div[data-widget-id="1924179"] { min-height: 300px; }
class="archive paged category category-showbiz category-56 custom-background wp-custom-logo paged-168 category-paged-168 wp-theme-news-25 td-standard-pack group-blog hfeed">
Sot martohet këngëtarja dhe biznesmenja e njohur kosovare

Ditën e sotme këngëtarja e biznesmenja e njohur kosovare Shkenda Dubova do t’i jap fund beqarisë.

Na mbajti sekret, zbulohet kush është burri i Shkenda Dubovës (Foto)

Indeksonline ka raportuar që ajo do të martohet me një biznesmen të njohur nga Zvicra.

Dasma që do të mbahet sonte do të jenë të ftuar fytyra të njohura të showbizit dhe biznesit.

Sigurisht, Shkenda do të mahnis më bukurinë e saj dhe neve na mbetet të presim ta shohim sesi ka vendosur të duket në ditën më të rëndësishme të jetës.

Cili nga krerët e shtetit ka më shumë ndjekës në “Instagram”?

Krerët e Kosovës, presidentja Vjosa Osmani, kryeministri Albin Kurti dhe kryeparlamentari Glauk Konjufca, përmes rrjeteve sociale e zbulojnë aktivitetin e tyre.

Të tre janë aktiv në këto platforma, përfshirë edhe ‘Instagramin’, shkruan Indeksonline.

LEXO EDHE:


Kurti lajmërohet nga Amerika, e gjatë për të sot paska qenë dita!

Punimet në rrjet, KEDS tregon se ku do të ketë ndërprerje të rrymës të enjten

 

 

Ne kemi hulumtuar profilet e tyre në këtë rrjet ku shohim se kryeministri Kurti numëron më së shumti ndjekës. Ai ka 226 mijë ‘followers’.

Pastaj llogaria e presidentës Osmani numëron 171 mijë ndjekës.

 

 

 

 

Dhe kryeparlamentari Konjufca numëron dukëshem më pak ndjekës, afër 13 mijë./Indeksonline/

Këngëtarja e njohur humb ndjenjat gjatë performancës (video)

Këngëtarja e shquar greke Marinella ka humbur ndjenjat kur po interpretonte në skenë gjatë një koncerti në sallën e teatrit Irodio.

video

Gjatë këngës së tretë të saj ajo ka pësuar marrje mendsh dhe ka humbur ndjenjat. Menjëherë ajo është dërguar në spital, ku po i nënshtrohet analizave, ndërsa sipas informacioneve fotoja e parë klinike që mjekët kanë shfaqur është një goditje celebrale.

Në videon tronditëse që po qarkullon në rrjetet sociale, shihet Marinella duke kënduar këngët “Fjalët janë të panevojshme” dhe ngadalë humbet ekuilibrin dhe shembet në skenë.

Klikoni këtu për videon:

Marinella, emri i së cilës është Kyriaki Papadopoulou ka lindur në maj të vitit 1938 dhe ka një vend të veçantë në disa zhanre të muzikës greke. Ajo këndon profesionalisht që nga viti 1956, pra për gati 68 vjet. Ka nxjerrë me dhjetëra albume personale, shumica e të cilëve kanë pasur sukses komercial,shkruan TCh.

Ajo shquhet për diapazonin e zërit dhe timbrin e saj unik si dhe për ekspresivitetin e saj të madh në performancat në skenë. Me të drejtë ajo zë vend tek interpretueset më të mëdhenj të këngës greke. Pas kësaj ngjarje koncerti u anulua.

Sezoni i ri i “Përputhen” nis pa të, merr vëmendje komenti i Olsa Muhametit

Sezoni i gjashtë i “Përputhen” startoi në 23 shtator me moderatore Megi Pojanin.

Bukuroshja bëri një postim në Instagram, ku u shpreh se, “Kam një plan të guximshëm prej të dehuri – Dua t’ju bëj të dashuroheni” dhe vëmendje mori komenti i Olsa Muhametit, e cila u largua si autore e këtij programi muaj më parë.

“Suksese.

Bëje siç di ti”- ishte komenti i Olsës, duke hedhur poshtë aludimet se mund të ketë hatërmbetje me stafin e “Përputhen”.

