div[data-widget-id="1924179"] { min-height: 300px; }
class="home blog paged custom-background wp-custom-logo paged-835 wp-theme-news-25 td-standard-pack group-blog hfeed">
“Ky i shkreti, me UÇK, gjynah”- Dalin mesazhet ku Dejona Mihali fliste për një punëtor të KEK-ut

Një prej aferave më të mëdha të Qeverisë Kurti, ajo e punësimeve të qindra njerëzve të afërt me partinë në pushtet në KEK, ishte temë diskutimi në mesin e shumë mesazheve në mes të Dejona Mihalit dhe Nagip Krasniqi.

Në prill të vitit 2022, implikimi i një anëtari të Komisionit vlerësues në KEK, me emrin Ylli Shala në një rast të një qytetari me emrin Patriot Brahimi, ishte lajm shqetësues për dyshen Mihali – Krasniqi.

Në një nga mesazhet e bisedës të publikuara nga Nacionale, Mihali ia dërgon Krasniqit lajmin ku ‘djali i dëshmorit që kishte konkuruar në KEK’ ishte telefonuar nga Komisioni i KEK-ut’ – i rekomandohej Krasniqit nga Mihali që të mos veprohet kështu.

‘kjo mund të mos jetë e vërtetë por nëse këta vijojnë të flasin me palët në formë jo zyrtare keq e kanë. nuk po e di kush është ky veç nuk kanë pse bëjnë kësi skenash’ – këshillonte Mihali, Krasniqin në mesazh.

Mihalit fillimisht nuk i kujtohet Ylli Shala, por dikur e ‘ftillon’ dhe ia përmbledh në disa fjali ‘CV-në’ e krejt angazhimin e tij jetësor si më poshtë:

hahahahahaha ky qenka Ylli

Tani po ftillohem për kë bëhet fjale.

Po ky i shkreti është vërtetë klasë punëtore, me uçk, që ka shërbyer në FSK, është kthyer në KEK, djalë minatori në KEK. Hallexhinj.

Gjynah”

Për çka bëhej fjalë?

Në kohën e aferës së punësimeve në KEK, një qytetar që kishte aplikuar për punë aty, kishte folur publikisht në disa televizione nacionale, duke treguar për një thirrje telefonike që kishte marrë nga një anëtar i Komisionit vlerësues në KEK, me emrin Ylli Shala.

Një zyrtar i KEK-ut më ka thirrë, ma ka lu rolin, kishe po më dhimesh që je djalë i dëshmorit e sene, e dikur më tha a e di pse të kam thirrë, tha se ma ke përmend emrin. I thash po ta kam përmend se ti e ke punësu vëllaun”, do të tregonte qytetari Patriot Brahimi në Debat Plus.

Edhe vetë Shala, do ta jepte versionin e tij lidhur me kritikat e akuzat që i bëheshin atëkohë dhe do të fliste si më poshtë:

“Unë jam një përkrahës i Albin Kurtit”, deklaronte inxhinieri ‘gjynah’ i Dejona Mihalit në Debat Plus. E për akuzat e vëllait të pranuar në punë, ai shprehej:

“Vëllai i im nuk ka qenë në teknik të makinerisë, pyeteni vëllain tim, ai iu kallëxon ma mirë”, deklaronte Ylli Shala.

Inxhinieri ‘gjynah – klasë punëtore– uçk’ Ylli Shala, ishte prezantuar nga Albin Kurti në shtatorin e vitit 2020 si kuadër profesional në çështjen e energjetikës.

Në konkursin për të cilin ankohej ‘djali i dëshmorit’ dhe përfshihej ‘inxhinieri gjynah’, patën aplikuar mbi 4600 qytetarë të Kosovës dhe ishin pranuar 128 persona. Më vonë, do të zbulohej nga mediat se shumica e të pranuarve në atë konkurs, ishin familjarë të zyrtarëve të KEK-ut dhe militantë të partisë në pushtet.

Për çështjen e ‘familjarizmit’ – shumica e arsyetimeve të njerëzve të pushtetit, qëndronin rreth një shpjegimi të ngjashëm me fjalimin ‘deliberativ’ të deputetit të VV-së, z.Ardian Gola, mbajtur në Kuvend duke e sqaruar/ arsyetuar/ shpjeguar nepotizmin kështu:

“E, a e di ku dallon nepotizmi si vetëdije prej një koicidence të një lidhje familjare mes dy personave. Saktësisht në metodë. Për shembull, në vetëdijen nepotiste nëse qëllon me qenë profesionist kjo është koicidencë.

Ndërsa në vetëdijen dhe metodën meritokratike, nëse qëllon me pasë lidhje familjare, kjo është koicidencë.

Pra, profesionalizmi është koicidencë te familjarizmi ndërsa profesionalizmi është esencë tek vetëdija meritokratike”, deklaronte Gola në Kuvend, rreth kritikave për nepotizëm në Qeverinë Kurti.

