E dhimbshme: Vdes veterani i UÇK-së

Veterani i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës nga Ferizaj, Ekrem Metushi, është ndarë sot nga jeta, raporton Gazeta Sinjali.

Lajmin e hidhur e kanë bërë të ditur familjarët në rrjete sociale.

“Me pikëllim të thellë njoftojmë të gjithë familjen dhe dashamirët për ndarjen nga jeta e të dashurit tonë Ekrem Metushi, veteran i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

 

 

Ekremi ishte një njeri i ndershëm dhe patriot, i cili dha një kontribut të madh në lirinë e vendit tonë.

Ai do të mbahet mend për guximin, sakrificën dhe dashurinë e pakushtëzuar për familjen dhe atdheun.”– thuhet në njoftim.

Për detajet e ceremonisë së varrimit, familja tha se do të njoftojnë ndërkohë.

Serbi që sulmoi KFOR-in dënohet me 2 vjet burg

Sllobodan Miletiq nga Zveçani sot e ka pranuar fajësinë për dy vepra penale që i ngarkohen sipas aktakuzës dhe që kanë të bëjnë me ngjarjet në Zveçan të 29 majit të vitit të kaluar.

Sipas aktgjykimit, Miletiq është dënuar me dy vite burgim me kusht dhe 9,500 euro gjobë.

Miletiqit do t’i hiqet masa e paraburgimit pas pagesës së gjobës, theksoi gjyqtari.

Ai pranoi fajësinë për veprat penale të “rrezikimit të funksionarëve”, për të cilat u dënua me dy vjet burgim me kusht dhe “pjesëmarrje në tubim që kryen vepër penale – huliganizëm”, për të cilën dënimi me gjashtë muaj burg u zëvendësua me gjobë në shumën 9,500 euro.

Miletiq u arrestua më 10 maj të këtij viti në vendkalimin Jarinje. Më 12 maj, atij i është caktuar masa e paraburgimit, ku ka kaluar pesë muaj, shkruan Kosovonline.

Ai ishte arrestuar si i dyshuar në trazirat me sulmet që u bënë vitin e kaluar ndaj ushtarëve të KFOR-it.

Deputeti i AAK-së që u përfshi në një aksident trafiku, pritet t’i nënshtrohet një operacioni

Deputeti i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Bekë Berisha ka pasur një aksident trafiku.

Ai ka treguar se si pasojë e lëndimeve nesër në mëngjes do t’i nënshtrohet një operacioni aty ku edhe po trajtohet, në Klinikën Ortopedike në QKUK.

Tregon se ai bashkë me shoferin Pellazg Jakupin kanë pësuar lëndime, që nuk janë shumë të mëdha.

Ky është njoftimi i Berishës:

Të dashur familjarë dhe miq,

Mbrëmë u përfshiva në një aksident trafiku, por fatmirësisht, së bashku me Pellazgun, kemi pësuar vetëm lëndime të vogla. Aktualisht jemi duke vazhduar trajtimin në QKUK, në Klinikën Ortopedike, ku jemi në duar të sigurta nën kujdesin e mjekëve tanë të shkëlqyer, të cilëve u jemi shumë mirënjohës.

Në mëngjes do t’i nënshtrohem një operacioni, dhe jam i bindur se gjithçka do të shkojë mirë.

Ju falënderoj nga zemra për kujdesin dhe shpresoj që t’ua kthej gjithmonë për të mirë.

Me respekt,

Bekë Berisha

Aksidentohet deputeti i AAK-së

Deputeti i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Bekë Berisha ka pasur një aksident trafiku, ku si pasojë ka lënduar krahun e djathtë.

Rastin e ka konfirmuar zëdhënësi i AAK-së Kushtrim Xhemaili, i cili tha se aksidenti ka ndodhur teksa Berisha ishte duke u kthyer nga Gjakova.

Po ashtu bëhet e ditur se kur ka ndodhur aksidenti, Berisha ishte në cilësinë e pasagjerit.

“Deputeti Bekë Berisha mbrëmë derisa ishte duke u kthyer nga Gjakova, në cilësinë e pasagjerit ka pasur një aksident trafiku dhe e ka lënduar krahun e djathtë. Aktualisht, është duke u trajtuar në QKUK dhe gjendja e tij është stabile”, tha Xhemaili për insajderin.

Bie bora e parë në Brezovicë – FOTO

Në lartësitë e maleve të Sharrit ka rënë bora e parë natën mes të dielës dhe të hënës.

