div[data-widget-id="1924179"] { min-height: 300px; }
class="home blog paged custom-background wp-custom-logo paged-51 wp-theme-news-25 td-standard-pack group-blog hfeed">
Vdes kandidati për deputet në Kuvendin e Kosovës

Ka vdekur kandidati për deputet në Kuvendin e Kosovës, Bastri Dubova, i cili ishte pjesë e listës zgjedhore të Partisë Liberale Egjiptiane.

Lajmin e ka bërë të ditur kryetari i kësaj partie, Veton Berisha përmes një postimi në rrjetin social në Facebook.

Berisha tha se Dubova ishte shpallur Qytetar nderi në Komunën e Obiliqit nga kryetari i kësaj komune

“Në emër të Partisë Liberale Egjiptiane, shprehim ngushëllimet tona më të sinqerta për ndarjen nga jeta të z.Bastri Dubova , aktivist kombëtarë, anëtar i Lëvizjes Egjiptiane, anëtar i Partisë Liberale Egjiptiane, si dhe pjesë e listës së kandidatëve për deputet në zgjedhjet e 28 dhjetorit! Bastri Dubova është shpallur Qytetar nderi në Komunën e Obiliqit nga kryetari i kësaj komune  z. Xhafer Gashi, falë punës dhe angazhimit të tij rreth në të mirë të qytetarëve të Obiliqit”.

“Mikun tonë do ta kujtojmë përgjithmonë si një aktivist i palodhur, burrë fisnik e bujar! Humbja e tij është e madhe për familjen, miqtë dhe për gjithë komunitetin tonë Egjiptian. Kontributi dhe angazhimi i tij do të mbetën gjithmonë të çmuara dhe të paharruara”.

“Njoftojmë se varrimi i të ndjerit do të bëhet sot më datë 16.12.2025 në fshatin Medvec Komuna e Lipjanit duke filluar nga ora 12:00h! Partia Liberale Egjiptiane, sot do i ANULOJ të gjitha aktivitetet zgjedhore në kujtim të punës dhe veprës së të ndjerit z. Dubova! Fotografia më poshtë është fotografia e fundit e z.Dubkva, e cila është realizuar më 14.12.2025, në kuadër të përgatitjeve për zgjedhjet e 28 dhjetorit”, ka shkruar ai.

Lahi Brahimaj shokon me deklaratën: Albin Kurti, dezertor i UÇK-së

Gjenerali i UÇK-së dhe kandidati për deputet nga AAK, Lahi Brahimaj, ka komentuar këngën e Edona Llalloshit dedikim për Albin Kurtin.

Në “VV Show”, gazetari Vehbi Kajtazi e pyeti Brahimajn se si e vlerëson që për Kurtin është bërë një këngë, ndërsa për të jo.

“Për Kurtin është bë një këngë e për juve jo, si e sheh këtë, Kurti po na del goxha njëfarë patrioti”, pyeti Kajtazi.

Brahimaj u shpreh se, Kurti nuk ka qenë pjesë e UÇK-së dhe nuk ka marrë pjesë aktive në luftë, madje e ka quajtur edhe “dezertor”.

“Unë i kam pa komentet, por këngën jo. Kom pas fatin me qenë pjesë e Shtabit të UÇK-së që nga themelimi deri në çlirimin e vendit, kam qenë në malet e Berishës kur kanë Muhamet Mavraj dhe Albin Kurti. Dhe ai nuk ka pranu me kanë pjesë e UÇK-së. Unë e kam dëgju komandant Remin, për të cilin kam respekt, e komandant Selimin, që kanë thënë ai është bashkëluftëtar i joni. Në fakt ai, në asnjë rrethanë nuk ka qenë ushtar, nuk ka pas pushkë, nuk ka vesh uniformë, në zyrën e Adem Demaçit ka qenë  si përkthyes. Nuk ka pas asnjë pozicion në strukturat e UÇK-së. Zyra e Adem Demaçit ka qenë në Prishtinë. Demaçi ka qenë i emëruar si përfaqësues i UÇK-së , dhe e ka zgjedh një djalë të ri që ka dit më përkthy anglisht, kaq ka qenë, dhe deri në një moment edhe nga ajo zyre ka dhënë dorëheqje.

Në fakt, nëse ky ka qenë ushtar dhe ka dhënë dorëheqje dhe thotë unë nuk jam që Kosova me pushkë, ai në fakt është dezertor. Dhe për mendimin tim, më mirë është mos me qenë UÇK sesa dezertor. Ata që e njohin ushtrinë, më mirë është mos me kanë fare ushtar sesa dezertor. Për mu nuk është marrë që në atë kohë një djalë nuk ka qenë pjesë e UÇK-së, trimërinë edhe tutën ta falë Zoti. Por është e rëndë dhe e dënueshme, në shtetet demokratike çdo dezertor dënohet.  Nëse ai është ashtu, me pas qenë shteti siç duhet ai ish dënu me ligjet e Kosovës për dezertim. Nëse do me marrë merita se ke qenë atëherë duhet me trajtu edhe atë pjesën që je dezertor”.