Shiko foton:

Merr tjetër kthesë drama Fero-Arbenita — deklarata e papritur e avokates së modeles

Drama mes Feronit Shabanit, dikur i njohur me emrin artistik ‘Fero’ dhe ish-gruas së tij, Arbenita Ismajlit, në lidhje me kujdestarinë e vajzës së tyre, duket se nuk ka marrë fund, pavarësisht se zhvillimet e fundit dhanë përshtypjen për të kundërtën.

Kanë kaluar veç pak ditë prej një deklarate publike të ish-reperit, përmes së cilës ai pretendonte se ka marrë kujdestarinë e vajzës.

Sipas asaj që la të kuptohej Fero, vajza do të qëndronte përgjatë javës me të, e në fundjavë me nënën e saj Arbenitën.

Një vendim në formën e tillë, natyrisht se gëzoi Feron pasi që ishte ky i fundit që pretendonte se Arbenita e ka marrë pa lejen dhe pa dijeninë e tij vajzën jashtë Kosovës, e madje hidhte edhe aludime të tjera se asaj ia kanë falsifikuar pasaportën, vetëm e vetëm që ai të ketë kontakt sa më pak me të.

“Jetoj që shumë kohë pa vajzën time.

Po më bëhet padrejtësi.

Vajza më është kidnapuar, ia kanë falsifikuar pasaportën – nuk e di ku është.

Një njeri i shkatërruar në një mijë mënyra”, deklaronte Shabani, para se të dilte me vendimin se ka fituar kujdestarinë e vajzës.

Por kjo çështje duket se nuk e ka marrë vulën përfundimtare. Kështu të paktën thuhet nga pala e Arbenitës.

Avokatja e saj, Blinera Osmani, në një prononcim për Telegrafin, ka thënë se nuk qëndron fakti se klientes së saj i është marrë kujdestaria e vajzës.

Kjo për shkak se siç thotë Osmani, është kundërshtuar vendimi për kërkesën për mbrojtje emergjente nga ana e Feronit Shabanit, andaj ende s’ka vendim të prerë për kontestin mes dy palëve.

“Kujdestaria ende nuk i është marrë klientes time sepse vendimi për kërkesën për mbrojtje emergjente që është bërë prej babait të vajzës është kundërshtuar, kështu që derisa nuk kemi një formë të vendimit të prerë nuk e konsiderojmë që është marrë kujdestaria e vajzës”, tha Osmani për Telegrafin.

Me fjalë të tjera, mbrojtja e modeles po pret vendimin e gjykatës mbi ankesën që kanë parashtruar për vendimin.

“Ne brenda afatit ligjor e kemi dërguar kundërshtimin tonë dhe testin brenda shtatë ditëve sipas afatit ligjor që përcakton ligji për të marrë vendim mbi ankesën tonë”, tha tutje avokatja Osmani.

Alba bën deklaratën e fortë: ”Është rritur numri i femrave të pandershme”

Deklarata e fortë dhe e pahijshme që bëri Alba Pollozhani për femrat bëri që panalistët e rubrikës “Trotuar” në E Diell, t’i kthehen kundër.

Në studio po trajtohej çështja se përse të rinjtë nuk martohen, dhe kësaj pyetje Alba u përgjigj duke thënë se “Meshkujt nuk kanë faj, pasi numri i femrave të pandershme është rritur akoma më shumë”.

Kjo deklaratë u kundërshtua nga të ftuarit në studio, ku Ronaldo Sharka i drejtoi pyetjen “Po ti sa besnike je?!”

 

 

“Ka diçka që duhet ta theksojmë, meshkujt sot e kësaj dite janë bërë më të pavendosur.

 

 

Por, nga njëra anë ata nuk kanë faj sepse edhe numri i femrave të pandershme është rritur akoma më shumë. E dyta është rritur numri i femrave që shkojnë në tendencën për tu bërë femrat pak si burrat. Më ketë idenë 50 me 50.

Pandershmëria për mua përfshin mungesë besnikërie. Femrat në përgjithësi e kanë minimizuar çështjen e besnikërisë.”, u shpreh Alba Pollozhani.

