div[data-widget-id="1924179"] { min-height: 300px; }
class="home blog paged custom-background wp-custom-logo paged-48 wp-theme-news-25 td-standard-pack group-blog hfeed">
Punime në rrjet, KEDS tregon ku do të ketë ndërprerje të rrymës

Kompania për Distribuimin e Energjisë Elektrike në Kosovë (KEDS) ka njoftuar se të hënën, më 04.05.2026, do të kryhen punime për siguri të sistemit energjetik.

Si rezultat i kësaj, në disa lokalitete do të ketë ndërprerje të energjisë elektrike.

Ky është orari sipas rajoneve:

Prishtinë

Punime të domosdoshme për siguri të sistemit

1.

Nga TS 35/10kV Badovci do të ndërpritet:

Dalja 10kV Mramor-Slivovë (kodi: 10014001) nga ora 10:00 deri 15:30

Vendet: Mramori, Slivova, Brusi, Busia, Zllasha, Viti e Marevcit, Mareci

Arsyeja: Mirëmbajtje preventive. Intervenim në eliminimin e defekteve dhe të gjeturave nga inspektimi me dron / pastrimi i trasës.

2.

NS 110/35/10[kV] Prishtina 6

Nga dalja 10[kV] Fakulteti Filozofik do të ndërpriten këta TS nga ora 08:30 deri 10:30

TS 10/0.4 kV TS Sylejman Vokshi 1 (kodi: 19100004087)

TS 10/0.4 kV TS Sylejman Vokshi 2 (kodi: 19100004088)

Vendet: Rr. Sylejman Vokshi, rr. 2 Korriku, Rr. Universiteti, rr. Qazim Dushku, rr. Qamil Hoxha

Arsyeja: Ndërprerje për shkaqe sigurie, krasitja e drunjëve

Punime në projekte investive

1.

Nga NS 110/10(20)kV Prishtina 5 do të ndërprehet:

Dalja 10kV 14 Qendra e Panaireve (kodi: 13000018) nga ora 09:00 deri 18:00

Vendet: Ob. i Panaireve, Rr. Kuksi, Rr. Gjergj Fishta, fsh. Shkabaj, Hade e re në Shkabaj

Arsyeja: Punime në rrjet

Punime nga palët e treta

1.

Nga NS 110/10(20)[kV] Prishtina 2 do të ndërprehet:

Dalja 20[kV] J05 PR2-PR7 Dalja nr.3 (kodi: 11000074) në dy termine prej orës 10:00 deri 10:15 dhe nga ora 15:45 deri 16:00.

Vendet: Një pjesë e Rr Enver Maloku, Rr Dibran Halili, Rr Thimi Mitko, Rr Armend Daci, Rr Gazmend Zajmi, Rr Norbert Jorku, Rr Bedri Shala.

Arsyeja: Krijimi i kushteve të punës pa tension, manipulim me ndarësa TM.

2.

Nga NS 110/10(20)[kV] Prishtina 7 do të ndërprehet:

Dalja 20[kV] PR7-PR2 Dalja nr.3 (kodi: 19000074) në dy termine prej orës 10:00 deri 10:15 dhe nga ora 15:45 deri 16:00.

Vendet: Rr. Holger Petersen, Rr. Nekibe Kelmendi, Rr. Malush Kosova, Rr. Arbnor e Asrit Dehari, Rr. Ernest Koliqi, Rr. Smajl Hajdari dhe pjesë e rrugës B.

Arsyeja: Krijimi i kushteve të punës pa tension, manipulim me ndarësa TM.

3.

NS 110/10(20)[kV] Prishtina 7

Nga Dalja 20[kV] PR7-PR2 Dalja nr 3 do të ndërpriten këta TS prej orës 10:00 deri 16:00

NS 20/0.4kV Bujar Berisha “Berisha Group” SH.P.K (kodi: 19000074325)

NS 20/0.4kV Naim Berisha “Berisha Group” SHPK (kodi: 19000074353)

Vendet: Rr. ENVER MALOKU Obj. 1-Lok-4, Holger Petersen Hyrja 1/1

Arsyeja: Tërheqja e kabllove nga trafa ekzistuese, si dhe punimi i lidhëseve.

