LVV-ja i reagon LDK-së për incidentin që ndodhi tek shkolla “Faik Konica”

Lëvizja Vetëvendosje – Dega në Prishtinë ka reaguar pas një incidenti të ndodhur paraditen e së dielës në qendrën e votimit të vendosur në shkollën “Faik Konica” në kryeqytet.

Sipas Vetëvendosjes, rreth orës 10:30, është vërejtur një person, i identifikuar si Art Merkoja – aktivist i Lidhjes Demokratike të Kosovës dhe zyrtar në kabinetin e kryetarit aktual të Prishtinës – i cili, sipas këtij subjekti, mbante një distinktiv me logon e LDK-së brenda hapësirës së qendrës së votimit.

Në reagimin e Vetëvendosjes thuhet se: “shfaqja e zyrtarëve partiakë me emblema të subjektit politik në qendrat e votimit paraqet shkelje të rregullave zgjedhore dhe ushtron presion mbi votuesit”. Ky subjekt politik thekson se veprimet e tilla bien ndesh me Rregullat Zgjedhore të miratuara nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ), me nenin 37 të Ligjit për Zgjedhjet e Përgjithshme dhe me nenin 8 të Rregullores Zgjedhore 07/2024. Vetëvendosje ka kërkuar që Lidhja Demokratike e Kosovës të distancohet nga çdo shkelje ligjore dhe të mos mbrojë zyrtarët që, sipas saj, kanë vepruar në kundërshtim me ligjin. “Vënia në mbrojtje të shkelësve të ligjit, e aq më shumë të zyrtarëve të saj, tregon qartë për qëllimin e këtij subjekti për presion ndaj votuesve”, thuhet në reagim.

Në fund, Vetëvendosje thekson se mbetet e përkushtuar në mbrojtjen e demokracisë, të drejtës për votë të lirë dhe në denoncimin e çdo shkeljeje që cenon integritetin e procesit zgjedhor.

Glauk Konjufca tregon nëse i ka siguruar votat për t’u bërë kryeministër

Mandatari për kryeministër nga radhët e Vetëvendosjes, Glauk Konjufca nuk ka treguar se kur do të thirret seanca në të cilën do të votohet ai për kryeministër.

Megjithatë, Konjufca tregoi se nëse do të bëhet ai kryeministër në qeverinë në ardhje apo zgjedhje të reja, atëherë varet vetëm nga partitë opozitare.

“Nuk e di saktësisht, me probabilitet e përqindje, sa i kam gjasat të bëhem kryeministër, por mendoj se Kosova do ta ketë një qeveri. Megjithatë, në fund të fundit, mendoj se kjo nuk varet krejtësisht nga Lëvizja Vetëvendosje. Kësaj radhe, zgjedhjen nëse do të kemi një qeveri të re apo do të shkojmë në zgjedhje, e kanë në dorë partitë që ne i quajmë opozitare. Është zgjedhja e tyre”, deklaroi Konjufca pasi hodhi votën e tij për kryetar të Komunës së Prishtinës në zgjedhjet lokale.

Ai e ka theksuar se e ka kabinetin të cilin do ta propozojë në seancën që do të thirret për votimin e tij.

“Ne e kemi në dorë për ta propozuar qeverinë, mandatarin e dytë, dhe në këtë rast unë u propozova nga kryeministri Kurti. Presidentja më mandatoi, dhe kabineti im do të dalë në seancë kur ne ta vendosim. Pastaj, nëse do të votohemi apo jo, këtë e kanë në dorë deputetët e partive të tjera”, tha Konjufca./EO.

Përplasja e Sveçles me zyrtarin e LDK-së, reagon Gani Geci

Ish-deputeti i LDK-së, Gani Geci, i ka reaguar ministrit në detyrë të Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, i cili sot është përplasur me një zyrtar të LDK-së afër një qendre të votimit.

Geci është tallur keq me veprimin e ministrit Sveçla.

