div[data-widget-id="1924179"] { min-height: 300px; }
class="home blog paged custom-background wp-custom-logo paged-388 wp-theme-news-25 td-standard-pack group-blog hfeed">
Kurti: E kemi shpëtuar Kosovën nga prangat e korrupsionit dhe tendencat për ndarje

Lëvizja Vetëvendosje ka hapur të premten fushatën për zgjedhjet lokale. Kryetari i partisë, Albin Kurti, nga sheshi “Skënderbeu” në Prishtinë, iu bëri thirrje qytetarëve që të besojnë në vizionin e tyre për të zgjeruar modelin e qeverisjes qendrore edhe në nivelin komunal.

“Ndryshimi nuk mund të ndalet. Kundërshtarët kanë provuar ta pengojnë, por kanë dështuar dhe do të dështojnë sërish. Jo pse jemi të fortë, por sepse jemi të drejtë; jo pse jemi të ashpër, por sepse jemi të arsyeshëm. Ne duam një Kosovë që zhvillohet me drejtësi dhe funksionon për popullin e vet.”, tha Kurti.

Ai shtoi se qytetarët janë lodhur nga “komunat dembele” dhe se tash është koha për modernizim, mirëqenie, pastërti dhe siguri.

“Paramendoni sa investime të mira do të bëheshin sikur qeverisjet lokale të udhëhiqeshin ashtu si qeverisja qendrore. Duam kryetarë që punojnë ditë e natë, e jo që ankohen orë e çast”, tha tutje ai.

“Ne se bashku e kemi shpëtuar Kosovën nga prangat e korrupsionit dhe tendencat për ndarje. Do ta çlirojmë secilën komunë nga hajnia e partive të tjera. Subjekti që zhvillimin nuk e sheh të betoni i vrazhdët por të gjelbërimi. Ne kemi nevojë për kryetarë komunash që bashkëpunojnë me qeverinë. Shikoni arritjet në komunat ku ka drejtuar VV-ja. Prishtina që do të ketë për kryetar një nga ministrat më të suksesshëm që Kosova ka patur ndonjëherë, Hajrullah Çekun”, tha Kurti.

Pozhari:Nëse kundërshtimi i Listës Serbe më bën anti-amerikan, le të jem i pari

Unë nuk e dua Listën Serbe në Qeveri. Nuk e dua as në skenën politike. Për mua mbetet veç organizatë ter**riste që ka për qëllim shkatërrimin e shtetit të Kosovës.

Nëse kjo më bën “anti-amerikan”, më regjistroni në listë si “anti-amerikanin” e parë që deklarohet publikisht.

Por, dyshoj se tentativa që bashkë me Listën Serbe t’ia rrëmbeni pushtetin njeriut më të votuar ju bën “pro-perëndimorë”.
Këto pallavra mund t’i besojnë veç militantët trushpërlarë. Veçanërisht ata që janë uritur për pushtet.

Paris Guri: Atë që s’e bëri Serbia në 30 vite, e bëri Albini në 5 vite

Deputeti i LDK-së, Paris Guri, ka reaguar pas vendimit të SHBA-së për pezullimin e dialogut strategjik me Kosovën, duke e quajtur këtë një goditje të rëndë për vendin dhe duke fajësuar direkt kryeministrin në detyrë, Albin Kurti.

“Atë që nuk arriti ta bëjë Serbia për 30 vite, e bëri Albini për 5 vite,” shkroi Guri në një postim në rrjetet sociale.

Dialogu strategjik mes SHBA-së dhe Kosovës kishte për qëllim forcimin e marrëdhënieve ekonomike dhe diplomatike, por është pezulluar për një kohë të pacaktuar për shkak të veprimeve dhe deklaratave të Qeverisë, të cilat SHBA i ka konsideruar si përshkallëzuese dhe destabilizuese.

Syla: Ata që e mbështesin Kurtin prej sot ose janë të poshtër ose budallë

Gazetari Valon Syla, ka reaguar ashpër pasi Shtetet e Bashkuara të Amerikës sot kanë pezulluar dialogun e planifikuar strategjik me Kosovën për shkak të veprimeve të qeverisë në detyrë të Albin Kurtit.

Sipas tij Kurti dhe turma e tij politike ka dalë në terren të paqartë dhe antikombëtar.

“Disa herë kemi shkruar se Albin Kurti ka rrezik të rrëshqet në anti kombëtare me vendimet e tij politike. Vendimi i sotshëm i SHBA për të pezulluar bashkëpunimin strategjik me Kosovën, si vend e shoqëri kemi rënë në pikën e fundit të durimit të arsyetimit. Prej sot e tutje, Albin Kurti dhe turma e tij politike ka dalë në terren të paqartë dhe antikombëtar, izolues dhe të rrezikshëm bashkë me krejtë ata që e mbështesin, tash e tutje”, ka shkruar Syla.

Tutje sipas tij ata që vazhdojnë ta mbështesin Kryeministrin në këto rrethana mund të konsiderohen “të poshtëër, të ligë ose budallë”.

“Nuk arsyetohet më nga ata që e mbështesin që bëhen se nuk e kemi dit këtë, sepse Ambasada e tha qartë qe ska bashkëpunim strategjik. Ata që e mbështesin prej sot shkurt me thonë ose janë të poshtër, ose të ligë, ose budallë”, tha ndër të tjera ai.

Musliu: Pezullimi i dialogut nga SHBA nuk është as prishje e raporteve dhe as dobësim i aleancës me Kosovën
Eksperti i sigurisë dhe themeluesi i Institutit “Octopus”, Agim Musliu, ka komentuar vendimin e Shteteve të Bashkuara për pezullimin e Dialogut Strategjik me Kosovën, duke thënë se ky veprim nuk paraqet as prishje të raporteve dhe as dobësim të aleancës mes dy vendeve.

“Pezullimi i përkohshëm i dialogut strategjik Kosovë–ShBA nuk është as prishje e raporteve dhe as dobësim i aleancës sonë – janë gjëra që ndodhin mes partnerëve. Marrëdhëniet Kosovë–ShBA kurrë s’kanë qenë më të forta: Amerika është mbështetësja më e madhe e sovranitetit tonë, ndërsa Kosova ka popullin më pro-amerikan në botë,” ka shkruar Musliu.

Musliu shtoi se aleanca Kosovë–SHBA shtrihet edhe në fushën e energjisë dhe sigurisë kibernetike, duke e cilësuar atë si “të përhershme, të pathyeshme dhe të palëkundur”.

“Kosova dhe ShBA mbeten të rreshtuara krah për krah, duke mbështetur edhe Ukrainën në luftën për liri – një dëshmi se aleanca jonë është e përhershme, e pathyeshme dhe e palëkundur,” përfundoi ai.

 

 

Fillon festa në Serbi, Amerika ia ktheu shpinën Kosovës-Përgëzohet Kurti

Pas vendimit të Shteteve të Bashkuara për të pezulluar për një periudhë të pacaktuar Dialogun Strategjik me Kosovën, mediat pro-qeveritare në Serbi kanë reaguar me tituj të ashpër e triumfalistë.

“ShBA-ja sapo i dha shuplakë Prishtinës: Suspendim, dhe atë pa afat”, është një titull i medias pro-qeveritare serbe, B92.

“Ndëshkim nga Uashingtoni. ShBA ndërpret bashkëpunimin me Prishtinën për shkak të Kurtit”, është titulli i artikullit të medias tjetër pro-qeveritare serbe “Alo”.

Ndërkaq media tjetër, po ashtu pro-qeveritare serbe, “Informer”, doli me këtë titull: “Fitore e vogël e diplomacisë serbe: Amerika ‘ia ftohu’ Kurtit, pezullon dialogun me Prishtinën”.

Këto janë disa prej titujve të mediave në Serbi pas njoftimit të ShBA-së se ka vendosur të pezullojë Dialogun Strategjik me Kosovën.

“Informer” shkruan se “kjo është gjë e madhe për Serbinë, e cila deri në fund të vitit nis dialogun strategjik me Amerikën”.

B92 thotë se kjo masë e ShBA-së vjen “pas ankesës së Listës Serbe për mënyrën e zgjedhjes së zëvendëskryetarit të Kuvendit nga komunitetet joshumicë”.

Edhe “Sputnik” në Serbi, që është degë e medias ruse me po të njëjtin emër, ka raportuar për këtë zhvillim, me titullin “Ekspres ndëshkim: ShBA-ja pezullon dialogun strategjik të planifikuar me Prishtinën”.

Në thelb, narrativa e këtyre mediave është e përbashkët: pezullimi i Dialogut Strategjik shihet si pasojë e veprimeve të Qeverisë së Kosovës dhe njëkohësisht si përfitim diplomatik për Beogradin.

Kajtazi: Gruaja e Albin Kurtit promovon libra në Beograd, librat e saj janë anti-amerikane

Opinionisti Vehbi Kajtazi ka pohuar se bashkëshortja e kryemoinistrit në detyrë, Albin Kurtit promovon libra antiamerikanë në Beograd.

“E kemi Albin Kurtin këtu kryeministër, gruaja e së cilit promovon libra në Beograd”, ka thënë Kajtazi në Rubikon të Klan Kosovës.

“Pra, e presin para dursh, t’u promovu libra ndërkohë librat e saj janë krejt antiamerikanë”.

“I keni online. Krejt janë antiamerikane”.

 

“Suksese dritë e diellit” – Jozi nxjerr këngë të re por vëmendjen e merr komenti i ish-banores!

Joz Marku ka sjellë këngën e tij më të re.

Projekti vjen solo dhe titullohet “Po shprehem”.

Projekti muzikor vjen fiks në ujërat e stilit të Jozit por një koment ka marrë vëmendje të madhe.

