E rrallë: Një grua në Obiliq kapet me dy armë e municion

Posedimi i armëve është shndërruar në një dukuri mjaft shqetësuese në Kosovë. Pothuajse çdo ditë, Policia has në persona që posedojnë armë ilegale dhe sillen lirshëm me to. Jo rrallëherë të tilla raste zbulohen edhe pas kontrolleve në vendbanime të ndryshme. Kështu ndodhi të enjten në Obiliq, por si rrallëherë, kësaj radhe e dyshuar është një grua, raporton Gazeta Sinjali.  

E dyshuara për këtë rast është një 52-vjeçare, e cila u arrestua pasi u kap me dy armë dhe dhjetëra fishekë që i posedonte ilegalisht.

Sinjali mëson se gruaja e dyshuar u arrestua në shtëpinë e saj në fshatin Palaj të Obiliqt, pasi disa njësi policore intervenuan nën dyshimet për posedim të armëve të zjarrit.

Një armë iu sekuestrua menjëherë në vendin e ngjarjes e më pas u gjet edhe një armë tjetër, me rreth 30 fishekë.

Ndaj saj, Prokurori i Shtetit urdhëroi masën e ndalimit policor dhe inicimin e hetimit.

Por, arrestimi i saj u përcoll me rezistencë, jo nga e dyshuara, por nga vëllai i saj.

Të njëjtat burime kanë bërë me dije se vëllai i të dyshuarës ka tentuar që t’i dalë në mbrojtje motrës, duke e penguar Policinë, por që e pësoi edhe vet.

Për shkak të veprimeve të tij gjatë arrestimit të 52-vjeçares, i njëjti u prangos dhe u shoqërua në stacion policor për intervistim.

Prokurori ka urdhëruar që i dyshuari të dërgohet në mbajtje dhe të hapet rasti për veprën penale “Pengim i personit zyrtar gjatë kryerjes së detyrave zyrtare”.

Merret vendimi për policin që plagosi nënën në Prishtinë

Inspektorati Policor i Kosovës ka rekomanduar suspendimin për dy zyrtarë policorë, në dy raste të ndryshme në Prishtinë dhe në Mitrovicë.

Lidhur me rastin e parë, policia ka pranuar informacione sot pas orës 12:00 për një plagosje me armë zjarri të ndodhur në rrugën “Mukadeze Lika” në Prishtinë.

Menjëherë pas marrjes së informatës policia ka dalë në vendin e ngjarjes  dhe ka ndërmarrë veprimet e nevojshme operative policore.

Pasi që në rast dyshohet se është përfshirë një zyrtar policor, janë njoftuar menjëherë edhe hetuesit e IPK-së të cilët kanë dalë në vendin e ngjarjes.

Bazuar në veprimet  fillestare hetimore në këtë rast është, lënduar një person nga shkrepja e armës.

E lënduara është dërguar për tretman mjekësor, ndërkohë që hetuesit e IPK-së në koordinim me prokurorinë dhe IPK-në pritet të ndërmarrin edhe shumë veprime hetimore.

I dyshuari në këtë rast (zyrtari policor) është shoqëruar në Inspektoratin Policor, përderisa është rekomanduar suspendimi i tij si dhe i është konfiskuar arma zyrtare, e cila dyshohet se është përdor në këtë rast.

Rasti tjetër në të cilin IPK-ja ka rekomanduar masën e suspendimit ka ndodhur në Mitrovicë.

Në këtë rast IPK ka rekomanduar suspendimin e një rreshteri policor më dyshimin se i njëjti ka kryer veprën penale “Përvetësimi në detyrë”.

Hetuesit e IPK-së në konsultim të vazhdueshëm me Prokurorinë e Shtetit  pritet të ndërmarrin edhe veprime të tjera hetimore lidhur me këto raste për të sqaruar rrethanat e të dy rasteve.

Gruaja e plagosur në Prishtinë në gjendje të rëndë

Komandanti i ri i KFOR-it mbërrin në Kosovë

Komandanti i i ri i misionit të NATO-s në Kosovë, KFOR, ka mbërritur në Kosovë.

Gjeneralmajor Enrico Barduani nga Italia do ta marrë detyrën e re më 11 tetor në një ceremoni në shtabin e KFOR-it në Prishtinë.

KFOR-i, ka njoftuar se Barduani u prit nga ambasadori italian në Kosovë, Antonello De Riu.

Gjeneralmajor Barduani do të jetë komandanti i 29-të i KFOR-it. Ai do të pasojë gjeneralmajorin Ozkan Ulutash nga Turqia.

