div[data-widget-id="1924179"] { min-height: 300px; }
class="home blog paged custom-background wp-custom-logo paged-811 wp-theme-news-25 td-standard-pack group-blog hfeed">
Pyetet për vajzën virale me shami, Hatin, ja si përgjigjet Fero

Rezi, banori i Big Brother VIP Kosova, ka drejtuar një pyetje ndaj Feros.

Ai i Feros se çfarë mendimi ka për Hatin, vajzën me shami që është virale në Tik Tok.

E kësaj përgjigje, Fero i dha përgjigje të qartë. “Shamia sot është sprovë e madhe, jo gjitha vajzat e bëjnë, unë e kam parë por s’dua t’ia shoh gabimet as asaj as juve. Nuk dua dhe nuk duhet të paragjykojmë sepse secili e ka për vete” tha ndër tjera Fero. /klankosova.tv

“Ti i ke hy formës ekstremiste”, debat i fortë mes Burimit dhe Feros, për haramin dhe hallallin

Gjatë konferencës së Feros me ‘gazetarët’ e BBVK3, ka pasur edhe debat të fortë.

Burimi ishte ‘gazetari’ i cili ka replikuar ashpër me Feron në lidhje me fenë, njofton Klankosova.tv.

Burimi e akuzon Feron se i ka hyrë mënyrës ekstremiste.

“Çka ekstreme?” e pyet Fero

Esktremist nuk mund të jetë askush sepse del prej kontrollës. Unë jam vet fetar. Kam qenë në Qabe por nuk mund të jem ekstremist.

Se cilat ishin replikat mes Feros dhe Burimit, mund ta kuptoni përmes kësaj videoje:

Fero tha se vajza e tij qëndron me të ëmën, i reagon ashpër Arbenita

Natën e sotme mysafir special në shtëpinë e famshme “BBVK” ishte ish-reperi Fero, i cili mori pyetje të shumta nga banorët. Ai u pyet edhe për kujdestarinë e vajzës Ninës, për të cilën deklaroi se qëndron me të ëmën.

Nuk vonoi shumë dhe modelja përmes një shkrimi të gjatë i reagoi ish-bashkëshortit, shkruan Indeksonline.

Ajo u shpreh se është me trauma dhe ankth duke luftuar për kujdestarinë e vajzës.

Ndër të tjerash shkroi se vajza disa herë ka refuzuar të qëndroj me babain (Feron).

 

 

Gjithashtu theksoi se është e frikësuar prej tij sepse e dinë çka ka përjetuar.

“Nuk duhet me qenë fetar me i pa këto. Sa për fe, vij nga një familje me traditë fetare dhe te edukume. Mjaftë me gënjeshtra dhe presione psikologjike, me lejo të frymoj dhe të rimarr veten e të vazhdoj jetën sepse e meritoj”, përfundoi ajo.

Më poshtë keni shkrimin e plotë./Indeksonline/

Vullneti e pyet Feron se a është haram Big Brother, kështu përgjigjet ai

Në mesin e pyetjeve nga banorët, Feros i erdhi edhe një e tillë me ‘spec’.

Duke ditur lidhjen e Feros me fenë islame dhe duke ditur qendrimet e fesë lidhur me grumbullimin e dy gjinive në vendin e njëjtë, ka qenë gazetari Vullnet Krasniqi që i drejtoi ish-reperit një pyetje në këtë kontekst.

“A është haram Big Brother” ishte pyetja e Vullnetit që mori një përgjigje interesante nga Fero, njofton Klankosova.tv

Se çka tha ish-reperi, mund ta ndiqni në videon më poshtë:

Zbulohet misioni i Feros në “BBVK”

Orë më parë u publikua lajmi që ish-reperi Fero do të hyjë në shtëpinë më të famshme në vend, “BBVK”.

Një zarf iu erdhi banorëve duke ua kumtuar lajmin që sonte do të futet një mysafir special.

Aty thuhej se banorët do të jenë në rolin e gazetarëve të cilët përmes pyetjeve do ta shuajnë kureshtjen e tyre dhe të publikut për risitë nga personazhi në fjalë.