Mbani frymën, Festa Qoqaj nuk i lë vend imagjinatës, poston foto nga shtrati

Festa Qoqaj, një nga figurat më të njohura dhe të dashura në rrjetet sociale, ka risjellë me stil vëmendjen e ndjekësve të saj përmes një seti të ri fotografik të postuar në Instagram.

E shtrirë mbi shtrat dhe veshur me një fustan të bardhë që thekson linjat e saj trupore, ajo ka arritur të kombinojë elegancën me provokimin, duke lënë gjithnjë e më shumë hapësirë për interpretim dhe admirimin nga publiku.

Fustani i bardhë, me dizajn të thjeshtë dhe të rafinuar, i jep Festa-s një pamje të freskët dhe atraktive, duke theksuar në mënyrë të përsosur format e saj trupore.

Imazhet e saj janë një përzierje e stilit modern dhe klasikes, që e bëjnë atë një ikone të modës për shumë ndjekës.

Me çdo fotografi, ajo përcjell një mesazh fuqishëm të vetëbesimit dhe elegancës, duke e bërë të lehtë për të fituar simpati dhe admirimin e të gjithëve.

Ky postim ka rezultuar në një valë të madhe reagimesh pozitive, duke marrë mijëra pëlqime dhe komente entuziaste nga ndjekësit e saj.

Shiko foton:

Shkurte Gashi zbulon zënkën me Flori Mumajesin

Këngëtarja Shkurte Gashi ka dhënë një intervistë për Prive, aty ku u shfaq me burrin e saj, Albert Limanin si dhe fëmijët. Ajo rrëfeu mbi të qenit nënë, marrëdhënien me Albertin, shoqërinë me Shyhrete Behlulin, dhe jo vetëm.

Gashi zbuloi edhe një keqkuptim që i ka ndodhur me Flori Mumajesin, e që i kishte shkaktuar hatërmbetje prej anës së artistit nga Shqipëria.

“Ai njeri le që më po më mungon mu, po besoj po i mungon krejt Shqiptarisë. Besoj se ai është lodh dhe ka nevojë me pushu, uroj shumë shpejt rikthimin e tij. Pse jo të vazhdojmë aty ku e kemi lënë, unë kam shumë projekte te Flori.

Nuk kam pas kontakt prej ditëlindjes së Brunos, nuk jemi taku më, nuk ka ndonjë arsye të madhe. Unë nuk jam lajmëru për një rast familje që ai ka pas, unë nuk e kom ditë dhe të betohem që nuk e kam ditë. Unë nuk e kam telefonu, ka pasur hatërmbetje nga ana e tij.

Uroj që me qenë mirë, na mungon ai, muzika e tij. Ka lënë gjurmë shumë të mëdha në skenën shqiptare”

Festë në shtëpinë e Ermal Fejzullahut

Në shtëpinë e Ermal Fejzullahut sot ka festë!

Vajza e vogël e këngëtarit të njohur, Ana, ka ditëlindjen dhe urimet tashmë janë në radhë, shkruan IndeksOnline.

“Gëzuar ditëlindjen e vogla jonë! U bëfsh sa më e lumtur, e shëndetshme dhe plot dashuri në çdo ditë që kalon. Qoftë jeta jote e mbushur me buzëqeshje, ëndrra të bukura dhe përqafime të ngrohta. Të duam pa fund!” shkroi në Instagram Ariana, bashkëshortja e Ermalit.

“Urime ditëlindjen zemra e babit, Ana” shkroi Ermali në urimin e tij.

Ermali dhe Ariana janë prindër të pesë fëmijëve!

Adrola Dushi poston për herë të parë foto me Capital T?

Tash e një kohë të gjatë përflitet për një lidhje të mundshme mes Adrola Dushit dhe Capital T.

Pavarësisht spekulimeve në rrjet, dyshja nuk e konfirmuan asnjëherë direkt.

Por, Adrola ka publikuar një moment teksa shihet nën shoqërinë e një mashkulli,duke i mbajtur dhe dorën.

Për ndryshe Capital T në një intervistë ishte shprehur se femra me e bukur shqiptare është Adrola Dushi.