E dhimbshme: Vdes vogëlushi nga Mitrovica

Një lajm i dhimbshëm ka prekur sot të gjithë mitrovicasit.

Familjarët kanë njoftuar se ka vdekur vogëlushi Korab Sheremeti, shkruan “Jepi zë”.

“Te Allahut jemi dhe te aj do te kthehemi .Sot me date 08.10.2024 ndrroj jet me i dashtuni djali i jone i vetum Korab Sheremeti. Varrimi me date 09.10.2024 me drek ne varrezat e qyetit ne Shipol”, thuhet në njoftim.

Ky është zyrtari i ministrisë së Liburnit i cili po kërkohet nga Prokuroria, thotë se “kam me u kthy pasnesër”

Naser Hafizi, drejtor i Autoritetit Rajonal të Pellgjeve Lumore në Ministrinë e Infrastrukturës, është duke u kërkuar nga Prokuroria Speciale për “keqpërdorim të detyrës apo autoritetit zyrtar”, “shpëlarje e parave” dhe “mosraportim apo raportim të rremë të pasurisë”.

Hafizi nuk është gjetur në vendbanimin e tij kur autoritetet e sigurisë e kërkuan atë.

Në një lidhje të drejtpërdrejtë në Debat Plus Hafizi tha se gjendet në një udhëtim jashtë vendit. Ai u zotua se do të rikthehet në Kosovë pas dy dite.

“Patjetër, patjetër, unë ketë çështje e kam kërku publikisht me u hetu deri në fund. Kam me u kthy pasnesër, e kam aeroplanin niset në mëngjes, diku ka ora 3-4”, tha ndër të tjera Hafizi.

Moti nesër dhe ditëve në vazhdim

Nesër në Kosovë presim rikthim të rrebesheve lokale të shiut ku mund të ketë edhe ndonjë bubullimë. Reshjet parashihen të ndodhin orëve të mëngjesit dhe paradites, por nuk pritet të zgjasin shumë. Pasdite pritet kthjellim të paktën i pjesshëm i motit gjegjësisht largim i vranësirave. Temperatura maksimale deri në 22 gradë Celsius.

Në Shqipëri nesër pritet ndryshim i motit dhe destabilizim i fuqishëm i atmosferës, me vranësira të dendura dhe rrebeshe lokale shiu me vetëtima dhe bubullimë. Rrebeshe intensive priten edhe në Mal të Zi, ndërsa më të pakta në Maqedoninë Veriore dhe Luginë të Preshevës.

Të Enjten përmirësim i motit dhe me temperatura të larta për këtë periudhë kohore.

Të Premten prapë presim intervale kohore me diell, por edhe vranësira dhe rrebeshe lokale shiu me vetëtima dhe bubullimë.

Fundjava më e freskët, por më stabile./MeteoBallkan

Ky është burri që vdiq në QKUK, u godit nga një motoçiklist

Një aksident i rëndë trafiku kishte ndodhur më 30 shtator në rrugën “Avdi Kelmendi” në Lipjan, ku një motoçiklist kishte goditur një këmbësor dhe për pasojë i ka shkaktuar lëndime të rënda trupore, si pasojë e të cilave viktima ka ndërruar jetë dje, raporton Gazeta Sinjali.

Siç merr vesh Gazeta Sinjali, viktimë e këtij aksidenti ishte: Rrahman Bytyqi, rreth 68 vjeçar.

Vdekjen e tij e ka konfirmuar edhe Policia.

“Më 07.10.2024 rreth orës 19:30 në QKUK ka ndërruar jetë viktima mashkull kosovar, i cili ishte në trajtim mjekësor si pasojë e goditjes nga një veturë më 30.09.2024. Me vendim të prokurorit trupi i pajetë i viktimës është dërguar në obduksion”.

Kujtojmë se numri i madh i aksidenteve në trafik po vazhdon të jetë shqetësues.

Çdo ditë raportohet për aksidente të shumta në komunikacion dhe në të shumtën e rasteve shkaktohen si pasojë e pakujdesisë së shoferëve gjatë vozitjes, duke rrezikuar kështu jetën e tyre dhe të pjesëmarrësve tjerë në trafik.

Vuçiq acarohet keq me pyetjet për Kosovën: Mos më provokoni, është territor i Serbisë

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, është ndjerë i acaruar ndaj pyetjeve rreth Republikës së Kosovës në Tivat.

”Mos më provokoni me pyetje”, u tha ai gazetarëve, duke fantazuar madje se ”Kosova është territor i Republikës së Serbisë”.

