div[data-widget-id="1924179"] { min-height: 300px; }
class="home blog paged custom-background wp-custom-logo paged-745 wp-theme-news-25 td-standard-pack group-blog hfeed">
Gjesti shfaqet i vetmuar në oborrin e shtëpisë së Big Brother VIP Albania, pak para spektaklit

Sot, Gjesti, një ndër banorët më energjikë të Big Brother VIP Albania, u pa i vetëm në oborrin e shtëpisë.

Kjo ishte një skenë e cuditshme për këtë personazh që zakonisht është i njohur për shpërthimet e tij energjike dhe shoqërinë e pandërprerë me të tjerët.

Duke u ulur në oborr, ndërkohë që muzika luhej në sfond, ai dukej i mbyllur në mendime dhe shumë larg imazhit të zakonshëm të tij të qeshur dhe aktiv.

Ky moment ka tërhequr vëmendjen e fansave, duke ngritur pyetje për ndjeshmërinë e tij.

Padyshim, një mbrëmje e veçantë është parashikuar për sonte, pasi është spektakli dhe priten shumë surpriza dhe debate që mund të tensionojnë atmosferën.

Çfarë do të ndodhë pas këtij momenti të befasishëm të Gjestit, mbetet të shiheet gjatë spektaklit.

 

“Deri 17 vjeçar kam pi drogë, shkollën e kam lanë në klasë të 10”, publikohet rrëfimi i Gjestit

Gjesti ka dhënë një rrëfim emocionues gjatë kohës sa ishte ishte pjesë e Big Brother VIP Kosova 3.

“Jam kanë shumë hiperaktiv, kam bërë gjërat që kam dashtë. Nuk ma dashtë shkollën kurrë, klasën e tetë e kam përsëritur për shkak se nuk kam mësuar. Kam vazhduar deri në të mesmen deri në të 10-tën më pasë e kam lënë. Nuk jam kanë i fokusuar në shkollë”, u shpreh Gjesti.

“Gjithmonë e kam pasë mendjen në muzikë dhe e kam ditur që shumë mirë do ta bëjë. Rruga më ka mësuar shumë gjëra që mos me qenë njeri i keq, mos me shit shoqërinë, që s’bën me vjedh, mos me u rreh”.

“Kam bërë gjëra të këqija të tepruara, të këqija që e kam idhnuar familjen, deri në moshën 17 vjeçare, kam pirë hashish”.

Ndiqni rrëfimin e tij më poshtë!

 

Drenusha për Sarën e Drilonin: “Të prapambetur, kallëzoni bile dashuri” (VIDEO)

Banorët kanë vazhduar të hedhin dyshime për pëlqimin e Sarës dhe Drilonit.

“Ai pasigurinë e ka shpreh prej ditës së parë, por a e ke pa kur ta don fati, ta rrokë llotaria. Njeri ma i prapambetur s’kam pa, dojnë me kallëzu çka është prapambeturia. Me u dashtë koka keq, a? Kallëzoni bile dashuri”, tha Drenusha.

“Kujt i intereson jashtë me kë lidhesh a çka bën, nuk është tipi i saj hiç Driloni. Driloni nuk mundet ta pranojë një femër që është puthë në televizion”, vijoi më tutje ajo.

Edhe Vullneti u pajtua se ata nuk verehen që pëlqehen.

Ndiqeni videon për më shunë detaje:

“Me gojën tënde të vogël”, “Të vij në mes të Prishtinës…” – Gerti kërcënon Gjestin

Big Brother VIP Albania ka marrë vëmendjen e gjithë publikut, pas hyrjes së Gjestit, si banori më i ri në shtëpi.

Por Gjesti s’u mikprit aspak mirë nga disa prej banorëve.

Madje provokimet, ofendimet, deri tek kërcënimet nuk kanë ndaluar aty që nga e marta kur u zhvillua spektakli.

E një situatë e ngjashme është zhvilluar edhe mbrëmë, ku njëri prej banorëve në këtë shtëpi, i njohur si Gerti e kërcënoi hapur Gjestin.

Ai madje ia përmendi se mund të vi në Prishtinë pas daljes e të merret me të.

“Me gojën tënde të vogël mund ta hapësh si të duash, por me dorë…”

“Të vij në mes të Prishtinës…”, i ka thënë Gerti – Gjestit.

