Parashikimi i motit për fundjavë

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka bërë të ditur se gjatë fundjavës do të mbajë mot i vranët dhe me riga shiut.

Të shtunën do të ketë temperatura deri në 19 gradë Celsius, ndërkaq të dielën deri në 17 gradë Celsius, përcjell Klankosova.tv.

“Të shtunën parashihet të mbajë mot kryesisht i vranët dhe me riga të kohëpaskohëshme të shiut. Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 10-12 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 16-19 gradë Celsius.  Do të fryjë erë kryesisht nga veriperendimi e lehtë deri mesatare”.

“Të dielen do të mbajë mot kryesisht i vranët dhe vende -vende me riga të dobëta shiu. Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 9-11 gradë Celsis, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 14-17 gradë Celsius. Do të fryjë erë nga drejtimi i veriperendimit e lehtë deri mesatare. Java e ardhshme parashihet me kushte të mira meteorologjike, me temperatura mbi 20 gradë Celsius”, thuhet tutje në njoftimin e IHMK-së.

Konsumimi i këtij lloji të mishi rrit rrezikun e kancerit dhe sëmundjeve të zemrës

“Ulja e konsumimit të mishit ka përfitime të shumta për shëndetin”! Çfarë përmban mishi që mund të rrisë rrezikun e vdekjes së parakohshme? Një nga përbërësit mund të jetë hekuri heme, një formë e hekurit që gjendet kryesisht në gjak dhe muskuj. Ai mund t’i nxitë radikalet e lira që shkaktojnë kancer, të veprojnë si prooksidues. Kështu, hekuri mund të konsiderohet si një thikë me dy presa. Kur është në sasi të vogla, shkakton anemi dhe kur është në sasi të mëdha, mund të rritë rrezikun e prekjes nga kanceri dhe sëmundjet e zemrës.

Trupi ynë nuk ka një mekanizëm specifik për të eliminuar hekurin e tepërt nga trupi, por organizmi njerëzor ka evoluar në mënyrë të tillë që e rregullon vetë sasinë e hekurit të përthithur. Nëse në trup nuk ka hekur të mjaftueshëm, zorrët fillojnë të rrisin përthithjen e hekurit, kur ka sasi të tepërta, zorrët e ulin sasinë e përthithjes.

Mirëpo ky sistem i ngjashëm me një termostat, funksionon në mënyrë efikase vetëm nëse në dietë përfshihet burimi kryesor që është hekuri, ai lloj hekuri nonheme që gjendet kryesisht tek ushqimet bimore.

Nëse në gjak keni sasi të mjaftueshme hekuri, trupi është 5 herë më efektiv në bllokimin e përthithjes së hekurit të tepërt nga ushqimet bimore, sesa nga ushqimet shtazore. Kjo mund të jetë edhe arsyeja përse hekuri heme lidhet me rrezikun e prekjes nga kanceri dhe sëmundjet e zemrës, shkruan living.al. Ndoshta për këtë, ky lloj hekuri lidhet edhe me rrezikun e prekjes nga diabeti, ndërsa hekuri nonheme jo.

Po nëse largojmë hekurin nga trupi i njeriut, a mund të ulet përqindja e njerëzve të prekur nga kanceri? Studimet kanë treguar se njerëzit që dhuronin rregullisht gjak për të reduktuar depozitat e tyre të hekurit, e përgjysmonin rrezikun e prekjes apo vdekjes nga ndonjë kancer i ri zorrësh për një periudhë 5-vjeçare, transmeton klankosova. Zbulimet ishin kaq mbresëlënëse, saqë në një editorial të revistës së Institutit Kombëtar të Kancerit, shkruhej se këto rezultate duken shumë të mira për të qenë të vërteta.

Të dhurosh gjak është fantastike, por pikësëpari duhet të parandalojmë depozitimin e hekurit të tepërt në organizëm. Industria e përpunimit të mishit, po punon për aditivët që zhdukin efektet toksike të hekurit heme, por do të bënit mirë që në dietën tuaj, të shtonit ushqime bimore; këto trupi mund t’i tretë më mirë.

