div[data-widget-id="1924179"] { min-height: 300px; }
class="home blog paged custom-background wp-custom-logo paged-52 wp-theme-news-25 td-standard-pack group-blog hfeed">
Nuk do ta besoni sa vite diferencë kanë Vanesa dhe Indri

Vanesa dhe Indri janë çifti që së fundmi kanë konfirmuar lidhjen e tyre në “Ferma VIP”, duke marrë menjëherë vëmendjen e publikut.

Indri nesër, më 2 maj, feston ditëlindjen e 37-të, ndërsa Vanesa është 24 vjeçe.

Kjo do të thotë se mes çiftit ka 13 vite diferencë moshe, një detaj që ka nxitur reagime dhe komente të shumta në rrjetet sociale.

A mendoni se është dashuri reale?!/kosovarja

Tragjike: Vetëvrasje në Piranë të Prizrenit – gruaja gjendet pa shenja jete pranë armës

Një rast i rëndë ka ndodhur në fshatin Piranë të Prizrenit, ku një grua është gjetur pa shenja jete, mëson Sinjali.

Ngjarja është raportuar sot, rreth orës 12:05, nga bashkëshorti i saj, i cili ka njoftuar Policinë se gruaja e tij dyshohet të ketë kryer vetëvrasje.

Njësitë policore kanë dalë menjëherë në vendngjarje, ku kanë hasur në viktimën L.A., rreth 43-vjeçare, ndërsa ekipi mjekësor ka konstatuar vdekjen e saj.

Sipas informacioneve fillestare, pranë trupit është gjetur edhe një armë zjarri, e cila dyshohet të jetë përdorur nga viktima

Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitet e hetimeve të stacionit dhe hetuesit rajonalë, të cilët kanë siguruar vendin dhe kanë nisur ekzaminimet.

Rasti është iniciuar si “Hetim i vdekjes”, ndërsa për detaje shtesë pritet raporti i mëtejmë nga autoritetet kompetente.

Kosova po bëhet gati për zgjedhje, Kurti emëron zëvendësministrin e radhës

Albin Kurti, kryeministër në detyrë, ka emëruar Agon Batushën, zëvendësministër në Ministrinë e Administrimit të Pushtetit Lokal.

Siç njofton ZKM-ja, Kurti i ka uruar suksese Batushës në detyrën e re.

Ndryshe, Batusha, më herët ka qenë deputet nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje.

Komunikata e ZKM-së:

Agon Batusha emërohet zëvendësministër në Ministrinë e Administrimit të Pushtetit Lokal

Prishtinë, 1 maj 2026

Kryeministri në detyrë i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, ka emëruar z. Agon Batusha në pozitën e zëvendësministrit në Ministrinë e Administrimit të Pushtetit Lokal.

Kryeministri në detyrë Kurti e uroi z. Batusha për detyrën e re dhe i dëshiroi suksese në përmbushjen e përgjegjësive të reja.

Këto janë çmimet e derivateve sot në Kosovë

Çmimi i naftës për ditën e sotme është 1.68 euro për litër, njëjtë si çmimi i djeshëm.

Kështu është bërë e ditur nga Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë, Tregtisë dhe Inovacionit, e cila ka publikuar përditësimin e çmimeve të derivateve.

Sipas njoftimit, benzina kushton deri në 1.47 euro për një litër, ndërsa gazi 0.85 euro.

Kryetarja e Vlorës: S’ka më shezlongë 20 euro…

Kryetarja e Bashkisë së Vlorës, Brunilda Mersini foli mbi vendimin e miratuar një ditë më parë në këshillin bashkiak për tarifën 700 lekë (7 euro) për plazhet.

Mersini thotë se janë 15 mijë metër katror vijë bregdetare plazh publik që do të jetë falas. Në këto plazhe, sipas Mersinit, do të vendosen 350 çadra dhe shezlongë. Ajo thotë se krahas tyre do të ketë edhe plazhe publike pa çadra dhe shezlong ku qytetarët do të mund të vendosin çadrat dhe shezlongët personal.

Për sa i përket tarifës prej 700 lekësh (7 euro), Brunilda Mersini, kryetare e bashkisë së Vlorës, thotë se këto janë plazhe publike që do të menaxhohen me anën edhe të bashkëpunimit me privati.

Tarifa 700 lekë (7 euro) sipas saj është limiti.

“Pra bizneset private në ndryshim nga një vit më parë ku kishim çmime të ndryshme deri në 2 mijë lekë (20 euro). Këtë vit plazhet private do të shkojnë maksimumi në vlerën 700 lekë dhe jo më tepër”, u shpreh kryebashkiakja.

Tarifa prej 700 lekësh e plazheve private ka ngjallur shumë diskutime në Këshillin Bashkiak dhe në qytetin e Vlorës ditët e fundit./Top Channel

Pas ndarjes nga Adonisi, Teuta Krasniqi ndërmerr këtë vendim

Aktorja e njohur shqiptare, Teuta Krasniqi kohët e fundit dukshëm ka shpeshtuar paraqitjet e saj në rrjetet sociale.

Pak ditë më parë, ajo bëri me dije se vajza e saj e vogël Kaia, arriti nivel të lartë në testin e inteligjencës, shkruan IndeksOnline.

Megjithatë, detaji që na ka rënë në sy këtë herë, është që Kaia në certifikatë mban dy mbiemra, atë Krasniqi të aktores dhe Morina të babait të saj, Adonisit.

Duket se ky hap është ndërmarrë pas ndarjes së çiftit.

Nga ana tjetër, as Adoni dhe as Teuta nuk kanë dhënë ndonjë deklaratë për aludimet sa i përket ndarjes së tyre.

