div[data-widget-id="1924179"] { min-height: 300px; }
class="home blog paged custom-background wp-custom-logo paged-812 wp-theme-news-25 td-standard-pack group-blog hfeed">
Gjykata merr vendimin për Ilir Metën

Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar në Shqipëri (GJKKO) ka shpallur vendimin për Ilir Metën, Monika Kryemadhin, Pirro Xhixhon dhe Ema Çokun.

Sipas këtij vendimi të bërë publik në ueb-faqen zyrtare të GjKKO-së, Meta është lënë në burg, ndërsa masa ka mbetur e pandryshuar për Kryemadhin dhe Çokun, që është detyrim paraqitje, ndërsa ka ndryshuar për Xhixhon, nga arrest shtëpie në detyrim paraqitjeje.

“Në përfundim të gjykimit, Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar me trup gjykues të përbërë nga gjyqtari Erjon Çela, vendosi: Vazhdimin e zbatimit të masës së sigurimit personal ‘arrest në burg’ ndaj personit nën hetim Ilir Metaj, e caktuar nga Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar si i dyshuar për kryerjen e veprave penale ‘Korrupsioni pasiv i funksionarëve të lartë shtetërorë ose të zgjedhurve vendorë’ në 3 (tre) raste nga të cilat në dy raste në bashkëpunim, ‘Pastrimi i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale’ e kryer në bashkëpunim dhe më shumë se një herë, dhe ‘Refuzimi për deklarim, mosdeklarimi, fshehja ose deklarimi i rremë i pasurive, interesave private të personave të zgjedhur dhe nëpunësve publikë, ose i çdo personi që ka detyrimin ligjor për deklarim’”.

“Vazhdimin e zbatimit të masës së sigurimit personal ‘Detyrimi për tu paraqitur në policinë gjyqësore’ ndaj personit nën hetim Monika Kryemadhi, e caktuar me vendimin të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, e dyshuar për kryerjen e veprave penale ‘Korrupsioni pasiv i funksionarëve të lartë shtetërorë ose të zgjedhurve vendorë’ në 2 (dy) raste dhe në bashkëpunim, ‘Pastrimi i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale’ e kryer në bashkëpunim dhe ‘Refuzimi për deklarim, mosdeklarimi, fshehja ose deklarimi i rremë i pasurive, interesave private të personave të zgjedhur dhe nëpunësve publikë, ose i çdo personi që ka detyrimin ligjor për deklarim’. Monika Kryemadhi detyrohet të paraqitet në Zyrat e Policisë Gjyqësore, të Prokurorisë së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar të hënën e parë të çdo muaji në orën 12.00”.

“Zëvendësimin e masës së sigurimit personal me karakter shtrëngues ‘Arrest në shtëpi’ e caktuar ndaj personit nën hetim Piro Xhixho me masën e sigurimit personal ‘Detyrimi për tu paraqitur në policinë gjyqësore’. Piro Xhixho detyrohet të paraqitet në Zyrat e Policisë Gjyqësore, të Prokurorisë së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar të hënën e parë të çdo muaji në orën 13:30”.

“Vazhdimin e zbatimit të masës së sigurimit personal ‘Detyrimi për tu paraqitur në policinë gjyqësore’ ndaj personit nën hetim Ema Çoku, e dyshuar për kryerjen e veprës penale ‘Pastrimi i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale’. Ema Çoku detyrohet të paraqitet në Zyrat e Policisë Gjyqësore, të Prokurorisë së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar të hënën e parë të çdo muaji në orën 13:00”.

Gjykata tha se kundër këtij vendimi mund të bëhet ankim brenda 5 ditëve në Gjykatën e Posaçme të Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, afat i cili fillon nga dita njoftimit të vendimit të gjykatës.

Nuk ndalet Burim ‘sulltani’, ky është veprimi i tij tani

Se është njëri nga banorët me energji shumë pozitive, tashmë shihet qartë.

Burimi ka vazhduar të shkaktoj të qeshura për banorët me komentet e tij.

Kësaj radhe ai ka biseduar me vajzat për martesën e tij të tretë brenda shtëpisë së BBVK3.

Duke u vetkonsideruar si ‘sulltan’, ai vazhdon planet e tij për dasmë brenda Bigut.

Për më shumë detaje, më poshtë gjeni videon e plotë:

“Qeveria miratoi 12 vendime të rëndësishme”

Qeveria e Kosovës ka mbajtur ditën e sotme mbledhjen e rradhës. Kjo ishte mbledhja e 226 e kësaj Qeverie.

Në këtë mbledhje janë marrë 12 vendime në kategori të ndryshme. Kështu e ka bërë të ditur kryeministri i Kosovës, Albin Kurti.

‘’E filluam me nismën për lidhjen e Marrëveshjes së Bashkëpunimit “Protokoll për Trajnimin dhe Bashkëpunimin në Fushën e Shëndetit Ushtarak” ndërmjet Ministrisë sonë të Mbrojtjes dhe Ministrisë së Mbrojtjes së Republikës së Turqisë. Me këtë marrëveshje kuota e trajtimeve mjekësore në dispozicion të ushtarakëve tanë rritet nga 50 në 75 në vit. Të gjitha këto trajtime janë falas dhe bëhen në spitale ushtarake’’, ka thënë Kurti.

Më tutje Kurti ka thënë se si Qeveri kanë miratuar dy projektligje shumë të rëndësishme.

‘’Miratuam dy projektligje me rëndësi:- Projektligjin për Agjencinë e Menaxhimit të Emergjencave;- Projektligjin për Inspektoratin Qendror të Mjedisit, Ujërave, Natyrës, Ndërtimit si dhe Mbrojtjen nga Rrezatimi dhe Siguria Bërthamore’’, ka thënë Kurti.

Në mesin e vendimeve që u morrën ishin edhe:

– miratimi i Katalogut të Vendeve të Punës për Shërbimin Civil, i cili përmban mbi 1500 pozita si dhe klasat, grupet dhe fushat e kërkuara të arsimit për këto pozita të kategorisë profesionale;

– shpronësimi përfundimtar i pronave të prekura nga realizimi i projektit të Kompleksit Memorial “Masakra e Reçakut”;

– aprovimi i Programit të Zyrës për Çështje të Komuniteteve, që përmes granteve dhe subvencioneve parasheh avancimin e të drejtave të komuniteteve joshumicë, integrimin e plotë dhe zhvillimin e barabartë.

Lopët qetësohen me këngët e Taynës, reagon këngëtarja

Ditë më parë RTV21 publikoi një storje ku në një fermë të një fshati në Kaçanik pronarët iu lëshojnë muzikë lopëve,  për siç thanë ata t’u qetësuar.

E në sfond  dëgjohet një këngë e Taynes.  Kjo e fundit ka reaguar përmes një postimi në rrjetet sociale duke  thënë se muzika e saj nuk dëgjohet vetëm në klube por edhe nëpër ferma.

“Sekreti është te frekuencat. Muzika jem rekomandohet jo vetëm n’ club, n’ kerr, n’ spa, por edhe nëpër ferma, sps”, ka shkruar ajo.

 

E papritur: Fero sonte hynë në Big Brother

Dinamikat e shumta po e përcjellin shtëpinë më të famshme në të gjitha trojet shqiptare kudo ndodhën, atë të Big Brother VIP Kosova 3.

E, një super mbrëmje surprizë, i pret sonte banorët e shtëpisë, njofton Klankosova.tv.

Vëllai i Madh ka vendosur që brenda shtëpisë, me fillim nga ora 21:00, sonte të futet këngëtari Fero.

Se për çfarë misioni do hyjë ai, do e kuptoni sonte, bashkë me banorët.

Burimi dhe Ana më afër njëri-tjetrit, e quan dhe nuse

Burimi është kujdesur që Ana të duket bukur duke i’a rregulluar flokët.

 

 

Bashkë gjatë këtij procesi kanë diskutuar edhe për shumë dinamika në shtëpi – gjithmonë duke i’u referuar me ‘zemër’ njëri-tjetrit.

“Faleminderit shumë zemrushi im”, i tha Ana-Burimit pasi përfundoi rregullimin e flokëve.

Mes tjerash, Burimi tha se nusja e tij do ta ketë gjithmonë këtë kujdes nga ai.

 

 

 

 

Nëse e shihni këtë grua lajmërojeni policinë

Policia në Prizren njofton se është duke zhvilluar hetime lidhur me një vepër të vjedhjes që ka ndodhur  me datën 21.05.2024 rreth orës 18:15 në rrugën “ Rruste  Kabashi” në këtë qytet, ku e dyshuar është një femër që ka vjedhur disa pije alkoolike në një qendër tregtare dhe më pas është larguar.

