Këta janë banorët që shkojnë në nominim këtë javë!

Janë zbuluar emrat e shtatë banorëve të BBVK3 që shkojnë në nominim për këtë javë.

Gresa, Rrezarti, Driloni, Mevlani, Aria, Besforti dhe Xheneta janë të nominuarit.

Gresa me 10 nominim, Rrezarti me 6 nominime, Mevlani me 4 nominime dhe Aria, Besforti dhe Xheneta nga 3 nominime dhe Vullneti, pasi Sara largoi Drilonin dhe vendosi Vullnetin ne nominim pas një avatazhi.

Burimi flet për videon ku u imitua nga Rezarti: Nuk është…

Burim Vatovci ka reaguar në spektakël pas videos ku shihej duke u imituar nga Rezart Veleshnja.

Ai duket se nuk e kishte fare problem me këtë dhe theksoi se ia ka lejuar aktorit një gjë të tillë.

“Unë vetë ia kam leju aktorit për me ba pak hajgare. Unë vet kam qenë fëmijë e kam parë në Portokalli”, u shpreh ai.

Foto: Screenshot/Instagram

I njëjti tutje shtoi: “Nëse është bullizim, bullizim është me të thënë shkurtabiq. Unë me aktorin jam duke u kënaqur. Kaq. Ajo që është imitim është aktrim. Nuk është bullizim”.

Videoja nga jashtë u pa ndryshe dhe mori kritika të shumta e komente negative në rrjete sociale.

Madje për këtë ka reaguar edhe vëllai i Burim Vatovcit, Egzoni, duke thënë se është e papranueshme.

U përmend në ‘Big Brother’ nga Vullneti, reagon Gold AG

Rap-artisti i njohur shqiptar, Gold AG, është përmendur nga Rezart Veleshnja në Big Brother gjatë një debati me gazetarin Vullnet Krasniqi.

Ai kishte një diskutim ditë më parë me të, gjersa tha se kishte parë një nga intervistat ku dyshja u shfaqën bashkë.

E gjatë spektaklit të natës së sotme (e hënë), të njëjtit e përfshinë sërish reperin nga Presheva.

Foto: Screenshot/Facebook

Një reagim nga Arian Agushi (emri i vërtetë) nuk mungoi, i cili në një postim në Facebook shkroi: “Arianocilin”.

Debatet mes Vullnetit dhe Rezit vazhduan edhe në Prime, ku shihet se që në fillim nuk duan të flasin e të krijojnë raport me njëri-tjetrin.

Sidoqoftë, ata janë së bashku në një format dhe se nuk mund t’i shmangin bisedat apo përplasjet.

Rezi këto ditë ka qenë në vëmendje për shkak të debateve edhe me banorë të tjerë.

Ky është gjesti i Rezartit që bëri ndaj Burimit, u kritikua shumë nga publiku

Kanë plasur të qeshurat në shtëpinë e Big Brother VIP Kosova 3.

Ishtë Rezi ai i cili plasi të qeshurat e banorëve, duke e imituar Burimin në ecje.

Rezi siç duket këto ditë ka analizuar gjestikulaturën e banorit, pasi, u mundua ta imitojë me detaje.

Siç duket Burimi nuk e ka parë këtë veprim dhe mbetet të shihet nëse ky imitim i Rezit mund të përdoret nga banorët, për qëllimet e tyre.

“Mos më prek me dorë”, përplasje të forta në BBVK3

Gresa dhe Rezi s’po gjejnë qetësi në raportin e tyre që nga fillimi i ditës.

Ata kanë vazhduar të ngacmojnë njëri-tjetrin, në një moment Gresa i shkon prapa Rezit dhe ai i thotë se mos më prek me dorë.

Por, aktorja iu kundër përgjigj menjëherë duke i thënë se ‘as me shtagë nuk e prek’.

Lumbardhit s’i bëhet vonë për ndarjen nga Kaderi, bën këtë veprim

Ka kohë që dyshja simpatike Lumbardh e Kaderi i kanë dhënë fund lidhjes së tyre.

Edhe pse nuk kanë dhënë ndonjë detaj specifik rreth ndarjes, ata po shfaqen të lumtur edhe pa njëri-tjetrin.

Së fundmi, Lumbardhi po na mban të informuar për çdo lëvizje në rrjetin social “Instagram”.

Ai publikoi një video nga palestra ku shihet në top formë teksa ushtron duke lenë përshtypjen që nuk po i bëhet vonë aspak pas ndarjes së bujshme./Indeksonline/

 

 

 

Vullneti debaton me Rezartin: Si Gold AG, je i obsesionuar me mua (VIDEO)

Një tension në një diskutim u ndez mes Vullnetit dhe Rezartit.

Derisa po qëndronin në pishinë, Vullneti sqaronte tek banorët se si nisi një përplasje mes tij dhe Rezartit, çka sipas tij rezulton në demoralizim, transmeton klankosova.tv.

Por, Vullneti vazhdoi ta akuzonte Rezartin se mbetet i obsesionuar me të, njëjtë sikur Gold Ag.

Prezantuesja shqiptare: Besoni ose jo, Cristiano Ronaldo më ka shkruajtur

Alesia Bami ka lëshuar së fundmi një tjetër deklaratë të fortë, teksa ishte pjesë e një loje me pyetje-përgjigje në “E diell” së bashku me kolegun e saj Edi Manushi, ajo zbuloi një detaj që u duk i pabesueshëm edhe nga të pranishmit në studio.

Gjatë lojës Alesia zbuloi diçka nga jeta e saj private, ajo duhet të tregonte emrin e një futbollisti që i kishte shkruar disa herë, ose kushte dalë për darkë.

“Betohem është njëri, por nuk ja mbaj mend emrin”, tha ajo.

Por më pas, shtoi me shaka se i kishte dërguar mesazh ylli i futbollit, Kristiano Ronaldo.

Edona James jep preferencën e saj për këtë banorë: Kur s’e shtinën para 1 viti – aty kisha…

Ish ylli i Big Brother VIP Kosova 2, Edona James, ka shprehur preferencën e saj për banorët aktualë të edicionit të tretë të shout më të madh televiziv shqiptar.

Ajo përmendi Drilonin specifikisht, për të cilin shprehu dëshirën madje sikur ai të ishte brenda shtëpisë që vitin e kaluar, transmeton klankosova.tv.

”Kur s’e kanë shti para 1 viti mrenda qet Drilonin”.

”Ah.. Santianee…”

”Aty kisha…”

”Driloni, shumë djalë i bukur. Teper..”.

Rovena në ‘Big Brother’, por i ndodh e papritura në instagram

Këngëtarja shqiptare Rovena Stefa është banorja e parë që është futur brenda shtëpisë më të famshme në vend “Big Brother Vip Kosova”.

Paraqitja e saj ka shkaktuar zhurmë të madhe duke pasur komente nga më të ndryshme prej ndjekësve.

Një “revolt” e kanë bërë edhe në rrjetin social “Instagram”.

Indeksonline ka përcjellë numrin e ‘follow-ers’ të cilët janë ulur dukshëm për pak ditë.

Nga 949 mijë ajo tash numëron 940 mijë followers.