Getinjo publikon foto me Mozzik-un, shpalos të pathënat

Kohës së fundit Getinjo gjendet larg muzikës por jo edhe larg mediave sociale.

Ajo pak ore me parë ka ndarë një postim të veçantë ku shihet së bashku me Mozzikun, shkruan “Kosovarja”.

Getinjo përmes këtij statusi ka treguar vështirësitë me të cilat janë përball vite me parë, por nuk u dozuan asnjëherë duke e treguar dashurinë e pakusht që kanë për njeri tjetrin.

“U kem mbijetu shumë karthave, shumë dhelprave në formë njeriu, shumë e dashakeqi ka ba plane me na njollos dhe me na thy! Sa ma i fortë po u bojshe ma i fortë po të vijke armiku. Po nganjëherë armiku po harrojke qe frike kemi vetëm Zotin dhe vetëm atij i nënshtrohemi Ecni me kujdes, sepse kujdesi ju ruan nga ata skan kujdes” ishte shprehur reperi.

Santit nuk i bëhet vonë për ndarjen, provokon keq me foton e fundit

Santiana Maloku, një nga modelet më të njohura dhe të komentuara në rrjetet sociale, vazhdon të jetë në qendër të vëmendjes për jetën e saj personale.

Pas spekulimeve dhe konfirmimeve për ndarjen e saj nga partneri, ajo duket se e ka rikuperuar shpejt veten dhe është gati për një kapitull të ri.

Ish-banorja e Big Brother VIP, e njohur për karakterin e saj të fortë dhe stilin e veçantë, ka zgjedhur të ndaje me ndjekësit e saj një foto nga ashensori, e cila ka tërhequr vëmendjen e të gjithëve.

Në këtë imazh, ajo shfaqet në një pozë provokuese, duke reflektuar besimin dhe fuqinë e saj pas një periudhe të vështirë.

Me një stil të theksuar dhe një pamje që shkëlqen, Santiana tregon se ndarja nuk e ka zbehur atë, por përkundrazi, e ka nxitur të jetë më e fortë dhe më e pavarur.

Komentet e ndjekësve nuk kanë munguar, ku shumë prej tyre e mbështesin atë dhe e inkurajojnë të vazhdojë të ndjekë ëndrrat e saj./InfoKosova/

Shiko foton:

Shuma marramendëse e papuçeve të Kidës

Këngëtarja kosovare Kida po shijon kulmin e suksesit.

Krahas mbrëmjeve muzikore ajo njihet edhe për një jetë mjaftë luksoze.

Duket se është e pasionuar pas gjërave ‘firmato’ e këtë e dëshmoj edhe në daljen e fundit.

Në ‘Google’, papuçet e saj të markës “Channel” kushtojnë 1,820.00 dollarë që në euro i bie afër 1700 euro.

Arta Bajramit i vdes një familjar, emocionon me fjalët

Këngëtarja Arta Barami orë me parë ka ndarë lajmin e trisht.

Ajo përmes një postimi në rrjete sociale ka treguar së ndërroi jetë vjehrri i saj shkruan “Kosovarja”.

Për Artën ai ishte një person mjaftë i dashur dhe shumë i respektueshëm.

“Sot ndërroi jetë Babushi (Vjehrri im) sa i dashur ka qen për mua, do ta kujtoj përherë. Zoti e shpërbleftë me Xhenet” ishin fjalët e këngëtares.

Një grua si Ilirjana, ja si ia uron ditëlindjen Adrit

Ish-banori i Big Brother VIP Kosova 2, Adri Rogaqi, e ka festuar ditëlindjen dje.

Ai mori një urim të veçantë nga bashkëshortja e tij Ilirjana në Instagram.

“Urime ditëlindjen gjysma ime! Të dua!”, ishin fjalët e Ilirjanës për Adrin. /Klankosova.tv.

Enca sjell momente intime me të dashurin në jahtin super luksoz

Enca po e shijon kohën me të dashurin e saj.

Ajo së fundmi ka postuar një fotografi në krahët e tij, teksa të dy shihen në një anije pa e zbuluar lokacionin.

Këngëtarja i vendosi veç një zemër imazhit.

Ndryshe, Enca ka paralajmëruar rikthim në muzikë pas një kohe të gjatë pa projekte të reja.

Shiko foton:

Kjo zonjë e pashme është nëna e Blerta Deliut

Blerta Deliu është një nga figurat politike më të hapura, që nuk e kursen shfaqjen në publik.

E pashme, e zonja dhe mjaftë e çasshme, Blerta përfaqëson politikanen bashkohore, e cila lundron në mënyrë natyrale në fushën e politikës.

Blerta, përmes një postimi me fjalë urimi për më të dashurën, na ka prezantuar edhe me të ëmën, shkruan Kosovarja.

E pashme dhe moderne duket edhe nëna e ish aktores, sot një prej deputeve më të zhurmshme në Kuvendin e Kosovës.

Afërdita Dreshaj “godet” sërish, shfaqet bombastike

Modelja Afërdita Dreshaj ka lenë gojëhapur fansat me look-un e fundit.

E kuruar në çdo detaj ajo u ekspozua në formën e saj më të mirë.

Edhe pse nënë e një djali palestra është hobi të cilin nuk e lë anash asnjëherë e jo më kot njihet për asetet e formësuara trupore.

Si në foton e fundit që ka postuar në “Instastory” ajo duket mjaftë bombastike.

Rikthehet Kiara Tito, do të moderojë këtë program

Moderatorja Kaira Tito ditën e sotme ka zhvilluar një bisedë virtuale me të ngjithë ndjekësit e saj.

Nga pyetjet e shumta që ka marrë prej tyre, Kiara ka konfirmuar se do të jetë nën moderimin e spektaklit të humorit, “Portokalli”, në sezonin e 42.

“Jam e lumtur që për këtë sezon rikthehem me familjen e madhe të Top Channel në sezonin e 42 të Portokalli.
Një dëshirë e shprehur vite më parë, e cila më në fund u realizua
“, ka shkruar Kiara, e pyetur nga ndjekësit e saj në Instagram.

“Portokalli” pritet të fillojë së shpejti, çdo të diel, në orën 21:00, ku dhe do të keni mundësinë të ndiqni Kiarën në një pozicion të ri në të cilin se keni parë më herët.

 

“Allahu të shpërbleftë me durim”, kush është ish-këngëtarja që po lutet për Feron

Ish-reperi, Feronit Shabani i njohur si Fero, ditë më parë njoftoi ndjekësit e tij në rrjetet sociale se është në depresion, i thyer emocionalisht dhe ka një shqetësim të madh.

E gjithë gjendja e tij duket se ishte e lidhur me ish-gruan e tij, Arbenita Ismajlin dhe vajzën e përbashkët, Nina.

Ai po pretendon se vajza e tij është dërguar jashtë shtetit pa lejen e tij.

Tutje, sipas tij, organet kompetente po i bëjnë padrejtësi sa i përket vajzës duke mos specifikuar me konkretisht se për çfarë padrejtësishë bëhet fjalë.

Ish këngëtarja Shkëndije Mujaj në një postim të tij komentoi diçka.

Ajo u lut për të duke thënë: Allahu të shpërbleftë me durim.

Shiko foton: