Sot i jepet lamtumira e fundit të riut që humbi jetën aksidentalisht në Slloveni

Familja Berisha nga Prishtina më 1 shtator mori lajmin e kobshëm që djali i tyre ka humbur aksidentalisht jetën në një moshë të re, raporton Gazeta Sinjali.

Bëhet fjalë për Qëndrim Berishën, i cili ishte mërgimtar dhe vepronte në Slloveni.

Lajmin e hidhur e kanë dhënë familjarët, ku kanë bërë të ditur se i ndjeri humbi jetën në vendin e punës.

I ndjeri do të varroset sot në ora 18:00, sipas njoftimit të familjes.

“Ju njoftojmë se ceremonia e varrimit të djalit, vëllait, nipit dhe familjarit tonë Qëndrim (Menduh) Berisha do të bëhet me datë 4 shtator 2024 (e mërkure) në ora 18:00 në varrezat e fshatit Majac të Podujevës”.

“Hapja e urës së Ibrit mund t’i rrezikoj ushtarët”

Xhavit Gashi, gjeneral në pension i FSK-së, ka folur rreth çështjes së Urës së Ibrit.

Duke analizuar këto ngjarje politike në RTK, Gashi ka vlerësuar se “me hapjen e pakoordinuar të urës…mund t’i vëjmë në rrezik jetët e ushtarëve”.

“Kosova nuk është kërcenim, dihet nga kush vjen rreziku, mirëpo me hapjen e pakoordinuar të urës, jo në kohën kur pajtohen partnerët tanë strategjik, pa koordinim, pa qëllimshëm mund t’i vëjmë në rrezik jetët e ushtarëve”, tha Gashi.

Tutje, ai ka vlerësuar se objektivat e Qeverisë së Kosovës dhe ndërkombëtarëve nuk dallojnë shumë.

Objektiva e qeverisë së Kosovës nuk dallojnë shumë nga objektivat e partnerëve tanë strategjik. Atëherë në çka duhet të koordinohemi? Janë vetëm mënyrat dhe rruga se si duhet të arrihet atje. Mendoj se është shumë e nevojshme që rruga të bëhet me koordinim me ta”, deklaroi Xhavit Gashi.

Ish-inspektori i Policisë: Mungon siguria për qytetarët, Vetingu i nevojshëm

Ish-inspektori i Policisë së Kosovës Jetullah Aliu, pas konflikteve të armatosura që ndodhën këto ditë, thotë se Vetingu është i nevojshëm që të parandalohet krimi.

“Policia e Kosovës është e trajnuar dhe e specializuar, por Vetingu është patjetër i nevojshëm, jo vetëm në kuadër të policisë, por edhe në krejt procesin gjyqësor. Kemi  zvarritje të rasteve, dhe qytetari është vazhdimisht duke dëgjuar që nuk po dënohet, shumica e rasteve janë dënime me kusht, prandaj qytetari nuk i frikësohet sanksionit që mundet të vijë”, u shpreh ai.

Aliu thotë se qytetarët nuk e meritojnë këtë gjendje të cilën ai e konsideron si të pasigurt.

“Unë mendoj se qytetari nuk e meriton këtë gjendje që e ka sot. Jemi një shoqëri e re, e dalur pas 25 vitesh nga lufta, nuk e meritojmë të ndjejmë një pasiguri nëpër rrugët, në veçanti tash të kryeqytetit por nuk i përjashtoj edhe qytetet tjera”, tha ai në “Edicionin Special”.

Loci nuk shpreh pendesë: Në gishta i njoh ata që i kam rrahur

Mehmet Loci nuk ka shprehur pendesë për veprimtarinë e tij e dhunën e ushtruar në kohën e ish-Jugosllavisë ndaj ish-të burgosurve politikë shqiptarë.

Ai në “Debat Plus”, e mohoi një pjesë të akuzave, por e pranoi që ka ushtruar dhunë ndaj disa shqiptarëve që ishin të burgosur nën regjimin e ish-Jugosllavisë.

“Unë në gishta i njoh kë e kam rrahur”, tha i papenduar ish pjesëtari i Sigurimit të Shtetit, Mehmet Loci i cili kishte vepruar në rajonin e Pejës.

Ndryshe Loci është akuzuar nga shumica e ish të burgosurve politikë që rrëfyen në “Debat Plus” për torturat që i kishin përjetuar gjatë fazës së hetimeve dhe burgjeve të ish-Jugosllavisë.

Ish-pjesëtari i UDB-së, Mehmet Loci e pranon se ka ushtruar dhunë, thotë se e ka bërë vetëm njëherë në jetë

Mehmet Loci, i akuzuari për bashkëpunëtor të aparatit shtetëror serb, e ka pranuar se ka ushtruar dhunë ndaj ish të burgosurve politikë shqiptarë.

Ai tha se nuk është “i shenjtë e as i virgjër” dhe se nuk e pretendon një gjë të tillë.

“Lidhja e duarve për radiator, kurrë se kam apliku… e kam përjetu vetë lidhjen për radiator kur kam ra në burg në 94. Është sot shumë e vështirë të trajtohet një temë kaq e ndjeshme në kuptimin sociologjik dhe psikologjik të familjeve tona… ndiej një obligim a ka mundur ndonjëherë që gërdia ime të më lëshoj, mesiguri që po, a kam qenë në kuptimin e masës represive, që është parapa me rregulloren e punës që mund të ndërmerren masat represive, nuk jam i virgjër dhe nuk jam i shenjtë”, tha ai Dukagjin.

I pyetur se a i ka goditur të burgosurit politikë shqiptarë, ai u përgjigj me “po”.

Dardan Islami për dialogun: S’e fajësoj Kurtin 100%, është një Vuçiq atje që s’është burrë i mirë

Opinionisti Dardan Islami sonte në emisionin “Rubikon” në Klan Kosova ka folur në lidhje me dialogun, duke thënë se për rrjedhën e tij, nuk e fajëson plotësisht kryeministrin Albin Kurti.

Ai u shpreh se atje është edhe presidenti serb, Aleksandër Vuçiq, për të cilin Islami u shpreh se “nuk është fort burrë i mirë” dhe sipas tij, provokon, përcjell Klankosova.tv.

“Unë jam minimalist si tip, nuk është se pres shumë, jam i vetëdijshëm për vështirësitë, nuk dua t’a fajësoj askënd kështu 100 për qind”.

“Nëse hyjmë tani në kohën e dialogut që flasim, unë nuk jam i prirur ta fajësoi Kurtin 100 për qind, me të gjitha gabimet taktike që i ka bërë, sepse e di që është edhe një Vuçiq atje, që s’është fort burrë edhe që provokon, kështu që nuk bije aty”, tha tutje ai.

A guxon Policia e Kosovës me u përballë me familjet problematike? Burim Ramadani: Ka edhe policë që bashkëpunojnë me ta

Eksperti i sigurisë, Burim Ramadani, duke folur për krimin e të dielës në Aktash, tha se në Polici ka burokraci. “procedurë tepër të vështirë”.

Ai, në “Pressing” të T7, tha se policët dhe hetuesit “shpesh i kryejnë me para të veta”.

Ramadani tha se ata i përdorin edhe veturat e tyre personale.

Ai tha se “nuk ka njeri në Kosovë që Policia e Kosovës nuk guxon me hetu, arrestu, trajtu”.

Sipas tij, ka policë që bashkëpunojnë me njerëz problematikë.

“Mund të ketë policë, politikanë, biznesmen, ekonomistë”, tha ai.

Ish-ministri i Brendshëm: Veprimet në veri mund të rrezikojnë pavarësinë

Ish-ministri i Brendshëm, Ilmi Zeka, ka deklaruar se veprimet e fundit në veri të Kosovës mund të nxisin ndërkombëtarët të ndërmarrin hapa që rrezikojnë pavarësinë e vendit.

Sipas Zekës, zgjidhjet që po kërkohen për situatën e tensionuar në veri mund të jenë edhe në kundërshtim me ligjet e Kosovës.