Ai shtoi se këngët që lidhen me luftën duhet të fokusohen te ata që kanë sakrifikuar jetën për vendin.

“Më vjen mirë që Edona ka vendos me i këndu dikujt, por më vjen keq që nuk e ka përzgjedh me këndu një nënë të dëshmorit, një djalë dëshmorit. Unë e kam pas fatin me njoft Faruk Elezin, një djalë i ri, student që ka ardh mu bo ushtar dhe Sylejman Selimi e ka refuzu, për shkak se ishte djalë i shumë motrave, prindin e kishte invalid dhe e ka refuzu. Pastaj ka ardh me imponim është bë ushtar, ka ra me 21 maj në hyrje të Grobonicës, Klinës, në mbrojtje të pozicioneve. Ndërsa ai (Kurti) nuk e ka pranu. Edona sigurisht do ishte më mirë me i këndu Faruk Elezit se cilitdo të gjallë, edhe mua. Nëse e do për nder, do duhej një asi djali, që ia shëron plagët një nëne kur e dëgjon këngën e djalit të vet

Konjufca: Lotët e nanës Rukë janë lot të dhimbjes por edhe krenarisë, ata lotë nuk mundet me i gjyku bash kërkush

Nënkryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Glauk Konjufca, ka qenë I ftuar në “Pressing” të T7.

Për deklaratën e zyrtarit të Lëvizjes Vetëvendosje në KQZ, Alban Krasniqi rreth lotëve të nënës së Ramush Haradinaj, Konjufca a thënë se ka qenë deklaratë e gabueshme.

Ai ka thënë se askush nuk mundet t’i gjykojë lotët e nënës Rukë.

“Ka qenë deklaratë e pakujdesshme, mendoj që ka qenë e gabueshme. Lotët e Nënës të Haradinajve, nënes Rukë, janë lot të dhimbjes, por edhe të krenarisë që i ka dhënë djemt për lirnë e Kosovës. Ata lot nuk mundet me i gjyku bash askush”, ka thënë Konjufca.

Ishte shpallur i zhdukur, gjendet i vdekur 23-vjeçari shqiptar në Gjermani

23 vjeçari Valentin Vokaj, i cili jetonte në Bremen të Gjermanisë raportohet se është gjetur i vdekur, pas rreth një muaj kërkimesh.

Sipas JOQ, vdekjen e të riut shqiptar e kanë konfirmuar familjarët.

Deri më tani nuk dihen detajet rreth kësaj ngjarje tragjike.

Autoritetet gjermane tashmë kanë nisur hetimet lidhur me rastin.

alentin Volaj ishte raportuar i zhdukur nga familjarët më 9 nëntor, pasi kishte dalë nga banesa ku jetonte në Bremen rreth orës 4 të mëngjesit dhe nuk ishte kthyer më.

Në momentin e zhdukjes, familjarët kishin bërë të ditur se ai kishte lënë në banesë sendet personale, celularin dhe paratë, si dhe një letër lamtumire për familjen.

Sipas tyre, i riu po kalonte një periudhë të vështirë emocionale dhe përballej me stres dhe gjendje të rënduar psikologjike.

Pasi u raportua zhdukja, rasti u paraqit edhe në policinë gjermane, u kërkua po ashtu edhe ndihma e Ambasadës Shqiptare, ndërkohë që kërkimet u përqendruan edhe në zonën Sodenmattsee, ku për fat të keq u gjet trupi i tij i pajetë.

Konjufca tregon pse nuk u arrit ndonjë koalicion me opozitën për formimin e Qeverisë

Nënkryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Glauk Konjufca, ka folur për zhvillimet e fundit në vend.

Ai u pyet pse erdhi deri te mosformimi i Qeverisë, dhe se a ka ndikuar fjalët e kryeministrit në detyrë, Albin Kurtit drejtuar opozitës që të mos arrihet një marrëveshje, shkruan Zeri.info.

Konjufca tha se nuk ka të bëjë me gjuhën e Kurtit, por sipas tij me interesat që ka pasur opozita.

Sipas tij, LDK-ja ka pasur qëndrime ekstreme për mosbashkëpunim, kurse PDK-ja ka ndërruar qasjen rrugës duke votuar kryeparlametarin.

“Gjuha politike është një nga mjetet më të rëndësishme, por nuk ka qenë vendimtare pse nuk kemi institucione të reja. Arsyeja kryesore mendoj është që kemi pas një lidhmëri të interesave të disa partive poltiike që e kanë prioritezu pamundësinë e fituesit të 9 shkurtit mos me mundur me bë qeverinë”, u shpreh ai në T7, transmeton Zeri.info.