Barduani do të jetë gjenerali i 14-të italian që komandon misionin e KFOR-it. Ai ka pasur karrierë të gjatë si brenda dhe jashtë Italisë. Posti i tij i fundit ishte në kabinetin e ministrit të Mbrojtjes së Italisë, Guido Crosetto, ku shërbeu si shefi i politikës së mbrojtjes.

Paralajmërimet për përmbyjtje në Prishtinë, komuna merr këtë vendim

Reshjet e shiut dhe paralajmërimi për përmbytje të mundshme ka mobilizuar institucionet e sigurisë dhe emergjencave në kuadër të Komunës së Prishtinës.

Drejtori për Siguri dhe Emergjenca në Prishtinë, Lulzim Fushtica ka thënë se intensiteti i reshjeve po rritet dhe se presin të ketë raste të vërshimeve, por sipas tij janë bërë të gjitha përgatitjet e nevojshme në këtë drejtim.

Fushtica ka deklaruar se nga bisedat dhe informacionet që kanë nga Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës sot, nesër dhe pasnesër parashihet të ketë të reshura intensive që kryesisht është paralajmëruar për pjesën perëndimore të Kosovës, por që do të përfshijë edhe pjesët tjera e edhe kryeqytetin, por në intensitet më të vogël.

“Shpresoj që nuk do të kemi raste si në Bosnje e Hercegovinë, ne kemi bërë të gjitha parapërgatitjet. Nga sot kemi funksionalizuar Shtabin Emergjent. Kam qenë në kontakt me të gjithë përfaqësuesit që janë pjesë e shtabit, i kemi dërguar instruksionet që t’i angazhojnë ekipet kujdestare që të jenë në kujdestari 24/7, por kur kemi rrebeshe të shiut për fat të keq askush nuk më të jetë i përgatitur në të tilla raste”, ka theksuar ai, për RTK.

Fushtica tha se Qendra Operative Emergjente funksionon 24 orë në 7 ditë të javës, e në të tilla raste shtohet edhe numri i zyrtarëve, prandaj ka bërë të ditur se të gjithë qytetarët mund të lajmërohen në numrat e kësaj qendre emergjente që janë 080012233 dhe 080012244 nëse kanë nevojë.

E dhimbshme: Ky është 64 vjeçari që vdiq në aksidentin e rëndë në autostradën “Ibrahim Rugova”

Një person ka humbur jetën si pasojë e një aksidenti në autostradën “Ibrahim Rugova” që ndodhi rreth një ore më parë, raporton Sinjali.

Në aksident janë përfshirë një veturë dhe një kamion, personi i lënduar nga ky aksident ishte transportuar me urgjencë për në spital, por sipas informacioneve të fundit nga Policia për Sinjalin, thuhet se ka ndërrua jetë.

Sinjali ka mësuar ekskluzivisht se viktima e këtij aksident tragjik është Sokol Thaçi rreth 64 vjeçar, i cili nuk arriti t’i mbijetonte plagëve të marra.

Rastin për Sinjalin e ka konfirmuar edhe zëdhënësi i Policisë, Bajram Krasniqi, ku tha se personi i lënduar nga ky aksident ka ndërruar jetë.

“Lidhur me informatën e parë për aksidentin në autostradë, tashmë nga njësia policore është pranuar informata se, ekipi mjekësor ka konstatuar se një person i përfshirë në aksident është pa shenja jete. Trupi i pajetë dërgohet në IML për obduksion”, tha Krasniqi për Sinjalin.

“Polici dyshohet se plagosi nënën në kokë”, detaje të reja nga incidenti në Prishtinë

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur ditën e sotme në Prishtinë, ku një grua dyshohet se është plagosur pasi u qëllua nga djali i saj, raporton Gazeta Sinjali.

Siç mori vesh ekskluzivisht Sinjali, i dyshuari për rastin është një zyrtar policor, i cili dyshohet se e ka qëlluar me armë zjarri nënën e tij.

Ndërkohë, Sinjali ka mësuar detaje të reja rreth këtij incidenti, ku i dyshuari mësohet se e ka plagosur nënën e tij në kokë, teksa ngjarja ka ndodhur brenda shtëpisë së tyre.

Gjendja e të lënduarës vazhdon të jetë e rëndë dhe drejtori në Klinikën Emergjente, Naser Syla tha për Sinjalin se ajo pritet të operohet nga mjekët kujdestar.

“Gjendja e të plagosurës është e rëndë, ende nuk është intervenuar, pritet të intervenohet për t’u operuar nga ekipet kujdestare të kirurgjisë”, tha ai për Sinjalin.

E lidhur me rastin, Inspektorati Policor i Kosovës tashmë ka rekomanduar suspendimin e tij teksa është bërë e ditur se iu është konfiskuar arma zyrtare e cila dyshohet se është përdor në këtë rast.

Sipas një njoftimi, hetuesit e IPK-së në koordinim me prokurorinë dhe IPK-në pritet të ndërmarrin edhe shumë veprime hetimore.

Zhegrova, Muslija dhe Muric bëjnë këtë veprim para grumbullimit

Tre futbollistët e përjashtuar nga Franco Foda gjatë muajit shtator, Edon Zhegrova, Florent Muslija e Arianet Muric, i kanë kërkuar falje publike Federatës së Futbollit të Kosovës.

FFK-ja ka publikuar letrën e plotë të kërkim faljes, ku edhe këta tre futbollistë janë ftuar për ndeshjet e muajit tetor, kundër Lituanisë dhe Qipros, shkruan IndeksOnline.

Në të shkruan:

Të nderuar:

Bashkëlojtarë, trajner, Federatë dhe mbi të gjitha tifozë të Kombëtares së Kosovës

Po u drejtohemi me këtë letër për t’u thënë se kemi bërë një gabim dhe nuk i kemi ndjekur rregullat e ekipit kombëtar! Për këtë ne duam t’i kërkojmë falje trajnerit, bashkëlojtarëve, Federatës dhe tifozëve.

Ne duam te luajmë për shtetin tonë dhe gjithmonë do të bëjmë më të mirë në të ardhmen.

Letra është nënshkruan nga vet Zhegrova, Muric dhe Muslija.

Treshja në fjalë është përjashtuar nga grumbullimi i muajit shtator, për arsye se kanë thyer rregullat e selektorit dhe Federatës.

Gruaja e plagosur në Prishtinë në gjendje të rëndë

Një polic ka plagosur mesditën e sotme aksidentalisht nënën e tij në Prishtinë. 

Drejtori i Emergjencës në QKUK, Naser Syla, ka deklaruar se gjendja e gruas është e rëndë.

“Njëherë për njëherë është gjendje e rëndë e saj, janë krye ekzaminimet, tash po priten intervenimet e ekipeve të anestezionit dhe kirurgjisë”, u shpreh ai.

Ndryshe, rastin e ka konfirmuar edhe zëdhënësja e Policisë së Kosovës për Rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.

“Sot rreth orës 12:20, kemi marrë informatën për një plagosje me armë zjarri të ndodhur në rrugën “Mukadeze Lika-Muhaxheri” në Prishtinë. Menjëherë pas marrjes së informatës policia ka dalë në vendin e ngjarjes dhe ka ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme që konsistojnë në hetimin e rrethanave që karakterizojnë ngjarjen. Bazuar në të dhënat fillestare, në këtë rast nga arma e zjarrit është lënduar një person. E lënduara është dërguar për tretman mjekësor”, tha Ahmeti për Indeksonline.

Kamioni bie në lumin Ibër, tre persona lëndohen lehtë

Tre persona kanë mbetur të lënduar lehtë në një aksident trafiku që ka ndodhur sot në afërsi të Kërshit të Dudës në pjesën jugore të Mitorivicës, raporton Kossev, transmeton Klan Kosova.

Personat në fjalë ndodheshin në kamion, i cili për shkak të përshtatjes jo të duhur të drejtimit me kushtet e rrugës, ka zbarkuar në Ibër.

Bëhet e ditur se të aksidentuarit janë transferuar në qendrën kryesore të mjekësisë familajre në veri të Mitrovicës.

Gjuajtje me armë zjarri, plagoset një grua në Prishtinë

Një grua ka mbetur e plagosur me armë zjarri sot në Prishtinë, më saktë në rrugën “Mukadeze Lika”.

Lajmin për Insajderin e ka konfirmuar zëdhënësja e Policisë, Flora Ahmeti duke shtuar se e njëjta është dërguar për tretman mjekësor.

“Sot rreth orës 12:20, kemi marrë informatën për një plagosje me armë zjarri të ndodhur në rrugën “Mukadeze Lika” në Prishtinë. Menjëherë pas marrjes së informatës policia ka dalë në vendin e ngjarjes dhe ka ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme që konsistojnë në hetimin e rrethanave që karakterizojnë ngjarjen”, tha Ahmeti për Insajderi.

“Bazuar në të dhënat fillestare, në këtë rast nga arma e zjarrit është lënduar një person. E lënduara është dërguar për tretman mjekësor”.

Ahmeti bëri me dije se hetuesit policor në koordinim me prokurorinë dhe IPK-në po merren me rastin.