Pas raportimit, në kamera të sigurisë nga policia është vërejtur e dyshuara e moshës së re, e cila shihet që merr disa pije dhe largohet në drejtim të panjohur.

Nga video regjistrimet nga kamerat e sigurisë  është siguruar fotografia e të dyshuarës, mirëpo deri më tani nuk është rezultuar në identifikim e saj.

Me këtë rast, policia kërkon bashkëpunim dhe ndihmë nga qytetarët në ofrimin e informatave, që do të ndihmonin në identifikim dhe arrestimin e të dyshuarës.

Andaj luten qytetarët që kushdo që ka çfarëdo informate apo di diçka për vendndodhjen e të dyshuarës në foto, të raportojë policinë në Prizren në numrin 192, në rrjetet sociale, në faqen zyrtare të Facebook-ut të policisë apo në cilindo stacion të policisë në Kosovë.

Tri ditë para dasmës, Dafina Zeqiri shfaqet nudo +16

Pozat sensuale nga Dafina Zeqiri nuk kanë të ndalur.

Pak ditë para martesës ajo ka bërë “investime” në dukje por që nuk hezitoi ta bëj edhe një veprim më provokues.

Në Instagram ka publikuar katër fotografi ku është shfaqur nudo tek pjesa e gjoksit.

Ajo I ka mbuluar pjesët intime me duar dhe flokë ku po duket tejet e zjarrtë./Indeksonline/

 

 

“Sulm terrorist” në një kompani në Turqi, disa të vdekur

Ministri i Brendshëm i Turqisë tha se një “sulm terrorist” në ambientet e kompanisë turke të hapësirës ajrore dhe mbrojtjes TUSASH të mërkurën la një numër njerëzish të vdekur ose të plagosur.

Ali Yerlikaya nuk dha detaje të mëtejshme mbi sulmin ndaj “Turkish Aerospace Industries Inc.”, në periferi të kryeqytetit, Ankara, raporton AP.

“Një sulm terrorist u krye kundër objekteve të Industrisë Ajrore Turke Inc. (TUSASH) në Kahramankazan në Ankara. Fatkeqësisht, kemi dëshmorë dhe njerëz të plagosur pas sulmit”, tha Yerlikaya në X.

Nuk ishte e qartë se kush mund të qëndronte pas sulmit. Militantët kurdë, grupi i Shtetit Islamik dhe ekstremistët e majtë kanë kryer sulme në vend në të kaluarën.

Televizioni privat NTV tha se një grup sulmues arritën në hyrjen e kompleksit përmes një taksie gjatë ndërrimit të personelit të sigurisë. Të paktën një nga sulmuesit shpërtheu një bombë, ndërsa sulmuesit e tjerë arritën të hynin në kompleks.

NTV tha se të shtënat me armë zjarri në vend po vazhdonin dhe se një pjesë e personelit në kompleks mund të ishin marrë peng.

Helikopterët u panë duke fluturuar mbi ambiente, njoftoi stacioni.

Më herët, raportet e mediave thanë se një shpërthim i përcjellë nga të shtëna me armë u dëgjua në kompleks.

Forcat e sigurisë, ambulancat dhe zjarrfikësit janë dërguar në vendngjarje, njoftoi televizioni NTV.

Punonjësit e kompanisë u dërguan në një zonë të sigurt, njoftoi televizioni HaberTurk.

Drenusha Latifi në Big Brother Kosova, ish- burri i saj bën veprimin e papritur

Big Brother Vip Kosova nisi ditë më parë. E pjesë e këtij spektakli është edhe ish- missi dhe këngëtarja Drenusha Latifi.

Pak orë pasi hyri, ajo shpalosi detaje nga jeta e saj private, më konkretisht për periudhën e divorcit nga ish- burri i saj.

E ndaj këtyre deklaratave duket se ka ndërrmarrë masa, babai i dy fëmijëve të saj, Atilla Kardesh, transmeton IndeksOnline.

“Kur gjuha gënjen, sytë e thonë të verteten”, ka shkruar ai krahas kësaj fotografie, derisa ka etiketuar Gjykatën Themelore në Prishtinë.

Se çfarë ka ndërmarrë ish- burri i saj, do ta kuptojmë së shpejti.

Kujtojmë se Latifi e ka akuzuar Kardesh edhe për dhunë fizike, duket përmendur këtu një varg kritika ndaj tij.