“Hajvana” Konjufca thotë se gjuha e Kurtit nuk ishte vendimtare për formimin e institucioneve

Nënkryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Glauk Konjufca, ka deklaruar se gjuha e përdorur nga kryeministri Albin Kurti ndaj opozitës nuk ka qenë faktor vendimtar për mosformimin e institucioneve të reja pas zgjedhjeve.

I ftuar në emisionin Pressing në televizionin T7, Konjufca tha se arsyeja kryesore, sipas tij, qëndron te bashkërendimi i interesave mes disa partive politike, të cilat, siç u shpreh ai, kanë pasur për prioritet pamundësimin e formimit të qeverisë nga fituesi i zgjedhjeve të 9 shkurtit.

“Gjuha politike është një nga mjetet më të rëndësishme, por nuk ka qenë vendimtare pse nuk kemi institucione të reja. Arsyeja kryesore, mendoj, është që ka pasur një lidhmëri interesash të disa partive politike, të cilat e kanë prioritetizuar pamundësinë që fituesi i 9 shkurtit të formojë qeverinë”, ka deklaruar Konjufca.

Mësohet identiteti i 43-vjeçarit që humbi jetën pas vetaksidentit në Mazgit
Një person e ka humbur jetën si pasojë e një vetaksidenti që ndodhi sot në segmentin e autostradës Mazgit – Prishtinës.

Viktima u rrokullis me kamionin (betonjerk), ku edhe e humbi jetën.

Klankosova.tv mëson se viktima është Arben Halimi (1982), nga fshati Qirez i Komunës së Skenderajt.

Sipas burimeve të Klankosova.tv dyshohet se deri tek aksidenti erdhi si pasojë e kthimit jo të sigurt.

Klani ka raportuar edhe gjatë ditës për këtë ngjarje tejet të rëndë./ Klankosova.tv.

“Budallaku ka nisë mu bo vlerë” – Aktori Jeton Zogjani reagon për tekstin e Edona Llalloshit kushtuar Albin Kurtit

Aktori Jeton Zogjani ka folur në emisionin “Kosova Live” pas reagimeve të shumta publike lidhur me këngën dhe performancën e këngëtares Edona Llalloshi, kushtuar kryeministrit Albin Kurti.

Duke komentuar vargjet e këngës, Zogjani u shpreh kritik ndaj mesazhit që, sipas tij, përcillet përmes tekstit, duke deklaruar se “budallaku ka nisë mu bo vlerë”, ndërsa shtoi se “nji fije floku e ndan prej budallakut”.

Reagimi i tij vjen pas debatit të ndezur që ka shpërthyer në rrjete sociale dhe në opinionin publik, ku performanca e Edona Llalloshit është interpretuar në forma të ndryshme.

“Hale pa na u hjek loti i babës na le edhe ti”, fjalët prekëse të motrës së policit që vdiq sot

Ismet Isufi është zyrtari policor që vdiq sot papritur në komunikacion, pasi kishte pësuar infarkt.

Isufi pas infarktit, ka pësuar aksident rreth orës 06:30, në rrugën “Zagrebi”.

Njësitet policore dhe emergjenca kanë dalë menjëherë në vendin e ngjarjes, ku nga këta të fundit është konstatuar vdekja e viktimës (zyrtar policor), që dyshohet të ketë ndodhë para aksidentit. Me rastin është duke u marrë Njësia Rajonale e Trafikut, ndërsa hetimet janë në zhvillim për të sqaruar shkaqet e sakta të aksidentit.

Pas vdekjes së Isufit reagoi motra e tij e cila u shpreh e pikëlluar.

“Ah more vllau jem Ismet hala pa nau hjek loti i Babës na le edhe ti 😢😢

I perjetshëm qoft kujtimi për ty

All-llahu të gradoftë me shkallën

mëtë lartë të xhenetit🤲🏻🤲🏻🤲🏻“, shkroi motra e të ndjerit.

 

Ky është personi që vdiq në vetaksidentin në Mazgit

Një vetaksident me fatalitet ka ndodhur sot rreth orës 13:00 në segmentin afër autostradës, në Mazgit, ku u rrokullis një kamion.

Burimet e rajoni.org kanë pohuar se personi që humbi jetën është, A.H nga fshati Qirez i Komunës së Skenderajt.

Lajmin e kanë publikuar edhe miqtë e të ndjerit në rrjetin social “facebook”.

Lajmin e ka konfirmuar Baki Kelani, zëdhënësi i Policisë së Kosovës.

“Sot, rreth orës 13:00, në segmentin e autostradës Mazgit–Prishtinë, ka ndodhur një vetaksident trafiku me pasoja fatale. Në këtë aksident është përfshirë një mjet i rëndë – kamion, i cili është rrokullisur”, ka deklaruar Kelani.