Fillon një ndër programet më të shikueshme në Top Channel

Programi më i suksesshëm i dashurisë, që ka thyer rekorde shikueshmërie, nisi sot në ekranin e Top Channel nën moderimin e Megi Pojanit.

Sezoni i gjashtë televiziv premton një “reality show” suprizues, duke parë interesin e shtuar në audicione të të rinjve.

Në nisje të programit, moderatorja prezantoi dy opinionistët e këtij sezoni. Ata janë moderatori Arjon Muça dhe gazetarja Zhaklin Lekatari, të cilët do të ndajnë mendimet e tyre për konkurrentët e këtij sezoni, dinamikat, historitë dhe çdo ngjarje që pritet të ndodhë.

Fenomeni “Përputhen” të përball me një përvojë unike, me përjetimin e emocioneve që ndodhin në ndriçimin skenik. Konkurrentët e këtij sezoni janë përzgjedhur në një larmishmëri karakteresh, për t’i dhuruar publikut një program dashurie gjithmonë e më të mirë…

“Grupi i sh’ejtanit e bon kta”, Gold AG i ashpër për konvertimet fetare që po bëhen

Gold AG, i njohur për qëndrimet e tij të forta rreth besimit dhe identitetit kombëtar, ka folur hapur për konvertimet fetare që po ndodhin kohëve të fundit.

Gjatë intervistes për emisionin “Canapé”, tha se “grupi i shejtanit e bon kta, e kanë vetëm për me nxitë urrejtje, jo qe e dojnë një fe tjetër”,

VIDEO

Valon Syla i reagon ashpër Gold AG: Ti je prindi zero

Reperi, Arian Agushi i njohur me nofkën “Gold AG” ishte i ftuar sonte në emisionin ‘canapè’.

Ai dha një deklaratë sa i përket temës për “Prindi 1, Prindi 2” – të cilën mund ta shihni në videon e mëposhtme.

Kësaj deklarate i reagoj analisti Valon Syla, i cili u shpreh: Ky është prindi 0.

VIDEO

Lotina ia sheh ‘hajrin’ Mozzikut, i ndodh e papritura

Moderatorja kosovare Lotina Haziri ka pasur një audiencë të madhe në rrjetin social Instagram.

Mirëpo numri i ndjekësve është rritur akoma më shumë pasi zyrtarizoi lidhjen me reperin Mozzik.

Duke hulumtuar në profilin e saj shohim që ajo ka arritur gati 1 milion ndjekës.

Kujtojmë që dyshja po shijojnë çdo moment bashkë të cilat po i ndajnë më fansat e tyre./Indeksonline/

Shiko foton:

Motra e Bardhit kunatë shembull, i bën dhuratën speciale Sarës

Sara dhe Bardhi krijuan historinë e tyre të dashurisë gjatë qëndrimit në “BBVA”.

Edhe pas daljes dyshja mbajtën raportin dhe madje nga dashuria e tyre po sjellin në jetë një vajzë.

Këtë raport të shëndoshë Sara e ka edhe me familjen e të dashurit.

Me anë të një fotografie në “Instastory”, zbuloi se kunata (motra e Bardhit) i ka bërë dhuratë një unazë ari.

 

“Te dua broski” shkroi blogerja duke etiketuar Afërditën.

 

Moderatorja e njohur pjesë e ‘Big Brother VIP Kosova’

Sezoni i tretë i Big Brother Vip Kosova-3 ka zgjuar kureshtje të madhe tek audienca se kush do jetë banor.

Burime të Indeksonlinet bëjnë të ditur se aktorja, moderatorja e influencerja e njohur Nura Alkhazali do të futet në këtë reality-show.

Ajo ka një karrierë dhe është mjaft e njohur për publikun ku sigurisht do kujdeset të krijojë “zhurmë” në shtëpi.

Klea Huta në gjendje jo të mirë shëndetësore, tregon nga çka po vuan

Klea Huta po kalon një periudhë delikate me
shëndetin e saj.