“Problemi në atë pjesë është paksa më i veçantë. Unë kam një dozë të frikës sikur atje jemi duke shkuar në një rrugë që në një të ardhme të afërt do të jetë një zgjidhje e pakryer, zgjidhje që ndoshta mekanizmat ndërkombëtar, duke u nisur prej KFOR-it e të tjerët, që të bëjnë veprime të cilat bien ndesh me ligjet e Kosovës, por do të bien ndesh edhe me pavarësinë e Kosovës. Kjo është frikë personale e imja që, mbas krejt rrethanave 23-4 vite, unë e kam parë se kjo është një frikë reale që mund të vijë në atë shkallë”, ka deklaruar Zeka në emisionin FIVE.

Ai gjithashtu ka theksuar se retorika e liderëve ndërkombëtarë, si presidenti francez, dhe reagimet e shpejta të ambasadave, veçanërisht asaj të SHBA-së, janë një sinjal që duhet të kuptohet seriozisht nga Qeveria e Kosovës.

Sipas Zekës, kjo tregon se Kosova po humbet miqtë dhe aleatët ndërkombëtarë.

“Ju vetëm shikoni ngjarjet e fundit ose diplomacinë, e shihni se çfarë fjalor presidenti francez ishte, janë mesazhe, nëse duam t’i kuptojmë si kosovarë. Edhe reagimet e shpejta të tyre si nga ambasada e SHBA-së, e shteteve të tjera. Faji është tek ne, tek qeveritarët tanë, pse kanë arritur ta sjellin në këtë shkallë qeverinë amerikane, franceze e të tjerë që të reagojnë qoftë edhe për një çështje krejt temë që është në Kosovë. Kemi filluar t’i humbim miqtë, deri ku do të shkojë nuk e di… Në këto tri vitet e fundit nuk kemi lënë, nuk kemi aleat e as miq,” ka thënë Zeka.

‘I famshmi’, Safet Gjici shfaqet sërish, ja çfarë bën tani

Ish kryetari i bashkisë së Kukësit, Safet Gjici, i ka kërkuar gjykatës së lartë që ta shpallë të pafajshëm.

Në rekursin që TCH e disponon, Gjici pretendon se ka rënë më kurthin e kundërshtarëve politikë dhe se afera seksuale e kryer me Alma Kaçin nuk është as shpërdorim detyre dhe as korrupsion.

 

Safet Gjici i thotë gjykatës se kreu marrëdhënie me Kacin me dëshirën e saj dhe se video regjistrimi i bërë publik nuk ka cenuar asnjë marrëdhënie juridike përpos asaj morale dhe etike që ish kryebashkiaku i Kukësit kujton se është ndëshkuar tashmë.

 

Parim Olluri: Sveçla e Drejtori i Policisë duhej të dilnin në Aktash, mungesa e tyre i inkurajon banditët

Gazetari Parim Olluri duke diskutuar në Pressing në T7 për konfliktin “Sekiraqa-Capat”, që përfundoi me vrasjen e Premtim Gashit dhe plagosjen e pesë të tjerëve, tha se mungesa e ministrit Xhelal Sveçla dhe Drejtorit të Policisë në vendin e ngjarjes në Aktash – përçon “mesazh inkurajimi për bandidët”.

“Mungesa e Xhelal Sveçlës, ministrit të MPB-së edhe e Drejtorit të Policisë në vendin e ngjarjes është mesazh i keq. Ishte dashtë që të dy me qenë aty e me përçu mesazh që shteti është i interesuar me i luftu grupet e tilla dhe mos me leju që njerëz të tillë me përça Prishtinën”, tha Olluri në Pressing, transmeton Express.

“Mungesa e tyre i inkurajon bandidët që mi ripërsëritë veprat e njëjta”, tha Olluri.

“Kemi pas shumë raste që besoj që grupet banditeske janë inkuraju, e ki rastin e Sekiraqës ka ikë dhe nuk e dim nëse është t’u e lyp dikush…Njeriu më i famshëm i botës së krimit u arratis…”, deklaroi Olluri.