Kjo ndodhi në një konferencë të sotme për media në kuadër të pjesëmarrjes së tij në Samitin e Brdo Brionit.

”Nuk ka Republikë të Kosovës, as sipas rezolutës 1244, as sipas OKB-së”, ka thënë ndër të tjera Vuçiq.

Tragjike në Tetovë – Nënë e bijë gjenden të vdekura në shtëpinë e tyre

Një ngjarje tragjike ka ndodhur në fshatin Sllatinë të Tetovës, ku nënë e bijë janë gjetur të vdekura në rrethana misterioze.

Sipas mediave vendase, nëna 36-vjeçe dhe e mitura 4 vjeçe janë gjetur të pajeta në shtëpinë e tyre, ndërsa babai dhe djali janë në gjendje të rëndë në Spitalin e Tetovës.

Ngjarjen e ka konfirmuar Policia e Tetovës, të cilët bëjnë të ditur se denoncimi është bërë rreth orës 14:00.

“Sot (8 -tetor) rreth orës 14:00 në SPB Tetovë T.J. nga Tearca në cilësinë e mjekut ka raportuar se është thirrur për intervenim në fshatin Sllatinë nga M.Z. nga Sllatina e Tetovës, e cila në shtëpinë e tyre familjare ka gjetur pa shenja jete vajzën e saj K.Sh (36) dhe mbesën e saj të mitur, ku është konstatuar vdekja”.

“Menjëherë pas raportimit është vepruar dhe është siguruar vendi ku ekipi nga SPB Tetovë në bashkëpunim me prokurorin publik kanë kryer inspektimin dhe me urdhër të prokurorit trupat e pa jetë të të ndjerëve janë dorëzuar për obduksion, ndërsa bashkëshorti i saj R.Sh. (50) së bashku me djalin e tij të mitur, do të transferohen për ndihmë mjekësore në Spitalin klinik të Tetovës, e më pas personi R.Sh. do të ndalohet në Komisariat për veprime të mëtejshme”, njofton Policia e Tetovës.

Ishte për vizitë tek i biri, ndërron jetë në Amerikë Daut Syla

Vizita për ta shuar mallin për të birin ishte e fundit për Daut Sylën nga Beçuku i Vushtrrisë i cili ndërroi jetë derisa po qëndronte në një vizitë tek djali i tij në ShBA.

Siç njoftojnë familjarët varrimi i të ndjerit do të bëhet nesër në ora 15.30 në varrezat e fshatit Beçuk.

Njoftimi nga familjarët:
Të Allahut jemi dhe tek Ai do të kthehemi
Mia, shoke e dashamire ju njoftojme se vorrimi i
Babes ton DAUT SYLA behet 09-10-2024 pra neser ne ora 15:30 ne shatin BEQUK
Lusim Zotin qe Baben ton ta ketë mëshirue me
xhenet

 

E trishtë: Vdes profesori i njohur

Ka ndërruar jetë profesori i njohur nga Podujeva, Nazmi Halimi.

Lajmi për vdekjen e tij e bëri të ditur ish-presidenti i Kosovës, Fatmir Sejdiu, shkruan Gazeta Imazhi.

Shkrimi i plotë:

Lamtumirë mik i dashur

Sot pas një ataku kardiak të cilit nuk mundi t’i mbijetojë shkoi në jetën e amshueshme Prof. Nazmi Halimi mik i imi prej dekadash.

Iku burri i dheut me zemër e shpirt kristali duke lënë pas një bagazh jashtëzakonisht të çmueshëm të punës prej intelektuali të pashembullt dhe atdhetari të devotshëm e të patrembur. Këto ishin veçoritë e tij. Ishte veprimtar i guximshëm dhe njeri i pahile.

Ishte prind i përkushtuar që nuk u dorëzua asnjëherë para sfidave të rënda që i përjetoi.

I tillë ishe o mik i dashur. Na le shumë heret.
Do të kujtojmë guximin dhe krenarinë tënde.

Të qoftë i lehtë dheu i Kosovës të cilën e dashte nga thellësia e shpirtit tënd të fisëm!

E dhimbshme: Ndërron jetë në vendin e punës drejtori i administratës së MAPL-së

Drejtori i administratës në Ministrinë e Administrimit të Pushtetit Lokal, Nazmi Halimi, ka ndërruar sot jetë.

Lajmin e ka bërë të ditur vet dikasteri i MAPL-së.

IndeksOnline raporton se Halimi ndërroi jetë si pasojë e një ataku kardiak, teksa gjendej në ambientet e punës.