Borë ka rënë në resortin turistik Brezovica, tregojnë fotografitë e publikuara nga faqja në Facebook, Brezovica.info.

Fotografitë tregojnë se reshjet e borës në malet e Sharrit kanë mbuluar një pjesë të sipërfaqes së maleve të Brezovicës.

Postimi i plotë:

 

 

Policia kërkon ndihmën e qytetarëve për të identifikuar këta persona

Njësiti i hetimeve të stacionit policor – qendra në Prishtinë, me autorizim nga prokuroria kompetente, kërkon ndihmë nga qytetarët në ofrimin e informatave, të cilat do të ndihmonin në identifikimin dhe arrestimin e personave që shihen në fotografi.

Personat e dyshuar kërkohen për përfshirje në një rast, “Vjedhje e shërbimeve”, që ka ndodhur me datën 19.07.2024 në Prishtinë.

Të nderuar, për çdo informatë që mund të çojë në identifikimin e personave apo vendodhjes së tyre, kontaktoni policinë në numrin e telefonit: 192.

Gjendet pa shenja jete një grua në Prishtinë, Policia jep detaje

Një grua është gjetur pa shenja jete në Prishtinë.

Policia njofton përmes raportit se në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitet relevante ku mjeku kujdestar ka konfirmuar vdekjen e viktimës.

Rasti është nën hetime, njofton Klankosova.tv.

Kryeqytetasit sot mund të udhëtojnë pa pagesë me autobusët e Trafikut Urban

Trafiku Urban ka njoftuar kryeqytetasit se sot mund të udhëtojnë me autobusë urbanë pa pagesë, si dhe biçikletat.

“Të hënën, më 16.09.2024, të gjithë mund të udhëtoni pa pagesë me autobusët e Trafikut Urban në Prishtinë”, ka njoftuar Trafiku Urban të shtunën.

Ndërsa, për biçikleta në njoftim thuhet se duhet të regjistrohen në aplikacion dhe më pas të përdorin pa pagesë gjithë ditën.

“Gjithashtu, pasi të regjistroheni në aplikacionin #nextbike me vlerën prej 5 eurosh, po atë ditë mund të përdorni biçikletat publike pa pagesë, gjatë gjithë ditës”.

Kjo fushatë po bëhet në kuadër të Javës Evropiane të Mobilitetit.

Tahiri: AAK do të jetë befasia e zgjedhjeve

 

Shefi i deputetëve të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Besnik Tahiri, ka thënë për EO se Kosova ka pasur shumë miq dhe mbështetës, të cilët i ka humbur “falë eksperimentimit të vazhdueshëm të kësaj qeverie dhe kësaj shumice”.

Sipas Tahiri, asnjë shtet në botë nuk mund të jetojë pa miq, prandaj brenga më e madhe e tij vazhdojnë të jenë marrëdhëniet, siç thotë ai, në nivelin më të ulët me ShBA-në.

Ai ka thënë se ShBA-ja ka luftuar për Kosovën dhe ka qenë një shtet i cili me besim të madh e ka mbështetur atë në rrugëtimin e vetë dhe forcimin e shtetit.

Tutje, Tahiri ka thënë se nuk pret shumë nga mandati i kësaj qeverie dhe se AAK-ja, me koalicionin e saj, do ta ketë rezultatin më të mirë që e ka pasur ndonjëherë dhe do të jetë “befasia e këtyre zgjedhjeve”.

“Tanimë kuvendit të Kosovës i kanë mbetur edhe tre muaj e gjysmë, nuk pres që do të ndodhë shumë, ky kuvend dhe kjo shumicë parlamentare nuk e ka arrit edhe minimumin e ligjit që është dashtë të përfundojnë sepse që katër vite nuk e kemi ligjin për sigurime shëndetësore, ballafaqimi me shërbime shëndetësore dhe kërkesën për të kryer një shërbim me kushtetutë është ballafaqim dhe brenga më e madhe”.

“Nuk ka arritur të trajtojë ligjin e pagave, sot paga në sektorin publikë për 80 mijë familje janë më të voglat në rajon, nuk ka arritur të bëjë asnjë veprim që lidhet me forcimin e ekonomisë të Kosovës, nuk ka arritur ky kuvend dhe kjo qeveri të shtyjë përpara komisionet hetimore për të adresuar çështjet e korrupsionit, kjo qeveri do të jetë në histori të Kosovës, si qeveria me më së shumti tenda një burimor, dhe tenderi një burimor është burimi i korrupsionit, sepse i kalon procedurat e konkurrimit të lirë dhe të barabartë”.

