Agravon debati në BBVK3 mes dy banorëve, kërcënime dhe ‘shtyerje’ mes njëra tjetrës

Agravim i situatës mes Gresës dhe Arias ka ndodhur në dhomën e gjumit, pas debatit paraprak që kishin në oborr.

Gresa duke qëndruar pranë krevatit të Arias, kjo e fundit i kërkon të largohet, teksa e ‘shtyen’ pak me këmbë.

“Mos më shtyej, pse po më shtyen” i thotë Gresa.

“Mos më prek, largohu jam tek hapësira ime. Shko tek hapësira jote, nuk kam fare kënaqësi të shoh këtu”, shprehet e nervozuar Aria.

“S’postohu se të s’postoj unë pastaj”,  shpërthen Aria.

Për më shumë ndiqeni videon e plotë:

Ndodh në Big Brother: Burimi ‘godet me shuplakë’ një banore

 

Blero e përkrah këtë bukuroshe në Big Brother VIP Kosova 3

Artisti i njohur, Blero Muharremi, ka qenë pjesë e Big Brother VIP Kosova në edicionin e dytë.

Ai la përgjysmë garën, ndonëse një kohë të mirë e kaloi brenda, duke treguar një karakter të qetë dhe një anë tjetër të tij.

E Big Brother VIP 3 veçse ka nisur, ndërkohë që brenda janë futur gjithsej 20 banorë.

Në mesin e tyre është edhe këngëtarja Bay T, e cila po merr përkrahje në rrjete sociale.

Blero është një nga mbështetësit e Bay T, ku ka ndarë një postim në InstaStory, duke e parë edhe fituese të këtij formati.

Edhe pse është akoma herët, ky reality shou ka nisur me shumë zhurmë dhe debate ndërmjet konkurrentëve.

Ata garojnë për çmimin e madh prej 200 mijë eurosh.

Shiko foton:

TË NGJASHME:

Blero ka arsye për ta shikuar ‘Big Brother Vip Kosova 3’, ja kush po bëhet pjesë e spektaklit

 

 

Pas aksidentit në Amerikë, në këtë gjendje ka përfunduar Genta Ismajli

Këngëtarja e njohur, Genta Ismajli ka kohë që nuk ka realizuar ndonjë projekt muzikor.

As në rrjete sociale nuk ishte shumë e pranishme, por së fundmi ka filluar te jetë më aktive.

Ditë me parë u raportua në media se Genta kishte bërë aksident gjatë një vizite në Amerikë.

Tani duket se gjithçka është në rregull me këngëtaren, e cila se fundmi ka publikuar disa fotografi nga Vlora e Shqipërisë.

‘Parajsë në Vlorë’, ka qenë përshkrimi që këngëtarja ju ka bërë këtyre fotografive të realizuara pranë bregut të detit.

Shiko foton:

TË NGJASHME:

Këngëtarja e njohur kosovare përjeton aksident të rëndë në SHBA

 

Burimi hidhet në ‘sulm’… a do të ndërrohem këtu para teje…

Burimi është shprehur i brengosur se nuk ka ku të ndërrohet, derisa kërkon nga Vëllai i Madh që kamerat të mos fokusohen në dhomën e gjumit.

Gjatë kësaj kërkese ai ka shkaktuar të qeshura me Lelen, të cilët ishin të vetëm në dhomën e gjumit, duke e pyetur atë se a mund të ndërrohet para saj.

Derisa Lela me shaka ia aprovon kërkesën, i thotë se mund të ndërrohet pasi dëshiron të dal në klip të premten.

Ndiqeni videon:

MË TË REJAT NGA BIG BROTHER – SHIKO KËTU!!

“Po më tha një gjë, do t’i bie” – Mevlani paralajmëron dhunë brenda shtëpisë ndaj këtij banori

Banori i Big Brother Vip Kosova 3, Mevlani ka paralajmëruar dhunë në shtëpi.

Bëhet fjalë për aktorin Besfortin, i cili e kritikoi Mevlanin për mënyrën si këndon.

“Nuk e duroj dot më, si mund të provokojë njeriu në atë lloj mënyrë. Të shajnë profesionin, më vjen me vjell më thotë kur këndon ti. Unë s’i kam fol atij nëse di apo jo të aktrojë”, thotë Mevlani.

Ndodh në Big Brother: Burimi ‘godet me shuplakë’ një banore

Po qëndronin nën batanije, kur për efekte shou, banori Burimi ka goditur me shuplakë Anën, derisa po bënin shaka.

“Ishalla nuk më ka kap kamera se thonë, Burimi rrah Anën”, dëgjohet duke thënë Burimi.

Ndërkohë, Ana dhe Lejla nuk mund t’i mbajnë të qeshurat.

Për më shumë, ndiqni videon:

 

 

Historia prekëse e banores së Big Brother: Nëna më ka lënë kur isha një-vjeçe

Pas spektaklit të kaluar, Xheneta Fetahu, ka ndarë një histori të dhimbshme private me banorët brenda.

Modelja shqiptare ka folur për jetën personale, ku thekson se nëna biologjike e kishte lënë kur ishte një-vjeçe e gjysmë.

Më pas, ajo tregon se babai i saj u martua dhe se tani njerka i është bërë si nënë dhe se e do më shumë se gjithçka.

“Nëna ime biologjike na ka lënë, nëna që na ka lindur. Edhe mua edhe binjakun tim. Është ndarë nga babai im, një vit e gjysmë na ka lënë. Babai im u martua kur i kam pasur unë pesë vjet edhe realisht emrin njerkë nuk e meriton por është”, u shpreh ajo.

Mes lotësh, banorja theksoi: “Unë atë e dua më shumë se çdo njeri në botë. Për atë kur preket familja, për mua është zhgl. Unë jam krenare që e kam atë në jetën time. Krejt gjërat i lë për të. Ka shumë shumë prindër të këqinj. Është e rëndë të them si term, por ka”.

Xheneta gjatë kësaj kohe u përfshi në tema të ndryshme me konkurrentët e tjerë.

Në ndërkohë, janë bërë nominimet e para në shtëpinë më të famshme në Kosovë.

“E sëmurë”, “Pijanec”, degradon debati mes dy banorëve në ‘Big Brother’

Edhe pas Prime të natës së kaluar, nuk janë qetësuar akoma ‘gjakrat’ mes Rezit dhe Gresës.

Dy banorët e BBVK3, kanë thelluar edhe më tej tensionet mes tyre, njofton Klankosova.tv.

“Ik ore pijanec! Dështak, a e di çfarë ke bërë mbrëmë…Do të deklasohesh dyfish të premten”, i tha Gresa-Rezit.

“Mësohu me fol o katundare”,  ia ktheu Rezi, derisa degradimi i fjalorit po vazhdonte.

Ndiqeni videon:

Nuk i respektuan rregullat, fillojnë ndëshkimet nga Vëllai i Madh, ja çka përmban zarfi

E marta solli edhe zarfin e parë të kuq për banorët  brenda shtëpisë më të famshme të Big Brother VIP Kosova, njofton Klan Kosova.tv

Ky zarf erdhi si pasojë e mos respektimit të rregullave bazë të këtij formati, sikurse përmendja e emrave nga jashtë, mos përdorimi i mikrofonave, komunikimi nëpërmjet kodeve etj.

Për këtë Vëllai i Madh ka marrë vendim që të ndalohet kategorikisht përdorimi i pishinës, jakuzzit si dhe saunave për një javë rresht.

E si e pritën banorët këtë vendim, ndiqeni videon e mëposhtme:

Ndërron jetë aktori i njohur, luajti në serialin e njohur

Ylli i Baywatch, Michael Newman, i cili luajti ‘Mike’ në serialin e viteve ’90, ka vdekur në moshën 68, 18 vjet pasi u diagnostikua me sëmundjen e Parkinsonit.

Vdekja e tij u konfirmua për PEOPLE nga Matt Felker, miku i tij, shkruan IndeksOnline.

“Vdiq nga komplikimet në zemër, i rrethuar nga familja dhe miqtë e tij, të dielën mbrëma’’, tha ai.