Hoti: Nëse e krahasojmë me qeveritë e kaluara, Qeveria Kurti është më e dobëta që ka pasur Kosova

Ish-kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti, ka vazhduar kritikat ndaj Qeverisë Kurti.

Ai ka bërë me dije se kjo është qeveria me e dobët që ka pasur Kosova ndonjëherë.

Gjatë një interviste në emisionin “Debat Plus”, Hoti e ka krahasuar qeverinë aktuale me qeveritë tjera.

“Nëse e krahasojmë me qeveritë e kaluara, këto katër vjet kanë qenë vitet e qeverisjes më të dobët që ka pasur Kosova nga shpallje e pavarësisë. E dyta nëse krahason

këtë qeveri me zotimet që ka pasur, se kjo qeveri e ka nënshkruar një kontratë publike në zgjedhjet e vitit 2021 edhe unë besoj se duet të matet karshi atyre zotimeve e premtimeve që janë të shkruara. Edhe nëse e krahason me ato premtime, rezultate jo të pakta, janë zero. Absolutisht zero”, ka thënë Hoti.

Ai ka përmendur edhe fushat tjera ku ka çaluar Qeveria Kurti.Edhe e treta disa procese, që nuk shkruan sikur premtime elektorale, por janë zotime të shtetit të Kosovës. Ta zëmë të procesi i dialogut, te njohjet ndërkombëtare. Avancimi i demokracisë ne ven, që nuk i shkruan në kësi projekte, por është procese që ti duhesh me kontribu edhe kur je në opozitë edhe në pozitë. Edhe në këtë aspekt ka degraduar. Nëse e krahason me qeveritë paraprake është qeveria më e dobët. Nëse e krahason me premtimet e veta është zero realizim, pothuajse zero realizim”, është shprehur Hoti.

Ky është parashikimi i motit për sot

Sot mbi territorin e Kosovës do të mbajë mot kryesisht i vranët dhe me riga shiu.

Sipas parashikimit të Institutit Hidrometeorologjik të Kosovës, në disa pjesë me reshje bore.

Në njoftimin e IHMK-së thuhet se në viset e larta rigat e shiut do të dominohen nga reshjet e bores. Temperaturat minimale do të jenë nga -1 deri në +1 gradë Celsius, ndërsa ato maksimale do të lëvizin nga 3 deri në 6 gradë Celsius.

Do të fryjë erë nga verilindja me shpejtësi 1 deri në 7 metër për sekondë.
Kalendari i vështirë i Shqipërisë për Botëror, ja kur do të luhet ndeshja me serbinë

Shqipëria njohu sot kundërshtarët që do të ketë përballë në kualifikueset e Botërorit 2026.

“Kuqezinjtë” do të përballen me Anglinë, Serbinë, Letoninë dhe Andorrën, teksa UEFA ka publikuar edhe kalendarin e plotë të Shqipërisë në këtë kompeticion.

Kombëtarja kuqezi do ta nisin rrugëtimin në transfertë ndaj Anglisë.

Ndeshja e parë është planifikuar të luhet më 21 mars 2025, në orën 20:45.

Pas 3 ditësh, më 24 mars, Shqipëria do të luajë ndeshjen e parë në shtëpi ndaj Andorrës, në orën 20:45.

Dy ndeshjet e radhës janë në qershor 2025.

Ndeshja Shqipëri – Serbi do të luhet më 7 qershor, në orën 20:45.

Pas 3 ditësh, më 10 qershor, kuqezinjtë do të udhëtojnë në transfertë për t’u përballur me Letoninë. Takimi do të luhet në orën 20:45.

Në shtator, skuadra kuqezi do të luajë vetëm një ndeshje në shtëpi.

Takimi Shqipëri – Letoni do të luhet më 9 shtator, në orën 20:45.

Edhe në tetor, në program është vetëm një ndeshje në transfertë. Ndeshja Serbi – Shqipëri do të zhvillohet më 11 tetor, në orën 20:45.

Shqipëria do të mbyllë rrugëtimin në kualifikueset e Botërorit 2026 në muajin nëntor. Sfida Andorrë – Shqipëri do të luhet më 13 nëntor, në orën 20:45.

Ndeshja e fundit do të luhet në stadiumin kuqezi “Arena Kombëtare”.

Supersfida Shqipëri – Angli do të luhet më 16 nëntor, në orën 20:45.