“Ndërsa kur flasim për menaxhimin e shtetit, ekonomisë nuk ka asnjë investim kapital i cili mundë të jetë pikë referente dhe krahasuese, të gjitha rrugët e Kosovës janë të bllokuara, asnjë nuk është kryer nga këta katër muaj. Ajo që mendoj që është një brengë e madhe është edhe dobësimi i Kosovës dhe subjektivitetit të saj në raport ndërkombëtar, nuk ka mundësi asnjë shtet në botë të jetoj pa miq, Kosova ka pasur shumë miq dhe shumë mbështetës dhe i ka humbë falë eksperimentimit të vazhdueshëm të kësaj qeverie dhe kësaj shumice”, ka thënë ai për Ekonomia Online.

Sipas Tahirit, “kjo qeveri e bënë një gabim fondamental kur flet për ndërkombëtarët, ndërkombëtarët janë Amerika” dhe në kohën e luftës, ata ishin “ndërkombëtarët në funksion me sulmet ajrore gjithandej dhe luftën tonë në terren”.

“Brenga më e madhe për ne vazhdon të jenë marrëdhëniet në nivelin më të ulët me SHBA, dhe këto marrëdhënie padyshim e kanë dobësuar Kosovën dhe secila njohje që i ka ardhur Kosovës, dikund e ka një shtytje të qeverisë amerikane, dhe këto marrëdhënie nuk kanë të bëjnë me dy shtete partnere por me një shtet i cili me një besim të madh e ka mbështet Kosovën në rrugëtimin e vetë dhe forcimin e shtetit”.

“Kjo qeveri e bënë një gabim fondamental kur flet për ndërkombëtarët, ndërkombëtarët janë Amerika, dhe unë i them kësaj qeverie që në kohën e luftës kur ata që ishin kombëtarë të UQK-së, e bënin luftën, dhe ishin këta ndërkombëtarët që ishin në funksion me sulmet ajrore gjithandej dhe me ndihmu luftën tonë në terren, pra ndërkombëtarët nuk janë ndërkombëtarë por janë kombëtarë të prirur prej Amerikës dhe me ta duhet të punojmë ngushtë me synimet tona strategjike në veçanti në forcimin e shtetit të Kosovës”.

Ndërsa për sanksionet e BE-së ndaj Kosovës, Tahiri ka thënë se janë të papranushme, sidomos pas sulmit të Banjskës.

“Sanksionet ndaj Kosovës nuk janë të drejta, këto sanksione ndaj qytetarëve janë të padrejta nuk ka logjikë mbas 24 shatorit sulmit të Banjskës, Kosova me qenë me sanksione dhe Serbia me qendër privilegjore”.

“Sa i përket agjendës rajonale Kosova duhet të jetë pjesë e agjendës rajonale, kudo që Kosova nuk është prezente në agjendën rajonale tregimin për Kosovën, narrativen do ta bëjnë armiqtë e Kosovës, të qenit në tavolinën rajonale forcohet subjetiviteti i Kosovës dhe nuk duhet të hiqet, kushdo që pretendon me heq Kosovën me çfarëdo iniciative rajonale e dëmton edhe mendësinë edhe ndjenjën e madhe që e ka ky popull të dashurisë ndaj perëndimit dhe veçanti ndaj SHBA-së dhe BE-së, pra po na diskriminojnë në diçka që nuk e meritojmë, Kosova e meriton me qenë agjentë rajonale dhe nëse ka një shtet që po bën destabilizim rajonal, ajo është Serbia përmes agjendës ruse dhe serbe”.

“I kam dy vlerësime AAK me koalicionin e vetë do ta ketë rezultatin më të mirë që e ka pasë aleanca dhe do të jetë befasia e kësaj zgjedhje, ngritja jonë strukturore bashkë rendimi në koalicion, argumentimi që e kemi bërë në kuvend, ballafaqimi që e ka bërë kryetari Ramush Haradinaj janë argumente të besueshme që në këto zgjedhje të kemi një ngritje jashtëzakonisht të madhe”, ka përfunduar ai.

Instituti amerikan: Vuçiq mund të shpikë një justifikim, të akuzojë Kosovën për spastrim etnik të serbëve në veri

Muajin e kaluar, drejtori i CIA-s, William Burns vizitoi tre vende të Ballkanit Perëndimor, në mesin e të cilave edhe Kosovën, ku potenciali për konflikte serioze mbetet i lartë.

