Kërcënimet e Vuçiqit, i kundër-përgjigjet ministri Maqedonci

Ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci, ka thënë se kërcënimi i fundit nga Vuçiq s’është diçka e re dhe se “nuk frikësohemi nga këto kërcënime”.

Maqedonci ka theksuar se përderisa Kosova ka institutcionet dhe strukturat e saj që punojnë për sigurinë e vendit, nuk ka arsye që kërcenimet e Serbisë të jenë shqtësuese.

“Kërcënimi i fundit nga Vuçiq s’është diçka e re, ne nuk frikësohemi nga këto kërcënime. Jemi të përgatitur dhe asnjëherë frikësohemi duke pasur parasysh që i kemi institucionet tona që punojnë vazhdimisht në këtë drejtim”.

Kurti për vizitat në veri: S’janë kundër askujt, ato janë të domosdoshme

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti tha sot se vizitat në komunat veriore nuk bëhen kundër askujt, por ato janë të domosdoshme për të kuptuar nevojat e qytetarëve atje.

Në fjalën e tij në mbledhjen e qeverisë, ai shtoi se në veri të vendit po bëhen investime që siç tha ai, nuk janë bërë në dy dekada.

“Dje bashkë me Xhelal Sveçlen dhe Elbert Krasniqin ishim në një vizitë në komunën e Leposaviqit, përkatësisht në fshatrat Bistricë, Cërajë dhe Leshak dhe më pas në komunën e Mitrovicës së Veriut. Vizitat tonë të zyrtarëve shtetërorë në këto komuna nuk janë kundër askujt, ato janë të domosdoshme për të kuptuar nevojat që këto komuna i kanë pasi ta kemi lënë anash çfarëdo paragjykimi për të cilin qeveria jonë angazhohet që nga dita e parë e saj. Pikërisht për t’i flakur paragjykimet e ndërsjella, dhe për të kuptuar sesa anash janë lënë qytetarët atje, ne po i bëjmë këto vizita të cilat janë vizita pune. Atje po bëhen investime që nuk janë bërë në dy dekada, po shtohen shërbime që u kanë munguar qytetarëve”, u shpreh shefi i qeverisë.

Kurti bashkë me Sveçlën dhe Krasniqin ishin dje në Leshak për ta vënë gurthemelin e stacionit të ri policor atje. Pas kësaj ngjarje, ata u panë edhe në një “fast food” i cili është hapur së fundmi në veri.

Rruga Podujevë- Prishtinë në gjendje të tmerrshme (FOTO)

Rruga Prishtinë-Podujevë dhe anasjelltas është bërë tejet e vështirë për të qarkulluar.

Punimet të cilat kanë nisur prej sa kohësh e vetëm po zvarriten, po e bëjnë kalimin nëpër këtë anë edhe më të vështirë.

E ngjashme është situata edhe sot, pas reshjeve të shiut.

Gropa të shumta janë hapur e kanë dalë në pah, duke e bërë rrugën Podujevë-Prishtinë thuajse të pamundur për të lëvizur.

Në disa pamje të dërguara në redaksi të lajmi.net kuptohet qartë se banorët e kësaj ane çdo ditë e kanë sfiduese për të kryer punët e tyre e që duhet me patjetër t’i bien kësaj rruge.

Kongresistja amerikane thotë se “regjimi i Kurtit po keqtrajton serbët e Kosovës”: Merrni masa ndëshkuese!

Kongresistja Claudia Tenney i ka dërguar letër Dhomës së Përfaqësuesve të SHBA-së, duke thënë se është e shqetësuar me menaxhimin që Albin Kurti po i bën veriut.

Ajo ka thënë se veprimet e kryeministrit Kurti po rrezikojnë paqen dhe stabilitetin në Ballkanin Perëndimor, duke shtuar se teksa “serbët po keqtrajtohen brenda Kosovës, ka mungesë veprimesh nga administrata Biden”.