Pejë

Punime të domosdoshme për siguri të sistemit

1.

Nga NS 35/10[kV] Isniqi do të ndërprehet:

Dalja 10[kV] J03 Bletaria (kodi: 53057004) nga ora 10:00 deri 15:00

Vendet: Bletaria, Pushimorja e Fëmijëve dhe fsh. Hulaj

Arsyeja: Mirëmbajtje preventive, pastrimi i trasës

Prizren

Punime të domosdoshme për siguri të sistemit

1.

Nga NS 110/35/10 kV Prizreni 1 do të ndërprehet:

Dalja 10kV J4 Betonjera (kodi: 30000004) nga ora 08:00 deri 10:00

Vendet: Votra, Ortakolli 1, Ortakolli 2, Ben Aff, Lux Dekor, Ortakoll II

Arsyeja: Shkyçje për siguri, kërkesë nga DSHP-Prizren për pastrim të vegjetacionit bimor

2.

Në TS 35/10 kV Pirana

Nga dalja 10 kV Komuna Mamushë do të ketë shkyçje në stabilimentin shpërndarës Mamushë dhe pa tension mbesin TS-at nga ora 09:00 deri 12:00

TS 10/04kV Mamushë, Sadik Mazreku (kodi: 30034005001)

TS 10/04kV Rizami-mulliri, Mamushë (kodi: 30034005003)

TS 10/04kV ferma e pulave, Mamushë (kodi: 30034005004)

TS 10/04kV Sadik Morina, mulliri (kodi: 30034005005)

TS 10/04kV odak, Mamushë (kodi: 30034005006)

TS 10/04kV pompa e benz (kodi: 30034005007)

TS 10/04kV SHF Haxhi Y. Myftiu (kodi: 30034005019)

TS 10/04kV NTP Ekrem metal – Sait Thaqi (kodi: 30034005020)

TS 10/04kV Latif Morina (Xh. Mazdreku) (kodi: 30034005021)

TS 10/04kV Mamushë IV (kodi: 30034005022)

TS 10/04kV Mamushë I (kodi: 30034005023)

TS 10/04kV Kovaq (kodi: 30034005024)

TS 10/04kV Mamushë 2 (kodi: 30034005025)

TS 10/04kV Lagja te komuna – Mamushë (kodi: 30034005026)

TS 10/04kV Tregu gjelbër (kodi: 30034005027)

TS 10/04kV Jeni mahall (kodi: 30034005028)

TS 10/04kV Raif Sami Butuq “TEK-ODAK” Shpk (kodi: 30034005037)

TS 10/04kV Cevdet Muhamet Bayraktar NPT Japrak (kodi: 30034005038)

TS 10/04kV Lagja Kisla Mamushë (kodi: 30034005043)

Vendet: Mamushë

Arsyeja: Ndërprerje për siguri, përforcimi dhe bartja e përçuesve në shtylla të reja

Ferizaj

Punime të domosdoshme për siguri të sistemit

1.

Nga TS 35/10kV Shtërpca do të ndërpritet:

Dalja 10kV Brodi-Gotovusha (kodi: 40044005) nga ora 10:00 deri 15:00

Vendet: Një pjesë e Shtërpcës te Shkolla, OSBE-ja, Biti e Ulët, Biti e Epërme, Shushiqë, Paloj, Gotovushë, Drekoci, Viqë, Firaj, Brod.

Arsyeja: Mirëmbajtje preventive. Intervenim në eliminimin e defekteve dhe të gjeturave nga inspektimi me dron / pastrimi i trasës.

Punime në projekte investive

1.

