“Për një ditë të mbarë”, Oriola me poza provokuese, nuk i lë vend imagjinatës

Modelja Oriola Marashi njihet si një nga femrat më seksi të showbizit shqiptar.

Hiret trupore i ekspozon në çdo postim duke mahnitur me bukurinë e saj, shkruan Indeksonline.

Në rrjetin social Instagram qëndronte tejet aktive ku ka arritur të bënte për vete 817 mijë ndjekës.

Ajo ka ngacmuar fansat me foton e profilit ku ka pozuar vetëm pjesët “bombastike” të trupit.

Festë në familjen e Daut e Lola Haradinajt!

Dita e sotme (22 tetor) qenka ditë feste në familjen e Daut e Lola Haradinajt.

Djali i tyre, Davidi, feston ditëlindjen e në këtë datë speciale nuk mungoi urimi emocionues i Loles.

“Frymoj për ty. Urime ditëlindja David ⭐️”, shkroi përbri postimit ku ndau disa fotografi të djalit.

Edhe Dauti ndau një fotografi bashkë më fëmijët:

“Urime ditëlindjen David!”, shkroi ai ku mori qindra komente nga ndjekësit./Indeksonline/

Vetëm pak ditë nga fillimi i BBVK3, nis të krijohet edhe një çift tjetër

Pas përfundimit të darkës shumë nga banorët kaluan kohë në pishinë dhe xhakuzi.

Teksa shumë prej tyre vazhdonin bisedat rreth diskutimeve që u bënë në spektakël. Njësoj nuk vepruan edhe Gjesti e Xheneta.

Të dy dukeshin ‘të painteresuar’ për banorët e tjerë teksa shijonin kohën bashkë në pishinë.

Akuzat për tradhtinë, Kiara e bën këtë veprim ndaj Luizit

Një video që po qarkullon në rrjetë ka marrë vëmendjen e shumë njerëzve ku sipas tyre është Luizi duke biseduar me një vajzë nga Kosova

Por sa janë të vërteta këtë e din këngëtari.

Ai ka vendosur të mos reagoi mbi këtë, por bashkëshortja e tij Kiara ka bërë një postim në ‘Instgarm’.

Ajo ka treguar se emsionin e radhës do tí bashkohet edhe Luizi ku do të luhet në prani të tij në ‘Portokalli’.

Zbulohet kur do të filloj ‘Big Brother VIP Albania 4’

Eshte perfolur shume se kur do te filloj edicioni i 4 i ‘Big Brother VIP Albania’.

Faqja zyrtare e këtij reality show ka zbuluar se do të filloj në dhjetor.

Se kush do të moderoj këtë edicion dhe cilët janë banoret do ti zbulojmë ditëve në vijim, përndryshe punimet për renovimin e shtëpisë kanë filluara.

Edicionin e kaluar e prezantoi Ledion Liço ku ishte fituese Egla Ceno.

 

”Ça po sillesh si karcyll?!”, Alaudin Hamiti i tërheq vërejtjen këtij banori (VIDEO)

Moderatori i shout më të madh televiziv shqiptar, Big Brother VIP Kosova tre, Alaudin Hamiti, ka bërë sonte një vërejtje ndaj Rezartit.

Ndërsa po debatohej për një çështje serioze, Rezi endej përreth hapësirës ku banorët ishin të pozicionuar, derisa dhe Dini ia tërhoqi vërejtjen për shkak të lëvizjeve të shpeshta të tij, transmeton klankosova.tv.

Lotët rrjedhin faqeve të disa banorëve, çka ndodhi në ditët e para brenda BBVK-së?

Kanë kaluar vetëm disa ditë që kur ka nisur Big Brother VIP Kosova.

E, brenda kësaj kohe, kanë ndodhur shumë dinamika, njofton KlanKosova.tv

Mes tyre, në sytë e banorëve kemi parë edhe lot.

Lela, Ana, Mevlani dhe Gresa u panë duke qarë, tre të parët për mall ndaj familjes, kurse, Gresa për shkak siç thotë ajo të bullizimeve.

Ish-konkurrentja e “Për’puthen” diagnostikohet me kancer

Ftesë në 5” programi i pasdites me tema nga aktualiteti i ditës, me qasje nga familja dhe socialja.

Personazhe të momentit, të njohur e të panjohur që tërheqin vëmendjen me diçka të veçantë, histori njerëzore që përcjellin mesazhe të rëndësishme! Të gjitha sjellë në formën më të natyrshme e më të lirshme ku çdokush mund të argëtohet pasditeve në divanin e shtëpisë, nga e hëna në të premte ora 17:00.

E ftuar ditën e sotme në “Ftesë në pesë” ka qenë ish-konkurrentja e “Për’puthen” +40, Stela Nikolli, e cila fatkeqësisht është diagnostikuar me koncer gjiri.

Në këtë muaj që cilësohet si Tetori i Ndërgjegjësimit ndaj Kancerit të Gjirit, ish-konkurrentja ka dashur të tregojë rreth kësaj sëmundjeje dhe të flasë për forcën që çdo grua duhet të ketë për të përballuar sfidat në jetë.

Them unë këtë sëmundje e kam marr si sfidë dhe duhet ta kaloj, jeta ka shumë sfida dhe unë duhet ta përballoj, mendoj se Zoti më ka zgjedhur mua ta përballoj dhe të tregojë që çdo gjë me dëshirën e mirë dhe anën mjeksore, po që me pozitivitetin dhe energjinë e duhur kalohet sikur nuk ka ndodhur asgjë.

Çdo gjë e di që do filloj kimioteparapi dhe ka efektet anësore, por mendoj se do e përballoj.

Shiko foton:

Reagon vëllai i Burim Vatovcit pasi Rezart Veleshnja e përqeshi atë në BBVK

Aktori nga Shqipëria, Rezart Veleshnja, është parë së fundmi duke e imituar Burim Vatovcin.

Videoja e tij u kritikua në rrjete sociale pasi ai tallet me të dhe me mënyrën se si ec.

Kjo u cilësua nga shumë përdorues të internetit si bullizëm dhe se për këtë duhet marrë masa.

Foto: Screenshot/Instagram

E një reagim në lidhje me këtë e ka bërë edhe vëllai i tij, Egzon Vatovci, në një postim të shpërndarë në InstaStory.

“Kjo është e papranueshme, çfarë artisti je ti nëse bën gjëra të tilla, marre”, ka shkruar ai.

Pritet të shihet nëse do të ketë një diskutim për këtë apo thjesht do të tejkalohet.

Në edicionin e tretë të Big Brother kanë hyrë në fillim gjithsej 20 konkurrentë.

Stresi për Vullnetin: Ky gazetar nuk ka lënë gjë pa thënë për fenë myslimane, e ka sharë edhe UÇK-në

Arkimed Lushaj – Stresi ka reaguar pas një debati që pati Vullnet Krasniqi me Rezart Veleshnjën.

Ai doli në mbrojtje të aktorit të njohur, gjersa theksoi se Vullneti nuk ka lënë gjë pa thënë për fenë myslimane, ndërkohë që e ka sharë edhe UÇK-në.

“Po ky gazetar nuk ka lënë gjë pa thënë për fenë myslimane ky ka sha UÇK, ky ka nënçmuar Kosovën disa herë tash thotë qysh ka fol Rezart Veleshnja për mu..e ti o Vullnet, duro se s’ke shku te tezja aty i ftoj të gjithë të përkrahin legjendën Rezartin sepse po luan që në ditën e parë”, shtoi ai.

Foto: Screenshot/Instagram

Fituesi i edicionit të parë të Big Brother VIP Kosova tutje tha: “Ti je gazetar, s’ke lënë gjë pa shpifur për familjarë për gra me përçe”.

Rezi dhe Vullneti që në fillim janë deklaruar si rivalë të njëri-tjetrit dhe se nuk duan as të kenë kontakte.

Gazetari mes tjerash tha se nuk e konsideron dhe se do ta injorojë gjatë gjithë kohës që janë brenda.

Debatet ndërmjet konkurrentëve kanë filluar edhe pse kanë kaluar vetëm tri ditë që nga nisja e spektaklit.