Xhamia e Jabllanicës përfundon nën ujë, imami dhe familja e tij shpëtuan pasi qëndruan në çati

Kushteve të rënda atmosferike në Bosnje dhe Hercegovinë nuk iu ka shpëtuar as një xhami në Jabllanicë, vendi ku u prek më sa shumti nga vërshimet.

Kryeimami i Bashkësisë Islame në Jabllanicë, Ekrem ef. Hoxhiq, i tha gazetarit të Anadollit se xhamia ishte plotësisht nën ujë.

Mbi sipërfaqen e ujit dukej vetëm maja e çatisë dhe minarja.

Kryeimami tha se imami dhe familja e tij kanë shpëtuar nga vërshimi në momentin e fundit, kanë qenë për një kohë në çati.

“Efendija mezi ka ikur me gruan dhe fëmijën, edhe fqinjët kanë qenë në çati, sapo kam dëgjuar, gruaja dhe fëmija janë aty në Jabllanicë, Efendija ka ngelur për të ndihmuar fqinjët se tani uji është larguar, ka gurë. u largua”, tha Hoxhiq raportojnë mediat boshnjake.

Ky është ushqimi që i’u shërbye ushtarëve të FSK-së sot në Prishtinë

Pasi tema e ushqimit të ushtarëve të Forcës së Sigurisë së Kosovës (FSK) për disa ditë me radhë ngjalli reagime në opinion, nga FSK tregojnë se çfarë iu është shërbyer sot ushtarëve të tyre në kazermën “Adem Jashari”, në Prishtinë.

Zëdhënësja e FSK-së, Liridona Gashi përmes një postimi në rrjetin social në Facebook ka publikuar disa fotografi nga menza duke treguar ushqimin e ushtarëve për ditën e sotme.

“Për kureshtarët, kjo është menya e ushqimit që po u shërbehet pjesëtarëve të FSK-së sot”, ka shkruar Gashi.

Përmbytjet në vendet e rajonit, IHMK tregon nëse rrezikohet edhe Kosova

Shtetet e rajonit janë përfshirë nga përmbytjet dhe rrëshqitjet e dheut, me Bosnjën dhe Hercegovinën duke raportuar madje edhe për viktima.

Në këtë situatë alarmante, Klankosova.tv kontaktoi Besim Aliun, përfaqësues nga Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës, për të kuptuar më mirë situatën meteorologjike dhe rrezikun e mundshëm për vendin tonë.

Aliu konfirmoi se në Kosovë pritet shi në të gjithë territorin, por me intensitet të dobët deri në mesatar, dhe theksoi se duke u bazuar në shumë faktorë, për fat, ne nuk rrezikohemi nga përmbytjet si shtetet fqinje.

Ja ku ndodhet e vetmja rrugë në botë që nuk ka kufizime shpejtësie

Pra, në Ishullin e Manit, qeveria lokale, e cila gjithashtu gëzon pavarësinë relative nga pjesa tjetër e Mbretërisë së Bashkuar, nuk ka vendosur asnjë kufizim shpejtësie në rrugët publike të ishullit.

Në vitin 2006, një referendum u mbajt midis njerëzve të Mann për të vendosur një kufi maksimal të shpejtësisë prej 70 milje në orë (112 km/h), i cili vlen edhe për pjesën tjetër të Mbretërisë së Bashkuar. 54% e banorëve votuan kundër masës.

Fakti që nuk ka kufizim kombëtar të shpejtësisë në rrjetin rrugor Mann nuk do të thotë që pjesa tjetër e kufirit të shpejtësisë nuk zbatohet, ndërsa brenda zonave të banuara zbatohen kufijtë 30 dhe 50 km/h në varësi të situatës.

I vetmi kufizim i shpejtësisë kur u vendosën në rrugët e ishullit ishte gjatë pandemisë së koronavirusit në vitin 2020 me kufirin maksimal të shpejtësisë të vendosur vetëm në 60 km/h, i cili më pas u rrit në 100 km/h dhe më pas, me heqjen e masave kufizuese u shfuqizua.

