div[data-widget-id="1924179"] { min-height: 300px; }
class="wp-singular post-template-default single single-post postid-35037 single-format-aside custom-background wp-custom-logo wp-theme-news-25 td-standard-pack group-blog">
Pa mesazhet me një vajzë tjetër, gruaja i hyn shuplaka burrit në Prishtinë

Një konflikt mes bashkëshortëve në Prishtinë ka përfunduar me intervenim të Policisë, pasi një grua dyshohet se e sulmoi fizikisht burrin e saj pasi pa në telefonin e tij komunikime me një vajzë tjetër, mëson Sinjali nga burime të afërta me hetimin.

Ngjarja ka ndodhur mbrëmjen e 9 majit rreth orës 19:40 në rrugën “Ferid Curri” në Prishtinë.

Sipas informatave, Policia kishte pranuar raportim për një mosmarrëveshje mes një çifti dhe menjëherë kishte dalë në vendngjarje.

Burimet bëjnë të ditur se në lokacion janë takuar bashkëshortët, të cilët më pas janë shoqëruar në Stacionin Policor “Veriu” për intervistim.

Gjatë deklarimit para hetuesve, e dyshuara Y. R. (32-vjeçar) ka pranuar se e kishte goditur bashkëshortin e saj V. M(34-vjeçar) me shuplaka në gjendje afekti, pasi kishte parë në telefonin e tij komunikime me një vajzë tjetër.

Sinjali mëson se pas incidentit, e dyshuara ka marrë trajtim mjekësor pasi nuk ishte ndier mirë, ndërsa bashkëshorti nuk ka kërkuar trajtim mjekësor.

Me udhëzim të Prokurorit kujdestar, rasti është iniciuar si:

  • “Dhunë në familje”,

ndërsa e dyshuara është liruar në procedurë të rregullt.

Shënim: Personat e apostrofuar në këtë artikull prezumohen të pafajshëm derisa fajësia e tyre të mos provohet me vendim të formës së prerë nga gjykata.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *