13.3 C
Pristina
E shtunë, 13 Shtator, 2025
Home Blog Page 54

“1400 biznese po shkyçen, situata është alarmante – qytetarët tash po përballen me rrezikun e papunësisë masive”

0

Sot, KEDS ka njoftuar se ka nisur shkyçjet masive të bizneseve që nuk kanë dalë në tregun e lirë. 

Nënkryetarja e PDK-së, Vlora Çitaku, ka ngritur alarmin për papunësi masive pas këtij vendimi,

Sot KEDS ka nisur shkyçje masive pas përfundimit të afatit për biznesët që s’kanë arritur marrëveshje me furnizues të licencuar nga ZRRE.

“1400 biznese, kryesisht prodhues, po shkyçen me dhunë nga rrjeti i energjisë elektrike. Mijëra punëtorë rrezikojnë të mbesin pa vende pune, pa të ardhura për veten dhe familjet e tyre.  Qytetari i Kosovës, i rraskapitur nga çmimet e larta të produkteve bazike dhe energjisë, sot po përballet edhe me rrezikun e papunësisë masive, si pasojë e vendimeve rrënuese të Kurtit dhe klikës së tij në ZRRE. Situata është alarmante. Ky është vetëm vazhdimi i përpjekjeve të qëllimshme të lidershipit të LVV-së dhe vartësve të tyre për të shkatërruar sektorin privat, ashtu siç kanë bërë me institucionet e pavarura. Kjo mendësi totalitare i përket shekullit të kaluar, dhe shoqëria jonë nuk do ta tolerojë”.

Për këtë çështje kanë reaguar edhe nga Dhoma e Tregtisë dhe Industrisë Kosovë, nga ku, përmes një komunikate për media thuhet se liberalizimi i dhunshëm rrezikon të lërë pa punë mbi 22 mijë punëtorë dhe të godasë rëndë ekonominë e vendit.

Bajrami: Sot po merr formë politika shkatërruese e Kurtit, qytetarët po paguajnë për mafinë energjetike

0

Kompania për Distribuimin e Energjisë Elektrike në Kosovë (KEDS) sot nisi shkyçjen e rreth 450 bizneseve, të cilat nuk kanë lidhur marrëveshje me një furnizues.

Lidhur me këtë, Lidhja Demokratike e Kosovës ka mbajtur konferencë për media, kur deputetja Hykmete Bajrami ka adresuar kritika në drejtim të kryeministrit në detyrë Albin Kurti.

Ajo ka thënë se sot po merr formë politika ‘’shkatërruese’’ e Kurtit, duke shtuar se ky i fundit, ka instaluar ‘’të dëgjueshmit’’ e tij në ZRRE por edhe në institucione të tjera.

‘‘Për të kundërshtuar dhe shprehur shqetësimin tonë lidhur me shkyçjen e mbi 1300 bizneseve. Sot përfundimisht po merr formë politika shkatërruese e Albin Kurtit. Ka instaluar të dëgjueshmit e tij në ZRRE dhe në çdo institucion tjetër. Sot shkyçja e dhunshme është persekutim. I bëjmë thirrje prokurorisë speciale që të merret me institucionet siç janë ZRRE dhe të tjera’’, ka thënë ajo.

Bajrami ka thënë edhe se qytetarët po paguajnë për mafinë energjetike, dhe se qytetarët do të përballen me një valë të re të inflacionit.

‘‘Qytetarët duhet ta dinë që po paguajnë për mafinë energjetike. Faturat për ekonomi familjare ka kohë që janë dyfishuar. Qytetarët duhet të dinë që me këto politika do të vjen një valë e re e inflacionit. Kjo politikë, disa biznese do ti mbyllë në tërësi, disa do të largohen për në vendet fqinje’’, ka thënë ajo.

Martohet aktorja e serialit “Bashkallajk”

0

Aktorja e njohur Sara Bajrami i ka dhënë fund beqarisë.

Liza e “Bashkallajk”-ut u shfaq mahnitëse në fustanin e bardhë të nusërisë.

Mirad quhet fatlumi që i rrëmbeu zemrën aktores së njohur.

Gazetarja prek me dedikimin prekës pas humbjes së babait “Kom me lyp sa t’jom gjall…”

0

Gazetarja e njohur Erjona Gjikolli, e cila punon për ‘Kiks Kosova’, ka ndarë një mesazh të thellë dhe prekës pas humbjes së babait të saj, duke shprehur ndjenjat e saj të dhimbjes dhe mirënjohjes.

Në një postim të saj në rrjetet sociale, ajo ka reflektuar mbi momentet e vështira që po kalon, duke treguar se humbja e babait ka lënë një boshllëk të madh në jetën e saj. Ajo ka falenderuar të gjithë ata që e kanë mbështetur në këtë periudhë të vështirë.x

Erjona ka shprehur mirënjohjen e saj për ata që kanë gjetur kohë për ta ngushëlluar, duke theksuar se ky akt i vogël ka pasur një rëndësi të madhe për të dhe familjen e saj. Ajo ka përmendur se shumë njerëz kanë ndarë momente të veçanta me babain e saj, duke e bërë atë të ndjehet e mbështetur.

“Kur babai thoshte se kishte shumë miq, unë e merrja si një shaka, por tani e kuptoj se sa e vërtetë ishte,” ka shkruar ajo, duke reflektuar mbi fjalët e tij të mençura. Kjo ka qenë një periudhë e vështirë, por gjithashtu një mundësi për të kujtuar dashurinë dhe mbështetje që ai ka ofruar gjatë gjithë jetës së tij.

Erjona ka ndarë se shumë njerëz kanë ndjerë dhimbjen e saj dhe se shumë prej tyre kanë pasur mundësi të flasin me babain e saj për herë të fundit. Kjo ka qenë një dëshmi e dashurisë dhe respektit që ai ka marrë nga të tjerët, duke e bërë atë një figurë të dashur në komunitet.

“Fjalët tuaja janë kthyer në krenarinë tonë!” ka shkruar ajo, duke theksuar se falë mbështetjes së të tjerëve, ajo tani e njeh babain e saj në një dimesion tjetër. Kjo është një mënyrë për të nderuar kujtimin e tij dhe për të vazhduar trashëgiminë e tij pozitive.

Erjona ka premtuar se do të vazhdojë të flasë për babain e saj, duke e ndarë historinë e tij me nipërit dhe mbesat e tij. Ajo dëshiron që ata të dinë se gjyshi i tyre ishte një njeri i jashtëzakonshëm, i cili, edhe në momentet më të vështira, ka gjetur forcën për të qeshur dhe për të sjellë gëzim.

“Ai kishte ideale dhe parime, por gjithçka kishte rëndësi më shumë kur ishte në pyetje familja,” ka përfunduar ajo, duke shprehur se babai i saj është ndarë me qetësi, duke e ditur se pas tij ka lënë një trashëgimi të fortë dhe një dashuri të pakushtëzuar për të gjithë ata që e kanë njohur.

Qeveria serbe ia përfundoi mandatin Popoviqit, qeveria Kurti ia shkatërroi karrierën

0

Qeveria e Serbisë ka bërë të ditur se ia ka përfunduar mandatin Igor Popoviqit, i cili mbante pozitën e ndihmësdrejtorit të Zyrës për Kosovën. Vendimi duket se është i vlefshëm prej 13 gushtit, por aty nuk janë ofruar më shumë arsyetime.

Popoviq ishte i angazhuar në sektorin për mbrojtje juridike në Zyrën për Kosovën në Qeverinë e Serbisë.

Ky vendim është marrë disa ditë pasi ai e ka pranuar fajësinë në Gjykatën Themelore në Prishtinë për nxitje të përçarjes dhe mosdurimit. Dënimi prej gjashtë muajsh burgim, i marrë më 8 gusht, i është zëvendësuar me gjobë prej 3.000 eurosh, dhe ndalim të hyrjes në Kosovë për dy vjet.

Ndonëse ai e ka pranuar fajësinë në gjykatë duke thënë se nuk i është ushtruar presion, Ministria e Drejtësisë e Serbisë ka thënë të nesërmen se Popoviq e ka nënshkruar marrëveshjen me prokurorët në Kosovë “nën presion dhe pa vullnetin e tij”.

Autoritetet e Kosovës e kanë hedhur poshtë këtë pretendim.

Ai është ndaluar nga autoritetet e Kosovës më 18 korrik, pas një fjalimi që ka mbajtur në Hoçë të Madhe të Rahovecit, përgjatë së cilit e ka përshkruar Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës si “organizatë terroriste”.

Zyrtarët në Kosovë kanë thënë se nuk do të tolerojnë që të fyhet dhe përdhoset historia dhe lufta e udhëhequr nga UÇK-ja.

Lidhur me kētë ka reaguar edhebdeputeti i VV’së, Mefail Bajqinovci. Ai ka shpëndarë lajmin ku thuhet që qeveria serbe ia përfubdoi mandatin Popoviqit, duke shënuar:

“Kurse Qeveria e Kosovës ia përfundon karrierën”

Asnjë marrëveshje në Alaskë, por Putini sërish largohet me disa fitore të mëdha

0

Nick Paton Walsh | CNN

Ukraina mund të kishte kaluar një natë edhe më të keqe. Nuk u përgatit asnjë marrëveshje pa pjesëmarrjen e saj.

Presidenti amerikan Donald Trump dukej i mërzitur dhe i lodhur. Ndoshta sepse presidenti rus Vladimir Putin u shfaq i patrembur, duke folur ende për “shkaqet themelore” të luftës dhe duke tingëlluar i pandryshuar.

Në atë që tingëlloi si një kërcënim, ai madje paralajmëroi Kievin dhe aleatët e tij evropianë që të mos ndërhyjnë në çfarëdo procesi të vazhdueshëm ku ai beson se ka futur Trump-in.

“Ne presim që Kievi dhe kryeqytetet evropiane ta perceptojnë gjithë këtë në mënyrë konstruktive dhe të mos krijojnë pengesa, të mos bëjnë përpjekje për të prishur progresin që po shfaqet përmes provokimeve dhe makinacioneve prapa skenave”, tha Putini.

Thirrja e Trump-it drejtuar Kievit dhe aleatëve të NATO-s mund të paraqesë një lloj kornize që Putini e konsideroi si një “marrëveshje”, por në fytyrën e Trump-it dhe në fjalët e tij ishte e qartë se ai nuk arriti ndonjë marrëveshje të rëndësishme që mendon se do të pranohet. Dy liderët as nuk darkuan bashkë dhe Putini u nis menjëherë me avionin e tij.

Pjesët më të vështira të negociatave janë ato që mbeten për t’u rënë dakord në fund. Dhe deklarata e Trump-it se mbetën disa gjëra “të mëdha” të pazgjidhura tregon lëvizje të vogël mbi çështje si territori që kërkon Putini dhe një armëpushim.

Por ka dy fitore të mëdha për Putinin këtu. Së pari, pamja e jashtëzakonshme e një mikpritjeje me tapet të kuq në Shtetet e Bashkuara dhe një udhëtim me “Bishën” (makina e Donald Trump) — që të dyja paraqiten si një formë e jashtëzakonshme rehabilitimi të reputacionit për një kriminel lufte të akuzuar. Ishte një pamje e tmerrshme për shumë ukrainas; e hidhëruar edhe më shumë nga fakti që kreu i Kremlinit e quajti Ukrainën një “komb vëllazëror”, pavarësisht se ka vrarë civilët e saj për tre vjet e gjysmë.

Fitorja e dytë është koha. Putini fitoi më shumë kohë për forcat e tij që të avancojnë në vijën e frontit. Nuk është e qartë nëse Trump-i është mjaftueshëm i nxehur që të vendosë sanksione dytësore në ditët në vijim. Por Putini nuk dha përshtypjen se kishte nxitim, duke sugjeruar takime të mëtejshme dhe punë të vazhdueshme. Koha ka rëndësi pasi ofensiva e tij verore është afër kthimit të përfitimeve të vogla në fitore strategjike.

Në fund, Ukraina do të zgjohet me një botë të pandryshuar. Një botë të tmerrshme, por pa ndonjë afrim të papritur SHBA–Rusi ose një marrëveshje për t’u gëlltitur.

Eskalon protesta në serbi, përleshje mes protestuesve dhe policisë

0

Protesta antiqeveritare në Serbi u mbajtën edhe të premten mbrëma në disa qytete serbe. Gjatë protestave janë shënuar incidente.

