Po të ishte vrarë Sami Lushtaku, do e kishin barazuar me Adem Jasharin
Ish-deputeti i PDK-së, Fadil Demaku, hodhi kritika të mëdha ndaj partisë në pushtet, Lëvizjes Vetëvendosje, në lidhje me qasjen e tyre ndaj çlirimtarëve të UÇK-së.
Në Rubikon të Klan Kosova, ai tha se sikur Sami Lushtaku, që po sulmohet ditëve të fundit nga eksponentë të LVV-së, do të vritej gjatë luftës, ai do të barazohej me komandantin legjendar, Adem Jashari.
“Po të ishte vrarë gjatë luftës, por të ishte dëshmor e hero, do ta kishin barazuar pastaj afër Adem Jasharit. Këta po shihet që ne të gjallët iu pengojmë. Askush i gjallë nga pjesa e PDK-së e e UÇK-së për këta nuk mbeti i mirë”, tha kandidati i PDK-së për deputet, Demaku.