Dje, ajo bëri një postim në ku shfaqet me maskën e aerosolit dhe tregon gjithë kalvarin e shqetësimeve të këtij tremujori të vështirë.

‘Më duhet ta pranoj që këto 3 muajt e fundit nuk kanë qenë në favorin tim. Jo Mërkuri në retrogradë, por të gjithë planetët u përmbysën. Nuk gjeta rehat sikur 1 javë të plotë. Fluturime të vonuara, valixhe të humbura, mes i thyer, gjunjë të vrarë, trup e shpirt të sakatuar, streptokok dhe tani qershia mbi tortë: Covid. Kam 2 javë e izoluar në shtëpi. Të premten dola e vajta në teatër, dje prapë në shtëpi dhe sot një xhiro në breg të detit. Dhimbja e kokës, e tmerrshme. Hundët e pamundur të mbushesh me frymë. Provova avull me gjethe dafine, thitha raki me hundë, ujë fiziologjik me shiringë dhe prapë asgjë. E fundit më mbeti aerosoli. Të shohim si do të shkojë’

“Hamdia” i “Çka ka shpija” bëhet baba për herë të tretë, i vendos një emër të veçantë djalit

Dardan Gashi i cili u bë i dashur për publikun shqiptar me rolin e Hamdis të seriali “Çka ka shpija”.

Me anë të një postimi tregoi se është bërë baba për herë të tretë, shkruan Indeksonline.

Aktori zbuloi që është bërë baba edhe i një djali të cilin e pagëzoi me emrin Adem.

“Ademi është njeriu i parë në tokë, babai i njerëzimit, dhe si popull ne kemi një lidhje të fortë me këtë emër. Liria e Kosovës lidhet ngusht me dy Adema, Adem Jashari dhe Adem Demaqi. Por, ky emër ka një kuptim edhe më të veçantë për mua, sepse Ademi është edhe babai im. Ky emër na ka munguar në shtëpinë tonë që nga vdekja e babait, por më 22 shtator, Zoti na dhuroi një Adem të ri në familjen tonë. Shpresoj që ai të mbartë me krenari emrin e këtyre njerëzve të mëdhenj. O Allah, jepi të mira dhe bëje djalin tim, vëllain e Nilit e Harunit, prej Ademave të ndritur.” shkroi ai.

“A je Kujtimi ti”– Edona ngacmohet në një lokal

Edona James është shqetësuar nga një person teksa po qëndronte në një lokal.

Një video që po qarkullon në TikTok, shihet Edona me nënën e saj duke pirë kafe teksa po ngacmohet nga një person jashtë kafes i cili sipas zërit duket se është i mitur.

“O Kujt..A je Kujtimi?” – dëgjohet teksa i thotë ai.

Video këtu

“Nale mos më incizo, a po do me t’rreh”- ia kthen Edona.

Ky bukurosh po e shoqëron Efin në dasmë

Efi Dhedhes, ish-finalistja e spektaklit të njohur“Big Brother VIP Albania”, vazhdon të jetë në qendër të vëmendjes së mediave rozë.

Me çdo paraqitje, bukuroshja e njohur tërheq vëmendjen e ndjekësve, të cilët e komentojnë me pasion çdo detaj të stilit dhe shfaqjeve të saj.

Mbrëmë, Efi ishte e ftuar në një dasëm, një ngjarje që përveç emocionit të festës, solli edhe një surprizë për ndjekësit e saj.

Ajo njoftoi se nuk shkoi e vetme, por ishte shoqëruar nga vëllai i saj, duke i dhënë kështu një frymë të veçantë momentit.

Në fotografitë që qarkulluan pas ngjarjes, dyshja shfaqet e lumtur, duke reflektuar një lidhje të ngushtë dhe të sinqertë familjare.

Efi ka theksuar në disa dalje televizive lidhjen e veçantë që ka me vëllain e saj, duke e përshkruar atë si një mbështetje të vazhdueshme në jetën e saj. Ky moment i veçantë në dasmë është një tjetër dëshmi e dashurisë dhe respektit që ndajnë me njëri-tjetrin.

Shiko foton: