div[data-widget-id="1924179"] { min-height: 300px; }
class="home blog paged custom-background wp-custom-logo paged-371 wp-theme-news-25 td-standard-pack group-blog hfeed">
Nesër vazhdon gjykimi në rastin e Liridona Ademajt

Nesër pritet që të vazhdojë gjykimi në rastin e vrasjes së Liridona Ademajt.

Kështu ka bërë të ditur vëllai i të ndjeres, Leonard Ademaj, i cili tha se seanca do të nisë nga ora 09:00, teksa i ka ftuar mediat që të jenë prezente.

“Ju njoftojmë se vazhdimi i gjykimit në rastin e vrasjes së më të dashurës tonë Liridona Ademaj vazhdon nesër ne ora 09.00.  Shpresojmë që mediat do ta përcjellin seancën”, shkroi Ademaj.

Seanca e fundit në rastin e Liridona Ademajt ishte mbajtur më 14 korrik të këtij viti, ku pati dëshmuar pikërisht Leonard Ademaj, vëllai i të ndjerës.

Në fjalën e fundit me të përmbyllur dëshminë e tij, në rastin e vrasjes së motrës së tij Liridonës, ai kërkoi para trupit gjykues dënim kapital për dorasin.

Liridona Ademaj u vra më 29 nëntor të vitit 2023, në Bërrnicë të Prishtinës. Në mesin e të dyshuarve është edhe ish-bashkëshorti i saj, Naim Murseli.

Dyshohet se ai i kishte premtuar Granit Plavës, 30 mijë euro për ta kryer krimin e rëndë, ndërsa, i arrestuari tjetër për këtë rast është edhe Kushtrim Kokalla.

Sërish Muriqi, i shënon edhe Atletico’s në minutat e fundit

Vedat Muriqi ka shënuar golin e barazimit në ndeshjen Mallorca-Atletico Madrid në kuadër të La Ligës.

Goli i Muriqit erdhi në minutën e 85′, falë asistit të ish-lojtarit të Barcelonës Jan Virgili, shkruan Insajderi.

Prizrenasi u gjet mjaft mirë në 16-metërsh, ku realizoi me kokë para Oblak.

Të parët që shënuan ishin Atletico Madrid, duke kaluar në epërsi falë golit të Gallagher. /Insajderi.org/

 

Eglin nga sot do ta shohim si moderatore televizive

Egli Tako, një nga emrat më të përfolur të këtij viti në showbizin shqiptar, tashmë i bashkohet ekranit të Top Channel si moderatore e një emisioni të ri zbavitës.

Ish-finalistja e Big Brother VIP Albania 4 ka qenë shumë aktive gjatë verës me mbrëmje muzikore dhe evente të ndryshme, por tani ajo bën një hap të ri në karrierë, duke kaluar përfundimisht në televizion.

Përmes një postimi të fundit në Instagram, Egli ka paralajmëruar ndjekësit e saj me mbishkrimin: “Pas pak”, duke lënë të kuptohet se emisioni i saj do të transmetohet së shpejti në Top Channel.

E veshur me një fustan të shkurtër dhe stil të kuruar deri në detaje, Egli ka tërhequr menjëherë vëmendjen e publikut, ndërsa fansat presin me entuziazëm debutimin e saj si prezantuese.

Zana Avdiu: Kurti nuk është antiamerikan

Analistja tha se në Kosovë nuk ekzistojnë grupe politike antiamerikane dhe se bashkëpunimi me SHBA duhet të mbetet prioritet.

Analistja Zana Avdiu ka thënë se ndërprerja e Dialogut Strategjik me Shtetet e Bashkuara të Amerikës duhet të shërbejë si një sinjal alarmi për Kosovën.

E ftuar në emisionin Pressing, Avdiu theksoi se pavarësisht dallimeve politike, në vend nuk ka forca antiamerikane dhe se as kryeministri Albin Kurti nuk mund të shihet si i tillë.

“Nuk ka grupe politike antiamerikanë në Kosovë, as Kurti nuk është,” deklaroi ajo, duke shtuar se ruajtja e marrëdhënieve të ngushta me SHBA-në është thelbësore për të ardhmen e vendit.

Sipas saj, bashkëpunimi i institucioneve kosovare me Uashingtonin mbetet interes strategjik dhe duhet të trajtohet si prioritet absolut në politikën e jashtme të Kosovës.

Njohja e Palestinës, reagon ashpër Netanyahu: Rrezik për…

Kryeministri izraelit, Benjamin Netanyahu, ka reaguar ashpër ndaj vendimit të Britanisë së Madhe, Kanadasë dhe Australisë për të njohur zyrtarisht shtetin e Palestinës.

Ai e ka cilësuar këtë hap si një “rrezik për ekzistencën e Izraelit” dhe një “shpërblim absurd për terrorizmin”.

Netanyahu ka paralajmëruar se Izraeli do të luftojë kundër këtij procesi “në OKB dhe në çdo forum tjetër ndërkombëtar”, duke e konsideruar atë një rrezik për ekzistencën e shtetit hebre.

“Do të duhet të luftojmë në OKB dhe në të gjitha forumet e tjera kundër propagandës së rreme të drejtuar kundër nesh dhe kundër kërkesave për krijimin e një shteti palestinez, që do të rrezikonte ekzistencën tonë dhe do të përbënte një shpërblim absurd për terrorizmin,” deklaroi Netanyahu, sipas raportimit të Times of Israel, gjatë mbledhjes javore të kabinetit izraelit.

Vrasja e trefishtë në Gjilan, Policia deklarohet rreth të dyshuarve

Janë bërë me shumë se një muaj që kur Gjilani u trondit nga një vrasje e trefishtë në mes të ditës në qendër të këtij qyteti

Të dyshuar për këtë vrasje të rëndë janë Mefail Shkodra dhe dy djemtë e tij, Engjullin dhe Edonisin.

Që nga ajo kohë, ata janë bërë të pakapshëm për organet e rëndit.

Policia e Kosovës ende nuk ka arritur të lokalizojë vendin se ku po fshihet ata.

IndeksOnline ka kërkuar përgjigje nga Policia nëse ka arritur që të lokalizojë vendndodhjen e dyshuarave.

Në një përgjigje për IndeksOnline, zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Ismet Hashani tha se janë duke punuar intensivisht rreth rastit.

“Po punohet intensivisht lidhur me rastin që keni pyet. Në momentin që ka zhvillime të reja që lidhen me këtë rast menjëherë do të ju njoftojmë”, tha shkurt Hashani për IndeksOnline.

Ai tha se nuk mund të jap informata më të hollësishme rreth asaj se çfarë po bën policia për kapjen e autorëve të krimit të trefishtë në Gjilan.

“Për momentin nuk mund të ndajmë informacione tjera”, tha Hashani.

Kujtojmë që vrasja e trefishtë në Gjilan dyshohet se ka ndodhur për fajde.

E papritur në skenën ndërkombëtare – Palestinës i vjen njohja edhe nga një shtet tjetër i fuqishëm

Kanadaja ka shpallur sot zyrtarisht njohjen e saj ndaj Palestinës si shtet.

Këtë e bëri të ditur kryeministri kanadez Mark Carney përmes platformës X, ku shprehu edhe gatishmërinë për bashkëpunim.

“Kanadaja njeh Shtetin e Palestinës dhe ofron partneritetin tonë në ndërtimin e premtimit për një të ardhme paqësore si për Shtetin e Palestinës ashtu edhe për Shtetin e Izraelit,” tha Carney.

Ndërron jetë kandidati për kryetar të Gjakovës

Ka vdekur Nikollë Perkaj, kryetar i Partisë Balli Kombëtar Demokrat Shqiptar, njëherit edhe kandidat për kryetar të Gjakovës në zgjedhjet e 12 tetorit.

Perkaj ka qenë edhe kandidat për deputet në zgjedhjet parlamentare të 9 shkurtit.

Lajmin për vdekjen e kanë dhënë miqt e tij përmes rrjeve sociale.

“Me pikëllim të thellë mora lajmin për ndarjen e papritur nga jeta të Kryetarit të PBKDSH. Ngushëllime të sinqerta familjes, farefisit dhe të gjithë anëtarëve të Ballit Kombëtar Shqiptar të Kosovës. Qoftë i paharruar kujtimi i tij dhe u prehtë në paqe!”, thuhet në njoftim.

“Fëmijë, kurrë s’u mushe mend”, Getinjo i ragon ashpër Noizyt

 

Pas reagimeve të shumta në rrjete sociale për orën luksoze të Mozzik, e cila u bë kryefjalë në media pas ndalimit nga Dogana, në këtë debat është përfshirë edhe reperi Noizy me disa postime ironike.

Në një sërë “story”-sh, Noizy u tall me situatën duke shkruar: “E kishte ble cash te dyqani, se ju deshten ca cash atij pronarit RM”, – duke aluduar se ora nuk është blerë siç është prezantuar.

Në një tjetër postim ai shtoi: “Chuck Norris hudhet me parashut nga avjoni. Parashuta nuk u hap… Të nesërmen Chuck Norris e merr parashutën edhe e kthen te dyqani ku e kishte ble CASH”.

Por, menjëherë pas këtyre thumbave, reagoi Getinjo, i cili në një “story” publikoi një mesazh të qartë për reperin nga Shqipëria.

“Kurrë s’u mushe men mor shok. Ton ato suksese e të mira, prap adoleshent”, – shkroi ai, duke lënë të kuptohet se pavarësisht arritjeve të Noizyt, sjelljet e tij i ngjajnë ende një të riu pa pjekuri.

Ky reagim është një mbrojtje e hapur ndaj Mozzik, në një kohë kur çështja e orës luksoze është bërë temë kryesore në media dhe rrjete sociale, duke ngjallur reagime e komente të shumta.

Ndërron jetë në moshë të re Ajet Gashi, ishte pilot në Francë

Ka vdekur në moshë të re, Ajet Gashi nga Barani i Pjeës.

I ndjeri ishte pilot i suksesshëm në aviacionin në Francë.

Varrimi i tij do të bëhet të dielën, më 21 shtator 2025, pas namazit të drekës, në Varrezat e Zllatarit, Lagjja Mat, në Prishtinë.

Në njoftim thuhet se pamja do të mbahet të hënën, më 22 shtator 2025, në Hotel Grand, Prishtinë, nga ora 09:00 deri në 17:00.