div[data-widget-id="1924179"] { min-height: 300px; }
class="home blog paged custom-background wp-custom-logo paged-49 wp-theme-news-25 td-standard-pack group-blog hfeed">
Ndërron jetë ish-ushtari i UÇK-së, Xhem Rexhepi

Është ndarë nga jeta ish-ushtari i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Xhem Rexhepi, në moshën 57-vjeçare.

Rexhepi, i cili njihet si pjesëmarrës në tri luftëra çlirimtare, kishte kohë që po përballej me një sëmundje të rëndë.

Lajmi për vdekjen e tij është konfirmuar nga organizata e veteranëve, të cilët kanë vlerësuar kontributin dhe sakrificën e tij në rrugën e lirisë.

Në njoftim thuhet se Rexhepi do të kujtohet për guximin dhe përkushtimin e tij gjatë periudhës së luftës, ndërsa vepra e tij mbetet e çmuar për bashkëluftëtarët dhe komunitetin e veteranëve.

Plagosje me armë zjarri

Një incident i rëndë ka ndodhur mbrëmjen e së shtunës në fshatin Gjonaj të Prizrenit, ku dy persona janë përfshirë në një përleshje fizike që ka përfunduar me plagosje me armë zjarri.

Sipas raportimeve, ngjarja ka ndodhur rreth orës 20:25, kur dy të dyshuar meshkuj kosovarë janë përleshur ndërmjet vete. Gjatë përplasjes, njëri prej tyre dyshohet se ka përdorur armë zjarri, duke e plagosur tjetrin.

Të dy të përfshirët janë dërguar për trajtim mjekësor, ndërsa në vendin e ngjarjes policia ka gjetur dhe sekuestruar një gëzhojë si provë materiale.

Rasti është iniciuar si “vrasje në tentativë” dhe “lëndim i lehtë trupor”, ndërsa hetimet janë duke vazhduar.

Tomë Gashi e kritikon Albin Kurtin për fushatë me xhaminë e Ibrit

Avokati kosovar që njihet si përkrahës i kryeministrit Kurti, Tomë Gashi, ka kritikuar Kurtin për marrëveshjen për rindërtimin e xhamisë së Ibrit, raporton Gazeta Online Veriu.info.

Sipas tij fushata në shtetin tonë laik duhet të koncentrohet në ndërtim të shkollave, spitaleve, fabrikave e me sy nga shqiptari e jo me ndërtim të kishave e xhamiave.

Postimi i tij:

Gabim o Albin!
Ne shtetin tone laik fushata duhet me u koncentru ne ndertim te shkollave , spitaleve, fabrikave e me sy nga Shqiptaria e jo me ndertim te kishave e te xhamiave!

Vdekje e papritur në Podujevë – familjarët kërkojnë obduksion për zbardhjen e rastit

Një rast i vdekjes së papritur është raportuar në Podujevë, ku një grua ka ndërruar jetë pasi është dërguar në Urgjencën e Qytetit, mëson Sinjali.

Ngjarja ka ndodhur më 2 maj 2026 rreth orës 16:00, kur një person i gjinisë femër është sjellë në gjendje të rëndë në urgjencë, ku sipas mjekut kujdestar, është konstatuar vdekja e saj.

Bëhet fjalë për E.H (44-vjeçare) nga fshati Repë.

Sipas vlerësimeve fillestare mjekësore, dyshohet se viktima mund të ketë pësuar një sulm, megjithatë familjarët kanë kërkuar që të kryhet obduksioni, me qëllim të sqarimit të plotë të shkaqeve të vdekjes.

Në vendngjarje kanë dalë njësitë policore dhe hetimore, ndërsa në konsultim me Prokurorin kujdestar të Departamentit për Krime të Rënda, rasti është iniciuar si “Hetim mbi vdekjen”.

Trupi i pajetë është marrë nga mjekësia ligjore për procedurat e mëtejshme.

Hetimet janë në vazhdim.

”Nuk harroi me më thirrë në dasmë”, -Rrëfimi prekës i Vlorës për dasmën e Luanit

Ish-ambasadorja Vlora Çitaku ka publikuar disa fotografi nga dasma e Luan Haradinajt, djalit të Shkëlzen Haradinajt.

Ajo ka ndarë edhe një rrëfim emocional lidhur me Luanin, duke kujtuar një moment para shumë vitesh gjatë një ngjarjeje në Dukagjin, kur i kishte thënë që të mos harronte ta ftonte në dasmën e tij.

Sipas Çitakut, Luani e kishte mbajtur mend këtë premtim dhe e kishte ftuar në ditën e tij të veçantë.

“Me shumë dashuri mora pjesë në dasmën e Luanit, djalit të Shkëlzenit e Syzanës. Luanit që u rrit pa e njohur babanë dhe axhën, por që me krenari mban emrin e tij. Një emër që nuk është vetëm kujtim, por përgjegjësi, dinjitet dhe vazhdimësi.

Nuk e harroj kurrë një moment shumë vite më parë, në shënimin e Epopesë së Dukagjinit. Luani i ri na priste pranë vendit ku pushojnë heronjtë, krah bacës Hilmi. Ishte veç një fëmijë, por me një pjekuri që të linte pa fjalë. Stoik, i qetë, me një qëndrim që i kishte hije burrave të rritur mes legjendash.

Atë ditë i pata thënë: ende je i vogël, por kur të rritesh e ta gjesh dashurinë, mos harro me më thirrë në dasmë. Ndër vite, jam mbushur me krenari teksa e kam parë me uniformën e Ushtrisë së Kosovës. Taman oficer ushtrie.

Dhe ja, pas më shumë se një dekade, më erdhi ftesa. Nuk kishte harruar Luani. U trashëgofsh, Luani i Kosovës ❤️”, ka shkruar Çitaku.

Ndërron jetë zv/rreshterja e Policisë së Kosovës

Ka ndërruar jetë në moshën 55-vjeçare zv/rreshterja e Policia e Kosovës, Sute (Musë) Dreshaj nga fshati Nabërgjan i Pejës, pas një sëmundjeje të rëndë.

E ndjera shërbeu për vite me radhë në njësitë kufitare të Policisë së Kosovës, në pikën kufitare Kullë, në kufirin Kosovë–Mali i Zi, nën Drejtorinë Rajonale të Policisë në Pejë.

Deri në fund të jetës së saj, Dreshaj ishte në marrëdhënie pune, e angazhuar në detyrat e saj profesionale në shërbim të sigurisë kufitare.

Ajo kujtohet nga kolegët dhe komuniteti si një police e përkushtuar, e disiplinuar dhe shumë e respektuar në mjedisin ku punoi dhe jetoi.

Sipas familjes, ceremonia e varrimit do të mbahet sot në orën 17:00 në varrezat e fshatit Nabergjan, ku pritet pjesëmarrje e familjarëve, kolegëve dhe qytetarëve për t’i dhënë lamtumirën e fundit.

Hoti i ashpër me Kurtin: U kthehemi kutive të votimit sepse autokrati dëshiron të uzurpojë shtetin

Ish-deputeti i LDK-së, Avdullah Hoti ka kritikuar ashpër teksa ka thënë se më 7 qershor do të mbahen zgjedhjet sepse kështu dëshiron Albin Kurti, të cilin e ka quajtur autokrat.

Hoti ka thënë se nuk duhet lejuar të uzurpohet shteti nga Kurti.

“Më 7 qershor duhet sërish t’u drejtohemi kutive të votimit. Kjo po ndodh për arsyen e thjeshtë: një autokrat dëshiron të uzurpojë shtetin.”, ka thënë Hoti.

“Kjo nuk mund të ndodhë. Nuk do të lejojmë të ndodhë. Më 7 qershor duhet të bashkohemi të gjithë në refuzimin qytetar ndaj këtij personi”, ka thënë ai.

“Më 7 qershor duhet të bëhemi bashkë për shtetin e Kosovës.  Shteti është shtet, nuk nëpërkëmbet, nuk abuzohet me të”, ka theksuar Hoti.

E dhimbshme: Ndërron jetë vogëlushja Atika Pireva nga Mitrovica

Një lajm i rëndë ka prekur Mitrovicën, ku ka ndërruar jetë vogëlushja Atika Pireva, duke lënë në pikëllim të thellë familjen, të afërmit dhe komunitetin.

Lajmi për vdekjen e saj është bërë i ditur nga familjarët më 2 maj 2026, ndërsa ngushëllime të shumta janë shprehur nga qytetarë të ndryshëm.

Varrimi i së ndjerës do të mbahet më 3 maj, në ora 13:00, në varrezat e Shipolit.

Kthesa e re, Miri ndryshon qëndrimin për Selin

“Do të doja shumë që vajza ime të bëhej si Selin kur të rritej,” ka qenë një nga deklaratat më të komentuara të Mirit gjatë qëndrimit të tij në “Big Brother VIP Albania 5”.

Nëse ishte i sinqertë asokohe apo thjesht i përfshirë nga emocioni i momentit, këtë ndoshta nuk do ta dimë me saktësi, por një gjë është e sigurt: mendimi i tij ka ndryshuar.

Mbrëmjen e sotme, i ftuar në emisionin “S’e Luan Topi”, ish-banori ka vendosur të flasë hapur, duke sqaruar pozicionin e tij dhe duke u shprehur se nuk dëshiron që vajza e tij t’i ngjajë Selinit.

Gjatë intervistës, ai foli për zhgënjimin e tij nga dinamikat brenda shtëpisë.

Miri e cilësoi pabesinë e Selinit në lojë si një veprim që nuk e priste, duke theksuar se shpresonte për një qasje krejt tjetër në strategjinë e saj, por u përball me një realitet më të ftohtë.

Ai sqaroi se kur i tha ato fjalë në fillim, po i referohej atyre cilësive që ajo shfaqi në ditët e para, të cilat i dukeshin të sinqerta. Megjithatë, pasi pa se çfarë ishte e aftë të bënte Selin në vazhdimësi për hir të lojës, ish-banori e theksoi qartë: ajo mund të ketë vlera, por nuk do të donte kurrë që e bija të mbartte të gjitha cilësitë që ajo tregoi para kamerave. /Prive By Liberta Spahiu