Ai ka komentuar në statusin e ministrit, duke bërë shaka me pretendimet e zyrtarit të VV-së.

“Kuku kuku kuku qa po dojka me ba me këtë shenjë, po dojka me ju marrë në qafë me këtë shenjë, mozomakeq, arrestoni, shtini në burg se e paska vu shenjën e partisë në sakakak mi ara te rrafshit në vend të dukshëm ne vend publik Hajmedet e haj, çka paska ba ky djalë! Edhe merre me mend, i thotë vetes institucionalist. Ky e paska shkel ligjin, ua paska qit në konto nga 100 euro studentëve dy ditë para zgjedhjeve. Po ky, ua paska qit në konto pensionistëve nga 100 euro tri ditë para zgjedhjeve. Ky e paska shkel ligjin, ka shku ngat vendvotimeve me shenjën e LDK-së, po duket shenja e madhe 2 me 2 qenka jshenja. Në vend që me qit flamurin kombëtar, si simbolin te bashkimit, ky e ka ngjit këtë shenjë. Tradhtar! E paska shit Mitrovicën ky tradhtar, bre mozomakeq! Këta janë tradhtarë, ju jeni patriotë! Lumt na qe ju keni juve hahahahahahahahahahh”, ka komentuar Geci.

Abdixhiku: Pritjet janë që në fund të dhjetorit të kemi festën e ardhshme zgjedhore

Kryetari i LDK’së, Lumir Abdixhiku, pak më parë ka votuar.

Ai para gazetarëve ka thënë se sot është festë.

“Festë është sot, festë do të jetë data e 9 nëntorit edhe sonte në mbrëmje kur përfundon procesi i votimit”, tha ai.

“Tani besoj që menjëherë nga dita e nesërme do të kthejmë fokusin kah zgjedhjet nacionale, pritjet tanimë janë se në fund të dhjetorit do të kemi festën e ardhshme zgjedhore dhe vendimmarrjen demokratike”, tha ai

“Hajde ndalëm”, Sveçla përplaset me zyrtarin e LDK-së pranë qendrës së votimit

Ministri në detyrë i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, është parë sot pranë një qendre votimi, ku është përfshirë në një debat me një zyrtar të Lidhjes Demokratike të Kosovës.

Sveçla ka publikuar në rrjetet sociale fotografinë e zyrtarit të LDK-së, duke e akuzuar për shkelje të ligjit zgjedhor.

“Nuk lejohet, LDK te shkolla nuk lejohet. Rreth shkollës nuk lejohet”, dëgjohet duke thënë Sveçla në video.

Në përgjigje, zyrtari i LDK-së i është drejtuar me fjalët “Ti me më fotografu mu nuk lejohet”, raporton Paparaci.

Sveçla i është kundërpërgjigjur “Hajde ndalëm”, ndërsa zyrtari ka përfunduar debatin me fjalët “Shihemi në gjykatë, xheloz”.

Në një postim në Facebook, Sveçla ka shkruar:

“‘Institucionalistët’ në shkelje të ligjit për zgjedhjet para qendrës së votimit me simbol partiak. Panik!”

Së bashku me statusin, ai ka publikuar edhe fotografitë e incidentit.


Policia arreston një grua, kjo është arsyeja

Policia e Kosovës ka njoftuar se është arrestuar një grua pasi dyshohet se ka kërcënuar ish-bahskëshortin e saj.

Rasti ka ndodhur dje në Vushtrri.

Vushtrri 06.11.2025-13:00. Me 08.11.2025 është arrestuar e dyshuara femër kosovare pasi që, e njëjta dyshohet se ka kanosur viktimën mashkull kosovar ish bashkëshortin e saj. Me vendim të prokurorit e dyshuara është dërguar në mbajtje”, njoftoj policia.

