div[data-widget-id="1924179"] { min-height: 300px; }
class="archive paged category category-showbiz category-56 custom-background wp-custom-logo paged-167 category-paged-167 wp-theme-news-25 td-standard-pack group-blog hfeed">
“Dy vitet e fundit marrëdhëniet…”, mësohet arsyeja e ndarjes së Xhensilës dhe Besit

Ish-çifti i famshëm, Xhensila Myrtezaj dhe Bes Kallaku janë paraqitur dje në Gjykatën e Tiranës.

LEXO EDHE:

 

Këngëtarja dhe aktori i humorit kanë marrë vendimin për t’i dhënë fund marrëdhënies së tyre, ndërsa dokumentet e depozituara në gjykatë nga ana e Xhensila Myrtezajt, kanë zbuluar detaje nga ndarja e çiftit, prindër të dy fëmijëve.

Përmes dokumenteve në fjalë mësohet se ish-çifti prej rreth 1 viti nuk jetojnë së bashku. Në padi thuhet se martesa e tyre ka qenë harmonike, por në dy vitet e fundit marrëdhëniet në çift janë acaruar.

Gjithashtu thuhet se martesa ka mbetur formale, nuk funksionon më dhe ka humbur kuptimin e saj për të cilin është lidhur.

Shkak, sipas padisë, “kanë qenë keqkuptimet e vazhdueshme, të cilat edhe pse me përkushtim nga të dyja palët, nuk kanë gjetur gjuhën e përbashkët për zgjidhje përfundimtare”.

“Paditësja Xhensila Kallaku dhe i padituri Besart Kallaku, kanë lidhur martesë ndërmjet tyre, të cilën e kanë celebruar në datë 13.06.2018, siç vërtetohet edhe nga certifikata e martesës e lëshuar nga Zyra e Gjendjes Civile 381, Njësia Administrative nr. 9. Palët ndërgjyqëse janë njohur me dashuri.

Paditësja dhe i padituri janë njohur në një moshë shumë të re. Ata kanë ndërtuar marrëdhënien e tyre mbi baza të dashurisë dhe respektit reciprok. Palët ndërgjyqëse kanë filluar të bashkëjetojnë me njëri-tjetrin në vitin 2011, në banesën e prindërve të të paditurit.

Më datë 1 (një) Shtator të viti 2017 palët kanë realizuar martesën faktike. Pas celebrimit të dasmës së tyre, palët kanë filluar bashkëjetesën”, thuhet në padinë e depozituar në gjykatë.

Ndërsa vazhdon: “Marrëdhëniet bashkëshortore kanë qenë të mira dhe harmonike. Në dy vitet e fundit, marrëdhëniet në çift janë acaruar, shkak kanë qenë keqkuptimet e vazhdueshme, të cilat edhe pse me përkushtim nga të dyja palët, nuk kanë gjetur gjuhën e përbashkët për zgjidhje përfundimtare“.

“Çifti ka rreth një vit që nuk jetojnë më bashkë. Në kushtet që martesa ka mbetur formale nuk funksionon më, dhe ka humbur kuptimin e saj për të cilin është lidhur, paditësja i drejtohet Gjykatës me padi për zgjidhjen e kësaj martese dhe rregullimin e pasojave që vijnë prej saj”.

Xhensila Myrtezaj iu drejtua Gjykatës me padi për divorc, pas konfikteve me ish-partnerin e saj për pasurinë. Fillimisht dyshja tentuan t’i jepnin fund martesës me marrëveshje, por pas kërkesës së aktorit që këngëtarja të hiqte dorë nga pasuria u janë drejtuar dyerve të gjykatave.

Padia e parë e këngëtares për zgjidhjen e martesës u kthye mbrapsht nga Gjykata për shkak se nuk e kishte firmosur, por kishte autorizuar avokaten. Gjithashtu u kthye mbrapsht edhe padia e po ashtu për arsye procedurale i është kthyer edhe Bes Kallakut.

Këngëtarja dhe aktori e kanë ridorëzuar padinë të plotësuar sipas procedurave. Ndarja e çiftit të njohur, Bes Kallaku dhe Xhensila Myrtezaj, është prej kohësh në qendër të vëmendjes.

Burime nga gjykata e Tiranës bëjnë me dije detaje të tjera nga padia e këngëtares, e cila jo vetëm kërkon që divorci të kryhet pa faj, por, gjithashtu, kërkon lënie për edukim dhe rritje të fëmijëve si edhe pension ushqimor prej 150 mijë lekë të vjetra për dy të miturit.

Problemet e tyre kanë filluar që dy vite më parë, gati një vit është tentuar që t’i rregullojnë marrëdhëniet, por prej një viti nuk janë më bashkë.

Aida Baraku pas shumë vitesh shfaqet në publik, ja si duket ajo sot

Pas një periudhe të gjatë mungese në skenën muzikore, Aida Baraku, një nga emrat më të njohur të muzikës shqiptare, ka rikthyer vëmendjen e fansave të saj.

LEXO EDHE:

Ajo është njohur për shumë këngë hite, mes të cilave “Titanik” mbetet një prej atyre që ka lënë gjurmë të thella në historinë e muzikës sonë. Kjo këngë, e cila vazhdon të jetë e preferuar për shumë dëgjues, ka kontribuar në formimin e imazhit të saj si një artiste e talentuar dhe karizmatike.

 

Pas një kohe të gjatë, gjatë së cilës Aida ka zgjedhur të qëndrojë larg qendrës së vëmendjes, ajo më në fund ka bërë një dalje publike.

 

Ndryshe nga paraqitjet e saj të zakonshme në televizion apo në ngjarje muzikore, këtë herë ajo ka vendosur të shfaqet në një dasëm private. Kjo ngjarje ka tërhequr menjëherë vëmendjen e medias dhe fansave, të cilët e prisnin me padurim rikthimin e saj.

Pamja e Aida Barakut në këtë dasmë ka qenë mahnitëse. E veshur me stil dhe elegancë, ajo ka zgjedhur një look natyral, pa grim, duke theksuar kështu bukurinë e saj natyrale.

Shkëlqimi i saj ka mahnitur të pranishmit dhe ka rikthyer kujtime të bukura nga periudha kur ajo ishte në kulmin e karrierës së saj. Fotot e saj nga kjo ngjarje janë shpërndarë masivisht në rrjetet sociale, duke dëshmuar se talenti dhe bukuria e Aida Barakut mbeten të paprekura nga kalimi i kohës.

Shiko foton:

Pas ndarjes me bashkëshortin Teuta Selimi shihet krah për krahu me këtë personazh publik

Teuta Selimi ishte pjesë e mediave rozë javët e fundit edhe për jetën e saj private saktësisht problemeve me bashkëshorti.

LEXO EDHE:

Teutën, kjo nuk po e ndalon të jetë aktive në punën e saj me koncerte e mbrëmje muzikore.

Ajo së fundmi shfaqet krah Luizit, ku shihet se së bashku po sjellin një projekt muzikorë.

Teuta Selimi, hynë në listën e grave të forta që asgjë nuk i ndalon të arrijnë qëllimin që duan, shkruan “Kosovarja”.

Urimi i veçantë i Gold Ag për ditëlindjen e djalit

Djali i vogël i këngëtarit Gold Ag, ka festuar dje ditëlindjen.

LEXO EDHE:

 

Martohet Shkenda Dubova, dalin pamje nga dasma

Këngëtarja e njohur nga Gjilani, Shkenda Dubova, ditën e sotme (e enjte) i ka dhënë fund beqarisë.

LEXO EDHE:

Bukuroshja shqiptare ka kurorëzuar dashurinë me martesë me partnerin e saj, të cilin nuk e ka zbuluar akoma për publikun.

Ceremonia e dasmës duket se është organizuar në një nga restorantet në Prishtinë me një ambient e dekor të veçantë.

Tashmë janë publikuar edhe disa pamje të këngëtares si nuse, e cila shfaqet e mrekullueshme.

Ajo shihet me një vello të gjerë të bardhë, duke lënë të lëshuara flokët e saj kaçurrele.

Në dasmë ka të ftuar edhe shumë personazhe të njohura të shoubizit si: Rike Roçi, Vesa Smolica, Ana Kabashi etj.

Artistja në fjalë ka kohë që ka bërë një distancim nga rrjetet sociale, duke e ruajtur me fanatizëm jetën e saj.

Video nga dasma:

Gjithashtu, Shkenda nuk ka qenë aktive prej vitesh në muzikë. /Telegrafi/

Në prag të “Big Brother VIP Kosova”, Alaudin Hamitit i ndodh e papritura

Moderatori kosovar ka ndarë një shqetësim mëngjesin e sotëm.

Ai ka paralajmëruar ndjekësit që llogaria e tij në platformën X është hakuar.

LEXO EDHE:

Moderatori informoi ndjekësit që për ta vazhduar komunikimin, ka hapur llogari të re.

 

 

Më poshtë keni postimin e plotë.

Shiko foton:

Ia doli! Nëna e Çiljetës fiton betejen me kanćerín: Faleminderit Allahut

Këngëtarja shqiptare, Çiljeta Xhilaga kishte një brengë të madhe në jetën e saj.

Nëna e saj po luftonte me kancerin tash e sa kohë.

LEXO EDHE:

 

Por lajm i mirë erdhi sot nga këngëtarja.

Ajo shprehet se nëna e saj e ka fituar betejën me jetën.

“E fitove betejën për jetën. Faleminderit Allahut”, ka shkruar artistja.

Rikja e BBVA vjen në Kosovë, zbulohet me kë u takua

Ish-banorja e BBVA Rike Roçi gjatë qëndrimit në shtëpinë e famshme ka krijuar miqësi me disa persona.

LEXO EDHE:

Në mesin e tyre është edhe këngëtarja kosovare Vesa Smolica.

Në Instastory ka publikuar një selfie ku shihet në shoqërinë e këngëtares.

Ajo zbuloi se gjendet në Prishtinë, duke dëshmuar se shoqëria e tyre vazhdon të jetë e fortë.

Shiko foton:

Rikja do bëhet nuse në Kosovë?

 

Sot martohet Shkenda Dubova me biznesmenin e njohur

Ditën e sotme këngëtarja e biznesmenja e njohur kosovare Shkenda Dubova do t’i jap fund beqarisë.

LEXO EDHE:

Na mbajti sekret, zbulohet kush është burri i Shkenda Dubovës (Foto)

 

Indeksonline ka raportuar që ajo do të martohet me një biznesmen të njohur nga Zvicra.

Një dasmë e re në estradë, Shkenda Dubova gati t’i japë fund beqarisë me një biznesmen të njohur në Zvicër.

Dasma që do të mbahet sonte do të jenë të ftuar fytyra të njohura të showbizit dhe biznesit.

Sigurisht, Shkenda do të mahnis më bukurinë e saj dhe neve na mbetet të presim ta shohim sesi ka vendosur të duket në ditën më të rëndësishme të jetës./Indeksonline/

Na mbajti sekret, zbulohet kush është burri i Shkenda Dubovës (Foto)

Publikohen fotot/ Xhensila dhe Besi e nisin ditën në gjykatë

Ditën e sotme, pranë Gjykatës së Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë u shfaqën për seancën e radhës, këngëtarja e njohur, Xhensila Myrtezaj dhe aktori Bes Kallaku, për çështjen e cila sipas burimeve ka të bëjë me përpjestimin e pasurisë.

LEXO EDHE

Ribashkohen Xhensila dhe Besi? Detaji që po bën lëmsh rrjetin

Xhensila Myrtezaj dhe Bes Kallaku ishin një ndër çiftet më të dashura për publikun shqiptar.


Por, këngëtarja dhe aktori i humorit, prindër të dy fëmijëve Ajka e Amen, i dhanë fund martesës së tyre disavjeçare pak pas ardhjes në jetë të djalit, duke bërë kërkesë për divorc.

Dalin fotot/ Xhensila dhe Besi e nisin ditën në Gjykatë, drejt ndarjes ligjore
Dalin fotot/ Xhensila dhe Besi e nisin ditën në Gjykatë, drejt ndarjes ligjore
Dalin fotot/ Xhensila dhe Besi e nisin ditën në Gjykatë, drejt ndarjes ligjore
Dalin fotot/ Xhensila dhe Besi e nisin ditën në Gjykatë, drejt ndarjes ligjore
Dalin fotot/ Xhensila dhe Besi e nisin ditën në Gjykatë, drejt ndarjes ligjore

Ribashkohen Xhensila dhe Besi? Detaji që po bën lëmsh rrjetin

Teksa flitet për ribashkim mes saj dhe Besit, Xhensila publikon këtë video