div[data-widget-id="1924179"] { min-height: 300px; }
class="wp-singular post-template-default single single-post postid-35709 single-format-aside custom-background wp-custom-logo wp-theme-news-25 td-standard-pack group-blog">
Publikohet raporti policor për “incidentin” me eskortën e Kurtit në Skenderaj

Deklarata e kryeministrit në detyrë Albin Kurti se kryetari i Skenderajt kishte dashur ta godasë me veturë zyrtare eskortën e tij ka çuar në padi për shpifje ndaj Kurtit të mërkurën. Bëhej fjalë për 27 janarin e vitit të kaluar, kur në Polici nga Njësia Policore e Mbrojtjes së Afërt u tha se “një veturë e kishte rrezikuar eskortën e Mbrojtjes” së Kurtit.

Në raportin policor thuhet se incidenti kishte ndodhur pas një tubimi dhe se një njësi policore kishte arritur që veturën e dyshuar ta ndalojë dhe se vozitës në të kishte rezultuar të ishte kryetari i Skenderajt, Sami Lushtaku.

E, në raportin e prokurorit të 28 janarit pas analizimit të video-incizimeve shpjegohet krejt rasti.

“…vetura e dyshuar kyçet nga parkingu i pompës në rrugën rajonale Skenderaj-Drenas pasi kalon vetura e parë policore me rrotativë ndezur  që i ka prij eskortës. Sapo kalon vetura e parë, vetura e dyshuar e fillon veprimin e kyçjës në rrugë dhe në momentin kur vetura e dytë policore e eskortës e mbrojtës së afërme vjen në pozicion paralel me të, vetura e dyshuar vetëm është e kyçur në rrugë, vetura shihet se kyçet duke e mbajt cepin e skajit të rrugës nga ana e tij dhe nuk del në shiritin e eskortës, pas pak shihet se ndezën dritat frenimit dhe veturat e eskortës e tejkalojnë veturën e dyshuar dhe e mbajnë shiritin e majtë të rrugës pa pas nevojë devijimi apo frenimi. Gjerësia e rrugës të cepi i pompës së derivateve është 16.50 metra, pra është rrugë me dy shirita qarkullues”, thuhet te raporti i prokurorit.

Në raport thuhet se nuk ka elemente të ndonjë vepre penale apo kundërvajtje kundër sigurisë së trafikut publik.

“Pas analizimit të video incizimeve, raportit policor, duke e pas parasysh faktin se qarkullimi i trafikut në atë pjesë mund të zhvillohet në dy shirita qarkullues, por edhe deklaratës së z. Sami Lushtaku vijmë në përfundim se z. Sami Lushtaku me veprimet tij të kyçjës në rrugë me veturën 02Z-66-21 nuk ka kryer rrezikim të trafikut publik. Prandaj, në konsultim me prokurorin në këtë rast nuk kemi elemente të ndonjë vepre penale apo kundërvajtje kundër sigurisë së trafikut publik dhe rasti mbetet me shënim zyrtar për INFORMIM në Operativën e Stacionit Policor në Skenderaj”, thuhet në raport.

Kryetari i Skenderajt, Sami Lushtaku, ka dorëzuar padi për shpifje ndaj kryeministrit në detyrë të Kosovës, Albin Kurti, lidhur me deklaratat e bëra në emisionin “Interaktiv” të KTV-së. Kurti të hënën tha se Lushtaku me veturë zyrtare ka dashur ta godasë eskortën e tij gjatë fushatës në Skenderaj për zgjedhjet e shkurtit 2025.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *