div[data-widget-id="1924179"] { min-height: 300px; }
class="home blog paged custom-background wp-custom-logo paged-884 wp-theme-news-25 td-standard-pack group-blog hfeed">
Kryeministri Kurti kushtëzon rikthimin në dialog, ja çfarë duhet të bëj serbia

Kryeministri i Kosovës Albin Kurti tha se kritikat ndërkombëtare për mënyrën e trajtimit të pakicës serbe nga qeveria e tij ishin të tepërta, një koment që ka të ngjarë të shqetësojë mbështetësit perëndimorë që kanë bërë thirrje për përmbajtje, shkruan “Bloomberg”.

Lëvizjet e Prishtinës për të mbyllur institucionet e mbështetura nga Serbia dhe për të ndaluar përdorimin e dinarit serb kanë nxitur paralajmërime nga ShBA dhe Bashkimi Evropian se veprimet mund të përbëjnë një kërcënim për paqen e brishtë në Ballkan.

“Ata janë shumë të shqetësuar”, tha Kurti për “Bloomberg” në një intervistë në Varshavë të mërkurën, por e cila u publikua sot (e premte). “Sa herë që ndërmarrim veprime, ka zëra alarmues për përshkallëzimin e mundshëm, por ja ku jemi — Kosova është më e mirë se kurrë më parë”.

Kurti mbrojti veprimet e tij si të nevojshme për të rivendosur ligjin dhe rendin në veriun e ndarë prej kohësh. Ai gjithashtu këmbënguli se hapat janë të nevojshëm drejt vendosjes së kontrollit mbi zonat me shumicë serbe dhe integrimit të plotë të tyre në sistemet ligjore dhe financiare të Kosovës.

“Përshtypja ime është se pikërisht për shkak se ne jemi të suksesshëm, Beogradi është më nervoz dhe rrjedhimisht më agresiv”, tha ai.

Presidenti serb Alleksandar Vuçiq ka akuzuar vazhdimisht Kurtin se po i bën presion komunitetit serb “tashmë në pakësim” për t’u larguar nga Kosova. Ai kërkoi gjithashtu zbatimin e një marrëveshjeje të ndërmjetësuar nga BE-ja sipas së cilës komunitetit serb i lejohet njëfarë autonomie.

Muajin e kaluar, Vuçiqi i kërkoi qeverisë në Prishtinë që të mbajë zgjedhje lokale në komunat veriore. Ideja e tij nuk pranohet nga Kurti. Votimi në komunat veriore do të bëhet vetëm gjatë zgjedhjeve të përgjithshme në vjeshtën e vitit të ardhshëm, tha ai.

“Vuçiqi dështoi, dhe tani ai dëshiron që ne të paguajmë për dështimin e tij”, tha Kurti, duke shtuar se koha kur presidenti serb ka ndikim në punët e brendshme të Kosovës “ka kaluar prej kohësh”.

Sipas një marrëveshjeje të ndërmjetësuar nga BE-ja në 2013, serbët ranë dakord të merrnin pjesë në qeveritë lokale dhe qendrore në Kosovë, por u larguan në vitin 2021 për shkak të diskriminimit të pretenduar dhe që atëherë kanë bojkotuar dy palë zgjedhje.

Për t’u kthyer në dialog, Kurti kërkoi nga Serbia dorëzimin e Millan Radoiçiqit, i cili mori përgjegjësinë për sulmin e armatosur të vitit të kaluar pranë manastirit të Banjskës në veri. Ai i kërkoi gjithashtu BE-së të ushtrojë më shumë presion mbi Beogradin për të ndihmuar në lehtësimin e tensioneve me një marrëveshje për normalizimin e marrëdhënieve.

“Është dashur të ndodh dje”, ka thënë Kurti. “Unë besoj se është e mundur”.

SHBA-ja dhe Britania e Madhe bombardojnë Jemenin

Ushtria amerikane dhe ajo britanike goditën një numër objektivash Huthin në Jemen të premten, duke ndjekur sistemet e armëve, bazat dhe pajisjet e tjera që u përkasin rebelëve të mbështetur nga Irani.

Avionët dhe anijet amerikane e britanike goditën bastionet e Houthi-ve, sipas zyrtarit. Numri i saktë i objektivave nuk ishte ende i disponueshëm pasi misioni sapo po përfundonte.

Sipas mediave Huthi, shtatë sulme goditën aeroportin në Hodeida, një qytet port i madh, dhe zonën Katheib, e cila ka një bazë ushtarake të kontrolluar nga Houthi. Katër sulme të tjera goditën zonën Seiyana në Sanaa, kryeqytet, dhe dy sulme goditën provincën Dhamar. Zyra e mediave Huthi gjithashtu raportoi tre sulme ajrore në provincën Bayda, në juglindje të Sanaa.

Sulmet vijnë vetëm disa ditë pasi Huthët kërcënuan përshkallëzimin e operacioneve ushtarake që synonin Izraelin pasi ata me sa duket rrëzuan një dron ushtarak amerikan që fluturonte mbi Jemen . Dhe vetëm javën e kaluar, grupi mori përgjegjësinë për një sulm që synonte anijet luftarake amerikane.

Zbulohet emri i vajzës së Sarës dhe Bardhit, ish-banorja tregon kuptimin

Bardhi dhe Sara Gjordeni do të bëhen shumë shpejt prindër të një vajze.

Bardhi e ka zbuluar emrin e vajzës në projektin më të ri kushtuar bebit.
Vajza e tyre do të quhet Nea.

Sara Gjordeni ka treguar kuptimin e emrit përmes një postimi në Instagram.

‘Kuptimi: Dikush që ringrihet gjithë jetën si version më i fortë i vetes nga fatkeqësitë. Nea (e re) në greqishten e lashtë, nënkupton një individ i cili qëndron gjithmonë i ri, në shpirt, pamje e që s’rresht së përmirësuara vetem.

Në islam: Dhuratë e frutshme, një person i cili sjell dritë e që jeton një jetë të gjatë e të gëzueshme (NaairahA).

Adrola Dushi do ju lë pa gjumë sonte, ekspozon të pasmet si kurrë më parë

Adrola Dushi, një nga emrat më të njohur në botën e modelimit dhe argëtimit, vazhdon të befasojë ndjekësit e saj me një prezencë të jashtëzakonshme në rrjetet sociale.

Së fundmi, ajo ka publikuar një fotosesion të ri në Instagram, duke u fokusuar në linjat e saj trupore, veçanërisht në të pasmet që tërheqin vëmendjen e të gjithëve.

Në këtë set të ri fotografish, Adrola shfaqet në super formë, duke përçuar një mesazh të fuqishëm për vetëbesimin dhe pranimin e trupit.

Stili i saj i veçantë dhe eleganca natyrale janë shfaqur me plot dritë, duke e bërë atë një model frymëzues për shumë të rinj.

Postimi i saj ka shpërthyer në reagime pozitive, duke marrë mijëra pëlqime dhe komente entuziaste.

Ndodh për herë të parë në Për’puthen, dy konkurrentët shokojnë studion dhe publikun, zbulohet…

Sezoni i ri i Për’puthen ka nisur me risi të shumta, teksa një surprozë e papritur ndodhi në puntatën e të premtes.

LEXO EDHE: 

Ky është opinionisti i dytë i BBVK?

Për herë të parë në historinë e këtij emisioni, dy konkurrentë janë motër e vëlla

Ata janë Rebeka dhe Ardi. Rebeka nuk e ka ditur që ka aplikuar dhe Ardi, e ka marrë vesh pasi është pranuar, duke surprizuar të gjithë në studio.

Gruaja e plạgosur sot në Prishtinë është në gjendje të rëndë

Gruaja që u plagos sot aksidentalisht nga djali i saj polic, është në gjendje të rëndë shëndetësore.

Drejtori i Emergjencës në QKUK, Naser Syla, ka deklaruar se gjendja e gruas është e rëndë.

“Njëherë për njëherë është gjendje e rëndë e saj, janë krye ekzaminimet, tash po priten intervenimet e ekipeve të anestezionit dhe kirurgjisë”, u shpreh ai për Indeksonile.

Ndryshe, rastin e ka konfirmuar edhe zëdhënësja e Policisë së Kosovës për Rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.

“Sot rreth orës 12:20, kemi marrë informatën për një plagosje me armë zjarri të ndodhur në rrugën “Mukadeze Lika-Muhaxheri” në Prishtinë. Menjëherë pas marrjes së informatës policia ka dalë në vendin e ngjarjes dhe ka ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme që konsistojnë në hetimin e rrethanave që karakterizojnë ngjarjen. Bazuar në të dhënat fillestare, në këtë rast nga arma e zjarrit është lënduar një person. E lënduara është dërguar për tretman mjekësor”, tha Ahmeti.

Pas kësaj ngjarjeje IPK ka rekomanduar suspendimin e policit.

Bardhi ia zbulon emrin e të bijës, emër i veçantë

Këngëtari i njohur shqiptar, Bardhi ka publikuar këngën e tij kushtuar vajzës së tij.

Me një tekst tejet prekës dhe të përzemërt, ai i jep mesazhe për të ardhmen vajzës që do të lind në dhjetor.

Ndër të tjera, Bardhi përmes kësaj kënge zbulon edhe emrin e së bijës, e cila do të quhet NEA

Dëgjojeni këngën e plotë më poshtë:

Situatë e rënduar në Shqipëri, përmbytje të mëdha në disa zona (PAMJE)

Reshje intensive shiu kanë përfshirë Shqipërinë këtë të premte. Në disa qytete ka pasur përmbytje të rrugëve duke shkaktuar trafik të rënduar.

Këto janë pamjet që vijnë nga qyteti i Vlorës. Siç mund të shihet, uji ka vërshuar nëpër rrugë duke krijuar mjaft probleme.

Klan News raporton se shumë automjete mbetën nën ujë në rrugën “Albano dhe Romina”, pasi pësuan defekte gjatë tentativës për të kaluar. Nga uji u mbuluan edhe automjetet e parkuara në të dyja anët e rrugës.

Ndërkohë, në të njëjtën rrugë u desh ndërhyrja e zjarrfikësve për të nxjerrë nga një farmaci pronarët e saj, të cilët kishin mbetur të bllokuar brenda.

Meteorologët thonë se moti i keq do të vazhdojë deri në mesnatë ndërsa të shtunën do të ketë një përmirësim të lehtë. Të dielën do rinisin reshjet e shumta shiu.

Përmbytjet në Bosnjë, reagon Kryeministri Kurti

Kryeministri i vendit, Albin Kurti, i ka shprehur ngushëllime familjeve të personave që humbën jetën nga përmbytjet e shkaktuara sot në Bosnje dhe Hercegovinë.

Kurti tha se Kosova qëndron me Bosnjë dhe Hercegovinën në këto kohë të vështira, teksa i shprehu gatishmërinë për ndihmë.

“Në emër të popullit të Kosovës, u shpreh ngushëllimet më të thella familjeve dhe komuniteteve të prekura nga përmbytjet në Bosnje dhe Hercegovinë. Ne jemi me ju në këto kohë të vështira dhe jemi të gatshëm t’ju ndihmojmë në çdo mënyrë që mundemi. Republika e Kosovës është me ju”, shkroi Kurti në “X”.

Ministri i Kurtit në Mitrovicën e Veriut me Halil Kastratin, “fjaloset” pak me një gazetare

Ministri i Administrimit e Pushtetit Lokal, Elbert Krasniqi, ka qëndruar sot në Mitrovicën e Veriut bashkë me kryetarin e kësaj komune, Erden Atiq.

Siç raporton KoSSev, Krasniqi ka qenë në shoqërinë edhe të Halil Kastratit nga shoqata “Jetimat e Ballkanit” në shëtitoren e Mitrovicës, afër një restoranti të ri që është hapur atje.

Krasniqi u pyet nga gazetarët lokalë atje se pse nuk ka njoftuar për vizitën e tij.

Pse të njoftoj?”, ka thënë Krasniqi.

“Ti je zyrtar, pse duhet të të ndjekim gjithmonë kështu? Është shumë komprometuese për ne dhe për ju”, i ka thënë një gazetare Krasniqit. Ndërsa thuhet se ai është përgjigjur: “Nuk ju kam  thirrur për të më ndjekur”.

Po ashtu, Krasniqi ankesës së gazetares për moslajmërim të vizitës i është përgjigjur se njëjtë vepron edhe 38 komunat tjera që i viziton dhe se nuk njofton askund.

Ky medium tha se Krasniqi ka qëndruar atje për një kohë të shkurtër dhe më pas ishte nisur për në Mëhallën e Boshnjakëve