div[data-widget-id="1924179"] { min-height: 300px; }
class="archive paged category category-lajme category-1 custom-background wp-custom-logo paged-850 category-paged-850 wp-theme-news-25 td-standard-pack group-blog hfeed">
Ish-inspektori i Policisë: Mungon siguria për qytetarët, Vetingu i nevojshëm

Ish-inspektori i Policisë së Kosovës Jetullah Aliu, pas konflikteve të armatosura që ndodhën këto ditë, thotë se Vetingu është i nevojshëm që të parandalohet krimi.

“Policia e Kosovës është e trajnuar dhe e specializuar, por Vetingu është patjetër i nevojshëm, jo vetëm në kuadër të policisë, por edhe në krejt procesin gjyqësor. Kemi  zvarritje të rasteve, dhe qytetari është vazhdimisht duke dëgjuar që nuk po dënohet, shumica e rasteve janë dënime me kusht, prandaj qytetari nuk i frikësohet sanksionit që mundet të vijë”, u shpreh ai.

Aliu thotë se qytetarët nuk e meritojnë këtë gjendje të cilën ai e konsideron si të pasigurt.

“Unë mendoj se qytetari nuk e meriton këtë gjendje që e ka sot. Jemi një shoqëri e re, e dalur pas 25 vitesh nga lufta, nuk e meritojmë të ndjejmë një pasiguri nëpër rrugët, në veçanti tash të kryeqytetit por nuk i përjashtoj edhe qytetet tjera”, tha ai në “Edicionin Special”.

Loci nuk shpreh pendesë: Në gishta i njoh ata që i kam rrahur

Mehmet Loci nuk ka shprehur pendesë për veprimtarinë e tij e dhunën e ushtruar në kohën e ish-Jugosllavisë ndaj ish-të burgosurve politikë shqiptarë.

Ai në “Debat Plus”, e mohoi një pjesë të akuzave, por e pranoi që ka ushtruar dhunë ndaj disa shqiptarëve që ishin të burgosur nën regjimin e ish-Jugosllavisë.

“Unë në gishta i njoh kë e kam rrahur”, tha i papenduar ish pjesëtari i Sigurimit të Shtetit, Mehmet Loci i cili kishte vepruar në rajonin e Pejës.

Ndryshe Loci është akuzuar nga shumica e ish të burgosurve politikë që rrëfyen në “Debat Plus” për torturat që i kishin përjetuar gjatë fazës së hetimeve dhe burgjeve të ish-Jugosllavisë.

Ish-pjesëtari i UDB-së, Mehmet Loci e pranon se ka ushtruar dhunë, thotë se e ka bërë vetëm njëherë në jetë

Mehmet Loci, i akuzuari për bashkëpunëtor të aparatit shtetëror serb, e ka pranuar se ka ushtruar dhunë ndaj ish të burgosurve politikë shqiptarë.

Ai tha se nuk është “i shenjtë e as i virgjër” dhe se nuk e pretendon një gjë të tillë.

“Lidhja e duarve për radiator, kurrë se kam apliku… e kam përjetu vetë lidhjen për radiator kur kam ra në burg në 94. Është sot shumë e vështirë të trajtohet një temë kaq e ndjeshme në kuptimin sociologjik dhe psikologjik të familjeve tona… ndiej një obligim a ka mundur ndonjëherë që gërdia ime të më lëshoj, mesiguri që po, a kam qenë në kuptimin e masës represive, që është parapa me rregulloren e punës që mund të ndërmerren masat represive, nuk jam i virgjër dhe nuk jam i shenjtë”, tha ai Dukagjin.

I pyetur se a i ka goditur të burgosurit politikë shqiptarë, ai u përgjigj me “po”.

Dardan Islami për dialogun: S’e fajësoj Kurtin 100%, është një Vuçiq atje që s’është burrë i mirë

Opinionisti Dardan Islami sonte në emisionin “Rubikon” në Klan Kosova ka folur në lidhje me dialogun, duke thënë se për rrjedhën e tij, nuk e fajëson plotësisht kryeministrin Albin Kurti.

Ai u shpreh se atje është edhe presidenti serb, Aleksandër Vuçiq, për të cilin Islami u shpreh se “nuk është fort burrë i mirë” dhe sipas tij, provokon, përcjell Klankosova.tv.

“Unë jam minimalist si tip, nuk është se pres shumë, jam i vetëdijshëm për vështirësitë, nuk dua t’a fajësoj askënd kështu 100 për qind”.

