div[data-widget-id="1924179"] { min-height: 300px; }
class="home blog paged custom-background wp-custom-logo paged-766 wp-theme-news-25 td-standard-pack group-blog hfeed">
Tragjike, ndërron jetë modelja e njohur, pak javë pas martese

Supermodelja britanike Georgina Cooper, ka vdekur tragjikisht në moshën 46-vjeçare në ishullin Kos të Greqisë, vetëm disa muaj pas dasmës së saj.

Të shumtë kanë qenë kolegët dhe emrat e njohur që kanë reaguar pas ngjarjes tragjike.

Nëna e një fëmije ishte me burrin e saj në Kos kur ajo vdiq, tha ish-agjenti i saj.

Dean Goodman i tha Daily Mail: Ajo e donte Greqinë dhe më tha se do të kthehej me burrin e saj, por vdiq tragjikisht atje dy javë më parë.

“Georgina nuk ishte mirë gjatë Covid dhe kishte pasur disa probleme shëndetësore. Ajo sapo ishte martuar dhe mezi priste jetën e saj. Të gjithë janë të shkatërruar. Ajo ishte një superstar i vërtetë”, tha Goodman.

Zarfi i zi: Këta dy banorë përjashtohen nga shtëpia e Big Brother VIP Kosova

Vëllai i Madh ka përjashtuar nga gara Besfortin dhe Rezartin pas një shkeljeje të rëndë të rregullave të lojës brenda shtëpisë së Big Brother VIP Kosova 3.

Ky vendim është marrë nga produksioni, i cili ka njoftuar se sjellja e tyre ka shkelur kodin e etikës së programit, transmeton klankosova.tv.

Kjo ngjarje është një kujtesë për banorët e tjerë që të jenë të kujdesshëm ndaj rregullave të lojës dhe që të respektojnë kufijtë e përcaktuar nga produksioni.

“Ta njohë dosjen që e ki në Suedi”, Mialim Zeka e ‘godet’ Atillën, ndërpritet nga Alaudini

Atilla Kardesh, ish-bashkëshorti i Drenusha Latifit e ka lënë para dy ditësh shtëpinë e BBVK.

BBVK, në fillim dolën me qëndrim ku thanë se Atilla është i pastër para drejtësisë.

Por, kjo nuk zgjati shumë, pasi Milaim Zeka gjatë bisedës nuk e la pa ia përmendur Atillës tëkaluarën në Suedi.

“Ia kam huq, s’ke qenë i fejun, por e ke pasur të dashur. Unë të njoh mirë ta dijë dosjen në Suedi. E di se ke qenë në burg, mos me shti me fol”, tha ai.

Ai ka pretenduar se Atilla atje ishe në burg.

Ndërkaq, Alaudini e pengoi që të mos flas tutje.

 

Deklarata e Drenushës, pas largimit të Atillës – Këto janë fjalët që tha!

Hyrja e Atillës në Big Brother Vip Kosova 3, bëri jehonë dhe nuk u prit mirë nga një pjesë e opinionit.

Megjithatë, pas daljes, Drenusha i uroi suksese Atillës, duke thënë se në fund ai është babai i fëmijëve të saj.

Tutje, ajo uroi që jasht të mos jetë keqpërdorur rasti i saj.

“Uroj që asnjë institucion jashtë nuk më ka përdor emrin tem për këtë sen sepse kur më janë dashur nuk më kanë ndihmuar”, tha Drenusha.

Ndiqeni videon për më shumë detaje:

Atilla flet pas largimit nga Big Brother Vip Kosova

Atilla Kardesh ka folur për herë të parë pas largimit nga Big Brother VIP Kosova 3.

Ai ka thënë se ndjehet mirë teksa shton se është relaksuar situata mes tij dhe ish-gruas, Drenushës.

“Ndjehem okej, pak ma shumë famë se kur kam hyrë. Ndihna që u relaksua situata mes meje dhe Drenushës”, u shpreh Atilla.

“Ishte pak e pritur, edhe pse nuk ke situatë e mirë, për shkak se isha protagonist, jam krenar dhe jam gëzuar që jam në shtet demokratik, secila organizatë, apo individë mund të shpreh mendimin e vet”.

“Edhe kur kam qëndruar jashtë shtëpisë, (Drenusha) e ka ndërruar mendimin e saj dhe sjelljet”.

Muja: Kurti ia kaloi Rugovës me vota, mendohet si një prej liderëve me më së shumti besim

Deputeti i LVV-së, Armend Muja ka thënë se kryeministri Albin Kurti ia ka kaluar ish-presidentit Ibrahim Rugova me vota, e që sipas tij, i pari i qeverisë konsiderohet si njëri prej liderëve me më së shumti besim.

“Populli i Kosovës nga viti 2019 e këndej, ka vendosë që lider duhet me qenë Albin Kurti, në kuptimin e sakrificës së të kaluarës por edhe një dëshirë për të ardhmen, kështu e kanë parë si simbiozë dhe kanë vendosur që këtë lidership t’ia japin Albin Kurtit”, tha Muja në “Dpt te Fidani”, njofton Klankosova.tv.

“Pas Rugovës, mendoj që e tejkaloi edhe numrin e votave të Rugovës, mendohet që është një prej liderëve me më së shumti besim. Tani, individualisht, Albin Kurti i ka 47.7 për qind vetëm vet besim, sipas sondazhit të ‘Iri-it’”, tha deputeti.