Yll Limani feston sot ditëlindjen, ja sa vite mbushi

Këngëtari i njohur shqiptar Yll Limani feston ditëlindjen.

Ai mbush plot 30 vjet jetë.

Karrierën muzikore e nisi me pjesëmarrjen në “The Voice of Albania” në vitin 2011, duke prekur gjysmëfinalen e këtij spektakli.

Tani ai ka arritur të jetë ndër emrat me të dashur për publikun shqiptar.

Teksa flitet për ribashkim mes saj dhe Besit, Xhensila publikon këtë video

Xhensila Myrtezaj dhe Bes Kallaku tash e disa muaj janë në qendër të vëmendjes për arsye të ndarjes.

Xhensila ishte ajo qe ka shlyer çdo foto në lidhje me Besin, shkruan “Kosovarja”.

Por në mediat roze është përfolur për një ribashkim të mundshëm mes tyre, ani pse Besi dhe Xhensila po vazhdojnë të qetë dukë mos i dhenë shpjegime ndjekësve të tyre.

Teksa një numër i madh i njerëzve ka reaguar mbi këtë situatë Xhensila ka vendosur të publikoj një video nga prapaskena e koncerti të saj, ku shihet e rregulluar në çdo detaj.

Valon Syla e quan sh’ejtan reperin Gold AG

Analisti Valon Syla, e ka quajtur shejtan reperin Gold Ag.

Syla në Facebook ka shkruar se Gold Ag trupin e ka me tatuazhe ndërsa pret me la hoxha.

Postimi i plotë:

E paskan ngjallë shejtanin staffi Roze në T7 me Gold AG’en. Ai trupin me tatuja e knej pret me la hoxha… Edhe reper, edhe islam edhe koncerte… edhe Unum edhe cool.
Ma zi kokan çu stafi aty me i bo likes, një mendesie mesjetare prej show’it.

Marrja e zotit. Sa fallc…

Ku me ditë çfarë shtrige po dojka mu kallë tash.

Fillon një ndër programet më të shikueshme në Top Channel

Programi më i suksesshëm i dashurisë, që ka thyer rekorde shikueshmërie, nisi sot në ekranin e Top Channel nën moderimin e Megi Pojanit.

Sezoni i gjashtë televiziv premton një “reality show” suprizues, duke parë interesin e shtuar në audicione të të rinjve.

Në nisje të programit, moderatorja prezantoi dy opinionistët e këtij sezoni. Ata janë moderatori Arjon Muça dhe gazetarja Zhaklin Lekatari, të cilët do të ndajnë mendimet e tyre për konkurrentët e këtij sezoni, dinamikat, historitë dhe çdo ngjarje që pritet të ndodhë.

Fenomeni “Përputhen” të përball me një përvojë unike, me përjetimin e emocioneve që ndodhin në ndriçimin skenik. Konkurrentët e këtij sezoni janë përzgjedhur në një larmishmëri karakteresh, për t’i dhuruar publikut një program dashurie gjithmonë e më të mirë…

“Grupi i sh’ejtanit e bon kta”, Gold AG i ashpër për konvertimet fetare që po bëhen

Gold AG, i njohur për qëndrimet e tij të forta rreth besimit dhe identitetit kombëtar, ka folur hapur për konvertimet fetare që po ndodhin kohëve të fundit.

Gjatë intervistes për emisionin “Canapé”, tha se “grupi i shejtanit e bon kta, e kanë vetëm për me nxitë urrejtje, jo qe e dojnë një fe tjetër”,

VIDEO

Valon Syla i reagon ashpër Gold AG: Ti je prindi zero

Reperi, Arian Agushi i njohur me nofkën “Gold AG” ishte i ftuar sonte në emisionin ‘canapè’.

Ai dha një deklaratë sa i përket temës për “Prindi 1, Prindi 2” – të cilën mund ta shihni në videon e mëposhtme.

Kësaj deklarate i reagoj analisti Valon Syla, i cili u shpreh: Ky është prindi 0.

VIDEO

Lotina ia sheh ‘hajrin’ Mozzikut, i ndodh e papritura

Moderatorja kosovare Lotina Haziri ka pasur një audiencë të madhe në rrjetin social Instagram.

Mirëpo numri i ndjekësve është rritur akoma më shumë pasi zyrtarizoi lidhjen me reperin Mozzik.

Duke hulumtuar në profilin e saj shohim që ajo ka arritur gati 1 milion ndjekës.

Kujtojmë që dyshja po shijojnë çdo moment bashkë të cilat po i ndajnë më fansat e tyre./Indeksonline/

Shiko foton:

Motra e Bardhit kunatë shembull, i bën dhuratën speciale Sarës

Sara dhe Bardhi krijuan historinë e tyre të dashurisë gjatë qëndrimit në “BBVA”.

Edhe pas daljes dyshja mbajtën raportin dhe madje nga dashuria e tyre po sjellin në jetë një vajzë.

Këtë raport të shëndoshë Sara e ka edhe me familjen e të dashurit.

Me anë të një fotografie në “Instastory”, zbuloi se kunata (motra e Bardhit) i ka bërë dhuratë një unazë ari.

 

“Te dua broski” shkroi blogerja duke etiketuar Afërditën.

 

Moderatorja e njohur pjesë e ‘Big Brother VIP Kosova’

Sezoni i tretë i Big Brother Vip Kosova-3 ka zgjuar kureshtje të madhe tek audienca se kush do jetë banor.

Burime të Indeksonlinet bëjnë të ditur se aktorja, moderatorja e influencerja e njohur Nura Alkhazali do të futet në këtë reality-show.

Ajo ka një karrierë dhe është mjaft e njohur për publikun ku sigurisht do kujdeset të krijojë “zhurmë” në shtëpi.

Klea Huta në gjendje jo të mirë shëndetësore, tregon nga çka po vuan

Klea Huta po kalon një periudhë delikate me
shëndetin e saj.

Dje, ajo bëri një postim në ku shfaqet me maskën e aerosolit dhe tregon gjithë kalvarin e shqetësimeve të këtij tremujori të vështirë.

‘Më duhet ta pranoj që këto 3 muajt e fundit nuk kanë qenë në favorin tim. Jo Mërkuri në retrogradë, por të gjithë planetët u përmbysën. Nuk gjeta rehat sikur 1 javë të plotë. Fluturime të vonuara, valixhe të humbura, mes i thyer, gjunjë të vrarë, trup e shpirt të sakatuar, streptokok dhe tani qershia mbi tortë: Covid. Kam 2 javë e izoluar në shtëpi. Të premten dola e vajta në teatër, dje prapë në shtëpi dhe sot një xhiro në breg të detit. Dhimbja e kokës, e tmerrshme. Hundët e pamundur të mbushesh me frymë. Provova avull me gjethe dafine, thitha raki me hundë, ujë fiziologjik me shiringë dhe prapë asgjë. E fundit më mbeti aerosoli. Të shohim si do të shkojë’