Në qendër të Beogradit, xhandarmëria u përplas me demonstruesit antiqeveritarë, ndërsa përleshje pati edhe në Bulevardin e Mbretit Aleksandër.

Protestuesit hodhën mjete piroteknike dhe dogjën kontejnerë. Policia u përgjigj me gaz lotsjellës dhe i shpërndau demonstruesit me automjete të blinduara.

Gjatë protestave raportohet se ka të lënduar.

Në protestat e organizuara ditëve të kaluara ka pasur përplasje të ashpra mes demonstruesve antiqeveritarë dhe aktivistëve të SNS-së, të cilët i kanë goditur protestuesit me mjete piroteknike.

Protestat antiqeveritare të udhëhequra nga studentët kanë vazhduar në Serbi për më shumë se nëntë muaj. Protestuesit kërkojnë që autoritetet të mbajnë përgjegjësi për vdekjen e 16 nga shembja e një strehe betoni në stacionin e trenit në Novi Sad, më 1 nëntor 2024.

Në Novi Sad, protesta përfundoi zyrtarisht rreth orës 22:30 dhe tubimi kaloi i qetë.

Protestat antiqeveritare u organizuan si reagim ndaj sulmeve të mbështetësve të Partisë Progresive Serbe (SNS) ndaj kundërshtarëve të pushtetit në dy qytete të Vojvodinës – në Vërbas dhe Baçka Palankë – më 12 gusht.

Qeveria serbe mohon përgjegjësinë për aksidentin dhe refuzon të shpallë zgjedhje të parakohshme, një nga kërkesat e fundit të organizatorëve të protestave masive. /REL

Vendet që do të mbesin pa rrymë nesër për disa orë

0

Kompania për Distribuimin e Energjisë Elektrike në Kosovë (KEDS) bën të ditur se të shtunën, më 16.08.2025, do të kryhen punime të domosdoshme për siguri të sistemit energjetik.

Si rezultat i kësaj, në disa lokalitete do të ketë ndërprerje të rrymës.

Ky është orari sipas rajoneve:

Prishtinë

Punime në projekte investive

1.

Nga TS 110/10(20) kV Prishtina 7 do të ndërprehet:

 

 

Dalja 10kV J13 Fabrika e kasetave (kodi: 19000039) prej orës 09:00 deri në ora 18:00

Vendet: Fabrika e Kasetave, Hajvali Vorret dhe Busia Petroll.

Arsyeja: Punimi i TrafoMoblies tek TS Zylfiu 19000039088.

Ferizaj

 

 

Punime në projekte investive

1.

Nga TS 35/10kV Ferizaj III do të ndërprehet:

Dalja 10kV Ylli 3 (kodi: 40042017) prej orës 09:00 deri në ora 18:00

 

 

Vendet: rr.Sejdi Sejdiu, rr.Ramadan Salihu, rr.Skënderbeu, rr.Naim Beka, rr.Sharrit, rr.Sadik Bega, rr.Zenel Hajdin, rr.Ejup Statovci dhe rr.Enver Topalli.

Arsyeja: Ndërrimi i pajisjeve në TS Halil Haxhidema, TS MBTS Kulla dhe TS 14 Kulla.

2.

Nga TS 35/10kV Ferizaj II do të ndërprehet:

 

 

Dalja 10kV J12 Banka 1&2 (kodi: 40041039) prej orës 09:00 deri në ora 18:00

Vendet: MBTS Banka, TS Fatmir Rashani, TS Halil Haxhidema, TS TMK Ndërtesa, TS Koncorzium Komuna (përballë Spitalit).

Arsyeja: Ndërrimi i pajisjeve ne TS Halil Haxhidema, TS MBTS Kulla dhe TS 14 Kulla.

Mitrovicë

 

 

Punime nga pala e tretë

1.

Në TS 110/10 kV Vushtrria 2

Nga dalja 10 kV Maxhunaj do të ndërprehet TS-i:

 

 

TS 10/04kV Naim Haradinaj (kodi: 73000011058) prej orës 14:00 deri në ora 17:00.

Vendet: Maxhunaj.

Arsyeja: Punime sipas pëlqimit elektro-energjetik dhe projektit te aprovuar

Gjakovë

 

 

Punime të domosdoshme për siguri të sistemit

1.

