Armend Rexhepagiq sot feston ditëlindjen, ja sa vite mbushi

Armend Rexhepagiqi është një këngëtar dhe autor këngësh shumë i njohur.

Edhe pse ka kohë që nuk është më aktiv në skenën muzikore, ai ka vite që ka krijuar bagazh të madh muzikor.

Sot, krijuesi i hitit “Shkel” feston ditëlindjen e 58-të.

Armend Rexhepagiqi, që prej kohësh është i martuar me këngëtaren dhe gjithashtu kompozitore dhe tekstshkruesen e mirënjohur Aida Barakun.

Të dy së bashku kanë komponuar dhe shkruar tekstet e disa këngëve që kanë qenë hite të mëdha, që edhe sot e vazhdojnë punën e tyre, duke sjellë projekte të reja të bukura për shumë këngtarë shqiptarë.

Ribashkohen Xhensila dhe Besi? Detaji që po bën lëmsh rrjetin

Një nga çiftet më të njohura dhe po ashtu më të dashura për publikun ishte padyshim ai mes aktorit të humorit Bes Kallaku dhe këngëtares Xhensila Myrtezaj.

Por pas shumë vitesh bashkë dhe pas rreth 7 vitesh të martuar dhe prindër të dy fëmijëve, ata iu drejtuan gjykatës për të kërkuar divorcin.

Një lajm që i la të trishtuar fansat e tyre, teksa asnjë prej tyre nuk doli kurrë të sqaronte apo të deklaronte qartësisht se “po” martesës së tyre i kishte ardhur fundit.

Ata kanë pohuar “nën zë” se nuk janë më bashkë, ndërsa ajo që u vu re ishte ndalimi i postimeve në rrjetet sociale së bashku, si një familje.

Tashmë të dy duket se vijojnë jetën e tyre, ku bukuroshja brune vijon me koncertet dhe projektet e reja muzikore, ndërsa Kallaku po ashtu me projektet e tij.

Por një detaj në Instagramet e tyre ka ngritur disa pikëpyetje tek fansat, duke menduar ose se çifti ndoshta nuk janë ndarë, ose se mund të ketë ndonjë “fije shprese” se janë rikthyer….

Kjo pasi në profilet e tyre në Instagram, duket se as Xhensila dhe as Besi nuk i kanë fshirë fotot nga dasma e tyre në 2017, e as fotot nga festa e ditëlindjes së Xhensilës.

Xhensila ka fshirë fotot ku ishte në krah të Besit, por fotot e saj me fustan nusërie nuk i ka fshirë, as mesazhet që dikush kishte lënë si diçiturë. Ndërkohë foton e tortës së saj e cila kishte foton e të dyve, ajo nuk e ka fshirë.

Nga ana tjetër Besi nuk i ka fshirë fotot që ka pasur me Xhensilës kur njoftuan se do të martoheshin, e as atë kur njoftuan se do të bëheshin prindër për herë të parë.

Nuk dihet sesi çifti i ka marrëdhëniet, por diçka është e qartë në rrjet, fansat e tyre i duan sërish bashkë!

Kejvina Kthella i publikon ofertat që ia bëjnë meshkujt për të kaluar një natë

Modelja Kejvina Kthella publikoi pak kohë më parë në ‘instastory’ të gjitha mesazhet që i vijnë në profilin e saj të Instagramit ku shihet se disa prej tyre janë shantazhuese.

Në fotot e publikuara lexohen lehtësisht të gjitha mesazhet që shkruhen nga meshkujt të ndryshëm ku i ofrojne me mijera euro për një natë.

“Sa lek pate natën nëse sgaboja 5000 apo..”shkruan një person të cilin më pas Kejvina ia tregon dhe profilin e Instagramit.

“Qa bane, 10000 euro per 1 nat a prano” shkruan një tjetër person.

Modelja nuk e ka lënë me kaq por i drejtohet personit që shkroi duke i thënë: “Të jap 20, më jep mamin e motrën tënde o gomar”.

Madje, modelja tregon se persona të ndryshëm përdorin identitetin e saj duke sajuar biseda që s’janë të vërteta.

Kejvina shprehet se për sa kohë të jetë gjallë, s’do të lejojë askënd të shkelë mbi dinjitetin e saj, teksa shkruan e revoltuar:

Fakti që je një mizë dhe mizat dihet çfarë hanë dhe ku rrinë, nuk do të thotë që unë të të lejoj ty të përdorësh emrin tim për disa folloëesa ose klikime lajmesh, Ekziston një program që quhet “Prankgram”, që mund të huazojë identitetin për pak çaste me qëllime keqdashëse, por të papërfillshme nga një njeri që ka 2 pare mend për të kuptuar që ato mesazhe dhe fotot janë më fake se personi që qëndron mbrapa tyre.