Por, mes fjalimeve që nënkuptonin se ‘nepotizmi me ne e ka në vetvete profesionalizmin’, KEK-u kishte anuluar këtë konkurs dhe Prokuroria kishte filluar hetimet.

Këto lagje të Prishtinës mbesin pa ujë

Kompania Rajonale e Ujësjellësit “Prishtina” ka njoftuar se ka ndërprerje të furnizimit me ujë në disa lagje të Prishtinë.

Krejt kjo shkaku i disa punimeve teknike të paplanifikuara.

“Ju njoftojmë se për shkak të disa punimeve teknike të paplanifikuara kemi ndërprerje të furnizimit me ujë/ Bregu i Diellit prej banesave të bardha deri te qendra ” Hyzri Talla” dhe lagjja Kalabria”, thuhet në njoftimin në Facebook.

Çka po zihet mes Santianës dhe Robert Berishës?

Ish banorja e ‘Big Brother VIP Kosova’ Santiana Maloku po e shënon dhe një hap të rëndësishëm në karrierën e saj.

Ku do t’i bashkohet botes së televizionit, ajo që nga sonte do jetë pjesë e emisionin ‘Robi plaket kur don vetë’ në krahë me Robert Berisha.

Këtë e kë bërë të ditur vetë këngëtari përmes një interviste që realizoi javën e kaluar, se a do i shkoj ky rol Santit si bashkë moderatore mbetët për të parë.

Kujtojmë se para Santianës ishte moderatore Margareta që e shoqëroi Robin për një periudhë të gjatë./kosovarja

Videot e publikuara nga tërmeti i fuqishëm që goditi Turqinë, shihni reagimet e qytetarëve

Një tërmet i fuqishëm me magnitudë 5.9 të shkallës Rihter goditi Turqinë lindore këtë mëngjes dhe pamjet po shpërndahen në rrjetet sociale që tregojnë se sa serioz dukej.

Videot tregojnë se si objekte të tilla si një monitor apo një kornizë fotografish po bien në një zyrë, nga e cila një burrë po ikën pas fillimit të tërmetit.

U publikuan edhe pamjet që tregojnë se si llambadarët lëkunden nga lëkundjet e tokës. Tregohen edhe rrugët e një prej qyteteve të prekura, ku popullsia la shtëpitë e tyre.

Tërmeti ka ndodhur në një thellësi prej 9 kilometrash dhe ende nuk dihet shkalla e kësaj lëkundjeje. Qytetarët raportojnë përmes EMSC se është ndjerë shumë.

Disa përdorues të kontaktuar nga Siria, duke thënë se edhe ata, 300 kilometra larg, e kanë ndjerë tërmetin.

Sulmoi KFOR-in dhe Policinë, serbi dënohet me…

Gjykata Themelore e Prishtinës e ka dënuar me 8 muaj burgim dhe 10 mijë euro gjobë të akuzuarin Lazar Dejanoviq, i cili ngarkohej nga Prokuroria Speciale për huliganizëm dhe sulm ndaj personit zyrtar në protestat e dhunshëm në veri të vendit më 2023-n.

Atij do t’i llogaritet edhe koha e kaluar në paraburgim.

Pasi që palët thanë se nuk do të ushtrojnë ankesë lidhur me lartësinë e dënimit, gjyqari Valon Kurtaj e shpalli vendimin mbi dënimin që tash, të formës së prerë, raporton “Betimi për Drejtësi”.

Aktakuza ndaj të pandehurit Dejanoviq është ngritur nga Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës më 15 tetor 2024.

Ja si mund të aplikoni për subvencionim të faturës së rrymës

Ministri i Financave, Hekuran Murati, ka njoftuar se është hapur aplikimi për Programin e Subvencionimit të Energjisë Elektrike për Konsumatorët e Cenueshëm.

Murati ka thënë se të drejtë aplikimi kanë të gjitha familjet rezidente në Kosovë, dhe që plotësojnë disa kushte, shkruan Gazeta Imazhi. – KËTO JANË KUSHTET

“Aplikimi mund të bëhet në eKosova, tek shërbimi “Grante dhe subvencione”, dhe do të jetë i hapur në vazhdimësi përgjatë programit.  Në mënyrë që të përfitoni që nga muaji i parë, duhet të aplikoni më së largu deri më 31 tetor. Aplikimet që bëhen pas fundit të muajit, mund të përfitojnë vetëm nga muaji pasues e tutje.” /Gazeta Imazhi/

Linkun e keni KËTU

Hapet aplikimi për subvencionim të faturës së rrymës, ja kush ka të drejtë të aplikojë

 

Hapet aplikimi për subvencionim të faturës së rrymës, ja kush ka të drejtë të aplikojë

Ministri i Financave, Hekuran Murati, ka njoftuar se zyrtarisht është hapur aplikimi për programin e subvencionimit të energjisë elektrike për konsumatorët e cënueshëm.

 

 

Murati, me anë të një postimi në ‘Facebook’ ka thënë se familjet që kanë të drejt për aplikim përfshijnë: ato që kanë të ardhura mesatare mujore prej më pak se 150 euro për anëtar dhe pronësi më pak se 100 mijë euro të vlerave të paluajtshme, shkruan Insajderi.

“Për familjet që kualifikohen, subvencioni do të paguhet direkt në faturë, përgjatë 6 muajve të stinës së dimrit, pra për periudhën tetor 2024 deri mars 2025.  Lartësia e subvencionit do të varet nga numri i anëtarëve dhe niveli i të ardhurave mesatare të familjes, por nuk mund të tejkalojë 50 euro në muaj”, ka thënë Murati ndër të tjera.

Ai ka bërë të ditur se aplikimi mund të bëhet në platformën ‘e-Kosova’, tek shërbimi “Grante dhe subvencione” dhe se do të jetë I hapur në vazhdimësi.

“Në mënyrë që të përfitoni që nga muaji i parë, duhet të aplikoni më së largu deri më 31 tetor. Aplikimet që bëhen pas fundit të muajit, mund të përfitojnë vetëm nga muaji pasues e tutje”.

Murati ka sqaruar se në llogaritjen e të ardhurave nuk përfshihen të ardhurat nga pensioni për aftësitë e kufizuara (verbër, para/tetraplegjikë), pensioni për familjet e dëshmorëve, për invalidët e luftës, pensioni për viktimat civile të luftës, pensioni për invaliditet në punë, dhe të ardhurat nga skema e asistencës sociale.

 

Shorti për kualifikimet e Kupës së Botës po afron, Kosova do të jetë 100% në këtë vazo

Shorti për eliminatoret e Botërorit do të hidhet më 13 dhjetor, ndërsa ndeshjet e para janë planifikuar për në mars të vitit të ardhshëm.

Europa dërgon 16 përfaqësuese, ndaj kualifikimet do të ndahen në 12 grupe, nga të cilët fituesit do të shkojnë direkt në kampionat, ndërsa të gjithë vendet e dyta do të luajnë një play-off së bashku me katër skuadrat më të mira të Ligës së Kombeve.

Vazot për shortin kualifikues do të përcaktohen kur të luhet ndeshja e fundit e Ligës së Kombeve.

Para xhiros së fundit, 38 nga 54 vende tashmë e dinë se në cilën vazo do të jenë në short.

Kosova është në mesin e 38 vendeve që tashmë e di 100% në cilën vazo do të vendoset. Më saktësisht, Kosova do të jetë në vazon e pestë.

Në vazon e parë sigurisht që do të jenë Franca, Spanja, Anglia, Belgjika, Holanda, Portugalia, Italia, Gjermania dhe Kroacia.

Vetëm katër kombëtare janë të sigurta në vazon e dytë, konkretisht Ukraina, Turqia, Suedia dhe Uellsi.

Të sigurta në vazon e tretë janë Republika e Irlandës, Finlanda, Gjeorgjia, Maqedonia e Veriut, Islanda, Irlanda e Veriut, Mali i Zi.

Edhe kombëtarja shqiptare do të jetë 100 për qind në këtë vazo, pra në të tretën.

I vdiq vëllau tragjikisht, reagon me dhimbje këngëtarja e njohur shqiptare: Motrën e ka marr malli që tani për ty…

Henri Haxhiraj, gardisti që vrau veten me armën e shërbimit ishte vëllai i këngëtares së njohur Sheila Haxhiraj.

Kjo e fundit, pak orë pas lajmit tragjik ka reaguar në rrjetet sociale me një dedikim prekës ku shkruan:

“O DIELLI im, o YLLI me i bukur i qiellit, o ENGJELLI me i bukur i parajses ,motren e ka marr malli qe tani per ty, zemren time ma more Ti sot me vete. Prehu ne paqe i shtrenjti im,shpirti im… Do te te dua perjetesisht deri ne diten qe do jemi bashke dhe pertej asaj jete. Qofsh i parajsesh Vellai im”

Kujtojmë se 37-vjeçari Haxhiraj qëlloi veten me armë ditën e djeshme rreth mesditës teksa ndodhej në banesën e tij në Qytet Studenti. Ai u transportua me urgjencë në Spitalin e Traumës ku u mbajt në reanimacion për disa orë, por për shkak të gjendjes së rënduar nga plumbi në kokë ai nuk ka mundur të mbijetojë.

Familjarët kanë deklaruar se shkak për këtë ngjarje mund të jetë bërë depresioni që ai vuante prej disa kohësh.