div[data-widget-id="1924179"] { min-height: 300px; }
class="wp-singular post-template-default single single-post postid-35678 single-format-aside custom-background wp-custom-logo wp-theme-news-25 td-standard-pack group-blog">
Rrahje masive mes dy familjeve – Dy persona bëhen për spital

Një konflikt mes fqinjëve në Zubin Potok ka përfunduar me rrahje, intervenim policor dhe trajtim spitalor për dy persona, raporton Gazeta Sinjali.

Ngjarja ka ndodhur më 20 maj 2026 në fshatin Ugljar, ku një çift bashkëshortor është paraqitur në Stacionin Policor duke raportuar se janë sulmuar fizikisht nga fqinjët e tyre – babë e bir.

Burime të Sinjalit bëjnë të ditur se viktimat, M. L dhe B. L, kanë deklaruar se janë rrahur nga Nikola Lazareviq dhe Milan Lazareviq.

Pas raportimit, njësitet policore kanë dalë në vendin e ngjarjes, ndërsa viktimat fillimisht janë dërguar për trajtim në QKMF në Zubin Potok e më pas në Spitalin Rajonal në Mitrovicën e Veriut.

Dy të dyshuarit janë arrestuar dhe intervistuar nga Policia lidhur me rastin.

Me udhëzim të Prokurorit të Shtetit, rasti është iniciuar si “Lëndim i lehtë trupor”, ndërsa pas procedurave policore të dyshuarit janë liruar në procedurë të rregullt.

Rasti mbetet nën hetime.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *