Bëhet e ditur data e dasmës së Dafina Zeqirit

Këngëtarja e famshme kosovare, Dafina Zeqiri ka lidhur kurorë ditë më parë me të dashurin e saj, Kreshnik Gjergji.

Ajo e ka shënuar këtë ditë të rëndësishme në një ambient privat, me familjarë dhe miq të ngushtë.

Mirëpo tani, ylli i shumë hiteve muzikore, duket se është në fazën e fundit të planifikimit të ceremonisë së saj martesore e cila do të ndodhë këtë muaj.

Këngëtari Ylli Limani, njëherësh një prej miqve të saj më të mirë, ka publikuar në rrjetet sociale ftesën që ka marrë nga mikja e tij, me të cilën kanë bashkë disa këngë.

Në një video të publikuar nga Ylli, shihet se në ftesë shkruan se data e martesës është 26 tetori.

Thuhet se dasma do të jetë madhështore dhe pritet të ketë shumë të ftuar, përfshirë edhe yje të ndryshëm shqiptarë.

Ditë më parë, Dafina, 35-vjeç, ka publikuar këngën e saj më të re “Ma Bella” në bashkëpunim me Gims dhe Accauoi.

Getinjo me tjetër thënie: Edhe qenit më të keq…

Reperi i njohur, Getinjo është shumë aktiv në rrjetet sociale me postime të shumta.

Sot në llogarinë e tij në Instagram, ai ka publikuar një fotografi, përmes së cilës tregon se gjendet në Zvicër.

Ai kësaj fotografie ia ka bashkëngjitur edhe një shkrim, duke thënë: “Edhe qenit më të keq, një ditë i vjen dita”.

Screenshot
Rita nostalgjike, publikon fotografi nga fëmijëria, kaq simpatike ishte

Rita Ora shpeshherë ka publikuar fotografi të ndryshme nga fëmijëria e saj.

Artistja shqiptare me famë botërore nganjëherë bëhet nostalgjike, teksa të gjithë që e ndjekin rregullisht kanë parë se ajo është edhe tani e bukur njëjtë si ka qenë kur ishte fëmijë.

“Të shtunë të lumtur” ka uruar Rita duke ndarë një fotografi të saj kur ishte e vogël, pranë pemës së vitit të ri.

Kaq simpatike ishte:

Ish-banorja e Big Brother Kosova shtatëzënë, publikon foto me barkun e rrumbullakosur

Ish-banorja e Big Brother VIP Kosova, Alisa pak ditë më parë bëri të ditur se është në pritje të ëmbël.

Ajo tani me ndjekësit e saj në Instagram po ndan momente të ndryshme nga kjo periudhë nëpër të cilën po e kalon.

Edhe në fotografitë e fundit, Alisa ka ekspozuar barkun e rrumbullakosur.

Shiko foton:

“U kënaqa me temin”, Vesa Vllasaliu konfirmon lidhjen?

Ish-banorja e Big Brother VIP Kosova, Vesa Vllasaliu sa ishte brenda në shtëpi, ka folur rreth historisë së saj të dashurisë me futbollistin kosovar, Mërgim Berisha, deri tek përfundimi i kësaj lidhje.

Vesa në rrjete sociale ka publikuar një video me këngën “Na 2”.

Komentuesit, aluduan se me këtë ajo po përcjell një mesazh që është duke vuajtur për ish të dashurin.

Por, Vesa i heshti këta zëra duke u përgjigjur se është në një lidhje.

Pasi Fero fitoi kujdestarinë e vajzës, Arbenita publikon këtë foto

Ish-reperi i njohur Feronit Shabani, “Fero” ka fituar për 12 muaj kujdestarinë e vajzës së tij, sipas një akt-vendimi të gjykatës për një urdhër-mbrojtje emergjente.

Ndërkaq, Arbenita pas kësaj ka publikuar një fotografi ku shihet e buzëqeshur.

Sipas këtij vendimi, siç potencoi edhe vetë Fero, vajza do të qëndrojë gjatë javës me të, derisa gjatë fundjavës, mund të qëndrojë me nënën e saj, Arbenita Ismajlin.

Fero, para disa ditësh ishte bërë krye-temë në medie për faktin se deklaroi që ish-bashkëshortja e tij ka shkelur rregullat gjyqësore, duke e marrë vajzën jashtë vendit pa autorizimin e tij.

Shiko foton:

Kur do të nis edcioni i ri i ‘Big Brother Vip Albania’?

Sezoni i ri televiziv erdhi dhe Big Brother Vip nuk duket gjëkundi. Ndonëse u tha se ky sezon do të vijë më herët se vitet e kaluara, duket se organizatorët kanë marrë kohën e tyre për të sjellë një edicion ashtu si duhet. Sipas Vip Magazine, BBV nuk është gati për të nisur në muajin Tetor ashtu sikurse ishte përfolur më herët në media.

Dy ditë më parë Top Channel ka publikuar edhe promon zyrtare të emisioneve të mbrëmjes dhe duket se do të jetë prime time e dominuar nga vajzat, përveç Salsano Rrapit që do të vijë bashkë me Kiarën dhe Nevinën dhe Portokalli, dhe Elvis Naçit në “Shqiptarët për shqiptarët”, sipas shumë gjasave bashkë me Marina Vjollcën.

Duket se për edicionin e ri të Big Brother Vip do të na duhet të presim fundin e vitit, derisa programet e reja në Top Media të mbyllin sezonin e vjeshtës në transmetim, shkruan Vip Magazine.

Nuk e luan Topi që edhe këtë sezon do ta prezantojë Ledion Liço, i cili i gjendur mjaft mirë me këtë pozicion ka nisur që tani përgatitjet dhe herë pas here ka ndarë edhe foto në rrjetet sociale. Fillimisht u tha se ky do të ishte një edicion vipash që do të bënte bashkë konkurrentë të spikatur nga edicionet e shkuara, por duket se e gjitha ka qenë në kuadrin e një thashethemi.

Në media janë përfolur disa personazhe të njohura, potencialë për t’u bërë konkurrentë në BBV këtë vit, megjithatë asgjë nuk është ende zyrtare. Do na duhet të presim javët në vijim për të zbuluar një nga një emrat që do të vijnë për të garuar për çmimin e madh prej 100 mijë eurosh, pse jo edhe për një trampolinë në karrierën e tyre artistike apo televizive. /Vip Magazine/

“Unë dhe Poi..”/ Pas ndarjes nga Ledri, Sara Hoxha merr vendim të rëndësishëm

Pas ndarjes nga Ledri Vula, Sara Hoxha ka marrë një vendim: do shpërngulet në Shqipëri. Ajo ka zbuluar se shtëpia e re është duke u rregulluar.

Sara ka ndarë disa pamje në ‘story’ nga banesa, duke na zbuluar se ajo do jetë shtëpia ku do qëndrojë me vajzën e saj, Poin.

Okay, dita e djeshme ishte kaq e shkëlqyer por edhe emocionale. Unë dhe Poi shkuam për të parë shtëpinë tonë të re që do të jetë së shpejti. Kjo është me të vërtetë një proces kaq emocionues për të kaluar.“-shkruan Sara krahas kësaj fotoje.

Kujtojmë se u raportua se Ledri Vula ka nisur një lidhje të re me Rina Zaitin. Artisti nuk ka ndarë me publikun asgjë, as për ndarjen dhe as për romancën e re, por fotot nga ‘paparazzët’ e nxorën në dritë se çfarë po ndodhte.

Pas shumë vështirësive Fero më në fund takohet me vajzën, publikon pamje të ëmbëla

Ish reperi Fero ditë me parë ka treguar se po përballët me një vështirësi pasi po iu bëhet e pa drejtë ndaj vajzës së tij.

Ai prononcoi për media që ish-bashkëshortja e tij ka shkelur rregullat gjyqësore, duke e marrë vajzën jashtë vendit pa autorizimin e tij.

Pas kësaj Fero ka publikuar pamje teksa shihet i lumtur pranë vajzës së tij Ninës./Kosovarja/

Video e parë këtu:

Video tjetër

“Pas vështërsisë vjen lehtësimi”, Fero fiton kujdestarinë e vajzës për një vitë

Ish-reperi i njohur Feronit Shabani, “Fero” ka fituar për 12 muaj kujdestarinë e vajzës së tij, sipas një akt-vendimi të gjykatës për një urdhër-mbrojtje emergjente.

Kjo është konfirmuar nga vetë “Fero”, gjatë një interviste të realizuar në Nacionale, derisa vendimin e posedon edhe me një dokument.

“Falënderoj Gjykatën Themelore të Gjilanit për drejtësi dhe korrektësi. Po! Mua më është besuar vajza, për një vit”, deklaroi ish-reperi.

Sipas këtij vendimi, siç potencoi edhe vetë Fero, vajza do të qëndrojë gjatë javës me të, derisa gjatë fundjavës, mund të qëndrojë me nënën e saj, Arbenita Ismajlin.

Fero, para disa ditësh ishte bërë krye-temë në medie për faktin se deklaroi që ish-bashkëshortja e tij ka shkelur rregullat gjyqësore, duke e marrë vajzën jashtë vendit pa autorizimin e tij.

Ai gjithashtu deklaroi se ishte rënduar emocionalisht nga kjo situatë, duke qenë se sipas tij, kjo shkelje nga ish gruaja e tij kishte ndodhur disa herë.

Nacionale e cila kontaktoi po ashtu me avokaten e Ismajlit, citoi atë të ketë thënë se klientja e saj nuk ka bërë asnjë shkelje gjyqësore. /Telegrafi/