div[data-widget-id="1924179"] { min-height: 300px; }
class="archive paged category category-showbiz category-56 custom-background wp-custom-logo paged-130 category-paged-130 wp-theme-news-25 td-standard-pack group-blog hfeed">
U kritikua për pjesëmarrjen në BBVK, Fero: Gjeni një argument sheriatik që më ndalohet me shku aty

Ish-reperi gjilanas, Fero, ka qenë i ftuar special në Big Brother VIP Kosova 3.

Ai u shfaq në një konferencë për media, ku banorët e këtij formati, u shndërruan në gazetarë.

E ata i bënë pyetje të ndryshme rreth jetës dhe karrierës së tij profesionale, duke qenë se tani po bën një jetë krejtësisht tjetër.

Por siç shihet, ish-këngëtari mori reagime të shumta e kritika për paraqitjen në një reality shou si Big Brother.

I njëjti për këtë hodhi disa video në InstaStory duke iu përgjigjur këtyre komentuesve.

Reagimi i plotë i Feros:

“Me qenë i keq pse i keq, me qenë i mirë pse i mirë, me fitu pse me fitu, mos me fitu, pse mos me fitu, me ec, vrapo, me vrapu, ndalu. A jeni mirë. Allahu ju udhëzoftë të gjithëve.

Edhe për juve që mendoni se dini më shumë se unë, unë s’po them që di më shumë se ju shpresoj ju me dit më shumë se unë vetëm se unë mundem me ju çudit se sa di unë, edhe tjetra ju sfidoj të gjithëve me gjet një argument sheriatik që mua më ndalohet me shku me një vend të haramit me urdhëru për të mirë dhe të ndalohet e keqja.

O gjithologët e mi, ju dua fort, jam ende duke ju pritur që ta gjeni argumentin se po pretendoni se jeni shumë të dijshëm dhe po pres me ma gjet argumentin”.

Sonte ‘Prime i Big Brother’: “Do të ndodh një hallakamë e madhe”

Rezi dhe Drenusha kanë biseduar në lidhje me Prime-in e sotëm.

Ai e paralajmëroi Drenushën se në Prime “këtu do të ndodhë një hallakamë e madhe”.

Më tej, ai u ankua te Drenusha edhe për një gjë të cilën ia ka thënë Mevlani.

Për të parë më shumë detaje nga biseda mes Rezit e Drenushës, klikoni në videon më poshtë:

Diona e puth Arionin

Diana teksa po bëhej gati në dhomën e grimit po bisedonte me banorët.

Por në një moment ajo qohet nga tavolina dhe shkon e puth në faqe Arionin.

Kjo i erdhi në befasi banorit teksa i tha Dianës se tash se ka problem të qëndroj edhe 3 muaj.

Shiko videon:

Fansi i dhuroj 50 euro, këngëtarja shqiptare e injoron keq, “ 5000 euro ci**at, ti don me mi fut 50 euro, jo mor….” (VIDEO)

Një video e këngëtares Eli Malaj po qarkullon me shpejtësi në rrjetet sociale, duke ngjallur shumë reagime nga publiku.

Në videon e publikuar, Eli shihet duke performuar në një club, ku atmosfera ishte e ndezur dhe fansat po argëtoheshin së bashku me të.

Gjatë performancës, njëri nga fansat dëshironte t’i ofronte këngëtares një bakshish prej 50 eurosh, duke u përpjekur t’ia vendoste në gjoks.

Por, Eli e refuzoi këtë gjest dhe iu përgjigj me humor të ashpër.

“5000 euro cic*t, e ti don me mi fut 50 euro, jo mor shpirt,” u shpreh këngëtarja, duke shkaktuar të qeshura mes të pranishmëve, shkruan InfoKosova.

Kjo deklaratë e saj ka bërë që videoja të marrë shumë vëmendje në rrjetet sociale, duke u shpërndarë gjerësisht dhe duke u komentuar nga fansat dhe ndjekësit e saj.

Disa e kanë parë përgjigjen e saj si një shprehje të guximshme dhe me humor, ndërsa të tjerët kanë ngritur pyetje për mënyrën se si reagoi këngëtarja ndaj gjestit të fansit.

Eli Malaj është e njohur për personalitetin e saj të drejtpërdrejtë dhe të fortë, gjë që është reflektuar edhe në këtë situatë.

Megjithatë, ajo ka ruajtur gjithmonë një marrëdhënie të mirë me fansat e saj, duke e kthyer gjithmonë çdo situatë në një moment argëtues.

Reagimi i Eli Malajt ka bërë që momenti të kthehet në një temë të diskutuar gjerësisht, ndërsa ajo vazhdon të mbetet një nga artistet më të dashura të skenës muzikore shqiptare./InfoKosova/

Shiko videon:

Burimi tenton ta puth Anën, ky është reagimi i saj

Burimi ka vazhduar t’u flasë kamerave brenda shtëpisë më të famshme e më të vëzhguar në vend.

Teksa fliste ai kishte afër Anën dhe i hidhet në përqafim teksa tenton ta puthë dhe i referohet me ‘nusja ime’.

Se si reagoi Ana mund ta ndiqni videon më poshtë.

Shiko videon:

Ëndrra e veçantë e Burimit nëse fiton Big Brother VIP Kosova 3 (VIDEO)

Burimi ka një ëndërr të madhe nëse fiton çmimin e madh të Big Brother VIP Kosova 3.

Ai thotë se me paratë që do fitonte do të hapte një restorant.

“Çka kisha bërë shkurt e shqip me hap një restorant timin me kanë me karrige të vogla, jo të mëdha, por shumë e vogël, shkam me katër këmbë me mbështetëse”.

“Kamerierët me qenë si unë shtatshkurtër, restoranti me qenë prej njerëzve të vogël punëtorë, me punu edhe persona me aftësi të kufizuar”.

Burimi i bën masazhë Drenushës, në këtë zonë…

Burimi i ka bërë masazh Drenushës, teksa e njëjta po qëndronte e shtrirë.

Ajo po ankohej për dhimbje në këmbë, derisa Burimi po i ndihmonte asaj përmes masazhit që po i bënte.

Në ndërkohë ata po bisedonin rreth darkës për banorët e nominuar.

Videon e plotë mund ta shihni më poshtë:

Alba Vukaj tregon tre banorët e saj të preferuar në Big Brother VIP Kosova

Ish-banorja e Big Brother Vip Kosova 2, Alba Vukaj, vazhdon të jetë aktive në rrjetet sociale.

Së fundmi, ajo ka zbuluar banorët e saj të preferuar në edicionin e tretë të spektaklit që filloi ditë më parë.

Bëhet fjalë për Dianën, Burimin dhe Bay T.

/GazetaSinjali/

Tha se e praktikon fenë islame, por Rezart Veleshnja nuk i ndahet alkoolit në Big Brother VIP Kosova (Video)

Rezart Veleshnja është njëri nga aktorët e famshëm që i është bashkuar Big Brother VIP Kosova 3.

Përgjatë këtyre ditëve sa ka nisur spektakli, ai mori vëmendje të madhe në këtë format, për veprimet e debatet me banorë të tjerë.

E së fundmi i ftuar special në shtëpi ka qenë Fero, i cili ka mbajtur një konferencë përpara tyre.

 

Gjatë bisedës që pati me ish-reperin nga Gjilani, Rezi tha se ka filluar që një kohë me praktimin e fesë islame, duke i treguar se edhe falet.

Por, ai duket se po bie në kontradiktë me veten pasi këto ditë është parë vazhdimisht duke pirë alkool.

Dhe tanimë dihet për të gjithë se alkooli është i ndaluar në fenë islame.

Sidoqoftë, ai po vazhdon me veprimet e tij dhe shpesh nuk po qëndron pas fjalëve e deklaratave që po bën. /Telegrafi/

 

Banorja që i jep ‘sinjale’ Burimit: Mund të dashurohem në të (VIDEO)

Gresa e ka pyetur Xhenetën nëse do mund të kishte diçka me Burimin jashtë Bigut

Xheneta tha se gjithçka mund të ndodh, ‘kështu që pse jo’, tha ajo, njofton Klankosova.tv.

“Prej dashurisë ndodh gjithçka, po, pse jo. Edhe ai është njeri ka ndjenja dhe dashuron”, tha Xheneta.

Për më shumë ndiqeni videon në vijim: