div[data-widget-id="1924179"] { min-height: 300px; }
class="archive paged category category-showbiz category-56 custom-background wp-custom-logo paged-130 category-paged-130 wp-theme-news-25 td-standard-pack group-blog hfeed">
Dikur llogaritej si vajza më e bukura në botë, kështu duket sot si 23 vjeçare

Tilan Blondo u prezantua në botë në vitin 2007, kur në moshën gjashtë vjeçare u shpall vajza më e bukur në botë. Që në fëmijëri asaj iu parashikua një karrierë brilante në botën e modelingut.

Tilan Blondo sot është 23 vjeç dhe së fundmi është fotografuar në një plazh në Miami. Figura e saj e hollë me bikini e ka gëzuar publikun dhe nuk është grimuar as edhe një grim, duke dëshmuar kështu se edhe sot e kësaj dite mbetet e sigurt në bukurinë e saj natyrale. Gjithsesi, Tilan ka qenë disa herë në qendër të vëmendjes mediatike ndër vite për shkak të polemikave të shumta që e kanë ndjekur.

Thilan është vajza e futbollistit Patrick Blondo dhe aktores franceze Veronie Loubri, dhe për herë të parë shkoi në pasarelë kur ishte vetëm katër vjeç.

Kur ishte vetëm 10 vjeç, ajo pozoi për kopertinën e ‘Vogue’ dhe ajo që supozohej të ishte një xhirim i modës së lartë u kthye në një fatkeqësi të vërtetë. Përkatësisht, vajza ka pozuar në kopertinë me të plotë grim dhe këpucë me taka. Ajo dukej shumë më e vjetër, duke bërë që familja e saj të përballej me kërcënime me vdekje.

Faji ra mbi prindërit që dhanë leje për t’u bërë fotot dhe më së shumti kritikat e mamasë e mori pasi u shpreh se ishte tronditur nga fotot kur i pa, por vetëm sepse lejuan një vajzë dhjetëvjeçare të vishni një gjerdan me vlerë disa milionë dollarë.

Mirëpo, sot e gjithë historia ka mbetur shumë pas ‘vajzës më të bukur’, por meqë interneti “e mban mend”, kujton edhe deklaratën e nënës së saj dhe ballinën e diskutueshme.

Vullneti-Mevlanit: Nuk jemi një, jemi dy shtete dhe nuk jemi më 28 nëntor (VIDEO)

Debati mbi kombësinë e shtetet Kosovë e Shqipëri është bërë pjesë e banorëve të Big Brother VIP Kosova 3 që nga dita e parë.

Mevlani në debat me Vullnetin thotë se ne jemi një – por që kundërshtohet fuqishëm nga ky i fundit.

“Ti ke thënë njëherë Shqipëri etnike – tash po thu po shan kosovarët”, i tha Mevlani.

“Qysh more jena një, nuk jemi një – jemi dy shtete dhe nuk jemi këtu më 28 nëntor. Moti e kam bërë këtë diferencë dhe marova duke e bë këtë dallim”, i thotë Vullneti.

 

Eskalon debati mes Rrezit e Besfortit

Debati mes Rezit dhe Besfortit ka arritur në një pikë të re tensioni brenda shtëpisë së Big Brother VIP Kosova, duke bërë që situata të bëhet gjithnjë e më e nxehtë.

Në një përplasje të fundit, Rezi e ka quajtur Besfortin “grua”, duke thënë se sjellja e tij nuk është e denjë për një burrë.

Kjo deklaratë ka shkaktuar një reagim të menjëhershëm nga Besforti, i cili është ndier i ofenduar dhe i nervozuar.

Ai i është përgjigjur me tone të ashpra, duke e sfiduar Rezin dhe duke i thënë: “Ik more se po t’myti shpulla”.

Kjo frazë ka nxitur tensionin dhe ka bërë që atmosfera brenda shtëpisë të jetë më e rënduar se kurrë.

Rezi, në përgjigje, ka theksuar se nëse do të flisnin për dhunë, atëherë do të duhej të ishin jashtë shtëpisë.

“Nëse jemi për shpulla, qenkemi për jashtë. Po flet si gratë” ka thënë ai.

Burimi ia arrin qëllimit, shtrihet në shtrat me Lelën dhe e pëson këtë surprizë

Burimi është shtrirë pranë Leles, duke vazhduar ngacmimet mes njëri-tjetrit, njofton Klankosova.tv.

Megjithatë, më pas Burimi gjatë një bisede me Lelen ia ka shprehur haptas pëlqimin ndaj saj.

Ndërkohë që ia thotë se çfarë i pëlqen tek një femër, Burimi i thotë se e ka ndjerë t’ia shpreh pëlqimin.

“Kur po të shoh ty po e heq mërzinë. Ndoshta kam gabuar që të kam thënë kam pëlqim, por e kam ndjerë. Kërkoj falje nëse të kam pengu”, shprehet Burimi ndaj Leles.

Mirëpo, Burimi s’ia arriti deri në fund qëllimit që kishte, pasi, Lela e kuptoi ku donte të dilte ai dhe e refuzoi Burimin!

Burimi në shtrat mes Leles dhe Anës

Burimi është futur në shtrat mes Leles dhe Anës.

Në një moment, mes shakasë, njëra nga dy banoret i tha “kthehu nga ajo, se ajo është gruaja e jote”.

Ndërsa, Burimi me shaka ia ktheu “pak nga ti, pak nga ajo”, njofton Klankosova.tv.

Për të parë më shumë nga kjo situatë, klikoni në videon më poshtë:

Mbrëmë tha se ka ndjenja për të, Kevini sonte bën këtë gjest të papritur ndaj Anës

Mbrëmë gjatë ‘prime’, Kevini tha se i pëlqen Ana dhe se do donte të kishte diçka më shumë me të.

Edhe Ana tha se i pëlqen Kevini por duhet t’ia lë edhe pak kohës, pasi, ka dyshimet e saj, njofton Klankosova.info

Por, siç duket, Kevini nuk po është i kënaqur me sjelljet e Anës karshi tij.

Madje, ai sonte u tregua i ashpër me banoren, duke i thënë ndër tjera: A e din se çka kam bërë unë për ty.

Për më shumë, ndiqeni videon

 

Agravon debati në BBVK3 mes dy banorëve, kërcënime dhe ‘shtyerje’ mes njëra tjetrës

Agravim i situatës mes Gresës dhe Arias ka ndodhur në dhomën e gjumit, pas debatit paraprak që kishin në oborr.

Gresa duke qëndruar pranë krevatit të Arias, kjo e fundit i kërkon të largohet, teksa e ‘shtyen’ pak me këmbë.

“Mos më shtyej, pse po më shtyen” i thotë Gresa.

“Mos më prek, largohu jam tek hapësira ime. Shko tek hapësira jote, nuk kam fare kënaqësi të shoh këtu”, shprehet e nervozuar Aria.

“S’postohu se të s’postoj unë pastaj”,  shpërthen Aria.

Për më shumë ndiqeni videon e plotë:

Ndodh në Big Brother: Burimi ‘godet me shuplakë’ një banore

 

Blero e përkrah këtë bukuroshe në Big Brother VIP Kosova 3

Artisti i njohur, Blero Muharremi, ka qenë pjesë e Big Brother VIP Kosova në edicionin e dytë.

Ai la përgjysmë garën, ndonëse një kohë të mirë e kaloi brenda, duke treguar një karakter të qetë dhe një anë tjetër të tij.

E Big Brother VIP 3 veçse ka nisur, ndërkohë që brenda janë futur gjithsej 20 banorë.

Në mesin e tyre është edhe këngëtarja Bay T, e cila po merr përkrahje në rrjete sociale.

Blero është një nga mbështetësit e Bay T, ku ka ndarë një postim në InstaStory, duke e parë edhe fituese të këtij formati.

Edhe pse është akoma herët, ky reality shou ka nisur me shumë zhurmë dhe debate ndërmjet konkurrentëve.

Ata garojnë për çmimin e madh prej 200 mijë eurosh.

Shiko foton:

TË NGJASHME:

Blero ka arsye për ta shikuar ‘Big Brother Vip Kosova 3’, ja kush po bëhet pjesë e spektaklit

 

 

Pas aksidentit në Amerikë, në këtë gjendje ka përfunduar Genta Ismajli

Këngëtarja e njohur, Genta Ismajli ka kohë që nuk ka realizuar ndonjë projekt muzikor.

As në rrjete sociale nuk ishte shumë e pranishme, por së fundmi ka filluar te jetë më aktive.

Ditë me parë u raportua në media se Genta kishte bërë aksident gjatë një vizite në Amerikë.

Tani duket se gjithçka është në rregull me këngëtaren, e cila se fundmi ka publikuar disa fotografi nga Vlora e Shqipërisë.

‘Parajsë në Vlorë’, ka qenë përshkrimi që këngëtarja ju ka bërë këtyre fotografive të realizuara pranë bregut të detit.

Shiko foton:

TË NGJASHME:

Këngëtarja e njohur kosovare përjeton aksident të rëndë në SHBA

 

Burimi hidhet në ‘sulm’… a do të ndërrohem këtu para teje…

Burimi është shprehur i brengosur se nuk ka ku të ndërrohet, derisa kërkon nga Vëllai i Madh që kamerat të mos fokusohen në dhomën e gjumit.

Gjatë kësaj kërkese ai ka shkaktuar të qeshura me Lelen, të cilët ishin të vetëm në dhomën e gjumit, duke e pyetur atë se a mund të ndërrohet para saj.

Derisa Lela me shaka ia aprovon kërkesën, i thotë se mund të ndërrohet pasi dëshiron të dal në klip të premten.

Ndiqeni videon:

MË TË REJAT NGA BIG BROTHER – SHIKO KËTU!!