Në dasmën e Këngës, u zbulua edhe i dashuri i vajzës së vogël të Lutfi Hazirit

Vajzat e Lutfi Hazirit marrin vëmendje gjithmonë me postimet në rrjetet sociale.

Së fundmi “vrull” të madh kanë marr pasi vajza e madhe, Kënga, ka kurorëzuar dashurinë me martesë me Fabion, shkruan Indeksonline.

E në këtë dasmë prezentë ishte edhe Lotina me të dashurin, reperin Mozzik.

Ajo çka mori vëmendje ishte fotografia ku zbuluan të dashurin e motrës së vogël, Mimas-it.

Motrat dukeshin të lumtura krahë partnerëve të tyre./Indeksonline/

Olta Gixhari bëhet bashkë me ish banoret e BBV2, publikojnë foton e ëmbël bashkë

Historia e BBV ka treguar se shumë nga miqësitë që krijohen brenda shtëpisë, nuk mund të rezistojnë edhe jashtë.

Mirëpo, kjo jo vetëm që nuk ka ndodhur me Oltën, Dean dhe Jorin, por miqësia e tyre pas BBV vetëm sa u bë më e fortë dhe u zhvillua larg strategjive të lojës.

Së fundmi, tre ish banoret janë bërë së bashku në një darkë gocash.

Ato kane publikuar edhe nje foto te embel ne ashensor.

Shiko foton:

Kjo është e dashura e Ardian Bujupit

Këngëtari i njohur shqiptar, Ardian Bujupi, ka mbajtur në fshehtësi detajet e jetës së tij private për një periudhë të gjatë, përfshirë faktin se është i martuar.

Pas një kohe të gjatë në të cilën bashkëshortja e tij, Fjolla, ka mbetur një mister për publikun, Ardiani ka vendosur të zbulojë më në fund identitetin e saj.

Në një postim të fundit në rrjetet sociale, Ardian Bujupi ka ndarë me ndjekësit një fotografi të bashkëshortes së tij, duke e bërë atë të njohur për herë të parë.

Fotografia tregon Fjollën në një moment të bukur dhe natyral, dhe është e qartë që ajo është një bukuroshe e vërtetë.

Ky postim ka shkaktuar shumë reagime pozitive nga fansat e këngëtarit, të cilët kanë shprehur përgëzime dhe komplimente për çiftin, përcjell telegrafi.

Ardiani, i njohur për karrierën e tij të suksesshme në muzikë, ka qenë gjithmonë i rezervuar në lidhje me jetën e tij personale, por tani duket se është gati të ndajë më shumë nga momente të veçanta me publikun e tij.

Bashkëshortja e Ardianit, Fjolla, është prezantuar tani si një pjesë e rëndësishme e jetës së tij dhe fansat janë të emocionuar të mësojnë më shumë rreth saj dhe lidhjes së tyre.

Aktori i njohur pjesë e Big Brother VIP Kosova?

Fillimi i sezonës së re të Big Brother Vip Kosova 3 po afrohet.

Këtë e ka konfirmuar së fundmi edhe faqja zyrtare e BBVK.

E natyrisht, si show televiziv në Kosovë është shumë i përfolur, bashkë me të edhe emrat që po aludohet lartë e poshtë se mund të jenë banorë të tij në sezonin e ardhshëm.

Mirëpo kush pretendohet të jetë pjesë e tij?

Lajmi.net ekskluzivisht nga burime të sigurta ka arritur të konfirmojë se sërish pjesë e sezonit të ardhshëm do të jetë një emër tejet i përfolur që vie nga Shqipëria. Pra, banorin e parë të edicionit.

Personi në fjalë është aktori e këngëtari i njohur, Bes Kallaku.

Kallaku sidomos gjatë këtij viti ka qenë jashtë mase temë e mediave rozë për jetën e tij private.

Ai përveç projekteve të reja, u komentua shumë edhe për ndarjen më këngëtaren Xhensila Myrtezaj.

Por kjo nuk është risia e vetme e këtij BBVK. Veçanti tjetër e këtij sezoni do të jetë një tjetër emër i përfolur.

Olsa Muhameti, e njohur shumë për programin e “Përputhen“ në Shqipëri që theu kufinj të shikueshmërisë, vie këtë radhë në Kosovë si producente ekzekutive e sezonit të ardhshëm të Big-ut.

Po ashtu, po qarkullojnë lajme se emra të tjerë të njohur si Adnan Blaku, Diona Fona, Mevlan Shaba, Kaltrina Selimi, Miran Ramadani e të tjera fytyra të njohur të botës së showbizit mund t’i bashkohen edicionit, por që deri më tani asgjë e konfirmuar.

Kjo mbetet të shihet tutje./Lajmi.net/

Erjola Doçi merr propozimin për martesë, ja përgjigja e saj

Me nisjen e sezonit të ri të “E Diell” sot në Top Channel, një nga risitë ishte edhe formati më i ri televiziv “Pa Filtra”, ku si qëllim ka njerëzit e thjeshtë por me ëndrra të mëdha e histori frymëzuese apo komike.

Një nga konkurrentët, Aldo pas imitimeve që bëri në studio dhe komenteve që mori, në fund nxori unazën duke bërë një gjest tepër romantik. Sipas tij, propozimi për Erjolën vinte nga një shok por që e kishte të pamundur të dilte në ekran.

Ndiqni videon për më tepër duke klikuar KËTU!!

Martesa e vajzës së Lutës, Mozziku e “kall” atmosferen, kërcen valle

Është martuar vajza e vogël e politikanit Lutfi Hazirit, Kënga.

Video të shumta janë publikuar në rrjetet sociale nga studioja që e ka incizuar dasmën.

Në këto video shihet atmosfera e krijuar e disa momente shumë të veçanta të Lutës me të bijën.

E nuk ka munguar as reperi Mozzik, dhëndri i ri i familjes Haziri, i cili shihet duke kërcyer valle e duke ia qit ‘’flakën’’ atmosferës, shkruan IndeksOnline.

Videon mund ta shikoni duke klikuar këtu

Shqipe Hysenaj shpërthen në lot, ja çfarë e emocionoi aq shumë

Me nisjen e sezonit të ri të “E Diell” sot në Top Channel, një nga risitë ishte edhe formati më i ri televiziv “Pa Filtra”, ku si qëllim ka njerëzit e thjeshtë por me ëndrra të mëdha e histori frymëzuese apo komike.

Një nga pjesëmarrëset, Kajmelina nga Elbasani tregoi historinë me djalin e saj i cili i përket spektrit autik.

Kajmelina e solli këtë histori në ekran për të frymëzuar nënat që kanë fëmijë me aftësi të veçanta, dhe që ta shohin autizmin tek fëmijët si mrekulli.

Shqipe Hysenaj nuk u përmbajt në fund të historisë duke mos fshehur dot lotët, momente mjaft emocionuse.

Për më tepër ndiqni videon duke klikuar KËTU, nga minuta 28’ deri në minuten 31të.

Blero ka arsye për ta shikuar ‘Big Brother Vip Kosova 3’, ja kush po bëhet pjesë e spektaklit

Big Brother Vip Kosova 3 është gati për të filluar.

Edicioni i tretë pritet të jetë ‘flakë’ po aq sa ata paraprakë.

Sigurisht, dilema më e madhe për fansat e këtij reality show është se kush do të jenë banorët që do t’i bashkohen këtij formati.

Burime të Indeksonline bëjnë të ditur se këtë edicion pjesë e formatit do jetë edhe ish e dashura e Bleros Floriana Sylejmani apo siç njihet me nofkën “Bebi”.

Sigurisht dëshiron të bëhet më e afërt me publikun dhe do ta kemi rastin ta njohim më shumë.

I’u bë virale fotografia, reagon Santiana: I fali pesë vaktet, lidhja ime me Zotin…!

Në një intervistë të fundit, Santiana Maloku ka ndarë me sinqeritet dhe ndjenjë detaje të thella nga jeta e saj personale.

Pasi u përfol shumë për shkak të një fotografie që qarkullonte në rrjete sociale, në të cilën ajo shihej duke u falur.

“E di që është diskutuar shumë ajo pjesë, por unë kam treguar edhe në Big Brother brenda, por nuk është që e kam bërë shumë të madhe sepse lidhja ime me Zotin është personale. Po, falem, i fal pesë vakte. Mua më bën të ndihem shumë mirë, nuk më intereson çfarë flasin njerëzit, sepse i kam parë edhe komentet, ajo pjesë nuk më intereson hiç, unë e di çfarë lidhje e kam dhe po, e predikoj fenë, jam muslimane, kaq”

Çka po zihet mes Santianës dhe Robert Berishës?

Ish banorja e Big Brother VIP Kosova, Santiana Maloku, do t’i bashkangjitet Robert Berishës në emisionin e tij.

Se cili do të jetë roli i Santit në ‘Robi plaket kur don vet’, ua zbulojmë ne, përmes këtij materiali të mëposhtëm.

VIDEO