“Besoj se është koha për të konsideruar ushtrimin e presionit më të madh ndaj regjimit të Kurtit, duke përfshirë marrjen në konsideratë të masave specifike ndëshkuese nëse kjo sjellje vazhdon. Përveç kësaj, KFOR-i duhet të intensifikojë përpjekjet e tij për të mbrojtur pakicën serbe në përputhje me mandatin e tij. Në vend që të mbetet një vëzhgues pasiv apo kalimtar neutral, KFOR-i duhet të marrë një qëndrim më proaktiv duke shtuar patrullat dhe duke parandaluar forcat speciale të Policisë së Kosovës, të armatosura rëndë, që të frikësojnë civilët e paarmatosur” thuhet mes të tjerash në letrën që Tenney i dërgoi Sekretarit Antony Blinken, Dhomës së Përfaqësuesve, ambasadorëve Jeffrey Hovenier e Christopher Hill, ndihmës-sekretarit O’Brien, si dhe kryeministrit Albin Kurti.

Derisa Vuçiq ishte në RTS, në ekranet televizive ‘ka dalë’ një mbishkrim që e ‘përshkruan’ presidentin serb

Aleksandar Vuçiq ishte në Ljubovia për të biseduar me njerëzit rreth minierave të litiumit dhe ajo bisedë u transmetua nga shumë stacione televizive.

Mes tyre ishte edhe RTS dhe vetë biseda hyri në folenë e programit të rregullt, i cili prej kohësh ishte planifikuar dhe dërguar operatorëve kabllorë për ta nxjerrë në pah.

Prej aty, në internet u shfaq një foto interesante, të cilën shumë e shpërndanë në rrjete si një tjetër mesazh i fshehur nga RTS.

Në këtë foto më poshtë presidenti i Serbisë ishte mbishkrimi “Personi më i keq në botë”, i cili është edhe emri i filmit të njohur norvegjez të vitit 2021.

Sigurisht që shumë veta e kanë shfrytëzuar këtë rast për të ndarë dhe bërë shaka me situatën, ndërsa disa janë të mendimit se këtu nuk ka asgjë të rastësishme.

Personi më i keq në botë është komedia romantike e Joakim Trier për një vajzë rreth të njëzetat e cila ende kërkon veten dhe ishte në shumë lista të filmave më të mirë të vitit në 2021.

Tahiri: Tash kur dështoi në hapjen e urës, Kurti po thotë se ‘po presim KFOR-in dhe shtetet e QUINT-it”

Ish-kryenegociatorja e Kosovës për bisedimet me Serbinë, Edita Tahiri, ka reaguar ndaj kryeministrit, Albin Kurti për çështjen e hapjes së urës së Ibrit.

Tahiri beson se Kurti ka dështuar për hapjen e urës dhe sipas saj, ai tash po thotë se po e presin KFOR-in dhe shtetet e QUINT-it.

“Tash kur dështoi ta hap Urën, Kurti e ka gjetur fajtorin – po thotë ‘po presim KFOR-in dhe shtetet e Quint-it” – ka shkruar ajo.

Kujtojmë se Kurti ka thënë se tani janë në pritje të QUINT-in dhe KFOR-it për këtë çështje, duke e përmendur koordinimin me këta mekanizma.

Haradinaj vija të kuqe Kurtit: AAK-ja bën gabim nëse bën koalicion me VV-në

Anëtari i AAK-së, Daut Haradinaj, deklaroi se Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës do të bënte një gabim nëse do të formonte një koalicion me Lëvizjen Vetëvendosje pas zgjedhjeve

Anëtari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Daut Haradinaj, ka shprehur qëndrimin e tij të prerë ndaj një koalicioni të mundshëm me Lëvizjen Vetëvendosje (VV) pas zgjedhjeve të ardhshme.

Në “Debat Plus,” Haradinaj theksoi se një bashkëpunim i tillë do të ishte një gabim i madh për AAK-në.

“Unë po flas i emër për kryeministër, mendoj që AAK e bën një gabim në rast se vetëm e mendon si opsion pas zgjedhjeve me qenë pas me ta. Më shumë do të përkrahë një ide opozita e bashkuar. Por, a do të mundemi ne të shkojmë më këtë opsion varet edhe prej rezultatit zgjedhor”, ka thënë Haradinaj.

Haradinaj beson se Kosova mund të shkojë në zgjedhje të reja parlamentare në vitin 2026, pasi mazhoranca e nevojshme për zgjedhjen e presidentit mund të mos arrihet.

“Edhe kur të vjen koha e presidentit do të jetë një betejë e dytë e radhës, pas datës 9. E që besoj që Kosova do të ketë zgjedhje prapë pas një viti, sepse nuk do të ketë mazhorancë për zgjedhjen e presidentit”, ka shtuar Haradinaj.

