div[data-widget-id="1924179"] { min-height: 300px; }
class="archive paged category category-showbiz category-56 custom-background wp-custom-logo paged-125 category-paged-125 wp-theme-news-25 td-standard-pack group-blog hfeed">
”Ra, raaa”, Xuxi zgjohet ‘jerm’, pamjet bëhen virale në rrjete sociale

Xuxi po vazhdon të krijojë situata të ndryshme në Big Brother VIP Kosova 3.

Ai është banori i fundit që iu bashkua shtëpisë, gjersa për këtë kohë u bë temë diskutimi shpesh në media e rrjete sociale.

Përveç debateve me konkurrentët e tjerë, këngëtari bëri edhe disa veprime, të cilat morën vëmendje të madhe.

E së fundmi, ai u zgjua jerm dhe po qëndronte në shtratin e tij, skenë kjo mjaft qesharake.

”Ra, raaa”, dëgjohej njëri nga banorët të ndante shqetësimin me plot gaz, për lëvizjet e pavetëdijshme të Xuxit në ato momente.

Videoja u bë virale dhe u shpërnda gjithandej nëpër rrjete sociale, veçanërisht në TikTok.

Video

“Ku po shkon zemër” – Romeo shfaqet i ‘pikëlluar’ pas vendimit të Heidit për largim nga Shqipëria

Marrëdhënia mes Romeo Veshajt dhe Heidi Baçit, ka bërë lëmsh rrjetin.

Pas shumë ndodhive në jetën e tyre së fundmi, çifi i përfolur se janë ndarë ende nuk kanë konfirmuar diçka të tillë apo nëse vijojnë të jenë bashkë.

Heidi ishte ajo e cila vendosi të lërë gjithçka që po ndërtonte në lidhje me karrierën në Shqipëri, duke iu rikthyer Italisë.

Edhe ky hap i saj ngjalli mjaft reagime, duke bërë fansat të mendonin se lidhja mes tyre ka përfunduar.

Mirëpo ajo që vëmë re në “Story-n” e fundit të Romeos është një video në të cilën ai shfaqet i prekur dhe këndon një këngë e cila mes rreshtash thotë “Çfarë po bën, ku je duke shkuar zemër”.

Menjëherë na shkon mendja tek vendimi që ish-banorja e BBV mori për t’u larguar nga Shqipëria, edhe pse asgjë nuk është e qartë nga dy protagonistët.

Ky banor dëshiron të largohet nga “Big Brother”

Xheneta e ka motivuar Gjestin për qëndrimin brenda shtëpisë së Big Brother VIP Kosova.

Ky i fundit derisa po fliste me Xhenetën u shpreh paksa i dëshpëruar në raport me qëndrimin e tij brenda BBVK3.

“Ti ki shumë sene të mira për të bërë. Unë nuk mundem me ta imponu me qëndru, por mendoj që ja vlen me nejt ti. Është e vështirë, ka momente që secilit na vjen të dal”, i tha Xheneta.

Gjesti thotë se nuk po mundet të adaptohet pasi ka menduar që njerëzit do jenë më të qetë aty brenda.

“Po mua po më vjen çdo ditë…Unë kam edhe karrierë jashtë. Nuk e kam besu që shkon kështu, kam menduar që njerëzit do jenë më të qetë dhe ta respektojnë njëri-tjetrin”, iu shoreh Gjesti-Xhenetës.

Shiheni videon e plotë:

Ky është banori i preferuar i publikut

Epitetin e banorit të preferuar e ka marrë Driloni.

Kjo pasi ai mori më së shumti vota nga publiku, duke marrë kështu rolin e kapitenit.

Për më shumë shikojeni videon e mëposhtme:

Nëna në gjendje të rëndë – Anës i kërkohet largimi nga shtëpia, ky është vendimi i saj

Ana Ejupit i është thënë në spektakël se duhet ta lë përgjysmë garën në bazë të kërkesës që ka bërë familja e saj.

Kjo për shkak të gjendjes shëndetësore të nënës së saj, ndërsa vendimin duhej ta merrte menjëherë.

Derisa mendoi për pak minuta, banorja tha se do të vendosë vetë dhe se do të qëndrojë akoma në lojë.

“Dua të vazhdoj lojën nëse e kanë lënë në dorën time. Por nëse ka diçka gjatë ditës më lajmëroni”, tha ajo.

E më pas, Ana mori një telefonatë nga motra, ku në një formë i tregoi se nuk janë dakord për raportin me Kevinin.

“Ne të duam me zemër, që ti me vazhdu lojën, me tregu çfarë vajze je me na bërë krenarë të gjithëve. Nuk ke nevojë për ndihmën e askujt”, qenë fjalët e motrës.

Konkurrentja tha se do të vazhdojë garën e vetme, ashtu siç edhe ka hyrë.

Ish banorja i drejtohet Olta Gixharit: Për bullizuese do të kryesoje listën

Mbrëmjen e sotme, “Big Brother Vip Kosova” nisi me tensione.

Ish-banorja, Aria ishte e ftuar në spektaklin e natës së sotme (e hënë), ku pati një përballje me opinionisten Olta Gixhari.

Ish-konkurrentja e quajti atë bullizuesen më të madhe, madje me epitetin mbretëresha e kësaj.

“Nëse do të hapej një sondazh për bullizuese për Big Brother VIP Kosova Shqipëria ti do të kryesoje listën, do të ishe mbretëresha”, iu drejtua ajo.

 

 

Gixhari nga ana tjetër reagoi ashpër duke kërkuar nga Aria që t’ia gjejë një video apo diçka të tillë ku ka qenë bullizuese.

Kjo përplasje mes dyshes u ndërpre nga moderatorët, me mundësi sqarimi pas këtij spektakli.

Rezi imiton Xuxin edhe në Prime, ky është reagimi i papritur i këngëtarit

Aktori i njohur Rezart Veleshnja ka vazhduar imitimet teksa në spektaklin ‘Prime’ ka imituar sërish këngëtarin Xuxi.

Imitimi i Rezit shkaktoi shumë të qeshura tek banorët por edhe në studio.

Për më shumë ndiqeni videon në linkun e më poshtëm.

E veshur provokuese, Festa Qoqaj bën skena në shtrat

Festa Qoqaj është një nga vajzat më të ndjekura në rrjete sociale.

Ajo sjell shume postime nga jeta e saj e perditshme.

Ajo së fundmi ndau disa fotografi me një fustan “pink”, me shumë detaje vezulluese.

Festa me këtë fustan ndau disa poza tejet provokative ku zbulon më shumë rreth trupit të saj./Kosovarja/

Shiko fotot:

Festa Qoqaj dhe i dashuri i saj ‘pushtojnë’ rrjetet sociale, publikojnë momente intime

 

Thyerja e rregullave në shtëpi, klipi zbulon gjithçka në detaje (VIDEO)

Disa nga banorët nuk kanë respektuar rregullat e shtëpisë më të madhe në vend.

Është përgatitur një klip i veçantë, duke zbuluar në detaje se çka ndodhi.

Se çka bëhet fjalë shiheni videon e mëposhtme:

I thyen rregullat e Big Brother, “Vëllai i madh” merr këtë vendim ndaj këtyre banorëve

 

I thyen rregullat e Big Brother, “Vëllai i madh” merr këtë vendim ndaj këtyre banorëve

Vëllai i Madh ka ashpërsuar masat për banorët e Big Brother VIP Kosova 3 për thyerje të vazhdueshme të rregullave.

Kësisoj Besforti, Xuxi, Mevlani dhe Rezi kanë shkuar në nominim,

Gjatë spektaklit Prime banorëve ju shfaq klipi që tregonte saktë thyerjen e rregullave.