“Drejtori Nazmi Halimi ishte një profesionist i shkëlqyer dhe një mik i vërtetë për të gjithë ne. Puna e tij dhe sjellja e tij kolegiale do të mbeten gjithmonë në kujtesën tonë. Shprehim ngushëllimet tona më të sinqerta familjes dhe të afërmve në këtë moment të vështirë” thuhet në komunikatën e lëshuar nga MAPL-ja.

“Mund ti ketë rënë nga dora infermierëve -‘Shkova ta merrja në shtëpi, e gjeta të vdekur’! Foshnja ndërroi jetë në spital flet babai

Një foshnje vetëm 5-diteshe ka humbur jetën në Maternitetin e Spitalit Rajonal Vlorë. I porsalinduri ka humbur jetën të premten dhe për rastin kanë nisur hetimet për një nga mjeket e spitalit.

Mjekja, 53-vjeçare, Idajete Cane në Maternitetin e Vlorës, është proceduar penalisht dhe dyshohet për veprën penale “Mjekim i pakujdesshëm”. Edhe babai i të miturit, Neritan Halilaj fajëson doktoreshën, teksa shton se ende nuk i kanë dhënë një arsye për vdekjen e të birit.

Në “Shqipëria LIVE”, ai u shpreh se dyshon që djali mund tu ketë rënë nga dora infermiereve gjatë kohës kur e ndërronin.

“Shumë e vështirë. Shkova për të marrë djalin në maternitet dhe e gjeta të vdekur. Nuk kam fjalë. E çova nusen për të lindur në maternitet për të lindur, shkova ta merrja ditën e 3-të. Më thanë do rrijë dhe pak se po merr djali një mjekim. Ditën e 5-të më thanë që djali është mirë. Po i bënin ca kontrolle. Ditën e 6-të, më tha gruaja që do dalim. I thashë babit të shkonte ta merrte sepse unë isha në punë. Më merr gruaja më vonë e më thotë që ‘Djali vdiq!’. Nuk e di se çfarë i kanë bërë djalit. Do e çoj deri në fund. Faji ne ka mjekja, nuk e di se çfarë i ka bërë. Nuses i ra të fikët atje, shkova dhe unë, edhe mua më ra të fikët. Nuk na kanë thënë asgjë, se çfarë apo si ndodhi, as policia. Na thanë të presim rezultatet e autopsisë. Kemi një vajzë 4-vjeçare, ky ishte fëmija i dytë. Unë ia kam bërë nuses të gjitha kontrollet dhe kujdesin. Djali lindi i shëndetshëm, nuk e di se çfarë i kanë bërë ata atje.

Mjekja është ende në punë, nuk është pezulluar. Të marrësh jetën e një foshnje e të shkosh akoma në punë nuk e di. Nusja ime nuk është mirë, atje i ka rënë 4 herë të fikët, nuk i kishin bërë gjë. Pastaj e gjeta të shtrirë me serum.

Nusja i kishte dhënë djalit për të pirë, i kishin bërë dhe vaksinë si të gjithëve, dhe ishte mirë. Pastaj e kishin vendosur të flinte. më parë e kishin peshuar e kishte mbushur kartelën që të dilte. Pastaj kishte shkuar ta merrte që të dilnin, nuk e lejonin, i thoshin është çështje emergjence. Deri sa i thanë që ndërroi jetë.

Mua më ka marrë nusja në spital dhe më tha ‘hajde se djali vdiq’. Kur shkova kam parë vetëm policë, asnjë mjek. Nuk më ka ardhur ende njeri të më thotë si ndodhi ngjarja. Nuk më kanë dhënë ende asnjë arsye se për se ndodhi e gjitha kjo. E prisnim djalin ta merrnim në shtëpi, jo ta kishim të vdekur.

Unë nuk ia fal kurrë asaj doktoreshe. Do i shkoj deri në fund, e di që jetën ia ka marrë ajo. Dua arsyen pse djali im vdiq, sepse ai ishte i shëndetshëm, nuk ishte i sëmurë. Sa herë shkoja në spital, e gjeja duke luajtur në telefon, në tavolinën e saj. Gruas sime i kishte rënë të fikët, ajo nuk kishte lëvizur nga tavolina e saj. Tek spitali ka kamera, i ka marrë policia. Unë dyshoj se u ka rënë djali nga dora sepse efektivët na pyetën ‘mos i ka rënë kunatës nga dora bebi’. Kunata as që e kishte prekur. Ata duan të na e lënë ne fajin për vdekjen”– tha ai.