div[data-widget-id="1924179"] { min-height: 300px; }
class="home blog paged custom-background wp-custom-logo paged-883 wp-theme-news-25 td-standard-pack group-blog hfeed">
Përmbytjet në jug të Bosnjës: Katastrofë që s’mbahet mend

Numri i viktimave është duke u rritur në zonën e Jabllanicës, në jug të Bosnjës, ku përmbytjet dhe rrëshqitjet e dheut kanë prekur shumë vendbanime përreth.

Të paktën 19 njerëz kanë vdekur në Bosnje e Hercegovinë dhe “shumë të tjerë” janë lënduar, pas reshjeve të shiut që shkaktuan edhe rrëshqitje të dheut.

Shërbimet e shpëtimit janë ende në kërkim të të zhdukurve, dhe shumë vullnetarë po ndihmojnë të prekurit për të sanuar dëmet rreth shtëpive të dëmtuara dhe të shkatërruara.

Një banore e fshatit Zllatë mes lotësh ka treguar se në mesin e të vdekurve ishte edhe një grua shtatzënë e cila ishte afër lindjes.

Më poshtë mund t’i shihni pamjet nga përmbytjet në jug të Bosnjës, katastrof që nuk mbahet në mend:

Përmbytjet në vendet e rajonit, IHMK tregon nëse rrezikohet edhe Kosova

 

KEDS njofton, këto vende do të mbesin pa rrymë nesër

Kompania për Distribuimin e Energjisë Elektrike në Kosovë (KEDS) njofton se të shtunën, më 05.10.2024 do të kryhen punime të domosdoshme për siguri të sistemit energjetik.

Si rezultat i kësaj, në disa lokalitete do të ketë ndërprerje të rrymës.

Ky është orari sipas rajoneve:

Prishtinë

Punime të domosdoshme për siguri të sistemit

1.

Nga TS 35/10 kV Parku i Biznesit do të ndërprehet:

Dalja 10kV Zabel i Ulët (kodi: 16023006) nga ora 10:30 deri 14:30

Vendet: Shtrubullove, Zabel i ulet, Zabel te shkolla, Vukovc, Llapushnik Gashet, Poterk

Arsyeja: Ndërprerje për siguri, revizion total në stabilimentin shpërndarës Komoran.

2.

Nga TS 35/10 kV Parku i Biznesit do të ndërprehen TS-at:

LP 10kV Komorani (kodi: 16023007) nga ora 10:30 deri 14:30

Vendet: Komorani, Komoran lagjeja e Koperatives, Komoran Zogaj, Komoran Ibriqet, Zabel i larte, Ujësjellësi Prishtina Komoran, Vukovc (nje pjese), Llapushnik (nje pjese) .

Arsyeja:  Ndërprerje për siguri, Revision total në stabilimentin shpërndarës Komoran:

3.

Nga NS 220/10 kV Drenasi do të ndërprehet:

LP 10kV Llapushniku (kodi: 16100028) nga ora 10:30 deri 14:30

Vendet: Llapushnik, Orllat, Negroc, Vuqak, Xhurgjicë, Shkolla LLapushnik, Kleqkë e re.

Arsyeja: Ndërprerje për siguri, revision total në stabilimentin shpërndarës Komoran.

4.

Në TS 110/10(20)kV Prishtina 2

Nga dalja 10 kV J27 Blloku I do të ndërprehen trafostacionet:

TS 10/04kV Blloku i Parë (kodi: 11000002005) prej orës 10:00 deri në ora 15:30

TS 10/04kV Blloku i Parë (kodi: 11000002111) prej orës 10:00 deri në ora 15:30

Vendet: rr.Hakif Mehmet Ersoy dhe rr. Lidhja e Lezhës.

Arsyeja: Ndërprerje për siguri, vendosja e shtyllave të tensionin e ulët- rr. Ali Hadri.

5.

Në TS 35/10kV Badovci

Nga dalja 10 kV Mramor-Slivovë do të ndërprehet trafostacioni:

TS 10/04kV Busia (kodi: 10014001015) prej orës 10:30 deri në ora 15:00

Vendet: Busia.