Nga TS 35/10kV Ferizaj II do të ndërprehet:

Dalja 10kV Driton Islami J15 (kodi: 40041042) prej orës 09:00 deri 18:00

Vendet: Rr. Driton Islami, Talinoc i Jerlive, Rr. Reçakut, KOSOVA BRIKET PELET Fehmi Ilmi Sojeva, TS pllaci i Krasniqëve, Jezerci Xhamprerës.

Arsyeja: Projekte investive. Zhvendosja e kabllove ekzistuese në kanalin e ri sipas projektit të Ministrisë në magjistralen Ferizaj.

2.

Nga TS 110/35/10kV Ferizaj 1 do të ndërprehet:

Dalja 10kV Vëllezërit Gërvalla 1 (kodi: 40000031) prej orës 09:00 deri 18:00

Vendet: Vëllezërit Gërvalla, Magjistralja Prishtinë–Shkup (pjesa prej urës deri te HIB Petroli), 28 Nëntori, Astrit Bytyqi, Haki Braha, Emin Duraku (një pjesë), rruga e Talinovcit dhe Lagjja e Re.

Arsyeja: Projekte investive. Zhvendosja e kabllove ekzistuese në kanalin e ri sipas projektit të Ministrisë në magjistralen Ferizaj.

3.

Nga TS 110/35/10kV Ferizaj 1 do të ndërprehet:

Dalja 10kV Rexhep Bislimi 1 (kodi: 40000033) prej orës 09:00 deri 18:00

Vendet: Rr. Rexhep Bislimi, Rr. Vezir Jashari, Shaban Vata, Rr. e Tiranës, Gursel e Bajram Sylejmani, Bibaj, Magj. Ferizaj–Prishtinë, Rr. Ismet Jashari.

Arsyeja: Projekte investive. Zhvendosja e kabllove ekzistuese në kanalin e ri sipas projektit të Ministrisë në magjistralen Ferizaj.

Mitrovica

Punime të domosdoshme për siguri të sistemit

NS 110/10[kV] Vushtrria 2

Nga dalja 10 kV Kabllat do të ndërpritet:

TS 10/0.4 kV Stadioni i vogël (kodi: 73000001006) nga ora 10:30 deri 15:00

Vendet: Rr. Dëshmorët e Kombit, rr. Faruk Beqiri te Stadioni i vogël

Arsyeja: Zëvendësimi i ndërprerësit dhe rritja e seksionit në 0.4 kV

“Pritja e ëmbël” ndez rrjetin – a është shtatzënë Engjëllusha Salihu? Reagon Shyhrete Behluli

Këngëtarja Engjëllusha Salihu ka publikuar sot projektin e saj më të ri muzikor me titull “Pritja e ëmbël”, duke ngjallur menjëherë reagime dhe aludime të shumta në rrjet.

Teksti dhe vizualizimi i këngës kanë bërë që ndjekësit të spekulojnë se artistja mund të jetë në pritje të ëmbël, megjithëse një gjë e tillë nuk është konfirmuar nga vetë ajo.

Pas publikimit, ka ardhur edhe një reagim nga nëna e saj, këngëtarja e njohur Shyhrete Behluli, e cila përmes një Instastory ka shpërndarë një pjesë nga projekti, duke shkruar:

“Me e lumtur se kurrë! ‘Pritja e ëmbël’ 💙 në orën 15:00”.

Përplasi për vdekje 2 të miturit, shoferi dëshmon në Polici: Më vrisni, nuk meritoj të jetoj

Nikollë Rradaçi, 57-vjeçari që shkaktoi aksidentin tragjik mesditën e kësaj të diele në Durrës ka dëshmuar para policisë.

Rradaçi dyshohet të ketë deklaruar se ishte i dehur në momentin e aksidentit dhe se nuk mban mend asgjë nga ngjarja, ndërsa ka shprehur tronditjen për pasojat e rënda, shkruan vizionplus.tv.

“Me vrisni. Nuk meritoj të jetoj. Dua të vras veten. Çfarë të them!? Ka ngelur gjë për të thënë më!? Jam i tronditur. Nuk mbaj mend asgjë. Mora në qafë fëmijët. Isha në gjendje të dehur,” mësohet të ketë deklaruar ndër të tjera 57-vjeçari.

Sipas burimeve, 57-vjeçari ishte bërë shqetësim i vazhdueshëm për banorët e zonës, të cilët kishin bërë disa herë ankesa në polici për drejtimin e automjetit me shpejtësi të lartë dhe në gjendje të dehur.

Vjosa Osmani shihet së bashku me deputetin e VV-së në Gjonaj të Hasit

Ish-presidentja Vjosa Osmani ka publikuar një video me deputetin e disa legjislaturave, Haxhi Avdylin, me të cilin tha se kanë shkuar në Gjonaj të Hasit.

“Përshëndetje. Jemi në Gjonaj të Hasit – një prej vendeve më të bukura në Kosovë”, tha ajo në fillim të videos së publikuar në Facebook.

“Jemi shumë të lumtur që sot do t’i bashkohemi hasjanëve. Jemi bashkë me dokin, në festivalin ‘Hasi Jehon’”, tha Osmani.

Osmani tha se “Hasit gjithmonë i është dëgjuar zëri – ky zë ka jehuar nëpërmjet këngëve, valleve, veshjeve tradicionale dhe është një prej vendeve ku gjithmonë janë mbrojtur rrënjët shqiptare”.

Avdyli, ndërkaq tha se po u bashkohen “jerëzve të mirë dhe punëtorë të Hasit në këtë festë”.

Video

 

Ky është Nikoll Radaçi, 57-vjeçari që përplasi për vdekje dy të miturit

Ky është Nikoll Radaçi, drejtuesi i mjetit të përfshirë në aksidentin tragjik në Durrës, ku humbën jetën dy fëmijë të mitur dhe një tjetër mbeti i plagosur rëndë.

57-vjeçari pas aksidentit ka tentuar të largohet, por më pas është arrestuar nga policia dhe ndodhet në komisariat, ndërsa ndaj tij pritet të vijojnë procedurat ligjore.

Pak më herët, gazetarja e Euronews, Lorida Mani raportoi se mosha e të miturve që kanë humbur jetën janë 8 dhe 10 vjeç ndërsa personi i tretë  që ndodhet në gjendje të rëndë shëndetësore është 13 vjeç.

Tre të miturit mësohet se kanë qenë duke luajtur në trotuar në lagjen e tyre teksa janë përplasur nga një automjet Benz ML me drejtues Nikoll Radaçi , i cili dyshohet se lëvizte me shpejtësi. Pas përplasjes dy fëmijët kanë ndërruar jetë në vendngjarje. Ndërsa i mituri i tretë aktualisht po transportohet për ndihmë më të specializuar në Tiranë.

 

Tragjike: Humb jetën një 8-vjeçar pas përplasjes nga automjeti

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur këtë të diel në qytetin e Durrësit, ku një aksident rrugor ka përfunduar me humbjen e jetës së një fëmije.

Sipas policisë, një automjet ka përplasur një fëmijë 8-vjeçar, i cili ka ndërruar jetë në vendngjarje. Në të njëjtin aksident ka mbetur i lënduar edhe një tjetër person, i cili është dërguar për trajtim mjekësor.

Menjëherë pas incidentit, forcat e rendit kanë ndërhyrë duke arrestuar drejtuesin e automjetit të përfshirë në aksident. Autoritetet kanë nisur hetimet për të sqaruar plotësisht rrethanat e ngjarjes tragjike.

Policia e Policia e Shtetit po punon për zbardhjen e shkaqeve të aksidentit, ndërsa materialet i janë referuar prokurorisë për veprime të mëtejshme procedurale.

Hetimet janë në vijim.

Sjellje arrogante| Ngriti 3 gishta para Policisë në Leposaviq – përfundon në stacion

Një incident i pazakontë është regjistruar në Leposaviq, ku një i ri ka përfunduar në stacion policor pasi ka provokuar zyrtarët gjatë patrullimit, mëson Sinjali.

Ngjarja ka ndodhur më 2 maj 2026 rreth orës 23:30, në rrugën “24 Nëntori”, ku i dyshuari Radenko Ilic (20-vjeçar), duke lëvizur në këmbë, ka reaguar ndaj një patrulle policore duke ngritur tre gishta në drejtim të tyre.

Sipas informacioneve, veprimi është konsideruar provokues, çka ka bërë që Policia ta ndalojë dhe ta shoqërojë në stacion.

Në konsultim me gjyqtarin për kundërvajtje, ndaj tij është iniciuar rast për “Sjellje arrogante”, sipas dispozitave ligjore në fuqi.

Pas intervistimit, i dyshuari është liruar në procedurë të rregullt.

Subvencionet – kaq euro përfitojnë fermerët që mbajnë lopë qumështore

Fermerët që mbarështojnë lopë qumështore do të vazhdojnë të mbështeten financiarisht edhe në vitin 2026, në kuadër të Programit të Pagesave Direkte të Ministrisë së Bujqësisë.

Sipas orientimeve indikative, për çdo lopë qumështore parashihet mbështetje prej 90 euro për kokë, me qëllim rritjen e prodhimit vendor të qumështit dhe formalizimin e sektorit blegtoral.

Kjo pagesë synon të forcojë fermat ekzistuese dhe të rrisë qëndrueshmërinë e prodhimit të qumështit në vend, duke ndikuar drejtpërdrejt në zinxhirin e furnizimit ushqimor.

Ministria thekson se ky sektor mbetet i rëndësishëm për sigurinë ushqimore dhe zhvillimin rural, pasi përfshin një numër të madh fermash familjare.

Mbështetja për lopët qumështore është pjesë e masave që synojnë stabilizimin e prodhimit vendor dhe rritjen e cilësisë së produkteve të qumështit në treg.

Ndërron jetë ish-ushtari i UÇK-së, Xhem Rexhepi

Është ndarë nga jeta ish-ushtari i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Xhem Rexhepi, në moshën 57-vjeçare.

Rexhepi, i cili njihet si pjesëmarrës në tri luftëra çlirimtare, kishte kohë që po përballej me një sëmundje të rëndë.

Lajmi për vdekjen e tij është konfirmuar nga organizata e veteranëve, të cilët kanë vlerësuar kontributin dhe sakrificën e tij në rrugën e lirisë.

Në njoftim thuhet se Rexhepi do të kujtohet për guximin dhe përkushtimin e tij gjatë periudhës së luftës, ndërsa vepra e tij mbetet e çmuar për bashkëluftëtarët dhe komunitetin e veteranëve.

Plagosje me armë zjarri

Një incident i rëndë ka ndodhur mbrëmjen e së shtunës në fshatin Gjonaj të Prizrenit, ku dy persona janë përfshirë në një përleshje fizike që ka përfunduar me plagosje me armë zjarri.

Sipas raportimeve, ngjarja ka ndodhur rreth orës 20:25, kur dy të dyshuar meshkuj kosovarë janë përleshur ndërmjet vete. Gjatë përplasjes, njëri prej tyre dyshohet se ka përdorur armë zjarri, duke e plagosur tjetrin.

Të dy të përfshirët janë dërguar për trajtim mjekësor, ndërsa në vendin e ngjarjes policia ka gjetur dhe sekuestruar një gëzhojë si provë materiale.

Rasti është iniciuar si “vrasje në tentativë” dhe “lëndim i lehtë trupor”, ndërsa hetimet janë duke vazhduar.