Rizvanolli jep lajmin e keq për qytetarët sa i përket energjisë elektrike
Ministrja e Ekonomisë, Artane Rizvanolli, në fjalën përmbyllëse në seancën për çmimin dhe faturimin e energjisë elektrike për konsumatorët të thirrrur nga opozita, tha se ky vit do të jetë më i keqi që do ta përjetojmë ndonjëherë, sa i përket këtij sektori, shkruan Reporteri.net.
Rizvanolli tha se janë duke u bërë investime të mëdha dhe se për t’u realizuar, blloqet do të jenë jashtë funksionit për kohë të caktuara.
Mirëpo, shtoi se çdo vit pas këtij viti do të jetë më i mirë sa i përket furnizimit me energji elektrike.
“Kemi bërë më të mirën e mundshme brenda kësaj periudhe dhe ky sigurisht se do të jetë një vit sfidues për sistemin duke qenë se janë duke u bërë investime të mëdha për çfarë blloqet do të jenë jashtë funksionit për kohë të caktuara për t’i realizuar këto investime. E mira e kësaj është që ky do të jetë viti më i keq që do ta përjetojmë ndonjëherë dhe çdo vit pas këtij viti do të jetë më i mirë dhe furnizimi me energji elektrike do të jetë më i mirë”, tha Rizvanolli.
Ajo e pranoi se kjo ka qenë një periudhë e vështirë në sektorin e energjisë.