Arsyeja: Ndërprerje për shkaqe sigurie, – instalimi i kabllos ABC.

6.

Nga TS 220/35/10(20)[kV]  Podujeva do të ndërprehet:

NS.10/04kV TS Kërpimeh 1  (kodi: 14000013168)  nga ora 10:00 deri 13:00

Vendet: fshati Kërpimeh, një pjesë.

Arsyeja: Ndërprerje për siguri, demontim i shtyllave.

7.

Nga TS 220/35/10(20)[kV]   Podujeva do të ndërprehet:

NS.10/04kV TS Lahovit (kodi: 14000009083)  nga ora 16:00 deri 18:00

Vendet: fshati Gllamnik një pjesë.

Arsyeja: Ndërprerje për siguri, demontim i shtyllave.

* * *

Punime në projekte investive

1.

Nga NS 35/10kV Prishtina II do të ndërprehe:

LP 10kV J03 Batllava (kodi: 10010013) nga ora 09:00 deri 17:00

Vendet: Drejtoria-Batllava.

Arsyeja: Montimin e lidhëseve dhe bartjen e linjave nga PRII tek PRI sipas Projektit investiv.

2.

Nga NS 35/10kV Prishtina II do të ndërprehe:

LP 10kV J12 Tjertorja (kodi: 10010011) nga ora 09:00 deri 17:00

Vendet: Objekti i ish-Tjerrtores.

Arsyeja:  Montimin e lidhëseve dhe bartjen e linjave nga PR II tek PR I sipas projektit investiv.

3.

Nga TS 35/10kV Prishtina II do të ndërprehet:

Dalja 10[kV] IPKO (kodi: 10010012) nga ora 10:00 deri 13:00

Vendet: Ipko.

Arsyeja: Punime sipas projektit investiv.

4.

Nga NS 35/10kV Prishtina II do të ndërprehet:

LP 10kV J01 Policia (kodi: 10010004) nga ora 11:00 deri 14:00

Vendet: Balistika, Agjencioni i Kosoves për Forenzikë,

Arsyeja: Selektimi i kabllove nëntokësore 10 kV në projektin LOT 43 – Feeder 4.

* * *

Punime nga pala e tretë

1.

TS 110/10(20)kV Prishtina 7

Nga LP J08 Llapnasellë do të ndërprehen te Trafa e Spitalit KAVAJA këta TS nga 09:00 deri 11:00

1.TS 10/0.4 kV Preoci 1(Kodi:19000036001)

2.TS 10/0.4 kVPreoci 2(Kodi:19000036002)

3.TS 10/0.4 kV Objekti privat Hamdi Mehmeti (objekti Elipsa) (Kodi:19000036012)

4.TS 10/0.4 kV Zenel Beqiri (Depo te Luli) (Kodi:19000036028)

5.TS 10/0.4 kV NTSH “Zhaki Advertising”-Zhermin Durguti(Kodi:19000036129)

6.TS 10/0.4 kV Durmish Hamit Durmishi “DURMISHI” shpk(Kodi:19000036146)

7.TS 10/0.4 kV Muja Preniqi “Autosallon”(Kodi:19000036156)

8.TS 10/0.4 kV Gani Aliu(Kodi:19000036161)

9.TS 10/0.4 kV Nexhat Fazliu “Binni” shpk(Kodi:19000036162)

10.TS 10/0.4 kV F-SHPED SH.P.K Faton Nishevci(Kodi:19000036163)

11.TS 10/0.4 kV Driton Mehmeti(Kodi:19000036164)

12.TS 10/0.4 kV Grupi I bizneseve”Delux”(Toverlani)(Kodi:19000036247)

13.TS 10/0.4 kV”AKOMA TE ISAKU”-Isak Ademi(Kodi:19000036248)

14.TS 10/0.4 kV Hysen Shabani NPT “GAMMA”(Kodi:19000036249)

15.TS 10/0.4 kV Fitim Lutfi Hasani(Kodi:19000036273)

16.TS 10/0.4 kV ALBATROS COMPANY(Kodi:19000036276)

17.TS 10/0.4 kV EURO ABI”SHPK-(Kodi:19000036286)

18.TS 10/0.4 kV Bujar Shefki Haxhiu(Kodi:19000036287)

19.TS 10/0.4 k America Hospital Kosova II SH.P.K Klodian Allajbeu(Kodi:19000036290)

20.TS 10/0.4 kV Veprim Hajredin Karaçica(Kodi:19000036302)

21.TS 10/0.4 kV PROEX SH.P.K(Kodi:19000036330).

Vendet: Një pjesë e Llapllasellë, Preocit, rr. Prishtinë- Ferizaj, një të Çagllavicës.

Arsyeja: Ndërrimi i kthinave (jo hyrje-daljen me realizu).

Gjakovë

Punime të domosdoshme për siguri të sistemit

1.

NS 35/10 kV Malisheva

Nga Dalja 10kV Bellanica do te ndërprehen këto trafostacione nga ora 10:30 deri 14:30

1.TS 10/04 [kV] SENIK (kodi: 82082005016)

  1. TS 10/04 [kV] NUHI ZYLLFAJ (kodi: 82082005017)
  2. TS 10/04 [kV] SENIK II (kodi: 82082005018)
  3. TS 10/04 [kV] LADROVCI I (kodi: 82082005019)

5 TS 10/04 [kV] LADROVCI II (kodi: 82082005020)

  1. TS 10/04 [kV] LADROVCI I RI (kodi: 82082005025)
  2. TS 10/04 [kV] LLADRIVCI IV (kodi: 82082005030)
  3. TS 10/04 [kV] Senik Pompa (kodi: 82082005041)

Vendet: Një pjesë e fsh. Lladrovc dhe pjesërisht fsh.Senik.

Arsyeja Ndërprerje për siguri, revizion total në stabilimentin shpërndarës Komoran.

* * *

Punime në projekte investive

1.

Nga TS 110/35/10kV Rahoveci (H05) do të ndërprehet:

NS 35/10kV Malisheva (H07) dhe pa tension mbesin të gjitha daljet 10kV prej orës 09:00  deri në ora 17:00.

Vendet: rrugët: 603 Adem Jashari (një pjesë), 605 Rilindja Kombëtare (1 konsumator), 606 Pavarësia (1 konsumatorë), 610 Hisni Mazreku (1 konsumator), 603 Adem Jashari (1 konsumator), Imer Krasniqi (7 konsumatorë), 605 Hamdi Berisha (1 konsumator), 606 Pavarësia (1 konsumator), Spitali i Qytetit në rrugën 608 Hamdi Berisha, 535 Prof.Hamdi Berisha, 554 Viliam Voker, 601 Sheshi i Dëshmorëve, 602 Gjergj Kastrioti – Skendërbeu, 603 Adem Jashari, 604 Imer Krasniqi, 605 Rilindja Kombëtare, 606 Pavarësia, 608 Hamdi Berisha, 610 Hizri Mazreku, 611 Jahir Mazreku. 612 Viliam Voker. Fshatrat: Burim, Carallukë (një pjesë), Dardania, Gërmiz, Lubizhdë (1 konsumator) dhe Senik (1 konsumator), 605 Rilindja Kombëtare (1 konsumatorë), 608 Hamdi Berisha (1 konsumatorë), 605 Rilindja Kombëtare (3 konsumatorë), 608 Hamdi Berisha (1 konsumator, 557 Bedri Berisha (1 konsumator); fshatrat: Carallukë, Dragobil, Drenoc, Panorc, Shkarashnikë, Tërpezë e Poshtme, Vërmicë dhe Vërmicë e Malishevës, Bubël, Burim, Carallukë (3 konsumatorë), Damanek, Gurbardhë, Llapçevë, Lubizhdë, Lubizhdë e Malishevës, Lumnishtë, Mirushë, Mrasor, Panorc (një pjesë) dhe Turjakë, Balincë, Bardhë, Bellanicë, Javor, Lladroc, Lladroviç, Lubizhdë, Lluzhnic, Ngucat, Senik dhe Temeqinë, Astrazub, Dragobil, Drenoc, Guriq, Janqishtë, Kërvasari, Marali, Maxharrë, Pagarushë dhe Shkozë, Balincë, Bubavec, Drenoc, Gollubovc, Kijevë, Llazicë, Lubizhdë, Mleqan, Plloçic, Polluzhë dhe Stapanicë, Banjë, Bellanicë dhe Gajrak.

Arsyeja: Projekte investive, instalimi i përçuesit ACCC në linjën 35 kV Rahovec – Malishevë si dhe ndërrimi i izolatorëve 35kV.

Vesa Vllasaliu më e dashuruar se kurrë, dhuron puthje

Ish-banorja e edicionit të dytë të Big Brother VIP Kosova, Vesa Vllasaliu është mjaft aktive në rrjetet sociale.

Ajo ndan me ndjekësit momente të ndryshme nga jeta e saj.

Në fotografitë e fundit ajo shihet nga vetura, teksa në njërën prej tyre ka dhuruar edhe një puthje, që duket të jetë drejtuar ndjekësve të saj.

Që nga dalja e BBVK, Vesa ka qenë mjaft e përfolur në mediat rozë.

ARTIKUJ TË NGJASHËM:

Vesa del pa rroba në Instagram, ja si komentohet nga ndjekësit

Vlora u përmbyt nga reshjet e dendura të shiut, kjo është situata për momentin

Situata në qytetin e Vlorës është drejt normalizimit.

Pas reshjeve të dendura në pjesën e dytë të ditës së sotme, intensiteti i reshjeve ka rënë dhe, si pasojë, edhe uji është tërhequr. Ministria e Mbrojtjes, në koordinim me Shtabin e Përgjithshëm dhe AKMC, dërgoi sot në qytetin e Vlorës 28 forca, 8 mjete me kalueshmëri të lartë, 2 motopompa për heqjen e ujit, 1 gomone dhe 5 mjete transporti.

Sipas Shërbimit Meteorologjik Ushtarak, në 3 orë u regjistruan rreth 180 mm reshje shiu. Ndërkohë, janë evakuuar 33 familje (55 persona), të cilët janë sistemuar në ambientet e konvikteve nga Bashkia Vlorë.Në mbledhjen e Komisionit të Mbrojtjes Civile, ku mori pjesë edhe Kryetari i Bashkisë së Vlorës, Ermal Dredha, u diskutua për evidentimin e zonave të cilat kanë prezencë uji dhe kanë nevojë për ndërhyrje, menaxhimin e trafikut në qytet, furnizimin e pandërprerë me energji elektrike të hidrovoreve dhe stacioneve të pompimit, koordinimin dhe menaxhimin ndërmjet strukturave të bashkisë dhe policisë për familjet e evakuuara, ndjekjen e situatës deri në normalizimin e plotë të saj, si dhe pastrimin e kanaleve të cilat janë mbushur për shkak të prurjeve të përrenjve.

Nuk parashikohen reshje me intensitet të madh gjatë orëve në vijim, por Ministria e Mbrojtjes do të vazhdojë të monitorojë situatën në terren për t’i ardhur në ndihmë Bashkisë së Vlorës.

Përmbytjet në Shqipëri, rreth 30 familje detyrohen të evakuohen

Shirat e mëdha kanë shkaktuar përmbytje në disa pjesë të Shqipërisë jugore të premten, njoftuan autoritetet.

Zona e Vlorës, në jugperëndim të vendit, është prekur më së shumti nga përmbytjet, duke detyruar rreth 30 familje të evakuohen nga shtëpitë e tyre

Shiu i dendur i së premtes përmbyti shtëpi, biznese dhe rrugë. Nuk është raportuar për viktima.

