div[data-widget-id="1924179"] { min-height: 300px; }
class="archive paged category category-lajme category-1 custom-background wp-custom-logo paged-77 category-paged-77 wp-theme-news-25 td-standard-pack group-blog hfeed">
PDK-ja refuzon rikthimin e Fatmir Limajt në parti

Partia Demokratike e Kosovës ka refuzuar kthimin e Fatmir Limajt dhe garimin në listën e kësaj partie për zgjedhjet e 7 qershorit.

Këtë e ka bërë të ditur kryetari i PDK-së, Bedri Hamza, pas mbledhjes së kryesisë së partisë.

Limaj i kishte shkruar javën që lamë pasë një letër Hamzës ku deklaronte se nëse nuk pranohej kthimi i tij në listën e PDK-së, ai nuk do të garojë në zgjedhjet e 7 qershorit.

Në letër Limaj shprehu gatishmërinë për bashkëpunim dhe bashkim politik, në atë që e ka quajtur lëvizje në “funksion të krijimit të një alternative të fuqishme dhe përfaqësuese për qytetarët e Republikës së Kosovës”.

“Ne besojmë se një bashkim i tillë nuk përfaqëson vetëm një marrëveshje politike apo elektorale, por edhe një frymë të bashkëpunimit ndërmjet njerëzve dhe strukturave që për vite të tëra kanë ndarë ideale, sakrificë dhe vizion të përbashkët për Kosovën”, ishte shprehur kreu i NISMA, Fatmir Limaj.

Vendos kryesia e PDK-së: Refuzohet kthimi i Fatmir Limajt

Partia Demokratike e Kosovës ka refuzuar kthimin e Fatmir Limajt dhe garimin në listën e kësaj partie për zgjedhjet e 7 qershorit.

Derisa mbledhja kryesisë së PDK-së po vazhdon Gazeta Infokus mëson nga burime brenda partisëse tashmë është vendosur që të refuzohet kërkesa që Limaj i bëri kryetarit të PDK-së, Bedri Hamza.

Limaj i kishte shkruar javën që lamë pasë një letër Hamzës ku deklaronte se nëse nuk pranohej kthimi i tij në listën e PDK-së, ai nuk do të garojë në zgjedhjet e 7 qershorit.

Në letër Limaj shprehu gatishmërinë për bashkëpunim dhe bashkim politik, në atë që e ka quajtur lëvizje në “funksion të krijimit të një alternative të fuqishme dhe përfaqësuese për qytetarët e Republikës së Kosovës”.

“Ne besojmë se një bashkim i tillë nuk përfaqëson vetëm një marrëveshje politike apo elektorale, por edhe një frymë të bashkëpunimit ndërmjet njerëzve dhe strukturave që për vite të tëra kanë ndarë ideale, sakrificë dhe vizion të përbashkët për Kosovën”, ishte shprehur kreu i NISMA, Fatmir Limaj

Nuk mori pjesë në tubimin e LDK-së, ky është reagimi i Hotit

Avdullah Hoti, ka bërë thirrje për mobilizim të diasporës para zgjedhjeve, duke e cilësuar mbështetjen e saj si vendimtare për rikthimin e përgjegjësisë shtetërore dhe orientimit të duhur politik

Hoti tha se diaspora ka qenë gjithmonë shtyllë e fuqishme e Kosovës dhe zëri i saj në botë, ndërsa ftoi mërgimtarët të regjistrohen për të votuar më 7 qershor dhe të bëhen pjesë e ndryshimit që, sipas tij, i duhet vendit.

Postimi i plotë:

Mbështetja masovike e diasporës është vendimtare për rikthimin e përgjegjësisë shtetërore dhe orientimit të duhur politik.
Diaspora ka qenë gjithmonë shtyllë e fuqishme e Kosovës dhe zëri ynë në botë.
LDK dhe vendi ka nevojë për angazhimin tuaj më shumë se kurrë.Prandaj, regjistrohuni për të votuar më 7 Qershor dhe bëhuni pjesë e ndryshimit që i duhet Kosovës.

Fatmir Limaj në PDK? Vjen lajmi i fundit nga kjo parti

Anëtari i kryesisë së PDK-së, Sokol Bashota ka treguar se në mbledhjen e kryesisë do të diskutohet aktualiteti politik në vend.

Bashota tha se për përfshirjen në listë të Fatmir Limaj do të diskutohet në kryesi, nëse propozohet nga kryetari i Partia Demokratike e Kosovës, Bedri Hamza.

“Tash e shohim se çka thotë kryetari i partisë, letrën që na ka shkruar, do të diskutojmë në kryesi”, tha Bashota shkurt para mediave.

LDK-ja rikthen Agim Veliun

Lidhja Demokratike e Kosovës, në emër të “bashkimit të madh të së djathtës”, pritet që sot të rikthejë edhe një figurë të njohur të kësaj partie, Agim Veliun.

Sipas burimeve të Gazetës Infokus brenda partisë, tashmë ka një dakordim mes kandidatit për kryeministër, Lumir Abdixhikut, dhe kandidates për presidente, njëherësh bartëse e listës, Vjosa Osmani, që Agim Veliu t’i ribashkohet LDK-së.

Sipas këtyre burimeve, oferta e bërë nga dy liderët mbetet tashmë në dorën e Agim Veliut, ndërsa LDK-ja është në pritje të konfirmimit të tij gjatë ditës së sotme.

Kjo përpjekje për “bashkimin e madh” të LDK-së vjen vetëm 24 orë para afatit zyrtar për dorëzimin e listave të kandidatëve në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve.

PDK vendos sot për Fatmir Limajn

Kryesia e Partisë Demokratike të Kosovës pritet të mblidhet sot në ora 16:00, ku në fokus kryesor do të jetë çështja e rikthimit të Fatmir Limajt në PDK dhe përfshirja e tij në listën për deputetë.