Nga TS 35/10 kV Gjakova I do të ndërprehet:

Dalja 10kV Beci (kodi: 80080010) prej orës 10:00 deri në ora 14:00

 

 

Vendet: Fshatrat: Bec, Janosh, Lugbunar, Rr.Mark Malota, Novosellë e Epërme, Novosellë e Poshtme, Osek Pashë, Palabardhë, Qerim, Sopot, Trakaniq.

Arsyeja: Ndërrimi i dy shtyllave të tensionit të mesëm në degëzimin Novosellë e Ulët, Novosellë e Epërme, evitim i rrezikut.

* * *

Punime në projekte investive

 

1.

 

Nga TS 110/35/10 kV Rahoveci  do të ndërprehet:

Dalja 10kV Pataqani (kodi: 82000001) prej orës 08:00-09:00 dhe nga ora 16:30-17:30

Vendet: fshatrat: Bratotin, Drenoc, Nushpal, Pastasellë, Pataçan i Epërm,  Pataçan i Poshtërm, Senoc, Varjak dhe Zatriq.

Arsyeja: Krijimi i kushteve të punës pa tension, manipulim me ndarësit e tensionit të mesëm.

2.

Në TS 110/35/10 kV Rahoveci

Nga Dalja 10 kV Pataqani do të ndërprehen trafostacionet:

TS 10/04kV Pasteli I (kodi: 82000001021) prej orës 08:00 deri në ora 17:30

TS 10/04kV Pasteli II (kodi: 82000001022) prej orës 08:00 deri në ora 17:30

TS 10/04kV Pompa e ujit Pasteli (kodi: 82000001026) prej orës 08:00 deri në ora 17:30

Vendet: Pastel.

Arsyeja: Ngritja e shtyllave nen tension, montimi i konzollave, montimi i izolatorëve, shtrirja e përçuesit me gjitha elementet përcjellëse si dhe punime tjetra elektrike në kuadër të Lot 12-Pataqani.

Bekë Berisha: Jam katunar, por problemet e Prishtinës do i ndreqi

0

Kandidati i AAK-së për kryetar të Prishtinës, Bekë Berisha, ka thënë se kandidatura e tij ka qenë kërkesë e partisë dhe aktivistëve të kësaj në Prishtinë.

Berisha tha se për Prishtinën do të dalin me një projekt shumë praktik për t’i zgjidhura disa probleme pasi sipas tij, për një kohë të gjatë Prishtina nuk ka ndryshuar kurrgjë.

“E kemi bërë një program të mirë për qytetarët e Prishtinës se si duam praktikisht t’i kryejmë punët me afate. Së pari populli dhe kryeqyteti apo qyteti sepse nuk kemi mundur t’ia japim Prishtinës atë ngjyrimin si kryeqytet, nuk duhet të anohet nga partia politike edhe me dëmin që Prishtina të mos bëhet kryeqytet”.

“Mua menjëherë janë lajmëruar të më tregojnë se unë jam katunar dhe unë s’po e lë kurrë asnjë mundësi më të voglën që të mendoj dikush se jam qytetar, po iu tregoj se jam katunar. Jam katunar, por këto problemet e Prishtinës, të prindërve, fëmijëve në shkolla, sigurisë, shtyllave elektrike, do të ua ndreq ky katunari”, tha Berisha në “DPT te Fidani” në Klan Kosova.

“Deklaratat e Kurtit ia ndaluan Thaçit vizitat nga vëllezërit”

0

Nasim Haradinaj, ka akuzuar kryeministrin Albin Kurti se është fajtor për vendimin e Zyrës së Prokurorit të Specializuar që t’u ndalohen vizitat vëllezërve të Hashim Thaçit në Hagë.

Sipas tij, kjo situatë erdhi pas deklaratave të Kurtit ku tha se ish-krerët e UÇK-së në Hagë po vizitohen nga deputetë të PDK-së për të marrë instruksione politike.

“Qikjo vrejtja e Albin Kurtit e dha edhe ky një vrejtje që Thaçit po i jepet informacion, po bohen instruksione, dhe ZPS-ja u përgjigj me këtë, edhe ia ndaloi Thaçit vizitat për të afërmit dhe për vëllezërit. Ai haptaz e tha në media. Unë të garantoj mbi 60% ka pesh këtu,” tha Haradinaj.