Gongu i rënë brenda shtëpisë së Big Brother VIP Kosova, kësaj radhe ishte për Lelën
Në ekran asaj iu shfaq pyetja nëse dëshiron të shoh një video në të cilën shfaqet ajo me një veprim që ka bërë xhiron e rrjetit, transmeton Klankosova.tv.
Në këtë rast, nëse e njëjta pranon ta shoh klipin, çmimit të madh i zbriten 5.000 euro, teksa çmimi total mbet, 165.000 euro.
Për të kuptuar se a pranoi Lela, ndiqeni videon e mëposhtme:
Deputetët e Lëvizjes Vetëvendosje, nuk kanë lejuar të ulën në ulëset e tyre deputetët e Listës serbe, të cilët janë rikthyer në Kuvendin e Kosovës pas disa muajsh bojkoti.
Deputetët e VV-së nuk kanë dashur t’i lejojnë brenda sallës me arsyetimin se deputetët e Listës Serbe nuk janë distancuar asnjëherë nga sulmet në veri dhe se ata po paraqiten në Kuvend vetëm për t’u nënshkruar që të sigurojnë pagën.
“Turp të keni”, u është drejtuar deputetëve të LS-së, kryetari i Kuvendit, Glauk Konjufca. Ai e ka ndërprerë seancën.
Konjufca ka kërkuar nga ta që ta lirojnë Kuvendin.
“Ju drejtohem deputetëve të Listës serbe të cilët vijnë dhe provokojnë në këtë mënyrë, është më të vërtetë e patolerueshme në Kuvendin e Kosovës këso sjellje. Njëherë në gjashtë muaj vini në Kuvendin e Republikës së Kosovës vetëm për t’i keqpërdorur paratë e taksapaguesve dhe në anën tjetër e luftoni Republikën e Kosovës me çdo mjet që e keni dhe shkoni e i rrini gatitu shefit tuaj kriminel, Radoiçiqit dhe keni guxim dhe vini në Kuvendin e Republikës së Kosovës. Turp të keni, ndërpritet kjo seancë dhe kërkoj me lirua Kuvendin e Republikës së Kosovës”, ka thënë Konjufca.
Fero ka vazhduar me postime të tensionuara ndaj ish-partneres së tij, Arbenita Ismajli.
Në një nga postimet e tij në InstaStory, ai shkruan: “Kur ju thoja po ju kursej, më nënvlerësonit. Gjithsesi, ky është fillimi i jo kursimit.” Pas kësaj, ai shkruan “Gabimi më i madh i jetës tënde!” në një postim tjetër, duke bërë një koment ironik.
Më pas, ai ka postuar një video ku thotë se gjithçka që ka thënë deri tani ka për qëllim vajzën e tij dhe se dëshiron vetëm të takohet me të. Pavarësisht kësaj, Fero e ka fjalën edhe për Arbenitën, të cilës refuzon t’ia përmendë emrin, por mesazhi i tij është i qartë. Ai thekson: “Ti jetën tënde jetoje me burra të huaj shko, rri, ulu, pi, bëj ç’të duash. A bën a s’bën është jeta jote as më intereson. Ama ti të lësh burrin e huaj, atë plakun e flliqur, atë plakun e zi aty të ma kapë vajzën dhe të ma marrë në krahë nëpër Dubai, ky është gabimi më i madh që ke bërë në jetën tënde.”
Ish-reperi postoi një foto të Arbenitës duke kërcyer në një klub nate dhe shkroi “agjenti nr. 2 i pasurive të patundshme”.
Në fund, ai ndau edhe një lutje për organet.
Lus organet kompetente të jeni korrekt në punën tuaj si dhe mos i mbyllni nga padrejtësia që më bëhet. Që shumë ditë e javë e muaj po ju lutem ose në rrjetet sociale ose edhe fizikisht (live), merruni me rastin, merruni me rastin mos më bëni padrejtësi. Organet kompetente merruni me rastin para se nesër të jetë vonë në çfarëdolloj aspekti!
Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiq, ka thënë sot se Beogradi nuk ka lidhje me atë që ndodhi në veri të Kosovës kur u dëmtua kanali Ibër-Lepenc dhe se këtë e di edhe Prishtina.
“E dini, ne mund ta bënim këtë dhe t’ua kthenim lumin, nuk na duhej asnjë terrorizëm, çfarë t’i justifikoj askujt”, tha Vuçiq.
Ai shtoi se edhe Kosova e di që Serbia nuk e ka bërë.
“Çfarë duhet të bëj që të justifikohem, të vrapoj nëpër mediat e botës, t’u kërkoj falje për diçka që nuk e kam bërë, nëse do ta interpretojnë si të duan. Kjo është arsyeja pse gjithmonë ngadalë, në fund, të gjitha gjërat bien në vendin e tyre. Është e rëndësishme vetëm të punoni, të luftoni dhe të besoni në veten tuaj, si dhe të vendosni shiritin lart. E nesërmja do të më kalojë disi, kjo është e gabuar”, tha Vuçiq.
Driloni ka bërë një paralajmërim, gjatë bisedës me disa nga banorët e shtëpisë.
Ai ka paralajmëruar se mund të eskalojë situata, në rast se ndodh edhe njëherë një situatë, për të cilën ai nuk e ka sqaruar më shumë, përcjell Klankosova.tv.
“Kam me fol një gjë njëherë, e nëse ndodh edhe njëherë, dijeni se do të eskalojë situata”, është shprehur ai.
Për të dëgjuar diskutimin e plotë të tij, klikoni videon e mëposhtme:
Pritjes i erdhi fundi! “Big Brother VIP Albania” është më afër se kurrë! Na ndajnë mungon më pak se 1 muaj nga nisja e edicionit më të ndjekur në Shqipëri.
Teksa shtëpia pritet të ndezë dritat në mbrëmjen e 21 dhjetorit, emra të ndryshëm kanë nisur të qarkullojnë kudo nëpër rrjet teksa përflitet se do të jenë pjesë e edicionit të katërt të “BBV”.
Si një ndër emrat që vjen në “Big Brother” në kërkim të famës është poeti Albi Lushi. Emra të tjerë janë Albërie Hadërgjonaj, Alba Pollozhani, Drilon Hoxha dhe Tiri Gjoci. Megjithatë mbetet për t’u parë dhe për të pritur deri në nisje të programit për të parë personazhet VIP që do të jenë pjesë e shtëpisë.