Fatmir Limaj të premten i ka dërguar një letër kryetarit të PDK-së, Bedri Hamza, përmes së cilës ka kërkuar që të përfshihet në listën për deputet pa asnjë kusht.

Kjo kërkesë ka nxitur reagime pozitive brenda strukturave të PDK-së, ndërsa një pjesë e madhe e elektoratit dhe zyrtarëve të lartë të partisë thuhet se janë pro rikthimit të Limajt në PDK.Fatmir Limaj konsiderohet një nga themeluesit e PDK-së dhe rikthimi i tij po shihet nga shumë mbështetës si një lëvizje që do ta fuqizonte partinë para zgjedhjeve të 7 qershorit.

Skandal në spital: Kirurgu 72-vjeçar arrestohet për ngacmim seksual të pacientes 21-vjeçare

Mjeku kirurg i spitalit të Korçës, Nikolla Nunka, është arrestuar pas kallëzimit të bërë nga një 21-vjeçare ndaj tij për ngacmim seksual.

Sipas informacioneve, 21-vjeçarja ishte dërguar në urgjencë për shkak të dhimbjeve të barkut e të vjellave ndërsa pas kontrolleve mjekësore, është vendosur që të kryejë ndërhyrje për apandesit, raporton Top Channel, transmeton Klankosova.tv.

Referuar kallëzimit të vajzës, thuhet se mjeku 72 vjeçar si kirurgu i saj, e ka ngacmuar seksualisht duke e prekur në pjesë intime me pretendimin e kontrollit mjekësor.

21-vjeçarja ndodhet e shtruar në spitalin e Korçës, ndërsa i është marrë kallëzimi nga policia e këtij qyteti ku më pas është bërë shoqërimi dhe arrestimi i 72-vjeçarit, Nikolla Nunka.

Reshitaj: Qytetarët do ta ndëshkojnë Albin Kurtin me votë

Ish-deputetja Albena Reshitaj ka deklaruar se më 7 qershor, qytetarët do ta ndëshkojnë kryeministrin në detyrë, Albin Kurti.

Reshitaj shtoi se populli do ta mbështesë ish-presidenten Vjosa Osmani.

“Qytetarët do ta ndëshkojnë, dhe do ta ndihmojnë Albin Kurtin me ndëshkimin që do të ia bëjnë me votë. Sepse do të reflektojë dhe do ta kuptojë që Kosova është shtet demokratik”, tha ajo në Klan Kosova.

Alarm për hantavirusin në një anije turistike, një amerikan rezulton pozitiv

Autoritetet shëndetësore amerikane kanë konfirmuar se një pasagjer amerikan, i kthyer nga anija turistike MV Hondius, ka rezultuar pozitiv me hantavirus, ndërsa një tjetër po shfaq simptoma të lehta të sëmundjes.

Sipas Departamentit Amerikan të Shëndetësisë dhe Shërbimeve Njerëzore (HHS), të dy pasagjerët do të transportohen në SHBA me masa të rrepta bio-sigurie, në kuadër të një fluturimi riatdhesimi për 17 shtetas amerikanë që ndodheshin në anijen turistike.

Pasagjeri i infektuar ka rezultuar pozitiv për virusin e Andeve përmes testit PCR. Ky virus, që transmetohet kryesisht nga brejtësit, dyshohet se ka shkaktuar vdekjen e tre personave në anije dhe ka infektuar disa të tjerë.

Ndërkohë, pasagjeri i dytë po përjeton simptoma të lehta, por ende nuk është bërë e ditur nëse është testuar për virusin.

Të gjithë pasagjerët amerikanë do të dërgohen në Njësinë Kombëtare të Karantinës në Qendrën Mjekësore të Universitetit të Nebraskës, ku do të monitorohen nga ekipet mjekësore.

Autoritetet shëndetësore po vazhdojnë hetimet për të parandaluar përhapjen e mëtejshme të virusit.

“Më goditi me shuplakë, pastaj nisi të më kërcënojë” – prishtinasi denoncon bashkëshorten për dhunë në familje

Një 30-vjeçar nga Prishtina ka denoncuar bashkëshorten e tij për dhunë në familje dhe kërcënime të vazhdueshme, pas një konflikti që fillimisht ishte trajtuar vetëm si shënim zyrtar, mëson Sinjali nga burime të afërta me hetimin.

Rasti i parë ishte raportuar më 22 prill 2026 në Stacionin Policor “Jugu” në Prishtinë.

Sipas informatave, A. D rreth 30 vjeç kishte deklaruar se gjatë një mosmarrëveshjeje në banesën ku jetonte me bashkëshorten e tij, M. K rreth 31 vjeç, ajo e kishte ofenduar dhe goditur me shuplakë në fytyrë.

Burimet bëjnë të ditur se në atë kohë ai nuk kishte shprehur dëshirë për ndjekje penale.

Edhe e dyshuara kishte pranuar para Policisë se gjatë debatit e kishte goditur bashkëshortin me shuplakë.

Sinjali mëson se pas konsultimit me Prokurorin kujdestar për dhunë në familje, rasti fillimisht ishte trajtuar vetëm si shënim zyrtar.

Por më 9 maj, ankuesi është paraqitur sërish në Polici, duke deklaruar se që nga incidenti i parë kishte qenë vazhdimisht i kanosur për jetë nga bashkëshortja.

Më 10 maj është intervistuar edhe e dyshuara, e cila ka mohuar kërcënimet dhe ka deklaruar se nuk kishte pasur kontakt me ankuesin.

Me udhëzim të Prokurorit kujdestar, rasti është iniciuar në procedurë të rregullt si “Dhunë në familje”.