 

 

Kryetari i bashkisë së Vlorës, Ermal Dredha, tha për mediat se situata mbetet shqetësuese dhe se edhe shumë familje të tjera kërkojnë të evakuohen.

“Prurjet e reshjeve ishin shumë të dendura. Shiu ra për një kohë të gjatë, 2 orë e 30 minuta pa ndalim, që shkaktoi dhe një efekt negativ tek pjesa e kanalit të ujërave të larta që ka dalë jashtë shtratit dhe gjithë uji ka vërshuar në mes të qytetit. Situata ka qenë realisht alarmante”, tha Dredha.

Agjencia e Kombëtare e Mbrojtjes Civile dhe Forcat e Armatosura të Shqipërisë, pas thirrjes për mbështetje nga pushteti vendor në Vlorë, mbërritën atje me dy moto varka, dy ekipe të pajisur me dy motopompa, tetë mjete të kalueshmërisë së lartë dhe 30 forca ushtarake.

Reshjet e shiut kanë shkaktuar përmbytje edhe në Fier, Lushnje, dhe Pogradec.

 

 

Me përmbytje janë përballur të premten edhe Bosnje e Hercegovina dhe Mali i Zi, me këtë të parën që ka pësuar fatkeqësinë më të madhe në 40 vjetët e fundit.

Të paktën 19 njerëz kanë vdekur në Bosnje e Hercegovinë dhe shumë të tjerë janë lënduar, pas reshjeve të shiut që shkaktuan edhe rrëshqitje të dheut./REL

Moti për nesër, nuk përjashtohet mundësia për…

Nesër në Kosovë parashihet të mbajë mot i ndryshueshëm, me vranësira e intervale kohore me diell. Vranësirat do të kushtëzojnë edhe reshje të herëpashershme, lokale shiu. Nuk përjashtohet mundësia për ndonjë rrebesh të fuqishëm lokal me bubullimë. Temperatura maksimale deri në 20 gradë Celsius.

Në Shqipëri, Maqedoninë Veriore, Luginë të Preshevës dhe Mal të Zi nesër parashihet të mbajë mot me vranësira e intervale kohore diell. Herë pas here, lokalisht priten rrebeshe shiu me vetëtima dhe bubullimë sidomos në shumë rajone në veri dhe qendër të Shqipërisë ku priten rrebeshet më intensive. Reshjet e nesërme do të jenë më të lokalizuara.

Ja kur pritet të përfundoj rruga Prishtinë-Podujevë

Ministri i Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës, Liburn Aliu, ka premtuar se rrugët kryesore Prishtinë – Podujevë dhe Prishtinë – Mitrovicë do të përfundojnë brenda mandatit të tij.

Aliu ka deklaruar se projektet infrastrukturore po ecin sipas planit, pavarësisht vonesave të shfaqura në disa segmente.

Ai lidhur me punimet në rrugën Prishtinë – Podujevë, ka theksuar se segmenti Lluzhan – Podujevë është përfunduar, ndonëse disa punë shtesë mbeten për t’u kryer.

Ministri Aliu ka deklaruar se, megjithatë, gjithë rruga është kontraktuar dhe aktualisht ndodhet në fazën e fundit të punimeve.

Ai ka potencuar se punimet po ecin më shpejt se rrugët e tjera dhe se ka pasur një përpjekje të veçantë për të zgjidhur çështjet e shpronësimeve në kohë, pavarësisht disa vështirësive.

“Atëherë kur kam thënë ka përfunduar, por nuk bëhet fjalë për gjithë rrugën por për segmentin Lluzhan – Podujevë, dhe kjo pjesë është kryer, kanë mbetur disa punë shtesë. Ndërkohë që e tërë rruga është kontraktuar pastaj është vendosur në tenderë e tëra, tash jemi në fazë të fundit të punimeve por mendoj se po shkon në ritëm më të shpejtë se rrugët tjera”, ka theksuar ai.

Ministri theksoi se afatet kohore po respektohen, duke e konsideruar një vit si afatin e parashikuar për përfundimin e punimeve.

“Jemi mësuar të kemi vonesa sepse ka punë të parashikueshme. Te kjo rrugë jemi përkujdesur shpronësimet t’i zgjidhim me kohë, ndonëse ka pasur probleme. Jemi munduar që afatet kohore të respektohen normalisht është një vit afati kohor, në ditët e punëve. Po shkon gjithçka brenda afatit deri tash”, ka deklaruar ai në Debat Plus.

Takimi i parë me Mozzik, flasin prindërit e Lotinës: Presim që lidhja…

Mika dhe Lutfi Haziri kanë rrëfyer në një intervistë në “Canape” në T7 detaje në lidhje me romancën e vajzës së tyre, Lotinës me Mozzik.

Ata kanë treguar se si e kanë pritur lidhjen në momentin e parë që e kanë mësuar.

Mika Haziri: E kam pritur mirë, në fillim edhe pse Loti fillimisht më ka njoftuar mua, megjithatë thjesht donte të më merrte mendimin, mami, kam shkruar, ç’thua, si është, edhe i kam thënë mos u ngut njëherë, kujdes, por në momentin që jam njohur dhe tani e kemi bërë familjare, më pëlqen është shumë djalë i mirë.

-E keni paragjykuar ndonjëherë rolin e tij në muzikë?

Mika Haziri: Jo, ndoshta sepse nuk e kam ndjekur më herët, repin e anashkaloj, s’kam as keq, as mirë. Por tani kam parë që kishte këngë të mira.

Lutfi Haziri shprehet se nuk ka pasur paragjykime në familjen e tyre, madje kishin ndjesinë se njiheshin prej kohësh.

Lutfi Haziri: Unë e kam ndjekur, nuk kemi paragjykime në familje realisht, as unë, as Mika. Edhe në familje të gjerë nuk kemi paragjykime. Edhe për Mozin pak a shumë, emër publik, ka qenë i njohur, i dëgjuar, por ajo që neve na ka ofruar është lumturia që Loti e ka gjetur dhe në takimin e parë ne jemi pranuar, kemi pasur ndjenjën që jemi njohur shumë.

-Si ishte takimi i parë me të?

Lutfi Haziri: Sikur ta njihnim gjithmonë dhe porosia ime ka qenë kujdesuni për njëri-tjetrin si për veten tuaj, si për sytë tuaj dhe fundja ne e gjejmë lumturinë si prindër te lumturia juaj, gjithçka që e keni bashkë neve na plotëson, na gëzon. Po presim me padurim t’i bëjmë familjet tona bashkë, më të mëdha dhe kjo lidhje po bëhet më e fortë, më e qëndrueshme, më e çeliktë.

Leonora Jakupi pranon edhe mesazhe të tilla

Ylli i estrades, këngëtarja Leonora Jakupi është prej një jete në skenë.

E dëgjuar, e pëlqyer dhe mjaftë e përfolur, ajo vazhdon të jetë edhe sot e kësaj dite, edhe pas më shumë se 25 vitesh karrierë.

Këngëtaren e pëlqejnë mjaftë edhe koleget e estrades, me disa prej të cilave ka edhe miqësi të afërt.

Lori e Ana Kabashi, nuk ngurrojnë që poshtë fotove të Leonores në Instagram, ti dërgojnë asaj zemra e yje.

Vërtet bukur, apo jo?/Kosovarja/

Shiko foton:

Këto ushqime përmirësojnë disponimin tuaj

Dietat në këtë kohë janë shumë të rëndësishme, duke ditur se shumë njerëz vuajnë nga mbipesha.

LEXO EDHE:

Por e rëndësishme është se ekzistojnë ushqime që mund të përmirësojnë disponimin tuaj kur ju jeni në krizë për ushqim.

Hani këto ushqime të shijshme dhe disponimin juaj do të jetë në nivel.

Çokollata

Kafeja
Salmon
Vezët
Arrat
Avokado
Bananet

Pastat

Sa orë gjumë i duhen njeriut për jetë të shëndetshme