Nga viti 2025 WhatsApp s’do të funksionojë në këto modele telefonash

Rrjeti social WhatsApp po përditëson sistemin operativ dhe nuk do të funksionojë më në disa modele të vjetra të iPhone, shkruan “Mobiletelco”.

Nga 24 shkurti i vitit 2025 kërkesa minimale për WhatsApp-in në pajisjet iPhone do të jetë instalimi i sistemit operativ iOS 14.1.

Kjo do të thotë se në iPhone 6, iPhone 5s, iPhone 6 Plus dhe modelet më të vjetra nuk do të funksionojë WhatsApp-i pasi nuk mund të përditësohen në versionin e kërkuar të sistemit operativ.

Si arsye kryesore për këtë vendim, rrjeti social që menaxhohet nga Meta përmend sigurinë e përdoruesve dhe thotë se sistemet e vjetra operative nuk i plotësojnë të gjitha standardet e nevojshme për funksionet e nevojshme.

Për përdoruesit e Androidit, nuk ka kërkesa të reja të sistemit – mjafton të keni Android 5.0 dhe mund të përdorni WhatsApp-in.

Ministria e Financave po kërkon puntorë, paga 500 euro

Ministria e Financave, Punës dhe Transfereve po kërkon 32 zyrtarë të mirëqenies sociale për zyrat e pensioneve, në kuadër të Projektit të reformës së asistencës sociale.

Këta zyrtarë do të ndihmojnë në proceset aktuale administrative në zyrat e pensioneve dhe gjithashtu do të trajnohen në sistemin e ri.

Zyrtarët do të punojnë me kohë të plotë dhe do të paguhen 500 euro bruto (duke përfshirë të gjitha kontributet pensionale dhe taksat).

“Zyrtarët do të angazhohen për periudhë 1 vjeçare dhe do të ndihmojnë në proceset administrative përfshirë këtu mbështetjen e qytetarëve si dhe realizimin e procesit të verifikimit për skema të ndryshme sociale të zbatuara në kuadër të Ministrisë”.

Haradinaj: Nëse Kurti i mbërrin 25% të votave, i lumi ai për veti

Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, është shprehur i bindur se kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, dhe Lëvizja Vetëvendosje nuk do t’i marrin 25 për qind të votave në zgjedhjet e 9 shkurtit të vitit 2025.

“Nuk e shoh Kurtin që i kalon ndonjëherë 30 për qind në zgjedhje. Edhe 25 kur e mbërrin, i lumi ai për veti. Nuk po them se do të jetë partia e parë”, ka thënë Haradinaj.

Sipas tij, këtë do t’ia pamundësojë keqqeverisja e tij në katër vjetët e fundit.

“Sepse filluan që të gjithë t’ia kuptojnë mashtrimin… I dolën dy deputetë, një degë në Drenas. Ne jemi në proces të rritjes sonë, mundemi edhe ne të jemi fitues. Por nuk besoj se Kurti do t’i fitojë zgjedhjet. E shihni sa me gëzim po thonë ata po luftojnë për vend të dytë”, ka thënë ai në Paradoks.

Pasojat katastrofike të përmbytjeve në Bosnje dhe Hercegovinë, të paktën pesë të vdekur

Pasojat katastrofike të përmbytjeve në qytetet e Bosnjë-Hercegovinës, më të rëndat në Jabllanicë, rezultuan në të paktën pesë të vdekur, raporton mediumi N1 në këtë shtet.

Reshjet e shiut në 24 orët e fundit në rajonin e komunave Jabllanicë, Konjiq, Kiseljak, Fojnicë dhe Kreshevë kanë shkaktuar vështirësi për banorët e këtyre komunave.

“Për shkak të vërshimeve të mëdha dhe rrëshqitjeve të dheut, një numër i madh i popullatës është në rrezik, me informacione se ka viktima si dhe një numër të madh të të lënduarve dhe personave të zhdukur”, njoftoi Administrata Federale e Mbrojtjes Civile atje (FUCZ).

Komuna e Kiseljakut shpalli gjendjen e fatkeqësisë natyrore.

DCIM102MEDIADJI_0296.JPG