Nqs ndonjë njeri zotëron mesazhe ose fakte diskriminuese kundrejt meje, ju ftoj të gjeni një punë më të mirë për të bërë sepse Kejvina Kthella nuk bën pazare as shitje as blerje.

Çdo gjë që kam arritur, e kam arritur me zotësinë time dhe kush më njeh e di këtë gjë.

Doja ta sqaroja sepse shoh që abuzohet së tepërmi me femrat shqiptare dhe i kategorizojnë ato si sende që mund të blihen dhe shiten.

Unë për sa kohë të jem gjallë, s’do t’i lejoj dhe s’kam për t’i lejuar këto vemje të ngrejnë krye mbi dinjitetin tim.”-shkruan Kejvina.

Alby publikon foto në rrugë, i dalin të brendshme ne pah

Alby The Goat e njohur së fundmi për publikun nga pjesëmarrja e saj në BBVK.

Aktorja për filma për te rritur është mjaftë aktive në rrjete sociale.

Ajo ka publikuar një foto duke treguar veshjen e ditës.

Me këte foto ajo ka nxjerr në pah të brenshmet.

Alby the goat shfaqet tejet provokative dhe tërheqëse duke treguar linjat e trupit në top formë.

Monika Salihu feston ditëlindjen, do habiteni sa vite mbushi

E qeshur, simpatike, ekstravagante, Monika Salihu një këngëtare me përplot jetë, dita ditës me zërin e saj po e pasuron skenën muzikore kosovare.

Përveç muzikës, artistja që kur u inkuadra në reality show-n “BBVK” arriti të jetë më e afërt me fansat e saj, shkruan Indeksonline.

Edhe sot me rastin e ditëlindjes së 40-të, në rrjetet sociale mori urime të shumta nga miq, familjar e fansa.

Postimi i saj

Screenshot

Gjithashtu për ditëlindje organizoi një mbrëmje për mbamendje ku shihet e rrethuar me personat e zemrës.

 

 

E keni menduar me të vjetër, kaq vite ka mbushur Xhuli

Ish finalistja e ‘Big Brother Vip Kosova’ Xhuliana Nura kohës se fundit është e pranishme në kauzat e ndryshme per gratë në Kosovës.

Por kohës së fundit permes një postimi ka treguat për herë të parë moshën e saj.

Xhuli ka mbushur 34 vite jetë.

Përndryshe Xhuli përkujdeset mjaftë shume për paraqitjen e saj të jashmte, duke bërë aktiviete të shumta fizike.

Reagimi i Lunës teksa i këndon Luizi do ju shkrij zemrën

Luizi dhe Kiara janë çifti më i përfolur në media rozë dhe jo vetëm.

Dyshja publikojnë video herë pas here të vajzës së tyre Luna.

Së fundmi Luizi ka publkuar reagimin e saj teksa po i këndon babi Lui, shkruan Kosovarja.

Bukuroshja simaptike do ju shkrij zemrën nga lumturia që po shfaq.

Shqiptarja ‘pushton’ skenën në Itali, lë pa fjalë jurinë e ‘X Factor’ me performancën e saj

Shqiptarja Laura Fetahu ka dhënë një performancë të shkëlqyer në Itali, teksa ka lënë pa fjalë dhe jurinë e “X Factor”.

Me një performancë super energjike Laura përveç se shfaqi talentin e saj në këndim dhe rep gjithashtu arriti të merrte në kontroll një skenë të madhe teksa performonte plot pasion.

Gjatë performancës, dëgjohet edhe një pjestare e jurisë e cila shprehet se ajo është shumë e mirë.

Video e performancës

Arta Kabashi nuk i lë vend imagjinatës, poston foto e zhveshur në veturë

Këngëtarja kosovare Arta Kabashi ka kohë që nuk ka lansuar ndonjë projekt muzikor,.

Por, postimet e ndryshme në rrjetet sociale nuk po mungojnë asnjëherë.

Sigurisht në plan të parë ka të ngacmojë imagjinatën e fansave duke ekspozuar linjat trupore.

Ajo solli një fotografi të paparë, duke pozuar e zhveshur në bikine brenda veturës luksoze.

Të menjëhershme ishin komentet e ndryshme nga ndjekësit e saj.

Screenshot
Montazh apo e vërtetë? E pranishme në një festë, Big Mama këndon këngë serbe

Big Mama ka qenë e pranishme në një festë në një restorant maqedonas në Shkup dhe në një moment është kapur nga ndjekësit duke kënduar serbisht.

Në videon e postuar në TikTok, këngëtarja shfaqet duke kënduar një pjesë të këngës ‘Lepotan’ të kënduar nga serbja Ceca. Por kjo video ka marr reagime të shumëta nga fansat duke thënë se është montazh.

Montazh apo e vërtetë i mbetet këngëtares në fjal të bëj një reagim.

Këtu videoja: