Marrëveshje AAK-LVV për formimin e Qeverisë? Ja çfarë thotë Lahi Brahimaj

Deputet i AAK-së, Lahi Brahimaj, ka demantuar zërat se mund të ketë një marrëveshje midis AAK-së dhe LVV-së për formimin e Qeverisë.

Një deklarim i kryetarit të nëdegës së AAK-së në Prizren, Besnik Krasniqi, i cili tha se Ramush Haradinaj duhet ta shqyrtoj bashkëpunimin me LVV-në për formimin e Qeverisë, sipas deputetit Lahi Brahimaj, nuk është dëshmi e përçarjes brenda AAK-së, por një mendim ndryshe i cili nuk ka gjetur mbështetje brenda strukturave të këtij subjekti politik.

‘’Definitivisht jo. Ka qenë qëndrim i liderit për një jo. Por, ishte edhe takimi i kryesisë ku të gjithë njëzëri i thanë që nuk ka koalicion me LVV-në. Deklarimi i zotit Krasniqi është një demokraci që njerëzit munden me mendu ndryshe. Kjo tolerohet brenda strukturave të AAK-së. Të gjithë në mënyrë unanime që të mos ketë votë për Glauk Konjufcën”, tha ai.

Drejtoria e Sigurisë paralajmëron: Reshje të forta godasin Prishtinën në orët në vijim, paralajmërohet…

Drejtoria për Siguri dhe Emergjenca e Komunës së Prishtinës ka paralajmëruar reshje shiu gjatë mbrëmjes së sotme (17.11.2025), me mundësi të përmbytjeve të menjëhershme. 

Nga komuna bëjnë të ditur se bazuar në njoftimin e Institutit Hidrometeorologjik të Kosovës (IHMK), reshtjet e shiut priten të jenë me intensitet mesatar dhe lokalisht të lartë e që do të përfshijnë tërë territorin e vendit.

Sipas njoftimit të komunës, niveli i rrezikut është portokalli, sasia e reshjeve mund të kalojë 40 l/m²/24h, mund të ketë probleme në qarkullim, rrezik rrëshqitjesh dheu e balte, si dhe rrezik potencial për jetën e njerëzve dhe kafshëve.

 

 

 

Clark flet për takimin me Thaçin: Ai nuk ishte komandant ushtarak

Gjenerali amerikan, Wesley Clark gjatë dëshmisë së tij në Hagë ka folur edhe për takimin që ka pasur me Hashim Thaçin atë kohë. Ai theksoi se Thaçi nuk ishte komandant ushtarak.

Ai madje shtoi se kur e takoi për herë të tretë Thaçin, kërkoi ndihmë nga ai për të identifikuar disa objektiva, por që s’kishte marrë asnjë lloj ndihme nga ai.

Pjesë nga dëshmia:

Clark: U takova me Thaçin para se të fillonte fushata bombarduese. Ai ishte një prej personave më me autoritet, më i riu dhe më bindësi. Ishte personi që ishte i veshur më mirë. Me ca kuptova unë jetonte në Zvicër, nuk fliste shumë anglisht, fliste gjermanisht, ishte e vështirë të komunikonim se unë nuk është se flisja mirë gjermanisht. Ai nuk ishte komandanti ushtarak.

Mbrojtja: Ju deklaroni se arritet në përfundimin se Thaçi nuk ishte komandant ushtarak pasi nuk ju ndihmoi të identifikoni objektiva dhe nuk e kishte idenë e operacioneve ushtarake.

Clark: E saktë. Kur u takova me të herën e tretë unë kërkova ndihmë dhe nuk morëm asnjë ndihmë pasi ai nuk e kishte idenë çfarë po ndodhte. Problemi që kisha unë si komandat, ishte se ne nuk kishim një forcë në teren, ne mbështeteshim vetmë në fushtatat ajrore. Donim që të mos sulmonim objektivat civile por donim thjesht të ndërhynim në forcat ushtarake në terren.

Wesley Clark trondit Hagën: Millosheviqi na tha ‘Do t’i vrasim të gjithë shqiptarët’

Gjenerali amerikan Wesley Clark ka filluar dëshminë Në Dhomat e Specializuar të Kosovës në Hagë, në gjykimin ndaj Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Rexhep Selimit dhe Jakup Krasniqit.

Amerikani që drejtoi forcat e NATO’s gjatë bombardimeve mbi ish-Jugosllavinë në vitin 1999, tha se e ka nisur me detaje nga takimet me presidentin jugosllav, Sllobodan Millosheviq, në kohën kur Shtetet e Bashkuara të Amerikës po i kërkonin tërheqjen e trupave speciale dhe ushtaraje nga Kosova.

Kosovën, tha Clark, ShBA e kishte nën mbikëqyrje edhe ajrore dhe i dinte të gjitha lëvizjet ushtarake serbe – dhe, Millosheviqit, kërkesa i ishte dërguar: “Tërhiqi trupat:”

Clark tha se Millosheviqi i kishte thënë se e zgjidh çështjen me shqiptarët “duke i vrarë të gjith”.

“Ishim ulur me Millosheviqin, dhe tha unë i tërheq këto forca, dhe Solana më tha cilat forcat s’janë tërhequr? Dhe ai thoshte Millosheviqit, dhe pastja ai kthehej gjeneralit Perishiq, flisnin serbisht. Dhe Millosheviqi na thoshte se do t’i tërheqim, dhe ishte nervoz, Dhe se dinim a është nervoz se e zumë, apo se Perishiqi nuk i kishte treguar”, tha Clarkew.

“Ne u larguam, takimet i quanim të sukseseshme, ndërsa ai forcat nuk i tërhiqte. Dhe i thamë hiqi trupat sepse NATO do të bombarodjë. Dhe ai na thoshte NATO të bëjë çka bën. I thoja: s’të del mire. Më thoshte këta janë terroristë. Unë i thash ti s’do ti mundësh njerëzit që luftojnë për familjet e tyre, dhe t’i quash terorrist, s’do tia dalësh, do të duhet të ndërrosh taktikë. Më tha që do të bëjë çka të mundet dhe asgë nuk ndryshoi. Më tha që e kemi bërë edhe më herët, vrasjet, e shqiptarëve. Më tha se i vrasim të gjithë”, tha ai.

Wesley Clark, ish-Komandati Suprem i NATO-s për Evropë dhe udhëheqësi ushtarak i NATO-s gjatë bombardimeve më 1999 ka nisur dëshminë e tij në Gjykatën Speciale si dëshmitar i thirrur i mbrojtjes.

Dëshminë e tij e nisi me pyetjet e ekipit mbrojtës të Hashim Thaçit, dhe kjo nisi me referencë në “Kërcënimin e Krishtlindjeve” që Presidenti i ShBA-së, George Bush i pari, i kishte bërë presidentit jugosllav, Sllobodan Millosheviqit, për të ndalur dhunën ndaj shqiptarëve të Kosovës.

Clark rikujtoi se edhe ai dhe Richard Hoolbruke ishin takuar me Millosheviqin gjatë negociatave të Dejtonit për të ndalur luftën në Bosnje-Hercegovinën, dhe kishin provuar t’i flasin për Kosovën.

“Kur nisëm negociatat (në Dejton) nuk e dija (për Kërcënimin e Krishtlinjeve), diplomatët ishin në dijeni. Por jo edhe publiku dhe ata në ushtri në dhjetor 1992, por për shkak të dhunës ndaj popullatës shqiptare nga policia serbe, dhe njësitë speciale dhe MUP-i, George Bush tha që Millosheviqi udhet të ndalë dhunën ose ShBA do të përgjigjet me kapacitet e saj ushtarake”, tha Clark.

“Ishte lajmërim që mund të përdorim forcë ushtarake për ndalimin e dhunës ndakj shqiptarëve”, tha ai,

“Kur unë dhe Hollbruku u ndalëm, me të, ai na tha që nuk flas për këtë me juve dhe ai është vendi i imn. E dinim që kishte një sfidë atje, dhe ai refuzonte të folte për këtë”, tha Clark

Edhe dy ditë afat për Qeverinë Konjufca, Kurti sheh diçka tjetër më urgjente

Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, ka thënë për T7 se i kanë edhe dy ditë kohë deri të mbahet seanca me mandatar Glauk Konjufcën për formimin e Qeverisë.

Ai tha se tash është urgjente formimi i komisioneve të përhershme parlamentare.

“I kemi edhe dy ditë deri tek seanca e kuvendit për mandatarin e radhës. Ajo që besoj që është urgjente për shtetin e Kosovës është formimi i komisioneve parlamentare. Janë katër komisione të përhershme, është komisioni për buxhet, punësim dhe transfere, komisioni për integrime për evropiane, komisioni për komunitete dhe kthim dhe komisioni për legjislacion. Tash që e kemi konstituar kuvendin e Republikës së Kosovës në legjislaturën e nëntë është gabim politik dhe dëm financiar e social mosprocedimi i mëtutjeshëm në Kuvendin e Republikës, me ç’rast formimi i komisioneve parlamentare është rruga e duhur përpara. Çështje më urgjente se kjo nuk ka, ndërkohë që natyrisht 15 ditëshi vlen deri të mërkurën”, tha Kurti për T7. /GazetaExpress/

OEK pas vendimit të Supremes për tregun energjetik: Fitore e rëndësishme ligjore ndaj ZRRE’së

Sot, Gjykata Supreme njoftoi se ka aprovuar kërkesëpadinë e Odës Ekonomike të Kosovës, kundër ZRRE’së. Për këtë ka reaguar vetë OEK, nga ku është thënë se është ‘’fituar beteja ligjore ndaj’’ ZRRE’së.

Në reagimin e saj, OEK këtë vendim të Supremes e ka cilësuar si ‘fitore të rëndësishme ligjore’’, dhe se vendimi në fjalë ‘’përfaqëson një hap thelbësor drejt vendosjes së një kuadri ligjor dhe rregullator më transparent, të drejtë dhe të harmonizuar me interesin e konsumatorëve jo-familjarë’’, transmeton Gazeta Express.

Komunikata:

Oda Ekonomike e Kosovës fiton betejën ligjore ndaj Zyrës së Rregullatorit për Energji (ZRRE) në Gjykatën Supreme

Prishtinë, 17 nëntor 2025 — Oda Ekonomike e Kosovës (OEK) njofton opinionin publik dhe anëtarësinë e saj se ka arritur një fitore të rëndësishme ligjore, me ndikim të drejtpërdrejtë në funksionimin dhe transparencën e tregut të energjisë elektrike në vend.

Me Aktgjykimin P.A.nr.18/2025, të datës 05.11.2025, Gjykata Supreme e Kosovës ka miratuar kërkesëpadinë e OEK-ut dhe ka konstatuar si të paligjshëm disa dispozita kyçe të akteve nënligjore të nxjerra nga Zyra e Rregullatorit për Energji (ZRRE).

Gjykata Supreme ka vendosur të shfuqizojë Nenin 8 të Udhëzuesit për Liberalizimin e Tregut të Energjisë Elektrike të datës 18 janar 2017, si dhe Nenin 2 të Udhëzuesit për Ndryshimin dhe Plotësimin e këtij udhëzuesi, i ndryshuar dhe plotësuar në datat 13 qershor 2018 dhe 30 tetor 2018.

Ky vendim përfaqëson një hap thelbësor drejt vendosjes së një kuadri ligjor dhe rregullator më transparent, të drejtë dhe të harmonizuar me interesin e konsumatorëve jo-familjarë. Ai njëkohësisht adreson shqetësimet e ngritura nga OEK lidhur me faturimin e muajit qershor 2025 dhe kontratat individuale pas datës 1 qershor 2025.

Oda Ekonomike e Kosovës mbetet plotësisht e përkushtuar ndaj mbrojtjes së interesave të biznesit kosovar. OEK do të vazhdojë të monitorojë zbatimin e këtij vendimi të Gjykatës Supreme dhe të angazhohet në procesin e hartimit të rregulloreve të reja që sigurojnë konkurrencë të ndershme dhe funksionim të rregullt të tregut të energjisë në përputhje me ligjin.

Pamje e tmerrshme në autostradën gjermane – pjesë të trupit të njeriut gjenden në rrugë

Një pamje e tmerrshme tronditi shoferët në autostradën gjermane A45, kur pjesë të trupit të njeriut u gjetën në rrugë.

Policia u njoftua nga një shofere femër e cila vuri re objekte të pazakonta në rrugë dhe, sipas informacioneve jozyrtare, ato ishin dy duar të prera të gruas, shkruan gazeta gjermane Bild .

Një patrullë policie u dërgua menjëherë në seksionin midis kryqëzimeve Olpe-Sud dhe Freudenberg, ku oficerët konfirmuan dyshimet e tmerrshme.

Autostrada është aktualisht e mbyllur në të dyja drejtimet dhe hetuesit e vrasjeve kanë mbërritur në vendngjarje për të kryer një hetim dhe për të kontrolluar zonën më të gjerë.

Zyra e Prokurorit të Shtetit nuk po zbulon saktësisht se sa pjesë trupi u gjetën.

Mbetet e paqartë se si përfunduan ato në autostradë, por sipas informacioneve fillestare, hetuesit po përjashtojnë mundësinë që këto të jenë pasoja të një aksidenti rrugor.

Autostrada A45 u rihap për trafik në mëngjes, por hetimi për këtë rast të tmerrshëm vazhdon me intensitet të plotë

Shoku i burgut i Albin Kurtit flet për kohën e kaluar së bashku: Ka qenë një nga të maItretuarit, e kanë rrahur dhe e kanë futur në qeli të alivanosur

Ish i burgosuri politik, Rizah Xhakli i ftuar në emisionin n’Demos ka rrëfyer ngjarje historike nga përvoja e tij në burg, shkruan GazetaDemos.

Xhakli ishte shok i burgut i kryeministrit në detyrë, Albin Kurti, ku ka rrëfyer momente të rënda me të, duke treguar se si u rrah e u maltretua.

“Ka qenë njëri ndër më të maltretuarit në burg, e kanë rrahur dhe e kanë futur në qeli të alivanosur, por ka qenë i ri, me shëndet të fortë dhe ka mbetë gjallë, ka qenë një djalë për merak”, tha Xhakli në emisionin n’Demos.

Rrëfimi i tij:

E konfirmon Policia, arrestohen katër serbë, hyrën të armatosur në territorin e Kosovës

Katër gjuetarë serbë janë arrestuar dje në fshatin Sfircë, brenda territorit të Kosovës. Këtë e ka konfirmuar Policia e Kosovës nëpërmjet një deklarate për media.

Sipas policisë, katër serbët kishin kaluar ilegalisht vijën kufitare dhe me vete kishin armë.

“Njësite policore kanë arrestuar katër persona të dyshuar ( gjuetarë) shtetas të Serbisë për kallim ilegal të vijës kufitare dhe armëmbajtje pa leje, te cilët kanë hyrë nga territori i Serbisë në Republikën e Kosovës”.

Sipas policisë, armët dhe municioni i gjetur janë konfiskuar, ndërsa të dyshuarit, me vendim të organeve kompetente të drejtësisë, janë dërguar në mbajtje konform procedurave ligjore.

“Policia e Republikës së Kosovës u bën thirrje mediave që të referohen vetëm në burime të verifikuara dhe të shmangin publikimin e informacionit të pa konfirmuar, i cili mund të ndikojë negativisht në rendin dhe sigurinë publike”, njofton policia.

Policia e Kosovës mbetet e përkushtuar në garantimin e sigurisë së përgjithshme, zbatimin e ligjit dhe ruajtjen e rendit publik për të gjithë qytetarët e Republikës së Kosovës.

Mediat serbe raportojnë për sulm ndaj ushtarëve serbë në kufi, reagon Policia e Kosovës

Policia e Kosovës tha se të dielën ka arrestuar katër gjuetarë, shtetas të Serbisë, për kalim ilegal të vijës kufitare dhe armëmbajtje pa leje.

Në një reagim për media të hënën, Policia i hodhi poshtë pretendimet e mediave të regjimit serb të cilat raportuan të dielën për gjoja një sulm të armatosur nga një grup shqiptarësh “drejt pjesëtarëve të ushtrisë serbe pranë bazës ‘Debela Glava’”, në afërsi të Bujanovcit.

Sipas raportimit të mediave serbe, ngjarja ka ndodhur në Zonën e Sigurisë Tokësore, në afërsi të kufirit mes Kosovës dhe Serbisë.

Por, Policia e Kosovës i quajti “dezinformata” pretendimet serbe.

“Policia e Republikës së Kosovës njofton opinionin publik se pretendimet e publikuara në disa media të Serbisë, sipas të cilave një ‘grup i armatosur shqiptarësh ka qëlluar (ka hapur zjarr) drejt pjesëtarëve të ushtrisë serbe pranë bazës së ashtuquajtur Debela Glava’, janë dezinformata, të pabazuara dhe nuk korrespondojnë me asnjë informacion zyrtar apo ngjarje të verifikuar nga autoritetet në territorin e Republikës së Kosovës”, tha Policia.

Policia tha se nuk është regjistruar asnjë incident i karakterit të pretenduar.

“Publikimi i informacioneve të tilla të pasakta kontribuon në krijimin e perceptimeve të rreme dhe rritjen e tensioneve të panevojshme në zonat kufitare”, tha Policia.

Tutje, Policia njoftoi se të dielën ka arrestuar katër gjuetarë nga Serbia gjatë patrullave në kufirin mes Kosovës dhe Serbisë.

“Gjatë realizimit të detyrave të rregullta operacionale gjatë ditës së djeshme, vlen të ceket se njësitë policore kanë arrestuar katër persona të dyshuar (gjuetarë) shtetas të Serbisë për kallim ilegal të vijës kufitare dhe armëmbajtje pa leje, te cilët kanë hyrë nga territori i Serbisë në Republikën e Kosovës”, tha Policia.

Armët dhe municioni i gjetur janë konfiskuar, ndërsa të dyshuarit janë dërguar në mbajtje konform procedurave ligjore, sipas Policisë.