LDK bën thirrje që të votohet PDK në këtë komunë

Në prag të ditës së zgjedhjeve për rundin e dytë në Prizren, Lidhja Demokratike e Kosovës ka bërë thirrje për mobilizim të plotë të strukturave dhe mbështetësve të saj, në përkrahje të kandidatit për kryetar të Prizrenit, Shaqir Totaj, në kuadër të marrëveshjes së bashkëqeverisjes LDK–PDK.

“Nesër është dita vendimtare për ta dëshmuar angazhimin tonë në kuadër të marrëveshjes së bashkëqeverisjes LDK–PDK, dhe për ta mbështetur z. Totaj për kryetar të Prizrenit,” thuhet në njoftimin e LDK-së.

Subjekti ka kërkuar nga të gjitha strukturat që të jenë të pranishme dhe aktive gjatë gjithë ditës së zgjedhjeve.

“Ju lusim që gjatë ditës së nesërme të aktivizoheni maksimalisht, të kontaktoni kryesitë e nëndegëve dhe përkrahësit tanë, dhe të sigurohemi që çdo votë e jona të jetë e pranishme dhe e numëruar,” theksohet në njoftim.

Në fund, LDK ka përcjellë një mesazh të qartë për unitet dhe bashkëpunim:

“Ky është momenti për angazhim dhe për fitore të përbashkët. Fitore✌️

Gjendet i vdekur një person në Prishtinë, policia jep detaje

Policia e Kosovës ka njoftuar se dje në banesën e tij është gjetur pa shenja jete viktima mashkull shtetas i huaj.

Rasti ka ndodhur në Prishtinë, njësit relevante dhe ekipi mjekësor kanë dalë në vendin e ngjarjes ku është konstatuar vdekja e viktimës.

“Me vendim të prokurorit, trupi i pa jetë është dërguar në IML për obduksion”, thuhet në raportin e policisë.

Në këtë link mund ta kontrolloni se ku jeni caktuar të votoni sot

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve njofton të gjithë qytetarët me të drejtë vote se përmes platformës elektronike https://qv.kqz-ks.org mund të kontrollojnë me lehtësi se ku është Qendra e Votimit ku është caktuar të votojë.

Për t’u qasur në platformën e KQZ-së, votuesi duhet të shënojë numrin personal të Republikës së Kosovës dhe datën e lindjes. Pas kësaj menjëherë do të hapet një faqe e re që do të shfaq të dhënat e votuesit, përfshirë adresën e saktë të Qendrës së Votimit ku është caktuar të votojë, e cila mund të shikohet përmes GoogleMap.

Çdo votues mund të votojë vetëm në komunën ku është i caktuar, pasi në Zgjedhjet Lokale çdo komunë është një zonë e veçantë zgjedhore dhe në vendvotimet e secilës komunë, KQZ dërgon fletëvotime vetëm për atë komunë.

Gjithashtu, edhe votimi me kusht lejohet vetëm brenda komunës ku është i regjistruar votuesi dhe mundësohet në qendrën e veçantë për votim me kusht e cila është caktuar nga KQZ. Në çdo komunë, KQZ ka caktuar nga një Qendër Votimit për mundësimin e votimit me kusht.

Këto janë komunat me më së shumti qytetarë me të drejtë vote

18 komuna të Republikës së Kosovës sot do t’i nënshtrohen procesit zgjedhor në raundin e dytë të zgjedhjeve lokale.

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka njoftuar se në balotazh janë 1 milion e 316 mijë e 672 votues.

Nga listat zgjedhore janë hequr 1 mijë e 147 persona për shkak të vdekjes ose humbjes së shtetësisë

Pas rezultateve të 12 tetorit, qytetarët do të duhen të dalin sërish për të votuar për kryetar në këto komuna: Gjakova, Gjilani, Dragashi, Kaçaniku, Klina, Fushë-Kosova, Mitrovica e Jugut, Obiliqi, Rahoveci, Peja, Prishtina, Prizreni, Suhareka, Vitia, Vushtrria, Juniku, Mamusha dhe Kllokoti.