Bëhet fjalë për Livian që e ka përkrahur duke i dhënë Jozit një epitet të veçantë.

“Suksese dritë e diellit”, është shprehur ajo duke treguar afërsinë e respektin që ka për Jozin.

Këngën e plotë e gjeni në videon e mëposhtme. /Prive By Liberta Spahiu

Bajrami: Kurti dhe VV po zbatojnë në përpikëri agjendën e Serbisë dhe Rusisë që Kosova të shkëpusë raportet me SHBA-në

Deputetja e LDK-së, Hykmete Bajrami, tha se ndërprerja e dialogut të planifikuar strategjik të Kosovës me SHBA-në është ndër lajmet më të këqija për Kosovën në vitet e fundit.

Ajo tha se dëmi që ia ka shkaktuar dhe po ia shkakton Albin Kurti dhe partia e tij Kosovës është i pariparueshëm, ndërsa akuzoi atë se po çojnë përpara agjendën e Serbisë e Rusisë që Kosova të shkëpusë raportet e saj me aleatin strategjik të saj.

“Shtetet e Bashkuara të Amerikës ishin, janë dhe do të jenë aleati i pazëvendësueshëm për Kosovën. Albin Kurti dhe Vetëvendosje po zbatojnë në përpikëri agjendën e Serbisë dhe Rusisë që Kosova të shkëputë raportet e partneritetit dhe bashkëpunimit strategjik me SHBA-në. Secili prej nesh duhet të punojë për thellimin e raporteve me Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Kush punon kundër është kundër Kosovës dhe është me Serbinë dhe Rusinë.  Rrugë të mesme nuk ka!”, ka shkruar ajo.

Pak më herët, Shtetet e Bashkuara të Amerikës njoftuan për pezullimin e dialogut të planifikuar strategjik me Kosovën për shkak të veprimeve të qeverisë në detyrë të Albin Kurtit.

Pezullimi i dialogut nga SHBA, reagon presidentja Vjosa Osmani

Deklaratë e Presidentes së Republikës së Kosovos

“Republika e Kosovës është ndërtuar mbi themelet e miqësisë së pathyeshme me Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Ky raport nuk është vetëm diplomatik, por është pjesë ekzistenciale e identitetit tonë shtetëror dhe kombëtar. Drejt këtij qëllimi, angazhimi i Presidentes ka qenë dhe mbetet i palëkundur dhe i vazhdueshëm, siç është konfirmuar vazhdimisht nga lidershipi i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, përfshirë në letrën e fundit të Presidentit Trump drejtuar Presidentes Osmani të gushtit 2025. Prandaj, Presidentja shprehë keqardhje dhe shqetësim të thellë rreth vendimit për pezullimin e Dialogut Strategjik, një mekanizëm i rëndësishëm i bashkëpunimit në mes Kosovës dhe ShBA-ve.

Dialogu Strategjik u iniciua nga Presidentja në vitin 2021, përmes një propozimi të adresuar Presidentit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Ky propozim i Presidentes u rikonfirmua në qershor 2022, me anë të notës verbale dhe gjatë takimit me Sekretarin Amerikan të Shtetit, në korrik të po atij viti.

Pas punës së jashtëzakonshme të ekipit të Presidencës dhe të Departamentit të Shtetit, ky proces u finalizua me konfirmimin përfundimtar në takimin mes Presidentes Osmani dhe Departamentit të Shtetit, në janar 2025.

Çështja e aleancës me SHBA-të, është çështje strategjike që kërkon unitet politik dhe angazhim të të gjithëve në Kosovë. Qytetarët e Kosovës e dinë se liria e tyre u bë realitet edhe me ndihmën vendimtare të SHBA-ve dhe se pa këtë miqësi historike nuk do të kishim arritur kurrë këtu ku jemi sot.

Presidentja e Republikës së Kosovës do të vazhdojë të punojë ngushtë me Shtetet e Bashkuara në të gjitha fushat e interesit të përbashkët: forcimin e paqes dhe stabilitetit në rajon, demokratizimin e mëtejshëm të vendit tonë, ndërtimin e një të ardhmeje euroatlantike, si dhe mbrojtjen e vazhdueshme të sovranitetit, integritetit territorial dhe rendit kushtetues të Republikës së Kosovës.

Siguria e Republikës së Kosovës është fuqishëm e lidhur me mbështetjen e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, prandaj secili duhet ta marrë me seriozitetin dhe përgjegjësinë maksimale ruajtjen e kësaj aleance të shenjtë.

Dialogu Strategjik i arritur në janar 2025 është një mekanizëm tejet i çmuar i këtij bashkëpunimi. Në këtë frymë, Presidenca e Republikës së Kosovës do të angazhohet maksimalisht e me përkushtim të lartë që ky dialog të rifillojë sa më shpejt, sepse partneriteti ynë me Shtetet e Bashkuara është jo vetëm garanci për të tashmen, por edhe busulla më e sigurt drejt së ardhmes.