E tmerrshme: Dy qytetarë sulmohen nga qentë endacakë në oborrin e QKUK-së në Prishtinë

Dy persona janë sulmuar nga qentë endacakë në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës (QKUK) të martën.

Gazetari Bujar Vitija përmes një shkrimi në Facebook tha se rastet kanë ndodhur në afërsi të Klinikës së Ortopedisë, ku një qytetar u sulmua paradite, ndërsa një teknike e Klinikës së Radiologjisë pasdite.

Sipas tij, të dy personat pësuan lëndime si pasojë e tentativave për t’iu ikur sulmeve të qenve.

“Të dy me lëndime nga kafshimet e qenve dhe nga përpjekja për të ikur”, shkruan ai.

Ai ka bërë thirrje për veprime të menjëhershme nga autoritetet lokale dhe qendrore për të zgjidhur problemin e qenve endacakë, duke paralajmëruar për rrezikun që mund të sjellë një neglizhencë e mëtejshme.

“Komuna e Prishtinës, por edhe niveli qendror, duhet të marrin masa sa më parë që të mos ketë pasoja më të rënda”.

Lulzim Peci: E turpshme që Policia arrestoi politikanin serb vetëm pse fikshëlleu

Drejtori i KIPRED, Lulzim Peci, ka thënë se arrestimi i sotëm i aktivistit serb Aleksander Arsnijevic për shkak të fishkëllimës është një akt i turpshëm i Policisë së Kosovës.

Peci ka thënë se me këtë veprim, Policia e Kosovës e ka zhbërë rrëfimin për rend dhe ligj në atë pjesë, gjë për të cilën Peci thotë se propagandon Qeveria e Kosovës. Pastaj, ejani dhe bindeni dikë që institucionet e tona i respektojnë të drejtat e njeriut dhe që i respektojnë te drejtat e komuniteteve jo-shumicë”, ka shkruar ai.

Ai në reagim ka thënë se me këtë qasje të institucioneve të Kosovës ndaj serbëve lokalë, do të kërkohet Asociacioni por s’do të mund të gjendet.

Reagimi i plotë:

Me arrestimin e politikanit Arsenijevic per shkak te fishkellimes gjate vizites se Kryeministrit Kurti ne Mitrovice eshte nje akt i turpshem i Policise se Kosoves.

Me kete akt jo vetem qe Policia e ka privuar nga liria nje qytetar qe ka protestuar ne menyre joviolente, por me kete e ka be edhe zhberjen e narrativit te rendit e ligjit te cilen me aq ze te larte e propagon Qeveria e Kosoves.

Pastaj, ejani dhe bindeni dike qe institucionet e tona i respektojne te drejtat e njeriut dhe qe i respektojne te drejtat e komuniteteve jo-shumice.

Me kete qasje irracionale dhe anti- kushtetuese, keni me e kerkuar Asociacionin, por nuk keni me e gjete!

Shoqerise civile dhe partive opozitare nuk ju bene nder heshtja kur shkelen te drejtat e njeriut, e aq me teper kur kjo ju behet pjestareve te komuniteteve joshumice. Heshtja nuk eshte asgje me shume e as me pak se sa pranim i akteve te tilla, dhe bashkepjesemarrje ne rrenimin e liberal demokracise ne vendin tone!

Arrestimi i politikanit serb në veri, deputeti i PDK-së del kundër: Policia të turpërohet…

Deputeti nga Partia Demokratike e Kosovës, Rashit Qalaj, ka dënuar aktin e arrestimit të politikanit serb në veri, Aleksandar Arsenijeviq, duke thënë se kjo përbën kufizim të të drejtave të njeriut.

Qalaj në “RTK Prime” ka thënë se duhet të sigurohemi që ligji të zbatohet në mënyrë të barabartë për të gjithë.

“Sot është vërejtur që situata nuk është normale. Më brengosi arrestimi i një politikani të ri atje, i cili i ka fishkëllyer prezencës së kryeministrit atje. Kur flasim për rend e ligj duhet të sigurohemi që rendin e ligjin ta zbatojnë edhe pushteti, institucionet, qytetarët”, ka thënë ai.

Ai ka thënë se me veprime të tilla nuk mund të shtrihet sovraniteti në veri të vendit.

“Policia e Kosovës duhet të turpërohet nga veprimi, nëse arrestimi është për fishkëllima, ngase ka të drejtë çdokush në këtë vend të shpreh përkrahjen ose kundërshtimin për çka do”, ka deklaruar deputeti i PDK-së.

Vdes kirurgu i njohur

Shërbimi Spitalor dhe Klinik Universitar i Kosovës, njofton për ndarjen nga jeta të Prof. Dr. Dalip Limani.

ShSKUK shkruan se dr.Limani ishte një nga figurat më të respektuara në fushën e mjekësisë dhe kirurgjisë në Kosovë.

“Gjatë karrierës së tij të shquar, ai la gjurmë të pashlyeshme në mjekësinë shqiptare dhe ndërkombëtare, duke kontribuar jo vetëm me aftësitë e tij të jashtëzakonshme si kirurg, por edhe me përkushtimin e tij për edukimin dhe udhëheqjen e gjeneratave të reja”, thuhet në njoftim.

 

Haradinaj: Veprimet e Kurtit në veri, po ia sjellin Kosovës dy gjëra të dëmshme

Anëtari i Kryesisë së Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Daut Haradinaj, ka thënë se kryeministri Albin Kurti po “e mbanë gjallë lanin patriotik” për të fituar vota, përmes ndërhyrjeve policore në veri të vendit.

Sipas tij, këto veprime të Qeverisë së Kurti janë duke ia sjell Kosovës dy gjëra të dëmshme për të ardhmen e saj.

Ai ka theksuar se ndërhyrjet policore mund t’i japin Serbisë argumente shtesë për të kërkuar një Asociacion të Komunave me Shumicë Serbe me më shumë kompetenca ose një formë të autonomisë së zgjeruar, duke krijuar një opinion ndërkombëtar që paraqet Kosovën si një vend që mbështetet vetëm në forcat e sigurisë për të menaxhuar situatën në veri.

“E vetmja rrugë për më e mbajt gjallë atë lanin patriotik janë ndërhyrjet policore në pjesën veriore. E që prapë e përsëri që jemi pro zbatimit të ligjit, institucionet e sigurisë duhet me krye detyrën e vetit por jo me bë politike skajshëm me pjesën e veriut. Unë mendoj që janë dy gjëra që kanë me i ndodhë Kosovës; e para jemi duke i dhënë argumente shtesë Serbisë që me kriju opinion ndërkombëtarë për një Asociacion plus ose autonomi plus sepse po i thonë botës që këta vetëm me autoblinda e kallashnikovë se sa mënyrë tjetër të jetës. Dhe e dyta po e izolojmë vetën dhe po e bëjmë partner jo serioz në atë rrugën e famshme euroatlantike. Të dyja këto janë të dëmshme për Kosovën”, ka thënë Haradinaj ne Debat plus.

Bajrami: Hekuran tregoji Albinit ku i ke marrë paratë për shtesa, se s’po merr vesh në ekonomi

Deputetja nga radhët e LDK-së, Hykmete Bajrami, i ka reaguar ministrit të Financave, Hekuran Murati, i cili më herët listoi rritjen e shtesave për nënat dhe fëmijët.

Përmes një postimi në Facebook, Bajrami tha se shtesat për fëmijë kanë ardhur si rezultat i tatimeve të larta që prindërit e këtyre fëmijëve kanë paguar, duke paguar çmimet e rritura të gjësendeve.

Bajrami ka thënë se përkundër kësaj, Qeveria nuk ka mbajtur premtimin për ndërtimin e 160 çerdheve të reja, për 4 mijë banesat për çiftet e reja, për 5 shtëpitë për të moshuarit, e kështu me radhë.

“Hekuran, mos na trego neve ku i ke marrë paratë për shtesa, tregoi Albinit se ai po shihet që s’po merr veshë në ekonomi fare. Shtesat për fëmijë kanë ardhë nga tatimet me të larta që prindërit e këtyre fëmijëve kanë pagu pasi që çmimet në qeverisjen e juaj janë rritë gati dyfish.

Por, çka me premtimet tjera:

– 160 çerdhe?

– 4 mijë banesa për qiftet e reja?

– 5 shtepi për të moshuarit?

– shportë më të lirë të komnsumit?

– energji më të lirë?

– çka me i bë deficitit tregtar?

– ku janë projektet kapitale?

Çka me krejt dhe drejt” shkroi Bajrami.

“Gjithmonë ka shpresë”, Osmani i fton deputetët që ta trajtojnë Projektligjin për Parandalim të Vetëvrasjes

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, i ka ofruar përkrahje peticionit të qytetarëve për Projektligjin për Parandalim të Vetëvrasjes.

Mbi 13 mijë qytetarë tashmë e kanë nënshkruar këtë peticion.

Osmani, në Ditën Botërore të Parandalimit të Vetëvrasjes, tha se “ne të gjithë bashkërisht duhet ta rikujtojmë një të vërtetë të fuqishme: gjithmonë ka shpresë!”.

“Vetëm përmes përpjekjeve të përbashkëta, ne mund ta thyejmë heshtjen, ta çrrënjosim stigmën dhe të tregojmë se askush nuk duhet të ndihet i vetëm në çfarëdo sfide apo beteje”, tha Osmani.

E para e shtetit të Kosovës, i ka ftuar deputetët e Kuvendit që këtë nismë ta trajtojnë me prioritet që në fillim të sesionit vjeshtor.

“Pas miratimit të këtij ligji, Republika e Kosovës do ta ketë një kornizë ligjore e cila trajton këtë plagë të shoqërisë dhe shtetit tonë dhe do t’u ofrojë përkrahjen e nevojshme të gjithë atyre që janë duke u përballur në këtë betejë”, tha ajo.

Paralajmërimi i Vuçiqit se brenda 72 orësh do t’i përgjigjet Kosovës, vjen kundër-përgjigja nga Kurti

Kyreministri i vendit, Albin Kurti, nuk ka komentuar fare paralajmërimet e presidentit serb, Aleksandar Vuçiq i cili tha se brenda 72 orësh do përgjigjet ndaj Kosovës me masa serioze.

Nga veriu, Kurti tha para gazetarëve se ai nuk i komenton do lajmet, e lëre më paralajmërimet.

”Ju e dini që unë nuk parapëlqej t’i komentoj as lajmet, e lëre më paralajmërimet”, është shprehur Kurti.

Kujtojmë se përmes këtij adresimi, ai edhe konfirmoi se qeveria që ai drejton është e gatshme ta hapë Urën e Ibrit siç kishin paralajmëruar.

Ndryshe, ja deklarata e plotë e Vuçiqit:

”Ne do të përgjigjemi me masa serioze në 72 orë. Serbia është gjithmonë pro dialogut, unë jam gjithmonë i gatshëm për të, por Serbia nuk do të lejojë persekutimin e popullatës serbe”.

Paralajmëron Gjini: Diçka ka me eskalu, Serbia ka me bo diçka

Ardian Gjini nga Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës ka dhënë një deklaratë, për të cilën u shpreh se do kontribuojë në favor të pushtetit.

Gjini tha në DPT Fidani në Klan Kosova, se kjo ndodhë edhe në vendet e kontinenteve të tjera.

”Diçka ka me eskalu, Serbia ka me bo diçka derisa të mbahen zgjedhjet”.

”Qytetarët e Kosovës duhet me fillu me pa. Çfarë do krize përreth që shkaktohet në kohë të zgjedhjeve, ka tendencë me iu ndihmu atyre në pushtet”.

”Po flas edhe për kontinentet tjera, jo vetëm në rajon. Seriozisht jam duke besu që shumica dërmuese e qytetarëve po mbërrin me pa”.

Smakiqi për Kurtin: Si beson as QUINT-it vetëm militantëve të tij

Avokati dhe njohësi i çështjeve politike, Xhevdet Smakiqi i ftuar në emisionin Raport deklaroi se kryeministri Albin Kurti iu beson vetëm militantëve të tij, raporton Gazeta10.

“Kryeministri Kurti aktualisht nuk është as partner i QUINT-it dhe nuk i beson as QUINT-it vetëm militantëve të tij dhe e ka shëndrruar Kosovën para ndërkombëtarëve si një shtet agresiv”, deklaroi Smakiqi.

Tutje Smakiqi mes tjerash tha se komuniteti serb në veri ka të drejtën e fishkëllimës.