div[data-widget-id="1924179"] { min-height: 300px; }
class="home blog paged custom-background wp-custom-logo paged-767 wp-theme-news-25 td-standard-pack group-blog hfeed">
Ja kur pritet të rriten pagat

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Armend Muja ka thënë se është paraparë që në vitin 2026 dhe ashtu edhe në vitin 2027, do të ketë rritje të pagave.

Sipas tij, pagat nuk janë rritur vetëm në prag të zgjedhjeve, dhe përmend se pagat janë rritur edhe në vitin 2023, njofton Klankosova.tv.

“Qeveria Kurti është ballafaquar me tri kriza, një është pandemia, dy ka qenë kriza e energjisë, dhe tre ka qenë kriza e inflacionit.  Në vitin 2012 dhe 2008 me kësi lloj krizash ka pasur rritje ekonomike vetëm 1 për qind, ndërsa ne kemi pasur rritjen më të madhe ekonomike, mbi 6 për qind”, tha Muja në “Dpt te Fidani”.

“Ka pasur rritjeve të pagave në vitin 2023, në vitin 2024 dhe ka rritje të pagave në vitin 2025. Kemi paraparë rritje të pagave edhe në vitin 2026 dhe në vitin 2027, sipas parimit se kur rritet ekonomia, të rriten dhe rrogat”.

Ky është moti për dy ditët e ardhshme

Mot pothuajse i ngjashëm do të vazhdojë të mbajë edhe gjatë fundjavës, njofton Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës.

Të shtunën parashihet të mbajë mot me diell dhe vranësira të shpërndara. Në mëngjes nëpër ultësira parashihet të ketë mjegull. Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet -5 deri -2 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës mes 10 deri 13 gradë.

Të dielën parashihet të mbajë mot me diell dhe pjesërisht i vranët. Në mëngjes parashihet të krijohet mjegull e radiacionit. Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet -4 deri -1 gradë celsius, ndërsa maksimalet e ditës mes 9 – 12 gradë Celsius.

Muja beson se LVV del me 54 përqind në zgjedhjet e ardhshme

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Armend Muja, beson se partia e tij do ta tejkalojë rezultatin e votave të fituara në zgjedhjet e kaluara.

“Unë e shoh rezultatin mbi atë të 14 shkurtit të vitit 2021”, deklaroi ai në emisionin “DPT TE FIDANI” në Klan Kosova.

“Nëse gjërat mbesin siç kanë qenë përpara dhe i marrim diku rreth votat e njëjta të diasporës, që ishin rreth 60 mijë, presim që rezultati tani të jetë mes 53-54 përqind. Unë besoj që kështu do të jetë, kështu i shoh rezultatet e zgjedhjeve të ardhshme”, shtoi Muja, duke theksuar se çdo votë e popullit të Kosovës ka rëndësi dhe se këtë e thotë me përulësi.

 

Çfarë ndodhi – Një futbollist largohet menjëherë nga lista e Shqipërisë

Keidi Bare nuk do të jetë pjesë e Kombëtares për ndeshjet e nëntorit. Edhe pse mesfushori kuqezi ishte në listën e grumbullimit që kishte vendosur Sylvinho, mesfushori nuk e mposht dot dëmtimin.

Është trajneri i Real Zaragoza, Victor Fernandez që ka treguar për gjendjen e Bares. Ai thotë se mesfushori shqiptar nuk po kryen as stërvitje, teksa grumbullimi me Shqipërinë nuk mund të mendohet.

“Mendonim se ndoshta do të kthehej Keidi Bare, por nuk ka bërë asnjë stërvitje me grupin. Situata me gjurin e tij po përmirësohet, por nuk është në gjendje as për të qenë i grumbulluar”, është shprehur trajneri i Zaragozës.

Edhe pse shansi i erdhi, duket se fati nuk donte që Keidi Bare të vishte fanellën kuqezi, gjë të cilën për herë të fundit e ka bërë në muajin mars. Kështu, 27-vjeçari do të mungojë edhe në sfidat kundër Çekisë dhe Ukrainës.

Shqiptari vret gruan në sy të vajzës dhe prindërve

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Worchester të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, ku një shqiptar ka vrarë bashkëshorten e tij në sy të vajzës dhe prindërve.

Sipas Euronews,al, Bruna Flamuraj është vrarë nga bashkëshorti i saj Lindi Flamuraj rreth orës 2 të mëngjesit të sotëm, transmeton Klankosova.tv.

Sipas informacioneve paraprake, mësohet se shkak për sherrin mes çiftit ishte xhelozia.

Ndërkohë, deri më tani nuk ka ende detaje të tjera në lidhje me ngjarjen, por ajo që raportohet është se autori është shtruar në spital i plagosur, pasi ka pësuar dëme gjatë konfliktit me të shoqen, ngjarje që përfundoi me vrasjen e saj.

Sonte “digjet loja” në Big Brother, largohen dy banorë!

Sonte është “Prime” i Big Brother Kosova. Nata e sotme pritet të kalojë me shumë befasi.

Burime të Indeksonlinet bëjnë të ditur se dy banorë do të largohen sot nga loja për shkak të shkeljes së rregullave.

Televotimi i hapur të hënën, është vendosur që të anulohet, pikërisht për këtë arsye.

“Për shkak të zhvillimeve në shtëpi, Vëllai i Madh, ka vendosur që të anulohet televotimi i hapur të hënën. Të gjithë shikuesit që kanë votuar do të rimbursohen. Detajet e tjera do të bëhen të ditura sot në ‘Prime’”, thuhet në njoftimin e Vëllait të Madh.

Pas ndarjes nga Ledri, Sara Hoxha bën veprimin e papritur me vajzën e saj

Pas ndarjes së shumëpërfolur mes Sara Hoxhës dhe reperit Ledri Vula, një detaj ka tërhequr vëmendjen e publikut dhe ka ndezur diskutime të shumta në rrjetet sociale.

Vajza e çiftit, Poem Blu, është fotografuar duke mbajtur një bexh ku figuron emri dhe mbiemri “Poi Hoxha”, i cili nuk përmban mbiemrin “Vula” të babait të saj.

Ky ndryshim ka habitur shumë ndjekës, të cilët janë befasuar nga fakti që mbiemri i vajzës ka ndryshuar pas ndarjes së prindërve, shkruan Gazeta Imazhi.


Ky veprim ka ngjallur shumë pyetje në lidhje me arsyet pas këtij vendimi. A është kjo një zgjedhje e Sarës për të theksuar pavarësinë e saj dhe të vajzës, pas ndarjes me Ledrin? Apo ka ndonjë simbolikë tjetër që lidhet me këtë ndryshim? Disa e shohin këtë si një mënyrë për të marrë kontrollin mbi identitetin e vajzës së saj, ndërsa të tjerë mendojnë se ky mund të jetë një mesazh për ndryshimet që ka sjellë ky cikël i ri i jetës së saj.

Pavarësisht spekulimeve, vendimi ka krijuar një valë diskutimesh. Fansat janë kuriozë të dinë më shumë rreth këtyre detajeve personale, të cilat duket se janë bërë pjesë e një historiku më të gjerë që përfshin marrëdhënien e saj me Ledrin dhe jetën pas ndarjes./ Gazeta Imazhi/