div[data-widget-id="1924179"] { min-height: 300px; }
class="home blog paged custom-background wp-custom-logo paged-50 wp-theme-news-25 td-standard-pack group-blog hfeed">
“Kurti me vizionin e tij komunist është më i dëmshëm sesa një hajn ordiner në qeveritë e kaluara”

Analisti Azdren Shala ka deklaruar se kryeministri në detyrë, Albin Kurti, siç thotë ai, me vizionin e tij komunist, raportin me ndërkombëtarët dhe në aspektin diplomatik, i bën më shumë dëm Kosovës, sesa një hajn ordiner që mund të ishte në qeveritë e mëparshme.

Në emisionin “Kosova Today”, Shala po ashtu tha se pavarësisht rritjes së çmimeve në tavan, Qeveria Kurti ka heshtur gjithmonë, transmeton Klankosova.tv.

“Kur vinë mërgimtarët për festat e fundvitit çmimet shkojnë në tavan. Ne nuk kemi pasur ndonjë rritje të naftës, energjisë, por pse po rriten çmimet? Dhe Qeveria hesht, në këtë rast Qeveria Kurti. Unë mendoj që ky në aspektin diplomatik, raporti i tij me ndërkombëtarë, vizioni i tij komunist për botën, pakrahasimisht është më i dëmshëm se një hajn ordiner që ka mundur me qenë në Qeverinë Haradinaj ose në Qeverinë Mustafa e Thaçi”, u shpreh Shala.

Derisa gazetari Ardian Gaxherri ia shtroi një pyetje kryeministrit Kurti.

“A jemi të varfër apo të vjedhur?”, ishte pyetja e tij, duke thënë se me këto gënjeshtra ai erdhi në pushtet.

Largimi i parë nga Real Madridi është konfirmuar

Real Madridi po përgatit ndryshime të rëndësishme në afatin kalimtar dhe ka konfirmuar se Endrick nuk do të vazhdojë të jetë pjesë e skuadrës në ‘Santiago Bernabeu’.

Sulmuesi brazilian do të nisë një etapë të re në karrierën e tij, duke u huazuar te Olympique Lyon, me shpresën për të rikthyer besimin dhe minutat e lojës që i mungojnë te madrilenët.

Në Valdebebas e konsiderojnë huazimin si një vendim strategjik, duke synuar të ruajnë një investim të rëndësishëm dhe të shmangin uljen e mëtejshme të vlerës së lojtarit.

Operacioni është punuar me kujdes dhe diskrecion, dhe marrëveshja me Lyon është përfundimisht e mbyllur, pavarësisht ndryshimeve të mundshme në stolin e Real Madrid.

Roli i Endrickut te Real Madridi

Endrick nuk ka arritur të gjejë vendin e tij te Real Madrid dhe nuk është pjesë e planeve sportive afatshkurtra.

Me Carlo Ancelottin kishte një rol të kufizuar, i cili u zvogëlua edhe më shumë me ardhjen e Xabi Alonsos.

Gjatë sezonit, braziliani ka grumbulluar vetëm 22 minuta në La Liga dhe Ligën e Kampionëve, një tregues i qartë i mungesës së besimit dhe rolit të përcaktuar.

Minutat e tij të fundit kundër Manchester City u konsideruan thjesht një rastësi, jo një ndryshim real në situatë.

Gjithashtu, një episod i pahijshëm me kartonin e kuq dhe pezullimin dy ndeshjesh në La Liga për protestë nga stoli ka përshpejtuar vendimin për largimin e tij.

E ardhmja e tij me fanellën e Real Madrid pritet të mbyllet përkohësisht në Copa del Rey kundër Talavera.

Real Madridi kishte paguar rreth 60 milionë euro te Palmeiras për Endrick, një investim historik për potencialin e tij.

Megjithatë, performanca e tij nuk ka qenë në nivelin e pritur dhe vlera e tij në treg ka rënë ndjeshëm, duke u ulur nga 60 milionë në rreth 25 milionë euro.

Merret vendimi: Ndahen nga 600 euro për këta punëtor

Bordi i Drejtorëve të Pallatit të Rinisë ka marrë vendim që të ndajë nga 600 euro për secilin punëtor, si shpërblim për kontributin dhe përkushtimin e treguar gjatë vitit 2025.

Vendimi është marrë në mbledhjen e Bordit, duke u bazuar në performancën pozitive financiare të Ndërmarrjes. Kjo shumë përfaqëson një rritje krahasuar me vitin e kaluar, ndërsa Bordi ka bërë të ditur se synimi është që, në vazhdën e përmirësimeve të vazhdueshme dhe standardeve të vendosura gjatë tre viteve të fundit, vlera e shpërblimit të rritet çdo vit.

Sipas Bordit të Drejtorëve, gjendja financiare e Pallatit të Rinisë është stabile dhe pozitive, me të hyra që kanë tejkaluar planifikimin vjetor për 16.35 për qind.

Çitaku për intervistën e Konjufcës: Paska folur sikur ta kishte dorëzuar librezën e VV-së

Sekretarja e Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), njëherit edhe kandidate për deputete, Vlora Çitaku ka ironizuar me intervistën e njeriut të dytë të Lëvizjes Vetëvendosje (LVV), Glauk Konjufca, për të cilin tha se fliste sikur ta kishte dorëzuar librezën e Vetëvendosjes në hyrje të emisionit.

Çitaku ka vlerësuar se intervista e tij mbrëmë ishte sikurse e një mysafir rasti në historinë e Vetëvendosjes.

“Konjufca dje paska folur sikur ta kishte dorëzuar librezën e Vetëvendosjes në hyrje të “Pressing”-ut në T7. Në njërën anë dalin me thirrje patetike “Mos lësho pe”.

Ndërsa, në anën tjetër, Konjufca vetë paska lëshuar pe në gjithçka. Madje, e paska lëshuar edhe Vetëvendosjen, gjuhën e saj, arrogancën e saj, dështimet e saj.

Pesë vjet në pushtet i paska shndërruar në amnezi politike. Paska folur sikur të ishte një mysafir i rastit në historinë e Vetëvendosjes.

Një këshillë miqësore: në vend të një narrative të re në funksion të zgjedhjeve, filloni duke marrë përgjegjësi për përçarjet dhe linçimet që keni ushqyer”, ka shkruar Çitaku për intervistën e Konjufcës  dhënë mbrëmë në në T7.

Kosova pranohet në Federatën Ndërkombëtare të Golfit

Kosova është pranuar zyrtarisht si anëtarja e 154-të e Federatës Ndërkombëtare të Golfit.

Ky vendim, u bë i ditur me anë të një njoftimi të Federatës së Golfit të Kosovës e cila tha se ai shënon një prej momenteve më të rëndësishme në historinë e sportit të golfit në vendin tonë.

“Anëtarësimi në IGF nuk është vetëm një status formal – është një dëshmi e rrugëtimit tonë të gjatë. Është rezultat i më shumë se një dekade pune të palodhshme, qindra takimeve ndërkombëtare, mijëra orëve në terren, ndërtimit nga themelet të një strukture kombëtare të golfit dhe përkushtimit të çdo individi që besoi se Kosova mund të jetë pjesë e familjes globale të këtij sporti fisnik.

“Një vend të veçantë në këtë histori e zë shqiptaro-amerikani Dino Asanaj, vizionari që e themeloi golfin në Kosovë dhe i dha jetë këtij sporti në kohë kur pak kush e besonte. Kontributi i tij mbetet themeli mbi të cilin u ndërtua e gjithë struktura e sotme”, thonë nga kjo federatë.

Sipas saj, një rol të jashtëzakonshëm ka pasur mërgata shqiptare, e cila në çdo hap të rrugëtimit tonë ka qenë forcë shtytëse.

“Me përkushtimin, mbështetjen financiare, rrjetëzimin ndërkombëtar dhe përfaqësimin dinjitoz të Kosovës, mërgata ka kontribuar thellësisht në ngritjen e golfit në nivelin ku jemi sot.Falë tyre, Kosova ka qenë e pranishme në tryezat dhe institucionet ku shpesh nuk ka qenë e lehtë të depërtohet.Ky sukses është edhe i tyre — i secilit shqiptar që nga larg ka ndihmuar, ka besuar dhe ka kontribuar”.

“Sot Kosova është një vend që përfaqëson golfin në arenën ndërkombëtare.Ky është fillimi i një kapitulli të ri: pjesëmarrja në garat botërore, mundësia e përfshirjes në ciklet olimpike, forcimi i infrastrukturës vendore, zhvillimi i talenteve të rinj dhe afirmimi i Kosovës si një destinacion serioz sportiv”.

Faton Peci merr vendimin e parë si kryetar i Mitrovicës

Kryetari i Mitrovicës, Faton Peci ka marrë vendimin e parë si kryetar, për themelimin e komisionit për Identifikimin e Nevojave për Fëmijet me Nevoja të Veçanta Arsimore, transmeton Gazeta Online Veriu.info.

“Ky komision do identifikojë me saktësi nevojat e nxënësve, me fokus ata me vështirësi në të nxënë dhe me nevoja të veçanta”, ka shkruar Peci.

Kujtojmë se Peci u betua si kryetar i Mitrovicës të premtën me 12 dhjetor.

Postimi i plotë:

Mirëmëngjesi ☀️

✍️ Vendimi i parë si kryetar që e mora është themelimi i komisionit për Identifikimin e Nevojave për Fëmijet me Nevoja të Veçanta Arsimore.

Ky komision do identifikojë me saktësi nevojat e nxënësve, me fokus ata me vështirësi në të nxënë dhe me nevoja të veçanta.

Pasqyra më e mirë e një shoqërie është se si iu qaset këtyre kategorive ❤️.

Paralajmërohet borë dhe temperatura -20°C në Kosovë

Menaxheri i departamentit meteorologjik në KANS, Sherif Gosalci ka thënë se do të ketë mjegull edhe në ditët në vijim.

Ai përmes një postimi në Facebook, ai tha se pritet të jetë një fundvit me borë dhe me acar.
“Nën ndikimin e presionit të lartë atmosferik, mjegulla do të vazhdojë edhe ditëve në vijim të jetë persistente në vendin tonë dhe më gjerë. Mot i ndryshueshëm dhe me reshje bore pritet në pjesën e dytë të javës që vjen”.

“Zhvillimet aktuale preliminare, na paralajmërojnë për një ndërrim të motmoteve me reshje bore dhe acar që mund të përshkohet me temperatura polare edhe deri – 20°C”, ka thënë Gosalci.

Vrasje në tentativë në Prishtinë, dy persona hyjnë në oborrin e një shtëpie dhe qëllojnë me armë zjarri

Një vrasje në tentativë ka ndodhur dje në Prishtinë.

Policia e Kosovës bën të ditur se se dy persona të panjohur kanë hyrë në oborrin e një personi në Prishtinë dhe kanë shtënë me armë zjarri në drejtim të shtëpisë.

Disa predha kanë depërtuar brenda, duke dëmtuar dhe disa mobilje shtëpiake. Në vendin e ngjarjes janë gjetur dhe sekuestruar 27 gëzhoja.

“Prishtinë / 15.12.2025 – 19:21. Është raportuar se dy persona të panjohur kanë hyrë në oborrin e ankuesit mashkull kosovar dhe kanë shtënë me armë zjarri në drejtim të shtëpisë, ku disa predha kishin depërtuar brenda dhe kishin dëmtuar disa mobile shtëpiake. Në vendin e ngjarjes janë gjetur dhe sekuestruar 27 gëzhoja”, bën të ditur policia.

Plagoset me armë zjarri tiktokeri i njohur shqiptar

Personazhi i njohur i “TikTok”, Fabion Kuçi ose GUCCI, është plagosur mbrëmjen e kaluar në qytetin e Durrësit, në lagjen Nr. 9, e njohur si lagja e Re. Policia lokale ka identifikuar autorin dhe po punon për arrestimin e tij, ndërkohë që i plagosuri ndodhet nën kujdesin e mjekëve në spital.

Fabion Kuçi ka një histori të mëparshme kriminale jashtë vendit, duke qenë i dënuar në Angli për vepra të ndryshme penale dhe duke shërbyer disa vite burg. Ai ishte kthyer në Shqipëri vetëm pak muaj më parë dhe ishte bërë mjaft aktiv në rrjetin social TikTok, ku shpesh herë përfshihej në debate dhe përplasje me personazhe të tjerë si Kozak Braçi dhe Xhemal Ujka (Fire).

Policia vijon hetimet për të zbardhur rrethanat e incidentit dhe për të ndëshkuar përgjegjësit. Autoritetet bëjnë thirrje për bashkëpunim nga dëshmitarët që mund të kenë parë ngjarjen në lagjen e Re.

Vdes kandidati për deputet në Kuvendin e Kosovës

Ka vdekur kandidati për deputet në Kuvendin e Kosovës, Bastri Dubova, i cili ishte pjesë e listës zgjedhore të Partisë Liberale Egjiptiane.

Lajmin e ka bërë të ditur kryetari i kësaj partie, Veton Berisha përmes një postimi në rrjetin social në Facebook.

Berisha tha se Dubova ishte shpallur Qytetar nderi në Komunën e Obiliqit nga kryetari i kësaj komune

“Në emër të Partisë Liberale Egjiptiane, shprehim ngushëllimet tona më të sinqerta për ndarjen nga jeta të z.Bastri Dubova , aktivist kombëtarë, anëtar i Lëvizjes Egjiptiane, anëtar i Partisë Liberale Egjiptiane, si dhe pjesë e listës së kandidatëve për deputet në zgjedhjet e 28 dhjetorit! Bastri Dubova është shpallur Qytetar nderi në Komunën e Obiliqit nga kryetari i kësaj komune  z. Xhafer Gashi, falë punës dhe angazhimit të tij rreth në të mirë të qytetarëve të Obiliqit”.

“Mikun tonë do ta kujtojmë përgjithmonë si një aktivist i palodhur, burrë fisnik e bujar! Humbja e tij është e madhe për familjen, miqtë dhe për gjithë komunitetin tonë Egjiptian. Kontributi dhe angazhimi i tij do të mbetën gjithmonë të çmuara dhe të paharruara”.

“Njoftojmë se varrimi i të ndjerit do të bëhet sot më datë 16.12.2025 në fshatin Medvec Komuna e Lipjanit duke filluar nga ora 12:00h! Partia Liberale Egjiptiane, sot do i ANULOJ të gjitha aktivitetet zgjedhore në kujtim të punës dhe veprës së të ndjerit z. Dubova! Fotografia më poshtë është fotografia e fundit e z.Dubkva, e cila është realizuar më 14.12.2025, në kuadër të përgatitjeve për zgjedhjet e 28 dhjetorit”, ka shkruar ai.