Hyseni për arrestimin e Arsenijeviqit: Pati shkelje të të drejtave themelore të njeriut

Anëtari i Partisë Socialdemokrate, Zgjim Hyseni, ka komentuar arrestimin e politikanit serb nga veriu, Aleksandar Arsenijeviq, ditën e sotme nga ana e Policisë së Kosovës.

Hyseni tha se kur një person është vetëm me pipëz dhe policia e arreston në mënyrën, që sipas tij, ndodhi sot me Arsenijeviqin, nuk është më diskutimi midis atyre që janë për sovranitet dhe atyre që janë me Serbinë,

“Duke bërë diçka të tillë as nuk je duke shtrirë sovranitet e as duke e luftuar Serbinë. Duke bërë diçka të tillë, thjesht je duke i shkelur të drejtat themelore të njeriut. Nëse dikush ka pipëz në dorë dhe fishkëllen, nuk është kurrfarë shkelje e ligjit, e për më tepër ky veprim, ka nxjerr në pah diçka, që ka dy standarde për mënyrën se si reagon policia, e kjo nuk bën të ndodh”.

“Në Prishtinë, pse i bie pipëzës në ambient të hapur, nuk arrestohesh ashtu. Në Prishtinë, madje edhe në kuvend mund t’i biesh pipëzës me orë të tëra, siç ka bërë kryeministri vet. Mua mu duk se aty nuk pat rend dhe ligj, por pati shkelje të të drejtave themelore të njeriut”, tha Hyseni në Edicionin Special në Klan Kosova.

Tutje, ai tha se statusin e viktimës që e ka pasur Kosova në të kaluarën, nuk bën duhet përdorur sot si arsye për të bërë represion ndaj të tjerëve.

Kështu dukej Albin Kurti kur ishte fëmijë

Dikur udhëheqës i protestave të studentëve, tash udhëheqës i shtetit të Kosovës, Albin Kurti i cili po është i bindur në fitore edhe  në zgjedhjet e ardhshme, shkruan “Gazeta Imazhi”.

Mirëpo, shumë rrallë kemi mundur ta shohim Albin Kurtin se si është dukur kur ka qenë fëmijë.

Në foton më poshtë mund ta shihni Albin Kurtin kur ka qenë fëmijë, ku shihet së bashku me mësuesen e tij, Nafije Deva.

Molliqaj e quan Kurtin provokator profesional, arrestimin e Arsenijeviqit e cilëson të papranueshëm

Kryetari i Partisë Social Demokrate, Dardan Molliqaj, ka thënë se kryeministri Albin Kurti ka stil prej provokatori, raporton Gazeta Demos.

Në një shkrim në rrjetin social Facebook, e ka quajtur të papranueshëm arrestimin e politikanit serb Aleksandër Arsenijeviq nga Policia e Kosovës, në veri, pasi i kishte vërshëlluar me filikaq.

Molliqaj e cilësoi se kjo vepër e ka emrin shtypje dhe se sipas tij e tillë duhet kundërshtuar pa hezitim e kalkulim.

Postimi i plotë i Molliqajt:

Stil prej një provokatori profesional ka kryeministri i Kosovës. Përderisa policinë e ktheu në vegël politike, duke ushtruar presion e frikësim ndaj komunitetit serb në veri, me prezencë të shtuar, në emër të sovranitetit, tani ka vendosur të ndërtojë stacione policore. Për ta hedhur një lopatë beton, si fillim fushate, ai injoron kontekstin ku ai nuk është lideri i pakontestuar.

Ai u prit me protestë demokratike, ndërsa protestuesit me brutalitet policor. Dhuna ndaj Arsenijeviq dhe Orloviq, për shkak të protestës së tyre civile e paqësore, është e papranueshme. E drejta për protestë, duke qenë elementare në ushtrimin e bindjeve, nuk guxon t’i mohohet asnjërit. Demokracia matet me mënyrën se si shumica, në këtë rast pushteti institucional, sillet me ata që nuk i binden.

Kjo sjellje, që nuk duron as fishkëllimën më të vogël, ka emrin shtypje dhe si e tillë duhet kundërshtuar pa hezitim e kalkulim.