Getinjo publikon foto me Mozzik-un, shpalos të pathënat

Kohës së fundit Getinjo gjendet larg muzikës por jo edhe larg mediave sociale.

Ajo pak ore me parë ka ndarë një postim të veçantë ku shihet së bashku me Mozzikun, shkruan “Kosovarja”.

Getinjo përmes këtij statusi ka treguar vështirësitë me të cilat janë përball vite me parë, por nuk u dozuan asnjëherë duke e treguar dashurinë e pakusht që kanë për njeri tjetrin.

“U kem mbijetu shumë karthave, shumë dhelprave në formë njeriu, shumë e dashakeqi ka ba plane me na njollos dhe me na thy! Sa ma i fortë po u bojshe ma i fortë po të vijke armiku. Po nganjëherë armiku po harrojke qe frike kemi vetëm Zotin dhe vetëm atij i nënshtrohemi Ecni me kujdes, sepse kujdesi ju ruan nga ata skan kujdes” ishte shprehur reperi.

Ranglistja e re nga FIFA, Kosova ngjitet për…

Është publikuar ranglista e re nga FIFA.

Në këtë renditje, kombëtarja e Kosovës në futboll ka shënuar ngritje për dy pozita.

“Dardanët” nga pozita e 106-të, tani pozicionohen në pozitën e 104-të, pas rezultateve të dy ndeshjeve në NATIONS League.

Skuadra e Frano Foda, humbi 0:3 kundër Rumanisë dhe fitoi kundër Qipros me rezultat 0:4.

Shqipëria në fillim të këtij muaji triumfoi 2:1 ndaj Ukrainës dhe u mposht 1:0 nga Gjeorgjia në Ligën e Kombeve, gjë që i kushtoi me humbjen e një pozite në ranglistën e FIFA-s.

“Kuqezinjtë” aktualisht renditen në vendin e 67-të.

Sa i përket 10-të vendeve të para në ranglistë, ato nuk kanë ndryshuar nga renditja e fundit, me Argjentinën që është e para me 1889 pikë.

Pastaj vijnë, Franca, Spanja, Anglia, Brazili, Belgjika, Holanda, Portugalia, Kolumbia dhe Italia, të cilat e mbyllin “top dhjetëshen” e ranglistës së re të FIFA-s.

Santit nuk i bëhet vonë për ndarjen, provokon keq me foton e fundit

Santiana Maloku, një nga modelet më të njohura dhe të komentuara në rrjetet sociale, vazhdon të jetë në qendër të vëmendjes për jetën e saj personale.

Pas spekulimeve dhe konfirmimeve për ndarjen e saj nga partneri, ajo duket se e ka rikuperuar shpejt veten dhe është gati për një kapitull të ri.

Ish-banorja e Big Brother VIP, e njohur për karakterin e saj të fortë dhe stilin e veçantë, ka zgjedhur të ndaje me ndjekësit e saj një foto nga ashensori, e cila ka tërhequr vëmendjen e të gjithëve.

Në këtë imazh, ajo shfaqet në një pozë provokuese, duke reflektuar besimin dhe fuqinë e saj pas një periudhe të vështirë.

Me një stil të theksuar dhe një pamje që shkëlqen, Santiana tregon se ndarja nuk e ka zbehur atë, por përkundrazi, e ka nxitur të jetë më e fortë dhe më e pavarur.

Komentet e ndjekësve nuk kanë munguar, ku shumë prej tyre e mbështesin atë dhe e inkurajojnë të vazhdojë të ndjekë ëndrrat e saj./InfoKosova/

Shiko foton:

Aksioni i PSD-së te ura e Ibrit, Molliqaj: Veprimet e Kurtit çojnë në izolim

Kryetari i Partisë Socialdemokrate (PSD), Dardan Molliqaj gjatë një aksioni simbol të mbajtur nga ky subjekt pran urës së Ibrit, ka kritikuar veprimet e deritashme të Qeverisë dhe të kryeministrit Albin Kurtit.

Në këtë aksion, anëtarët e PSD-së e kanë prezantuar një pankartë, të cilën e kanë titulluar “Rrugëtimi i Kurtit” e që në të shkruhen edhe veprimet e ndërmarra nga Qeveria e Kosovës.

Molliqaj duke theksuar se veprimet e Kurtit çojnë në izolim, ka potencuar se shëtitjet e Kurtit nëpër vendet e caktuara në veri nuk janë asgjë tjetër veçse fotografi për vota.

Molliqaj ka thënë po ashtu se ura e Ibrit hapet vetëm me pëlqimin e ndërkombëtarëve dhe KFOR-it, transmeton KP.

Deputeti Bekë Berisha shfaqet me krah të thyer pas aksidentit, tregon për momentet e para pas përplasjes

Deputeti i AAK-së, Bekë Berisha, ka pësuar aksident ditë më parë nga ku edhe duket që ka marrë lëndime serioze. Në fotografinë e publikuar sot në profilin e tij, deputeti Berisha shihet që e ka thyer krahun e djathtë.

Në këtë reagim të tij lidhur me aksidentin, Berisha ka rrëfyer edhe për momentet e vështira pas përplasjes dhe për policen e Kosovës që e kishte ndihmuar pas aksidentit

Në fund të shkrimit të tij pasi ka falënderuar Policinë e Kosovës dhe mjekët në QKUK që e kanë operuar, deputeti Berisha ka pasur një mesazh për të rinjtë, duke iu thënë që përshtatja e shpejtësisë me kushtet e rrugës është jetike. Gjithashtu ka thënë se s’duhet harruar vendosja e rripit të sigurisë./Express/


Dëshmitari i Prokurorisë për krerët e UÇK-së në Hagë: S’kam asgjë ndaj tyre se nuk i njoh, nuk e di pse jam ftuar

Halim Berisha, gjatë dëshmisë së tij në seancën e gjykimit ndaj ish-krerëve të UÇK-së në Hagë, tha se nuk i njeh të akuzuarit, nuk ka asgjë ndaj tyre dhe nuk e dinë arsyen përse ZPS-ja e ka ftuar për të dëshmuar në këtë gjykim.

“Nuk i njihja, absolut nuk i njoh asnjë dhe nuk e di arsyen pse më kanë ftuar”, tha ai në seancë.

Përpara kësaj, duke u përgjigjur në pyetjet e mbrojtjes së Thaçit, ai pohoi se e kishte thirrur dy herë në telefon Prokurorinë për të pyetur pse duhej të jepte dëshmi në këtë proces gjyqësor, pasi nuk e kishte kuptuar arsyen e një gjëje të tillë.

Ai gjithashtu pohoi se i kishte thënë ZPS-së se ai nuk kishte dëshmi kundër të akuzuarve për shkak se nuk kishte asgjë kundër tyre dhe nuk i njihte.

“Shumë e saktë. Nuk kam kurrgjë ndaj tyre, nuk i njoh. Nuk e di”, tha dëshmitari i Prokurorisë, raporton Betimi për Drejtësi.

Çitaku Kurtit: Biden i keq, Trump i keq, Mogerini e keqe, Grenelli i keq, Lajçak i keq, vetëm ti e ke mirë a po Albin?

Vlora Çitaku nga PDK ka thënë se dje Serbia ka nënshkruar një marrëveshje me SHBA’të për investime strategjike në fushën e energjetikës. Ajo përmendi edhe marrëveshjen me Gjermaninë për litiumin dhe me Francën për avionët.

Çitaku shtoi se Kosova është “e izoluar, e sanksionuar, e përjashtuar”.

“Serbia dje e nënshkroi një marrëveshje me SHBA për investime strategjike në fushën e energjetikës. Kjo pas marrëveshjes me Gjermaninë për Litium, dhe me Francën për avionët e avancuar ushtarak. E Kosova? E izoluar, e snaksionuar, e përjashtuar.”

Ajo tha se kur miqtë thonë që Kosova është në rrugë të gabuar “është koha me e pa veten në pasqyrë”.

“Kur miqtë tanë, ata pa ndihmën e të cilëve nuk do të ishim as të lirë e as të pavarur, që të gjithë, na thonë që jemi në rrugë të gabuar, është koha me e pa veten në pasqyre.”

Çitaku tha se për këtë nuk ka faj askush. Ajo iu drejtua Kurtit duke i thënë “vetëm ti e ke mirë, krejt na kanë faj”.

“Nuk na ka faj kërkush. Biden i keq, Trump i keq, Mogerini e keqe, Borelli i keq, Greneli i keq, Lajcak i keq, Merkel e keqe, Scholz i keq, Macroni i keq, Rama i keq. Krejt na kanë faj. A po Albin? Vetëm ti e ke mirë. Ti edhe kush? Kush janë aleatët e tu Albin? Se pa aleatë nuk mundet as Amerika.”

“Albin Kurti, Kosova është ma e madhe dhe më e rëndësishme se egoja jote. Mashtrimit tënd po i vie fundi.”

Shuma marramendëse e papuçeve të Kidës

Këngëtarja kosovare Kida po shijon kulmin e suksesit.

Krahas mbrëmjeve muzikore ajo njihet edhe për një jetë mjaftë luksoze.

Duket se është e pasionuar pas gjërave ‘firmato’ e këtë e dëshmoj edhe në daljen e fundit.

Në ‘Google’, papuçet e saj të markës “Channel” kushtojnë 1,820.00 dollarë që në euro i bie afër 1700 euro.

“Vuçiq tha gënjeshtra në 60 sekonda, në fjalimin e fundit ku i prezantoi masat për Kosovën”

Profesori universitar serb Ratko Ristic tha se presidenti serb Aleksandar Vuçiq ka thënë disa gënjeshtra në më pak se 60 sekonda dhe i ka thënë që të respektojë pak më shumë komunitetin shkencor të Serbisë, të mos e përdorë atë në mënyrë utilitare dhe në përputhje me nevojat e tij politike.

“Dëshiroj t’i drejtohem publikut lidhur me sulmin e fundit të presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiq, ndaj meje dhe bashkëpunëtorëve të mi, ku ai tha disa të pavërteta dhe gënjeshtra në më pak se 60 sekonda. E para ka të bëjë me faktin se kam grabitur buxhetin e shtetit, që është absolutisht e pavërtetë dhe do të doja më shumë që policia të bënte pjesën e saj. Nëse është e vërtetë ajo që thotë ish-kryetari i partisë së prapambetur antiserbe, Aleksandar Vuçiq, atëherë unë duhet të jem në burg, jo i lirë”, tha Ristiq, duke iu referuar fjalimit të fundit të presidentit serb Aleksandar Vuçiq, gjatë të cilit ai prezantoi masat për Kosovën.

Reagimi vjen pasi Vuçiq tha se gjoja Ristiq ka grabitur shtetin duke i dhënë leje për MHE, që nuk është hera e parë që e akuzon për një gjë të tillë.

“Unë do t’i thoja Aleksandër Vuçiqit që ta respektojë pak më shumë komunitetin shkencor të Serbisë, të mos e përdorë atë në mënyrë utilitare dhe në përputhje me nevojat e tij politike”, tha Ristiq.

E dhimbshme: 12-vjeçari që vdiq dje në Malishevë ishte rrëzuar në shtëpinë e tij

Policia e Kosovës ka dhënë detaje lidhur me vdekjen e një 12 vjeçari dje në QKUK përcjell Gazeta Express.

Sipas policisë, ai para disa ditësh ishte rrëzuar në shtëpinë e tij.

Malishevë  16.09.2024-14:00. Është raportuar se viktima mashkull kosovar, i mitur i cili ishte duke u trajtuar në QKUK si pasojë e lëndimeve të marra pasi ishte  rrëzuar në shtëpinë e tij sot me datën 18.09.2024 ka ndërruar jetë. Me vendim të prokurorit trupi i pa jetë është dërguar në IML për obduksion”, përcjell Gazeta Express.

Sipas raportimeve të mediave, ai ishte rrëzuar në banjën e shtëpisë së tij në Malishevë.