“Nëse hyjmë tani në kohën e dialogut që flasim, unë nuk jam i prirur ta fajësoi Kurtin 100 për qind, me të gjitha gabimet taktike që i ka bërë, sepse e di që është edhe një Vuçiq atje, që s’është fort burrë edhe që provokon, kështu që nuk bije aty”, tha tutje ai.

A guxon Policia e Kosovës me u përballë me familjet problematike? Burim Ramadani: Ka edhe policë që bashkëpunojnë me ta

Eksperti i sigurisë, Burim Ramadani, duke folur për krimin e të dielës në Aktash, tha se në Polici ka burokraci. “procedurë tepër të vështirë”.

Ai, në “Pressing” të T7, tha se policët dhe hetuesit “shpesh i kryejnë me para të veta”.

Ramadani tha se ata i përdorin edhe veturat e tyre personale.

Ai tha se “nuk ka njeri në Kosovë që Policia e Kosovës nuk guxon me hetu, arrestu, trajtu”.

Sipas tij, ka policë që bashkëpunojnë me njerëz problematikë.

“Mund të ketë policë, politikanë, biznesmen, ekonomistë”, tha ai.

Ish-ministri i Brendshëm: Veprimet në veri mund të rrezikojnë pavarësinë

Ish-ministri i Brendshëm, Ilmi Zeka, ka deklaruar se veprimet e fundit në veri të Kosovës mund të nxisin ndërkombëtarët të ndërmarrin hapa që rrezikojnë pavarësinë e vendit.

Sipas Zekës, zgjidhjet që po kërkohen për situatën e tensionuar në veri mund të jenë edhe në kundërshtim me ligjet e Kosovës.

“Problemi në atë pjesë është paksa më i veçantë. Unë kam një dozë të frikës sikur atje jemi duke shkuar në një rrugë që në një të ardhme të afërt do të jetë një zgjidhje e pakryer, zgjidhje që ndoshta mekanizmat ndërkombëtar, duke u nisur prej KFOR-it e të tjerët, që të bëjnë veprime të cilat bien ndesh me ligjet e Kosovës, por do të bien ndesh edhe me pavarësinë e Kosovës. Kjo është frikë personale e imja që, mbas krejt rrethanave 23-4 vite, unë e kam parë se kjo është një frikë reale që mund të vijë në atë shkallë”, ka deklaruar Zeka në emisionin FIVE.

Ai gjithashtu ka theksuar se retorika e liderëve ndërkombëtarë, si presidenti francez, dhe reagimet e shpejta të ambasadave, veçanërisht asaj të SHBA-së, janë një sinjal që duhet të kuptohet seriozisht nga Qeveria e Kosovës.

Sipas Zekës, kjo tregon se Kosova po humbet miqtë dhe aleatët ndërkombëtarë.

“Ju vetëm shikoni ngjarjet e fundit ose diplomacinë, e shihni se çfarë fjalor presidenti francez ishte, janë mesazhe, nëse duam t’i kuptojmë si kosovarë. Edhe reagimet e shpejta të tyre si nga ambasada e SHBA-së, e shteteve të tjera. Faji është tek ne, tek qeveritarët tanë, pse kanë arritur ta sjellin në këtë shkallë qeverinë amerikane, franceze e të tjerë që të reagojnë qoftë edhe për një çështje krejt temë që është në Kosovë. Kemi filluar t’i humbim miqtë, deri ku do të shkojë nuk e di… Në këto tri vitet e fundit nuk kemi lënë, nuk kemi aleat e as miq,” ka thënë Zeka.

‘I famshmi’, Safet Gjici shfaqet sërish, ja çfarë bën tani

Ish kryetari i bashkisë së Kukësit, Safet Gjici, i ka kërkuar gjykatës së lartë që ta shpallë të pafajshëm.

Në rekursin që TCH e disponon, Gjici pretendon se ka rënë më kurthin e kundërshtarëve politikë dhe se afera seksuale e kryer me Alma Kaçin nuk është as shpërdorim detyre dhe as korrupsion.

 

Safet Gjici i thotë gjykatës se kreu marrëdhënie me Kacin me dëshirën e saj dhe se video regjistrimi i bërë publik nuk ka cenuar asnjë marrëdhënie juridike përpos asaj morale dhe etike që ish kryebashkiaku i Kukësit kujton se është ndëshkuar tashmë.

 

Parim Olluri: Sveçla e Drejtori i Policisë duhej të dilnin në Aktash, mungesa e tyre i inkurajon banditët

Gazetari Parim Olluri duke diskutuar në Pressing në T7 për konfliktin “Sekiraqa-Capat”, që përfundoi me vrasjen e Premtim Gashit dhe plagosjen e pesë të tjerëve, tha se mungesa e ministrit Xhelal Sveçla dhe Drejtorit të Policisë në vendin e ngjarjes në Aktash – përçon “mesazh inkurajimi për bandidët”.

“Mungesa e Xhelal Sveçlës, ministrit të MPB-së edhe e Drejtorit të Policisë në vendin e ngjarjes është mesazh i keq. Ishte dashtë që të dy me qenë aty e me përçu mesazh që shteti është i interesuar me i luftu grupet e tilla dhe mos me leju që njerëz të tillë me përça Prishtinën”, tha Olluri në Pressing, transmeton Express.

“Mungesa e tyre i inkurajon bandidët që mi ripërsëritë veprat e njëjta”, tha Olluri.

“Kemi pas shumë raste që besoj që grupet banditeske janë inkuraju, e ki rastin e Sekiraqës ka ikë dhe nuk e dim nëse është t’u e lyp dikush…Njeriu më i famshëm i botës së krimit u arratis…”, deklaroi Olluri.

“Të pret plu***i në mes të ballit”, kërcënohet me jetë dy herë brenda pak muajsh, Zeqiri: Policia po merret me rastin

Kryetari i Zubin Potokut, Izmir Zeqiri, ka njoftuar se është kërcënuar me jetë dy herë brenda tre muajve të fundit.

Siç tregoi në profilin e tij, kërcënimi i është bërë nga një person me emrin Stefan Markov i cili paraqitet të jetë “oficer i MUP-it të Serbisë i angazhuar në Kosovë”,

“Izmir Zeqiri, fryje nënën shqiptare ta q****, të pret plumbi në mes të ballit. Këtu jemi, ju presim juve b***lëpirës të KFOR-it dhe NATO-s. Do të marrësh plumbin, edhe pak, kush të ftoi në festimin e maturës, o bandë terroriste okupatore, e kam mbajtur mirë në mend turirin tënd”, janë mesazhet që ka pranuar kryetari.

Postimi i plotë i kryetarit të Zubin Potokut

Ky i fundit ka treguar për Gazetën Sinjali se tashmë me rastin po merret Policia.

“Kjo është hera e dytë që unë jam kërcënuar nga ky profil. Një herë në maj, por atë kohë s’e kam bërë publike shkaku i hetimeve. Tash edhe me rastin e dytë po merret Policia”, ka thënë Zeqiri për Gazetën Sinjali.

Ai tutje ka treguar se herën e parë kërcënimi i ka ardhur nga jashtë Kosovës, ndërsa për këtë herë nuk e di.

Pavarësisht kësaj, Zeqiri ka treguar se nuk ndihet i frikësuar duke thënë “këtu jam dhe do të jem dem baba dem”.

Sondazh i ri: Ja kush do ti fitoj zgjedhjet në SHBA

Mediumi “The Telegraph” përmes një sondazhi ka parashikuar se zgjedhjet presidenciale të këtij viti në SHBA do t’i fitojë Kamala Harris, pasi kishte mbledhur më shumë vota nga shtetet swing, sesa kundërshtari i saj politik, Donald Trump.

Zëvendëspresidentja ka fituar mjaft shtete të fushëbetejës për ta çuar atë në Shtëpinë e Bardhë në zgjedhjet e nëntorit.

Një sondazh i kryer në shtatë shtete swing [janë ato vende ku asnjëra parti nuk ka bazë të fortë elektorale] për “The Telegraph” nga “Redfield & Wilton Strategies” zbuloi se Harris parashikohet të fitojë shtetet kyçe të Pensilvanisë, Wisconsin dhe Michigan, të cilat do t’a ndajnë asaj 270 delegatë të kolegjit elektoral.

Trumpi parashikohet të fitojë shtetet swing të “Rripit të Diellit” të Arizonës, Gjorgjas dhe Karolinës së Veriut, ndërsa dyshja janë të barabartë me 47 për qind të votave në Nevada.

Sondazhi, po ashtu zbulon se mbështetja e Trumpit në Karolinën e Veriut, një shtet që ai fitoi në vitin 2020, është ulur me dy pikë që nga sondazhi i fundit i “The Telegraph” përpara Konventës Kombëtare Demokratike muajin e kaluar.

Gjetjet tregojnë se Harris ka ngushtuar epërsinë e Trumpit në shumicën e shteteve, pas vendimit të Bidenit për t’u tërhequr nga gara presidenciale më 21 korrik.