Shqiptarja ‘pushton’ skenën në Itali, lë pa fjalë jurinë e ‘X Factor’ me performancën e saj

Shqiptarja Laura Fetahu ka dhënë një performancë të shkëlqyer në Itali, teksa ka lënë pa fjalë dhe jurinë e “X Factor”.

Me një performancë super energjike Laura përveç se shfaqi talentin e saj në këndim dhe rep gjithashtu arriti të merrte në kontroll një skenë të madhe teksa performonte plot pasion.

Gjatë performancës, dëgjohet edhe një pjestare e jurisë e cila shprehet se ajo është shumë e mirë.

Video e performancës

Arta Kabashi nuk i lë vend imagjinatës, poston foto e zhveshur në veturë

Këngëtarja kosovare Arta Kabashi ka kohë që nuk ka lansuar ndonjë projekt muzikor,.

Por, postimet e ndryshme në rrjetet sociale nuk po mungojnë asnjëherë.

Sigurisht në plan të parë ka të ngacmojë imagjinatën e fansave duke ekspozuar linjat trupore.

Ajo solli një fotografi të paparë, duke pozuar e zhveshur në bikine brenda veturës luksoze.

Të menjëhershme ishin komentet e ndryshme nga ndjekësit e saj.

Screenshot
Montazh apo e vërtetë? E pranishme në një festë, Big Mama këndon këngë serbe

Big Mama ka qenë e pranishme në një festë në një restorant maqedonas në Shkup dhe në një moment është kapur nga ndjekësit duke kënduar serbisht.

Në videon e postuar në TikTok, këngëtarja shfaqet duke kënduar një pjesë të këngës ‘Lepotan’ të kënduar nga serbja Ceca. Por kjo video ka marr reagime të shumëta nga fansat duke thënë se është montazh.

Montazh apo e vërtetë i mbetet këngëtares në fjal të bëj një reagim.

Këtu videoja:

 

Bëhet e ditur data e dasmës së Dafina Zeqirit

Këngëtarja e famshme kosovare, Dafina Zeqiri ka lidhur kurorë ditë më parë me të dashurin e saj, Kreshnik Gjergji.

Ajo e ka shënuar këtë ditë të rëndësishme në një ambient privat, me familjarë dhe miq të ngushtë.

Mirëpo tani, ylli i shumë hiteve muzikore, duket se është në fazën e fundit të planifikimit të ceremonisë së saj martesore e cila do të ndodhë këtë muaj.

Këngëtari Ylli Limani, njëherësh një prej miqve të saj më të mirë, ka publikuar në rrjetet sociale ftesën që ka marrë nga mikja e tij, me të cilën kanë bashkë disa këngë.

Në një video të publikuar nga Ylli, shihet se në ftesë shkruan se data e martesës është 26 tetori.

Thuhet se dasma do të jetë madhështore dhe pritet të ketë shumë të ftuar, përfshirë edhe yje të ndryshëm shqiptarë.

Ditë më parë, Dafina, 35-vjeç, ka publikuar këngën e saj më të re “Ma Bella” në bashkëpunim me Gims dhe Accauoi.

Getinjo me tjetër thënie: Edhe qenit më të keq…

Reperi i njohur, Getinjo është shumë aktiv në rrjetet sociale me postime të shumta.

Sot në llogarinë e tij në Instagram, ai ka publikuar një fotografi, përmes së cilës tregon se gjendet në Zvicër.

Ai kësaj fotografie ia ka bashkëngjitur edhe një shkrim, duke thënë: “Edhe qenit më të keq, një ditë i vjen dita”.

Screenshot
Rita nostalgjike, publikon fotografi nga fëmijëria, kaq simpatike ishte

Rita Ora shpeshherë ka publikuar fotografi të ndryshme nga fëmijëria e saj.

Artistja shqiptare me famë botërore nganjëherë bëhet nostalgjike, teksa të gjithë që e ndjekin rregullisht kanë parë se ajo është edhe tani e bukur njëjtë si ka qenë kur ishte fëmijë.

“Të shtunë të lumtur” ka uruar Rita duke ndarë një fotografi të saj kur ishte e vogël, pranë pemës së vitit të ri.

Kaq simpatike ishte:

Ish-banorja e Big Brother Kosova shtatëzënë, publikon foto me barkun e rrumbullakosur

Ish-banorja e Big Brother VIP Kosova, Alisa pak ditë më parë bëri të ditur se është në pritje të ëmbël.

Ajo tani me ndjekësit e saj në Instagram po ndan momente të ndryshme nga kjo periudhë nëpër të cilën po e kalon.

Edhe në fotografitë e fundit, Alisa ka ekspozuar barkun e rrumbullakosur.

Shiko foton:

“U kënaqa me temin”, Vesa Vllasaliu konfirmon lidhjen?

Ish-banorja e Big Brother VIP Kosova, Vesa Vllasaliu sa ishte brenda në shtëpi, ka folur rreth historisë së saj të dashurisë me futbollistin kosovar, Mërgim Berisha, deri tek përfundimi i kësaj lidhje.

Vesa në rrjete sociale ka publikuar një video me këngën “Na 2”.

Komentuesit, aluduan se me këtë ajo po përcjell një mesazh që është duke vuajtur për ish të dashurin.

Por, Vesa i heshti këta zëra duke u përgjigjur se është në një lidhje.

Pasi Fero fitoi kujdestarinë e vajzës, Arbenita publikon këtë foto

Ish-reperi i njohur Feronit Shabani, “Fero” ka fituar për 12 muaj kujdestarinë e vajzës së tij, sipas një akt-vendimi të gjykatës për një urdhër-mbrojtje emergjente.

Ndërkaq, Arbenita pas kësaj ka publikuar një fotografi ku shihet e buzëqeshur.

Sipas këtij vendimi, siç potencoi edhe vetë Fero, vajza do të qëndrojë gjatë javës me të, derisa gjatë fundjavës, mund të qëndrojë me nënën e saj, Arbenita Ismajlin.

Fero, para disa ditësh ishte bërë krye-temë në medie për faktin se deklaroi që ish-bashkëshortja e tij ka shkelur rregullat gjyqësore, duke e marrë vajzën jashtë vendit pa autorizimin e tij.

Shiko foton:

Kur do të nis edcioni i ri i ‘Big Brother Vip Albania’?

Sezoni i ri televiziv erdhi dhe Big Brother Vip nuk duket gjëkundi. Ndonëse u tha se ky sezon do të vijë më herët se vitet e kaluara, duket se organizatorët kanë marrë kohën e tyre për të sjellë një edicion ashtu si duhet. Sipas Vip Magazine, BBV nuk është gati për të nisur në muajin Tetor ashtu sikurse ishte përfolur më herët në media.

Dy ditë më parë Top Channel ka publikuar edhe promon zyrtare të emisioneve të mbrëmjes dhe duket se do të jetë prime time e dominuar nga vajzat, përveç Salsano Rrapit që do të vijë bashkë me Kiarën dhe Nevinën dhe Portokalli, dhe Elvis Naçit në “Shqiptarët për shqiptarët”, sipas shumë gjasave bashkë me Marina Vjollcën.

Duket se për edicionin e ri të Big Brother Vip do të na duhet të presim fundin e vitit, derisa programet e reja në Top Media të mbyllin sezonin e vjeshtës në transmetim, shkruan Vip Magazine.

Nuk e luan Topi që edhe këtë sezon do ta prezantojë Ledion Liço, i cili i gjendur mjaft mirë me këtë pozicion ka nisur që tani përgatitjet dhe herë pas here ka ndarë edhe foto në rrjetet sociale. Fillimisht u tha se ky do të ishte një edicion vipash që do të bënte bashkë konkurrentë të spikatur nga edicionet e shkuara, por duket se e gjitha ka qenë në kuadrin e një thashethemi.

Në media janë përfolur disa personazhe të njohura, potencialë për t’u bërë konkurrentë në BBV këtë vit, megjithatë asgjë nuk është ende zyrtare. Do na duhet të presim javët në vijim për të zbuluar një nga një emrat që do të vijnë për të garuar për çmimin e madh prej 100 mijë eurosh, pse jo edhe për një trampolinë në karrierën e tyre artistike apo televizive. /Vip Magazine/