Krimineli i luftës Ratko Mlladiç që u dënua për gjenocid është ‘‘pranë vdekjes’’, avokatët kërkojnë lirimin e tij nga burgu

Avokatët që përfaqësojnë kriminelin e dënuar të luftës nga serbët e Bosnjës, Ratko Mlladiç, janë në pritje të një vendimi nga një gjykatë e OKB-së për kërkesën e tyre që ai të lirohet nga burgu në Hagë, me arsyetimin se është në fund të jetës së tij.

Mlladiç, 84 vjeç, u dënua me burgim të përjetshëm në vitin 2017 për gjenocid, krime lufte dhe krime kundër njerëzimit gjatë luftërave në ish-Jugosllavi midis viteve 1992 dhe 1995. Dënimi për njeriun e njohur si “Kasapi i Bosnjës” u la në fuqi pas apelit në vitin 2021, raporton BBC, përcjell Gazeta Express.

Në një parashtresë të detajuar drejtuar gjykatës të premten, avokatët e tij thanë se Mlladiç ka qenë për një kohë të gjatë i shtrirë në shtrat ose në karrocë me rrota.

Ata shtuan se ai ka pësuar një goditje të dyshuar në tru gjatë një telefonate me djalin e tij, gjë që e ka lënë pothuajse të paaftë për të folur.

Sipas tyre, dy mjekë e kanë vlerësuar gjendjen e tij si të rëndë dhe “rreziku për vdekje të afërt është i lartë”, ndërsa avokatët kanë kërkuar lirimin e menjëhershëm të përkohshëm ose me kusht në një spital ose hospice ku flitet gjuha serbe.

Nënkuptohet se ekipi mbrojtës i Mlladiç po kërkon kthimin e tij në shtëpi, dhe ministri serb i Drejtësisë, Nenad Vujic, ka bërë të qartë se qeveria e tij është e gatshme të japë garanci për gjykatën nëse ai lirohet.

Gjyqtarja Graciela Gatti Santana ka kërkuar një vlerësim të pavarur shëndetësor, i cili pritej të paraqiste gjetjet të premten.

Mlladiç komandoi forcat serbe të Bosnjës në vitet 1990 kundër ushtrive kroate të Bosnjës dhe boshnjakëve (myslimanëve boshnjakë), gjatë një lufte në të cilën trupat e tij kryen “spastrim etnik” në Bosnje-Hercegovinë, rrethuan qytetin kryesor Sarajevë duke shkaktuar vdekjen e më shumë se 10,000 njerëzve, dhe kryen masakrën e 8,000 burrave dhe djemve në Srebrenicë.

Mlladiç u zhduk në vitin 1995 dhe u gjet vetëm në Serbinë rurale në vitin 2011, pas 16 vitesh në arrati. Ai doli në gjyq në Hagë në vitin 2012 dhe u dënua në vitin 2017.

Ai mbahet në një qendër paraburgimi të Kombeve të Bashkuara që nga viti 2011, por avokatët e tij argumentojnë se kjo njësi dhe spitali i burgut nuk janë të mjaftueshme për t’i ofruar kujdesin e nevojshëm, dhe se mbajtja e tij në paraburgim përbën “ndëshkim mizor dhe çnjerëzor” dhe nuk shërben më për asnjë qëllim.

Grupet boshnjake që përfaqësojnë viktimat dhe të mbijetuarit e kundërshtojnë fuqishëm lirimin e ish-komandantit serb të Bosnjës nga burgu, duke e parë atë si një “taktikë ligjore” dhe jo si një kërkesë humanitare. Ata kanë paralajmëruar gjykatën e OKB-së se ekipi i tij mbrojtës ka bërë përpjekje të ngjashme të përsëritura prej vitesh.

Avokatët e tij kërkuan lirimin në korrik 2025, por kjo u refuzua; më pas, në nëntor 2025, ata kërkuan pa sukses një lirim të përkohshëm për të marrë pjesë në një ceremoni përkujtimore për një anëtar të familjes.

Djali i Mlladiçit, Darko, u tha mediave serbe se nuk ka pasur ndryshime në gjendjen shëndetësore të babait të tij dhe se planifikon ta vizitojë atë në spitalin e burgut javën e ardhshme.

Gjyqtarja Graciela Gatti Santana tha se kishte kërkuar nga ekspertët mjekësorë të vlerësojnë gjendjen aktuale të tij dhe mundësitë për trajtim të mëtejshëm, si dhe nëse jetëgjatësia e tij mund të përcaktohet dhe nëse kujdesi që po merr në paraburgim është i mjaftueshëm.

Rrahje mes 10 personave, ndërhynë Policia

Përleshjet mes të rinjve janë të shpeshta në vendin tonë dhe ndodhin për motive të ndryshme.

Një rast i tillë ka ndodhur sot në fshatin Lluzhan të Podujevës, ku janë përfshirë rreth 10 persona, mëson Sinjali.

Burime të Gazetës Sinjali bëjnë të ditur se në vendin e ngjarjes ka ndërhyrë menjëherë Policia e Kosovës.

Sipas të njëjtave burime, situata është vënë nën kontroll nga policia, ndërsa rrethanat dhe motivet e përleshjes mbeten ende të panjohura.

E dhimbshme: Ndërron jetë veterani i UÇK-së

Ka ndërruar jetë të enjten, pas një sëmundjeje të rëndë, veterani i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Gëzim Mehmeti.

I lindur më 10 shkurt 1979 në Drenas, Mehmeti ishte pjesë e luftës çlirimtare dhe njihej për kontributin e tij gjatë asaj periudhe.

Familja ka bërë të ditur se ceremonia e varrimit do të zhvillohet pas kthimit të trupit të pajetë nga Franca, ndërsa për datën dhe kohën do të njoftohet në vijim.

Ngushëllime Familjes Mehmeti!