Shumë e vlerësuan këtë vizitë si vizitën më domethënëse në rajon në pesëmbëdhjetë vitet e fundit, e cila synonte të vinte “vijat e kuqe” për lidershipin politik të rajonit, thuhet në analizën e Institutit Robert Lansing.

Ndalesa e parë e Burns ishte Bosnja dhe Hercegovina, ku ai u takua me anëtarët e Presidencës së BiH-së, të cilëve u dërgoi një mesazh për Milorad Dodik, udhëheqësin kontrovers të entitetit të BiH-së, i cili qëndron mes Putinit dhe Perëndimit si kukulla e Vuçiqit.

Dodik është i njohur për politikën e tij përçarëse, duke përfshirë kërcënimet për të ndarë Republikën Srpska nga Bosnja dhe Hercegovina, mbajtjen e lidhjeve të ngushta me Rusinë, promovimin e gjuhës së urrejtjes kundër boshnjakëve dhe mohimin e gjenocidit të Srebrenicës.

Pas vizitës në Burns, Dodik vuri në dukje se ai kurrë nuk kishte ndërmend të ndante entitetin e RS nga Bosnje dhe Hercegovina.

Edhe pse vizita e Burns në Serbi ishte dukshëm e ulët, roli i Serbisë si qendër për aktivitetet e inteligjencës ruse dhe marrëdhëniet e saj në rritje me Kinën ka të ngjarë të kenë luajtur një rol në vizitë.

Vizita e Burns në Beograd nuk ishte një dhuratë për presidentin Aleksandar Vuçiq, por më tepër një pasqyrim i shqetësimeve më të gjera gjeopolitike që përfaqëson Serbia.

Ndërkohë, vizita e Burns në Kosovë ka ndodhur në një periudhë tensioni mes qeverisë amerikane dhe Kosovës.

Ambasadori amerikan në Prishtinë, Jeff Hovenier, së fundmi ka shprehur shqetësimin e tij se qeveria e Kosovës në disa raste po sfidon interesat e SHBA-së.

Si SHBA, ashtu edhe BE-ja i kanë bërë thirrje kryeministrit të Kosovës Albin Kurti që t’u përmbahet kërkesave ndërkombëtare, veçanërisht duke shmangur veprimet që konsiderohen të njëanshme.

Para disa ditësh, gjatë një takimi me kryeministrin Kurti, disa figura të njohura nga Serbia shprehën shqetësimin për zhvillimin e mundshëm të ngjarjeve në rajon.

Sonja Biserko, presidente e Komitetit të Helsinkit për të Drejtat e Njeriut në Serbi, së bashku me Nenad Çanak, ish-kryetar i Lidhjes socialdemokrate të Vojvodinë dhe Mark Baskin, këshilltar i lartë nga Qendra për Dialog Humanitar, shprehën shqetësimin lidhur me raportimet se po ndërtohen banesa për serbët e Kosovës, veçanërisht ata nga rajoni verior, në rajonin e Sanxhakut të Serbisë.

Ata i kanë bërë thirrje Qeverisë së Kosovës që t’i verifikojë këto raporte.

Treguesit thonë se Vuçiq mund të orkestrojë një plan që përfshin zhvendosjen e serbëve të veriut të Kosovës në Serbi.

“Vuçiq, në gjendjen e tij të vështirë, mund të shpikë një justifikim për të akuzuar Kosovën për spastrim etnik të serbëve, i cili mund të çojë në një situatë shqetësuese humanitare dhe pasoja të rënda për Kosovën në skenën ndërkombëtare”, thuhet në analizën e institutit amerikan, raporton telegrafi.

Ndërkohë, Miroslav Lajçak, i dërguari special i BE-së për Ballkanin Perëndimor, ditë më parë u takua me Vuçiqin.

Pas bisedës së tyre, Vuçiq njoftoi se do t’i drejtohet publikut për situatën në 72 orët e ardhshme.

Ngjarje të tilla po ndodhin vetëm pak ditë para përvjetorit të sulmit terrorist të 24 shtatorit ndaj Policisë së Kosovës në Banjskë, ku mbeti i vrarë polici Afrim Bunjaku.

Të mërkurën, Prokuroria Speciale e Kosovës ka ngritur aktakuzë për 45 persona, përfshirë Milan Radoiçiqin, në lidhje me sulmin.

Serbia ende nuk ka ndërmarrë ndonjë hap konkret për të sjellë para drejtësisë autorët e sulmeve në Banja e Drejtësisë, pavarësisht se shumë prej tyre janë brenda kufijve të Serbisë.