emrin dhe mbiemrin, por për shkaqe të privatësisë s’do t’i them sot”, ka shtuar ai.

Sipas mediave të huaja, autori i cili ka kryer vetëvrasje pas sulmit, ishte një 21-vjeçar nga zona e Grazit.

Zyrtarët kanë bërë të ditur se edhe 12 persona të tjerë kanë mbetur të plagosur, ndërsa hetimet për motivin e ngjarjes vijojnë ende.

Kancelari austriak Christian Stocker ka shpallur një periudhë zie kombëtare tre-ditore që nis nesër, me një minutë heshtje në orën 10:00, në nder të viktimave të masakrës.

Sulmi me vezë ndaj Kurtit – suspendohen tre policë nga Skenderaj

Tre zyrtarë policor nga Skenderaj janë suspenduar për 72 orë. Kjo u bë e ditur përmes një njoftimi për media nga Policia e Kosovës.

Rasti duket se ndërlidhet me sulmin me vezë ndaj eskortës së kryeministrit në detyrë Albin Kurti, gjatë një vizite në Skenderaj.

“Sot, me datë 10.06.2025, në ndërlidhje me rastin e Prishjes së Rendit dhe Qetësisë Publike (PRQP) në Skenderaj, Drejtoria Rajonale e Policisë në Mitrovicë Jug, ka ndërmarrë disa veprime dhe në koordinim edhe me Inspektoratin Policor të Kosovës ( IPK) ka marrë vendimin për suspendimin e tre (3) zyrtarëve policorë të Stacionit Policor në Skenderaj në kohëzgjatje prej 72 orësh”, ka njoftuar policia.

Policia ka shtuar se hetimet e mëtejme ndaj zyrtarëve policorë për shkelje të mundshme do të zhvillohen nga institucionet përkatëse kompetente.